Mësimi 144
Ethëri 2
Hyrje
Pas largimit nga Kulla e Babelit, Jaredi e vëllai i tij dhe familjet e miqtë e tyre u udhëhoqën nga Zoti nëpër vendin e shkretë. Zoti e udhëzoi vëllanë e Jaredit për të ndërtuar tetë maune për të mbartur njerëzit e tij përtej detit drejt tokës së premtuar. Ndërsa vëllai i Jaredit dhe njerëzit e tij iu bindën Zotit me besim, Zoti u dha atyre udhëzimin dhe drejtimin e nevojshëm për të qenë të suksesshëm në udhëtimin e tyre.
Sugjerime për Mësimdhënien
Ethëri 2:1–12
Jareditët fillojnë udhëtimin e tyre drejt tokës së premtuar
Për t’i ndihmuar studentët të shohin se si të ndjekurit e udhëzimeve që marrim nga Perëndia, mund të na përgatitë të marrim udhëzim dhe drejtim të mëtejshëm prej Tij, kryeni veprimtarinë vijuese:
Përpara se të fillojë ora mësimore, fshihni diçka që përfaqëson një thesar në dhomën ku takoheni. Përgatitni një seri prej tre ose katër të dhënash që i çojnë studentët te thesari. Ju do t’u jepni të dhënën e parë studentëve. Ajo e dhënë do të çojë te tjetra, që do të çojë te tjetra dhe kështu me radhë gjersa studentët ta gjejnë thesarin. Pasi ta kenë gjetur thesarin, pyetni:
-
Çfarë do të kishte ndodhur nëse ju do ta kishit shpërfillur të dhënën e parë? (Ata nuk do ta kishin gjetur të dhënën e dytë.)
Ftojini studentët të rishikojnë në heshtje Ethërin 1:41–42 , duke parë për grupin e parë të udhëzimeve të Zotit për t’i drejtuar jareditët drejt tokës së premtuar.
Për t’i ndihmuar studentët të shohin se si iu përgjigjën jareditët këtyre udhëzimeve, ftojeni një student të lexojë me zë Ethërin 2:1–3.
-
Si iu përgjigjën jareditët grupit të parë të udhëzimeve të Zotit?
Ftojeni një student të lexojë me zë Ethërin 2:4–6. Kërkojini klasës ta ndjekë, duke parë për bekimin që morën jareditët pasi ndoqën grupin e parë të udhëzimeve.
-
Çfarë ndodhi pasi jareditët ndoqën grupin e parë të udhëzimeve të Zotit? (Zoti u dha atyre udhëzime shtesë nëpërmjet vëllait të Jaredit.)
-
Çfarë mund të mësojmë nga ky rrëfim rreth asaj se si të marrim udhëzim nga Zoti? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por përgjigjet e tyre duhet të pasqyrojnë parimin që vijon: Ndërsa veprojmë me besim në drejtimin që Zoti na ka dhënë, ne mund të marrim udhëzim të mëtejshëm prej Tij. Ju mund të doni të sugjeroni që ata ta shkruajnë këtë të vërtetë në shkrimet e tyre të shenjta pranë Ethërit 2:6.)
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë dhe zbatojnë më mirë këtë parim, ftojini të mendojnë për një mbresë apo nxitje që kanë marrë së fundi nga Zoti. Pastaj lexoni deklaratën në vijim nga Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, rreth mënyrës se si ne shpesh marrim zbulesë:
“Do të vijë me radhë çdo pjesë, në paketa, kështu që ju do të rriteni në aftësi. Kur çdo pjesë ndiqet me besim, ju do të udhëhiqeni drejt pjesëve të tjera gjersa ta keni të gjithë përgjigjen. Ky model kërkon që ju të ushtroni besim tek aftësia e Atit tonë për t’u përgjigjur. Kur ndonjëherë është shumë e vështirë, ajo rezulton në rritje të rëndësishme vetjake” (“Using the Supernal Gift of Prayer”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 9).
Ftojini studentët t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në fletoret e klasës ose ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta. Ju mund të doni t’i shkruani ato në tabelë ose t’i lexoni ngadalë në mënyrë që studentët të mund t’i shkruajnë.
-
Kur keni ndjekur një nxitje shpirtërore dhe pastaj keni marrë drejtim të mëtejshëm nga Perëndia?
-
Përse mendoni se ndonjëherë ne kemi nevojë t’i përgjigjemi nxitjes shpirtërore përpara se të mund të marrim zbulesë shtesë?
Përmblidhni Ethërin 2:8–12 duke shpjeguar se Zoti i tregoi vëllait të Jaredit se kur jareditët të arrinin në tokën e premtuar, ata do të duhej “t’i shërben[in] atij, Perëndisë të vetëm dhe të vërtetë” (Ethëri 2:8) nëse ishin për t’u bërë kombi i madh që Ai pati premtuar se mund të bëheshin. Nëse nuk do t’i shërbenin Atij, ata do të “fshihe[shin]” nga toka (Ethëri 2:8–10). Moroni tha se ky ishte një “vendim i përhershëm” (Ethëri 2:10), që do të thotë se do të zbatohej mbi të gjithë që do të jetonin në atë tokë.
Ethëri 2:13–15
Zoti ndëshkon vëllanë e Jaredit për mos thirrjen e Tij në lutje
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Ethërin 2:13–15, duke parë për atë që bënë jareditët kur arritën në breg të detit.
-
Çfarë bënë jareditët? (Ata ngritën tendat e tyre dhe qëndruan në breg të detit për katër vite.)
-
Përse e ndëshkoi Zoti vëllanë e Jaredit?
-
Çfarë mësimesh mund të nxjerim nga Ethëri 2:14? (Studentët mund të gjejnë të vërteta të ndryshme, duke përfshirë sa vijon: Zoti do që ne ta thërrasim Atë rregullisht në lutje; Zoti nuk është i kënaqur kur ne nuk e thërresim Atë në lutje; dhe Shpirti nuk do të përpiqet me ne nëse jemi mëkatarë.).
Kërkojuni studentëve të mendojnë rreth lutjeve të tyre vetjake ndërsa lexoni thënien vijuese nga Plaku Donald L. Staheli, i Të Shtatëdhjetëve:
“Lutje të përditshme të zjarrta që kërkojnë falje dhe ndihmë e drejtim të posaçëm, janë thelbësore në jetën tonë dhe ushqimi i dëshmive tona. Kur bëhemi të ngutur, përsëritës, rastësorë apo harrues në lutjet tona, ne tentojmë të humbasim afërsinë e Shpirtit, që është aq thelbësor në drejtimin e vazhdueshëm që kemi nevojë për të mposhtur me sukses sfidat e jetës sonë të përditshme” (“Securing Our Testimonies”, Ensign ose Liahona, nëntor 2004, f. 39).
Shkruani pyetjet vijuese në tabelë përpara fillimit të orës mësimore. (Ose ju mund të doni t’i përgatitni ato në një fletushkë ose t’i lexoni ngadalë në mënyrë që studentët të mund t’i shkruajnë.) Jepuni studentëve dy ose tre minuta kohë që të shkruajnë përgjigje të shkurtra për këto pyetje në fletoret e klasës ose ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta.
Ethëri 2:16–25 (gjithashtu Ethëri 3:1–6; 6:4–9)
Jareditët ndërtojnë maune për të kaluar oqeanin për në tokën e premtuar
Kërkojuni studentëve të mendojnë për një sfidë që mund të kenë ose një vendim të rëndësishëm që mund t’u duhet të marrin, tani ose në të ardhmen. Për shembull, ata mund të mendojnë rreth një gjendjeje të vështirë familjare, sfidave në shkollë, të vendosurit me kë të martohen apo të zgjedhurit e një profesioni për të ndjekur. Ftojini të përsiatin mbi mënyrën se si Zoti mund t’u japë drejtim apo ndihmë. Ndërsa studiojnë pjesën tjetër të Ethërit 2, nxitini të kërkojnë parime që do t’i ndihmojnë të marrin ndihmën e Zotit në marrjen e vendimeve të mira.
Ftojeni një student të lexojë me zë Ethërin 2:16–17. Kërkojini klasës ta ndjekë, duke parë për atë që Zoti u tha jareditëve të bëjnë për të përparuar drejt tokës së premtuar. Kur studenti të ketë mbaruar së lexuari, pyetni nëse ndonjëri do të donte të vinte në tabelë dhe të vizatonte me shpejtësi atë me të cilën mendojnë se mund të kenë ngjasuar maunet e jareditëve.
Kopjoni tabelën vijuese në dërrasë pa përfshirë përgjigjet në tre rreshtat e fundit. Jepeni tabelën si fletushkë ose kërkojuni studentëve ta kopjojnë në fletoret e klasës ose ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta.
Problemi me maunet |
Zgjidhja |
Çfarë bëri Zoti |
Çfarë bëri vëllai i Jaredit |
---|---|---|---|
Pa ajër |
Bëj vrima që mund të hapen dhe mbyllen në majë dhe në fund të mauneve |
I dha Jaredit udhëzime |
Bëri vrimat |
Pa drejtim me timon |
Era do t’u fryjë mauneve drejt tokës së premtuar |
Bëri që era të fryjë |
Mirëbesoi te Zoti |
Pa dritë |
Përgatit gurë të posaçëm dhe kërkoi Zotit t’i prekë në mënyrë që të shkëlqejnë |
Këshilloi vëllanë e Jaredit rreth gjërave që nuk do të funksiononin dhe e udhëzoi atë të gjente një zgjidhje që do të funksiononte Preku gurët pasi vëllai i Jaredit i përgatiti ato |
Përgatiti gurët dhe i kërkoi Zotit që t’i prekte në mënyrë që të mund të shkëlqenin në errësirë |
Ftojini studentët të kërkojnë në mënyrë të pavarur tek Ethëri 2:18–19 për të gjetur tre probleme që vëllai i Jaredit vuri re te maunet.
-
Çfarë problemesh vuri re vëllai i Jaredit? (Shkruani përgjigjet e studentëve në kolonën e parë të tabelës, siç tregohet. I nxitni ata të bëjnë të njëjtën gjë në kopjet e tyre të tabelës.)
Pasi studentët të kenë gjetur problemet, ftojini të studiojnë Ethërin 2:20–25; 3:1–6; 6:4–9. (Shënim: Fragmentet tek Ethëri 3 dhe 6 do të trajtohen në hollësira më të mëdha në mësimet 145 dhe 147.) Jepuni kohë ta plotësojnë pjesën tjetër të tabelës individualisht.
Kur studentët të kenë pasur mjaft kohë për të plotësuar tabelën, bëni pyetjet vijuese për t’i ndihmuar të gjejnë parimet nga përvoja e vëllait të Jaredit:
-
Bazuar në zgjidhjen për shqetësimin rreth ajrit, si na ndihmon ndonjëherë Zoti për të zgjidhur problemet tona apo për t’iu përgjigjur pyetjeve tona? (Ndonjëherë Zoti na tregon se si ta zgjidhim një problem dhe pret nga ne të ndjekim udhëzimet e Tij.)
-
Bazuar në zgjidhjen për shqetësimin rreth drejtimit me timon, si na ndihmon ndonjëherë Zoti për të zgjidhur problemet tona apo për t’iu përgjigjur pyetjeve tona? (Ndonjëherë Zoti kujdeset Vetë për zgjidhjen.)
-
Bazuar në zgjidhjen për shqetësimin rreth ndriçimit, si na ndihmon ndonjëherë Zoti për të zgjidhur problemet tona apo për t’iu përgjigjur pyetjeve tona? (Ndonjëherë Zoti kërkon që ne të vijmë me një zgjidhje dhe të kërkojmë miratimin e Tij si dhe ndihmë për zbatimin e tij.)
Shkruani parimin vijues në tabelë: Kur i lutemi Zotit dhe bëjmë pjesën tonë për të zgjidhur problemet tona, ne mund të marrim ndihmën e Zotit. Për t’i ndihmuar studentët ta zbatojnë këtë parim, kërkojuni të marrin parasysh vendimin e rëndësishëm për të cilin menduan pak minuta përpara. Pastaj kërkojuni të përsiatin për pyetjet vijuese:
-
Çfarë mendoni se mund të presë Zoti që ju të bëni për marrjen e këtij vendimi?
-
Çfarë mund të bëjë Zoti për t’ju ndihmuar?
-
Si mund të shfaqni besim në Zot kur mendoni rreth këtij vendimi?
Jepuni studentëve disa minuta që të shkruajnë rreth asaj që kanë mësuar sot. Ndani dëshminë tuaj që kur ne i lutemi besnikërisht Zotit dhe bëjmë pjesën tonë për të zgjidhur problemet tona, Ai do të na drejtojë dhe ndihmojë sipas urtësisë dhe fuqisë së Tij.