Biblioteka
Njësia 13 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Mosia 18–25 (Njësia 

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e doktrinave dhe e parimeve që studentët mësuan ndërsa studiuan Mosian 18–25 (njësia–13) nuk ka për qëllim që të jepet si pjesë e orës suaj mësimore. Mësimi që jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë ndërsa i mbani parasysh nevojat e studentëve.

Dita 1 (Mosia )

Pas vdekjes së Abinadit, Alma u pendua dhe i mësoi ungjillin e Jezu Krishtit të tjerëve në Ujërat e Mormonit. Duke studiuar këtë përvojë, studentët mësuan që ne e marrim Shpirtin e Zotit dhe premtimin e jetës së përjetshme duke bërë e duke mbajtur besëlidhjen e pagëzimit, dhe se bekime të mëdha u vijnë atyre që e mbajnë besëlidhjen e pagëzimit.

Dita 2 (Mosia 19–20)

Pasi mbreti Noe dhe populli i tij nuk i pranuan mësimet e Abinadit dhe u përpoqën të shkatërronin Almën dhe pasuesit e tij, ata u sulmuan nga lamanitët. Noeu u vra nga njerëzit e vet, dhe i biri, Limhi, u bë mbret. Ndërsa studentët lexuan se si populli i Limhit u soll në robëri prej lamanitëve, ata mësuan që mospranimi i fjalëve të shërbëtorëve të Zotit sjell vuajtje dhe brengë. Ata u nxitën të mendonin për një rast kur përjetuan paqe dhe siguri shpirtërore ngaqë ndoqën këshillën e shërbëtorëve të Zotit.

Dita 3 (Mosia 21–24)

Studentët mësuan që Alma dhe populli i tij, megjithëse të drejtë, u sollën gjithashtu në robëri nga lamanitët. Studentët bënë një pasqyrë përmbledhëse në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta që krahasonte robërimin dhe çlirimin e Limhit dhe të popullit të tij me atë të Almës dhe popullit të tij. Rrëfimi i popullit të Limhit na mësoi se kur dëshirojmë të bëjmë dhe të mbajmë besëlidhje, Zoti do të sigurojë një udhë për çlirimin tonë. Nga grupi i Almës, studentët mësuan se kur i nënshtrohemi me durim vullnetit të Zotit, Ai do të na forcojë dhe do të na çlirojë nga sfidat tona në kohën e Tij.

Dita 4 (Mosia )

Pasi populli i Limhit dhe populli i Almës u ribashkuan të sigurt nën mbretin Mosia në Zarahemla, rrëfimet e tyre iu lexuan të gjithë popullit. Studentët mësuan që, duke studiuar analet e marrëdhënieve të Perëndisë me të tjerët, ne mund të ndiejmë gëzim dhe mirënjohje për mirësinë e Perëndisë. Ndërsa studentët përsiatën se si anëtarësia e Kishës në kohën e nefitëve i ngjante anëtarësisë së Kishës sot, ata mësuan se kur marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit dhe jetojmë në përputhje me të, Zoti do të na bekojë me Shpirtin e Tij. Studentët shkruan se si të qenit të gatshëm për të marrë mbi veten e tyre emrin e Jezu Krishtit sjell ndryshim në jetën e tyre.

Hyrje

Krahasimi dhe dallimi mes përvojave të popullit të Almës dhe të popullit të Limhit mund t’i ndihmojë studentët të zbulojnë parime me vlerë lidhur me burimet e sfidave tona dhe se si mund të çlirohemi nga fatkeqësia përmes besimit tonë në Jezu Krisht. Ndihmojini studentët të dinë që kur bëjnë dhe mbajnë besëlidhjet e shenjta, mirëbesojnë në Zot dhe i luten Atij me përulësi për ndihmë, Ai do t’i forcojë dhe do t’i çlirojë nga fatkeqësitë e tyre në vetë mënyrën e Tij dhe në vetë kohën e Tij.

Sugjerime për Mësimdhënien

Mosia 

Alma i predikon ungjillin popullit të mbretit Noe dhe shumë njerëz pendohen dhe dëshirojnë të pagëzohen

Kërkojuni studentëve që të mendojnë rreth vetë pagëzimit të tyre. Ftojini që të tregojnë disa hollësi të paharrueshme rreth përvojës së tyre. Pastaj, nëse është e gjindshme, tregoni figurën “Alma Pagëzon në Ujërat e Mormonit” (62332; Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 76) dhe kërkojuni që të kujtojnë ngjarjet e përshkruara te Mosia 18:8–11. Pyetini studentët se çfarë kuptuan rreth qëllimit të pagëzimit dhe të besëlidhjes së pagëzimit kur u pagëzuan.

Pasi studentët të kenë diskutuar rreth rrëfimit te Mosia , vërini të kthehen te detyra 1 e ditës 1 në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta, ku pasqyruan atë që Alma u mësoi rreth besëlidhjes së pagëzimit siç shpjegohet te Mosia 18:8–11. Ftojeni një student ta riprodhojë pasqyrën e tij apo të saj përmbledhëse në tabelë ose t’ia tregojë klasës dhe kërkojuni studentëve të tjerë nëse kanë për të shtuar ndonjë gjë te kolonat e emërtuara: “Unë Premtoj” dhe “Perëndia Premton”. Pastaj shkruani parimin në vijim në tabelë ose në një copë letër: Ne e marrim Shpirtin e Zotit dhe premtimin për jetën e përjetshme kur bëjmë dhe mbajmë besëlidhjen e pagëzimit. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë parim në shkrimet e tyre të shenjta pranë vargjeve te Mosia 18:8–11.

Pyetni: Si ndikon kuptimi juaj për besëlidhjen e pagëzimit në dëshirën tuaj për ta mbajtur këtë besëlidhje?

Mosia 19–24

Populli i Limhit dhe pasuesit e Almës çlirohen nga robëria e lamanitëve

Kërkojini një studenti të lexojë thënien e parë nga Plaku Riçard Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, te mësimi për ditën e 3-të të kësaj njësie në udhëzuesin studimor të studentit. Pyetini studentët se çfarë tha Plaku Skot për dy llojet e provave që hasim në jetën tonë. (Ata duhet ta kenë nënvizuar këtë në manualet e tyre.) Shkruani në tabelë Sfida që vijnë nga shkelja dhe Përmirësimi që vjen nga vënia në provë.

Kërkojuni studentëve që të rishqyrtojnë përgjigjet e tyre për detyrën 1 të ditës së 3-të në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta. Pastaj shkruani populli i Limhit poshtë nëntitullit “Sfida që vijnë nga shkelja” (shih Mosia 19:10, 25–28; 20:20–21) dhe shkruani populli i Almës poshtë nëntitullit “Përmirësimi që vjen nga vënia në provë” (shih Mosia 23:18–21). Ftojini studentët që të renditin në tabelë disa shembuj të mënyrës se si njerëzit mund të përjetojnë secilën nga këto lloj sfidash sot.

Ndërsa përsëritni parimet në vijim me studentët tuaj, shkruajini ato në tabelë.

Ftojini studentët të lexojnë dyshe-dyshe Mosian 21:13–16. Kërkojuni që të përcaktojnë fjalë dhe fraza të cilat japin mësim se kur e përulim veten, i thërrasim Zotit dhe pendohemi për mëkatet tona, Perëndia do t’i dëgjojë lutjet tona dhe do ta lehtësojë barrën e mëkateve tona në vetë kohën e Tij. Kërkojuni studentëve që të tregojnë se si mendojnë që dikush mund ta zbatojë këtë parim nëse ata do të ishin duke përjetuar një nga sfidat në tabelë.

Ftojini studentët të lexojnë Mosian 21:31–32, dhe të përmbledhin arratisjen e popullit të Limhit te Mosia për të treguar se kur besëlidhemi që t’i shërbejmë Perëndisë dhe t’i zbatojmë urdhërimet e Tij, Zoti do të na sigurojë një mënyrë për shpëtimin tonë. Ju mund të dëshironi t’i nxitni studentët që ta shkruajnë këtë parim në shkrimet e tyre të shenjta pranë Mosias 21:31–35.

Për të rishikuar një parim që studentët e mësuan nga studimi rreth popullit të Almës, kërkojini një studenti të përmbledhë rrëfimin se si populli i Almës ra në robëri nga lamanitët (shih Mosia 23:25–24:11). Ftoni disa studentë të lexojnë me radhë me zë nga Mosia 24:12–17. Kërkojuni që të vënë në dukje fjalë ose fraza që japin mësim se kur përulemi me durim ndaj vullnetit të Zotit, Ai do të na forcojë dhe do të na çlirojë nga sfidat tona në kohën e Tij. Ju mund të dëshironi t’i nxitni studentët që t’i shenjojnë fjalët apo frazat e rëndësishme në këto vargje.

Kopjojini shembujt në vijim në tabelë ose përgatitini në një fletushkë për shpërndarje. Kërkojuni studentëve që të shpjegojnë se si mund t’i përdorin këto të vërteta që kanë mësuar nga studimi rreth popullit të Limhit dhe të Almës për ta ndihmuar personin e çdo shembulli.

  1. Një shok ka kuptuar nevojën për t’u penduar dhe ka përjetuar ndjenja të forta padenjësie dhe shkurajimi, duke pyetur veten nëse do të jetë ndonjëherë e mundur t’i mposhti tundimet dhe ndjenjat e fajit. Si mund ta përdorni rrëfimin e popullit të Limhit për t’i dhënë shokut tuaj kurajën dhe shpresën për t’u penduar? (Ju mund të dëshironi t’i nxitni studentët që të përcaktojnë vargje të veçanta te Mosia të cilat mund t’i ndajnë me këtë shok. Ftojini studentët të shpjegojnë se përse mendojnë që vargjet që kanë zgjedhur do t’i vinin në ndihmë shokut.)

  2. Një shok është tip popullor nga ana shoqërore dhe përpiqet të jetojë sipas standardeve të ungjillit. Disa njerëz nuk dëshirojnë të shoqërohen me këtë person, duke thënë se ai (apo ajo) është thjesht “më i mirë se ç’duhet” për ta. Si mund ta përdorni rrëfimin e popullit të Almës për ta ndihmuar shokun tuaj të ketë besim te Zoti dhe të gjejnë forcë e ngushëllim gjatë kësaj sfide? (Ju mund të dëshironi t’i nxitni studentët që të përcaktojnë vargje të veçanta te Mosia të cilat mund t’i ndajnë me shokun e tyre. Ftojini që të shpjegojnë se përse mendojnë që vargjet që kanë zgjedhur do të ishin të dobishme.)

Ftojini studentët të tregojnë rreth rasteve kur ata ose njerëz që ata njohin, kanë dëshmuar për fuqinë e çlirimit të Zotit në jetën e tyre. (Bëni kujdes të mos i nxitni apo lejoni studentët që të tregojnë në klasë hollësi të papërshtatshme të shkeljeve të shkuara.) Nxitini studentët t’i mbajnë besëlidhjet e tyre, t’i thërrasin Zotit për ndihmë dhe të mirëbesojnë në fuqinë e çlirimit të Tij për çfarëdo sfide që hasin në jetën e tyre. Mbylleni orën mësimore duke dhënë dëshminë tuaj për fuqinë e Zotit për të na çliruar nga sfidat dhe vështirësitë që vijnë, ose nga vetë shkeljet tona, ose nga vënia në provë që ka për qëllim të na përmirësojë.

Njësia Tjetër (Mosia – Alma 

Në javën që vjen, studentët do të mësojnë rreth një engjëlli që u dërgua për ta ndaluar Almën të Riun që të shkatërronte Kishën. Ata do të studiojnë se çfarë i ndodhi Almës pas kësaj përvoje dhe do të lexojnë disa nga mësimet më të rëndësishme mbi rilindjen shpirtërore që gjendet në shkrimet e shenjta. Kur mbreti Mosia vdiq, Alma u zgjodh që të ishte udhëheqësi nefit. Amlici, një njeri i lig, u përpoq ta përmbyste atë. Nxitini studentët që të kërkojnë se çfarë bëri Alma për të ftuar fuqinë e çlirimit të Zotit në këtë situatë.

Shtyp në Letër