Mësimi 98
Alma 41
Hyrje
Duke vazhduar së këshilluari të birin, Koriantonin, Alma dha mësim se plani i rivendosjes nuk përfshin vetëm ringjalljen fizike, por edhe një rivendosje shpirtërore në të cilën gjendja jonë e përjetshme pasqyron veprimet dhe dëshirat tona të vdekshme. Alma theksoi se ligësia nuk mund të çojë kurrë në lumturi.
Sugjerime për Mësimdhënien
Alma 41
Alma i mëson Koriantonit rreth planit të rivendosjes
Kërkojini klasës të mendojë se si mund të ndikohen veprimet e një personi nëse ata besojnë deklaratat vijuese (bëni një ndalesë pas secilës pikë për t’i lejuar studentët të përgjigjen):
Nuk ka jetë pas vdekjes.
Pasi të vdesim, ne do të bëhemi të përsosur pavarësisht punëve tona në tokë.
Në Gjykimin Përfundimtar, ne do të shpërblehemi për punët tona të mira dhe do të ndëshkohemi për punët tona të këqija.
-
Përse është e rëndësishme të kemi një kuptim të saktë të asaj që do të na ndodhë pasi të vdesim?
Kujtojini studentët se tek Alma 40 ata mësuan rreth mësimeve të Almës për Koriantonin lidhur me botën e shpirtrave, ringjalljen dhe gjykimin. Shpjegoni se tek Alma 41 ne mësojmë se Koriantoni ishte i hutuar nga ajo që disa njerëz po jepnin mësim për ringjalljen. Vini në dukje frazën “shkua[n] në udhë të gabuar” tek Alma 41:1 dhe ftojini studentët ta lexojnë këtë varg duke kërkuar se çfarë po i bënte disa njerëz të shkonin në udhë të gabuar.
-
Përse disa prej njerëzve po shkonin në udhë të gabuar? (Ju mund të dëshironi të shpjegoni se të shtrembërosh shkrimet e shenjta do të thotë ta përdredhësh, ta prishësh ose ta ndryshosh kuptimin e tyre.)
-
Çfarë tha Alma se do t’i shpjegonte Koriantonit?
Sapo studentët të gjejnë fjalën rivendosje, ju mund të dëshironi ta shkruani në tabelë. Shpjegoni se rivendosje do të thotë të sjellësh ose të kthesh në një gjendje të mëparshme.
Shpjegoni se Alma dëshiroi që Koriantoni të kuptonte se ka një aspekt fizik dhe një aspekt shpirtëror lidhur me atë që ai e quajti “plani i rivendosjes” (Alma 41:2). Ftojini studentët ta shqyrtojnë në heshtje Almën 41:2–5, duke kërkuar gjërat që do të na rivendosen fizikisht pas vdekjes dhe gjërat që do të na rivendosen shpirtërisht. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët ta shenjojnë atë që zbulojnë. Përpara se studentët të lexojnë, mund të jetë e dobishme për ju të shpjegoni se e nevojshme do të thotë e duhur ose e domosdoshme.
-
Cili është aspekti fizik i planit të rivendosjes i përmendur tek Alma 41:2? (Në ringjallje, shpirti do t’i ribashkohet trupit dhe të gjitha pjesët e trupit do të rivendosen.)
-
Cili është aspekti shpirtëror i planit të rivendosjes i përshkruar tek Alma 41:3–5? (Ndërkohë që studentët përgjigjen, shkruani të vërtetën vijuese në tabelë: Ne do të rivendosemi ose në lumturi ose në mjerim, sipas punëve dhe dëshirave tona në vdekshmëri.)
Ftojini studentët të përfytyrojnë sikur po i japin mësim këto vargje në një klasë Filloreje.
-
Si do ta shpjegonit doktrinën e rivendosjes shpirtërore në mënyrë që fëmijët të mund ta kuptojnë atë?
Kujtojini studentët se Koriantoni e kishte thyer ligjin e dëlirësisë dhe i kishte braktisur përgjegjësitë e tij misionare (shih Almën 39:2–4).
-
Si mund ta ketë ndihmuar Koriantonin një kuptim i saktë i doktrinës së rivendosjes shpirtërore që ai të bënte zgjedhje më të mira? Si mund të ndikojë kuptimi i kësaj doktrine mbi veprimet dhe dëshirat tona?
Dëshmoni për të vërtetën e kësaj doktrine dhe ndani mendimet tuaja për drejtësinë e Perëndisë në rivendosjen e secilit prej nesh tek e mira apo tek e liga, në përputhje me dëshirat dhe veprimet tona.
Shkruani pyetjen vijuese në tabelë: Ç’ndodh nëse kam mëkatuar?
-
Sipas planit të rivendosjes, çfarë marrim nëse kemi mëkatuar?
-
A ka ndonjë mënyrë që të ketë mirësi dhe lumturi të rivendosur për ne kur kemi vepruar gabim?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 41:6–9. Vëreni klasën të kërkojë se çfarë mund të bëjmë për të pasur mirësi dhe lumturi të rivendosur për ne edhe kur kemi mëkatuar. (Ne duhet të pendohemi dhe të dëshirojmë drejtësinë gjatë gjithë jetës sonë.)
-
Cilat fjalë apo fraza tek Alma 41:6–7 sugjerojnë se ne jemi përgjegjës për atë që marrim në ringjallje? Në çfarë kuptimi jemi gjykatës të vetvetes? (Zgjedhjet tona në vdekshmëri përcaktojnë llojin e gjykimit që do të marrim kur të qëndrojmë përpara Perëndisë.)
Vini në dukje se disa njerëz mendojnë se mund të kthehen për të banuar me Perëndinë pa marrë përgjegjësi personale për veprimet e tyre. Ata shpesh thonë se zgjedhjet e tyre mëkatare janë kënaqësi. Ndonjëherë ata të cilët përfshihen në mëkat, mundet madje të duken se janë të lumtur.
Ftojini studentët të ngrihen në këmbë dhe të lexojnë me zë të lartë Almën 41:10 njëzëri. Vini në dukje se Alma 41:10 është një fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët ta shenjojnë këtë fragment në mënyrë të dallueshme, që të jenë në gjendje ta gjejnë me lehtësi. (Për shkak se ky është një fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë, ju mund t’i vini që ta përsëritin bashkërisht më shumë sesa një herë. Ju mund të pyetni nëse ndonjëri në klasë mund ta përsëritë përmendsh atë.) Kur të kenë mbaruar, kërkojini klasës të ulet. Në tabelë, shkruani “Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi”.
-
Përse është e vërtetë që “ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi”?
-
Sillni një shembull të mënyrës se si Satani do të na bënte ta thyenim një urdhërim dhe të besonim se ende mund të provojmë lumturi?
Për t’i ndihmuar studentët të vlerësojnë ndryshimin midis kënaqësive kalimtare të botës dhe lumturisë që ofron Zoti, lexoni thënien vijuese nga Plaku Glen Peis, i Të Shtatëdhjetëve:
“Veprimtaritë e ndaluara gjithmonë nga Zoti dhe për shumë vite jo të miratuara nga shoqëria, tani po pranohen dhe nxiten nga po e njëjta shoqëri. Media i paraqet këto veprimtari në një stil të atillë që t’i bëjë të duken shumë të dëshirueshme. …
… e ngatërroni kënaqësinë telestiale për lumturi dhe gëzim çelestial. Mos e ngatërroni mungesën e vetëkontrollit për liri. Liria e plotë pa kufizimet e duhura na bën skllevër të orekseve tona. Mos e lakmoni një jetë më të vogël dhe më të ulët. …
… hërimet, të cilave u bindeni, nuk u dhanë nga një Perëndi pa ndjenja për t’ju ndaluar të argëtoheni, por nga një Atë i dashur në Qiell i cili dëshiron që të jeni të lumtur, ndërkohë që jetoni në këtë tokë po ashtu si edhe në atë më pas” (“They’re Not Really Happy”, Ensign, nëntor 1987, f. 39–40).
Shkruajeni thënien e mëposhtme në tabelë. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët ta shkruajnë atë në shkrimet e tyre të shenjta, pranë Almës 41:10. (Thënia gjendet tek “To ‘the Rising Generation’”, New Era, qershor 1986, f. 5.)
U thoni studentëve se Alma 41:11 shpjegon arsyen përse është e pamundur për të qenë me të vërtetë të lumtur kur bëhen zgjedhje të gabuara. Kopjojeni tabelën e mëposhtme në dërrasë (ju mund të dëshironi ta bëni këtë përpara se të fillojë ora mësimore), ose përgatiteni atë si një fletushkë për çdo student. Vendosini studentët në dyshe dhe udhëzojini që ta lidhin secilën frazë nga Alma 41:11 me kuptimin e saj. Gjithashtu ftojini të diskutojnë pyetjet përkatëse.
Frazat tek Alma 41:11 që përshkruajnë të qenit në një “gjendje të natyrshme” |
Kuptimi | |
---|---|---|
|
| |
|
| |
|
| |
Në këtë varg, ne shohim se “natyr[a e] Perëndisë” është “natyra e lumturisë”. Çfarë ju tregon kjo rreth arsyes përse gjendja mëkatare është në kundërshtim me natyrën e lumturisë? Cilët janë disa shembuj specifikë të arsyes përse njerëzit mund të gjenden në një gjendje të palumtur? |
(Përgjigjet: 1-c, 2-a, 3-b)
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se si vazhdimi në një “gjendje të natyrshme” lidhet me doktrinën e rivendosjes, ftoni një student të lexojë Almën 41:12. Pasi të jetë lexuar vargu, kërkojuni studentëve t’i përgjigjen pyetjes së Almës. Më pas vërini studentët të lexojnë përgjigjen e Almës ndaj vetë pyetjes së tij tek Alma 41:13. (Ju mund të dëshironi të sugjeroni që ata ta shenjojnë atë që Alma tha se do të na kthehej si pjesë e planit të rivendosjes.)
Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë sikur kanë një mik i cili po zgjedh të veprojë në mënyra që janë në kundërshtim me urdhërimet e Zotit, por dëshiron të rivendoset te drejtësia. Ftojini studentët t’i shpjegojnë një partneri doktrinën e rivendosjes, sikur ai të ishte miku në fjalë, duke përdorur Almën 41:12–13. (Studentët mund të përdorin vetë fjalët e tyre ose formulimin e thënies së shkruar në tabelë: “Ne do të rivendosemi ose në lumturi ose në mjerim, sipas punëve dhe dëshirave tona në vdekshmëri”.)
Paraqitini studentëve një bumerang ose vizatoni figurën e një të tilli në tabelë.
Pyetini studentët se çfarë bën një bumerang kur hidhet siç duhet. (Ai kthehet në vendin nga i cili u hodh.) Kërkojuni atyre të lexojnë në heshtje Almën 41:14–15, duke kërkuar mënyra në të cilat një bumerang mund të paraqesë të vërtetat e dhëna mësim në këto vargje. (Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë këto vargje.) Ftojini studentët të shpjegojnë se çfarë kanë zbuluar.
-
Cilat janë disa gjëra që shpresoni të merrni nga të tjerët dhe nga Zoti në këtë jetë dhe në jetën që vjen? (Përgjigjet mund të përfshijnë mirësi, mëshirë dhe dashuri. Merrni parasysh t’i renditni përgjigjet e studentëve në tabelë.)
-
Kur u keni dhënë të tjerëve mirësi, mëshirë apo dashamirësi dhe më pas i keni marrë ato prej tyre?
Nxitini studentët të caktojnë një synim për të vepruar në mënyra dhe për të zhvilluar qëndrime që pasqyrojnë atë që ata shpresojnë t’u rivendoset në këtë jetë dhe në jetën që vjen. Dëshmoni për lumturinë që vjen kur veprojmë me drejtësi.