Biblioteka
Njësia 1 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Studimi i Shkrimeve të Shenjta – Vështrim i Përgjithshëm për Librin e Mormonit (Njësia 1)

Materiali Përgatitor për Mësuesit e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Pjesa në vijim është një përmbledhje e ngjarjeve, doktrinave dhe parimeve që studentët mësuan ndërsa përfunduan katër mësimet e studimit në shtëpi për studentët për njësinë 1. Njohuria për atë çka studentët kanë studiuar, do t’ju ndihmojë të përgatiteni për orën tuaj mësimore. Përmbledhja nuk është pjesë e mësimit dhe nuk ka për qëllim t’u tregohet studentëve. Për shkak se mësimi që ju jepni mësim për njësinë 1 përqendrohet në vetëm pak prej këtyre doktrinave dhe parimeve, ndonjëherë ju do të keni mbresa për të shqyrtuar ose diskutuar të tjera sipas nxitjeve të Shpirtit dhe nevojave të studentëve tuaj.

Dita 1 (Studimi i Shkrimeve të Shenjta)

Studentët mësuan teknika për t’i ndihmuar ata të kuptojnë rrethanat dhe mjedisin e shkrimeve të shenjta, mënyrën si të studiojnë dhe dallojnë të vërtetat e ungjillit dhe mënyrën si t’i zbatojnë doktrinat dhe parimet e ungjillit në jetën e tyre.

Dita 2 (Plani i Shpëtimit)

Ky mësim ishte një vështrim i përgjithshëm i shkurtër i planit të shpëtimit. Libri i Mormonit jep mësim se plani i Atit Qiellor është planifikuar që t’u sjellë fëmijëve të Tij shpëtim dhe lumturi të përjetshme. Jezu Krishti është figura qendrore në planin e shpëtimit dhe Shlyerja e Tij është ajo që e bën planin të funksionojë për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Kur zgjedhim të ndjekim planin e Perëndisë, ne përgatitemi për të marrë jetën e përjetshme.

Dita 3 (Faqja e Titullit, Parathënia dhe Dëshmitë e Dëshmitarëve)

Materiali te parathënia e Librit të Mormonit ndihmon që të rrënjoset qëllimi i tij dhe shpjegon vërtetësinë dhe origjinën e tij hyjnore. Faqja e titullit jep mësim se Libri i Mormonit është një dëshmi se Jezusi është Krishti. Ndërsa lexojmë, përsiatim dhe lutemi për Librin e Mormonit, Fryma e Shenjtë do të dëshmojë se ai është i vërtetë, se Jezusi është Krishti, se Jozef Smithi ishte një profet i Perëndisë dhe se Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është mbretëria e Zotit në tokë.

Dita 4 (Vështrimi i Përgjithshëm mbi Librin e Mormonit)

Dëshmia e Profetit Jozef Smith i ndihmoi studentët të forcojnë dëshminë e tyre se Libri i Mormonit doli në dritë nëpërmjet dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë. Zoti e ruajti Librin e Mormonit që të dilte në dritë ditët e mëvonshme. Autorët e Librit të Mormonit panë ditët tona dhe shkruan rreth asaj që do të ishte më ndihmuese për ne. Studentët u nxitën të mendonin për pyetjet që ata kanë dhe të shihnin për përgjigjet ndërsa e studiojnë Librin e Mormonit.

Hyrje

Mësimi i kësaj jave thekson përgjegjësinë që ka secili student për të nxënin e tij ose të saj të ungjillit. Ai thekson edhe rolin themelor të Librit të Mormonit për t’i ndihmuar studentët të ndërtojnë një dëshmi për Jezu Krishtin dhe Kishën e Tij. Ndërkohë që jepni mësim, ndihmojini studentët të kuptojnë rëndësinë e studimit me zell të këtij libri të shenjtë të shkrimit të shenjtë dhe bekimet që do ta mbushin jetën e tyre ndërsa veprojnë kështu.

Sugjerime për Mësimdhënien

Studimi i Shkrimeve të Shenjta

Ju mund të dëshironi të filloni duke u bërë studentëve pyetjet në vijim:

  • Cili është ndryshimi midis dikujt që e lexon Librin e Mormonit dhe fiton një dëshmi, dhe dikujt që e lexon atë dhe nuk fiton një dëshmi? (Disa mezi i lexojnë fjalët; disa lexojnë me besim, me qëllim të vërtetë dhe me zemra të hapura për Frymën e Shenjtë.)

  • Si i mëson dikush të vërtetat shpirtërore? (Merrni parasysh të renditni në tabelë përgjigjet e studentëve. Drejtojuni sërish kësaj liste pasi të lexoni deklaratën nga Plaku Dejvid A. Bednar më poshtë.)

Shkruani në tabelë deklaratën vijuese, duke lënë jashtë fjalët e nënvizuara: “Kërkoni të mësoni, madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit”.

Shqyrtojini ato që mësuan studentët këtë javë duke i ftuar ata të mbushin vendet bosh. Nëse keni nevojë për ndihmë, bëjini ata të lexojnë Doktrinën e Besëlidhjet 88:118. Pyetini ata se çfarë do të thotë të mësosh me anë të studimit dhe me anë të besimit. Ndërsa e diskutoni këtë, sigurohuni që ata e kuptojnë se të mësuarit me anë të studimit dhe besimit kërkon përpjekje individuale.

Në mënyrë që t’i ndihmoni studentët të kuptojnë arsyen përse kërkohet përpjekje dhe punë për të mësuar ungjillin, bëjeni një student të lexojë shpjegimin e mëposhtëm nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ftojini studentët të dëgjojnë se çfarë ndodh kur ne bëjmë përpjekje për të nxënit shpirtërisht.

“Një nxënës/e që e ushtron lirinë e zgjedhjes duke vepruar sipas parimeve të drejta, ia hap zemrën e tij ose të saj Frymës së Shenjtë dhe fton fuqinë e Tij mësimdhënëse, dëshmuese dhe dëshmimin e Tij pohues. Mësimi me anë të besimit kërkon ushtrim shpirtëror, mendor dhe fizik dhe jo thjesht pranim pasiv” (“Seek Learning by Faith”, Ensign, shtator 2007, f. 64).

Pyetini studentët: Çfarë tha Plaku Bednar se do t’i ndodhte një nxënësi që bën përpjekje për të nxënit shpirtërisht?

Ftojini studentët të tregojnë përvojat që kanë pasur kur ata kanë bërë një përpjekje shpirtërore dhe kanë ndier si rezultat një rritje të shoqërimit të Frymës së Shenjtë. Ju mund të dëshironi të jepni dëshminë tuaj se përpjekjet tona për të studiuar me lutje ungjillin do të ftojnë Frymën e Shenjtë në procesin e të nxënit.

Pyetini studentët: Cilat janë disa gjëra të posaçme që ju mund të bëni këtë vit për të “kërk[uar] të mësoni … me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit”?

Plani i Shpëtimit

Shqyrtojini emrat e ndryshëm të planit të shpëtimit duke u kërkuar studentëve të shkruajnë në tabelë emrat që ata shënuan në ditaret e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta për detyrën 1 të mësimit të ditës 2. Nëse ju nevojitet ndihmë, bëjini ata t’i kthehen faqes përkatëse në udhëzimet e tyre të studimit.

Ju mund të dëshironi të pyetni: Çfarë ju mësojnë këta emra rreth qëllimit të planit të shpëtimit? (Plani i Atit Qiellor është planifikuar që t’u sjellë fëmijëve të Tij shpëtim dhe lumturi të përjetshme.)

Shpjegoni se do të ketë shumë mundësi, gjatë gjithë vitit, për të mësuar se si të vërtetat që ne mësojmë nga Libri i Mormonit, përshtaten me planin e lumturisë së Atit Qiellor. Ju mund t’u kërkoni studentëve të shohin dhe të shenjojnë në shkrimet e tyre të shenjta parimet e lidhura me planin e shpëtimit ndërsa e studiojnë këtë vit. Merrni parasysh të siguroni disa shembuj të asaj që ata mund të gjejnë ndërsa studiojnë. Nxitini studentët të ndajnë gjetjet e tyre me klasën përgjatë vitit.

Faqja e Titullit, Parathënia dhe Dëshmitë e Dëshmitarëve

Ftojini studentët të marrin pjesë në interpretimin me role duke përfytyruar sikur po i japin një kopje të Librit të Mormoni një personi që nuk është anëtar i Kishës.

Ndajeni klasën në dy grupe dhe u thoni secilit grup të përgatitet për interpretimin me role duke diskutuar pyetjet e caktuara grupit të tyre. Mund të jetë e dobishme t’i shkruani në tabelë pyetjet përpara se të fillojë ora mësimore ose t’i siguroni secilit student një kopje të pyetjeve. Nxitini studentët të kërkojnë dhe të shenjojnë informacionin që ata ndiejnë se do jetë i rëndësishëm për t’u treguar kur të japin mësim rreth Librit të Mormonit.

Pyetjet për Grupin 1:

  1. Çfarë është Libri i Mormonit? (Shih parathënien, paragrafët 1–3.)

  2. Cili është qëllimi i Librit të Mormonit? (Shih faqen e titullit, paragrafi 2.)

  3. Çfarë bekimesh vijnë nga të jetuarit sipas rregullave ose parimeve që jep mësim Libri i Mormonit? (Shih parathënien, paragrafi 6.)

Pyetjet për Grupin 2:

  1. Si doli në dritë Libri i Mormonit? (Shih parathënien, paragrafët 4–5.)

  2. Si mund të arrijmë të dimë se Libri i Mormonit është i vërtetë? (Shih parathënien, paragrafi 8.)

  3. Çfarë tjetër mund të dimë me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë? (Shih parathënien, paragrafin e fundit.)

Pasi t’u jepni studentëve kohë për t’u përgatitur, zgjidhni një student që të përfaqësojë një person që nuk është anëtar i Kishës. Kërkoni një vullnetar nga secili grup që t’i paraqesë atij personi një kopje të Librit të Mormonit. Nxitini studentët të përdorin përgjigjet ndaj pyetjeve që studiuan grupet e tyre për t’i dhënë mësim studentit të parë rreth Librit të Mormonit.

Kur të jenë duke përfunduar interpretimin me role, merrni parasysh që të pyetni pjesën tjetër të klasës se çfarë informacioni shtesë mund të kishin ndarë nëse do të kishin qenë personi që paraqiti kopjen e Librit të Mormonit. Ju gjithashtu mund të dëshironi të pyetni: Çfarë keni mësuar ose mbani mend rreth Librit të Mormonit gjatë kësaj veprimtarie?

Ndërsa studentët përgjigjen, sigurohuni që ata ta kuptojnë se Libri i Mormonit është një dëshmi se Jezusi është Krishti. Theksoni rëndësinë e kushtimit të vëmendjes ndaj mënyrës se Libri i Mormonit dëshmon për Jezu Krishtin. Përveç kësaj, shpjegoni se studimi i Librit të Mormonit do t’i ndihmojë ata të kuptojnë doktrinën dhe parimet e ungjillit të Jezu Krishtit dhe të forcojnë dëshminë e tyre për Kishën e Tij.

Kujtojini studentët se autorët e Librit të Mormonit panë ditët tona dhe shkruan rreth asaj që do të ishte më ndihmuese për ne (shih Mormoni 8:35).

Pyetini studentët: Çfarë mësuat këtë javë që do të ndikojë në mënyrën se si e studioni Librin e Mormonit?

Ftojini disa studentë që të tregojnë mënyrën se si ata planifikojnë të përmbushin përgjegjësinë e tyre për ta lexuar Librin e Mormonit gjatë vitit shkollor. Mbylleni duke ndarë ndjenjat dhe dëshminë tuaj rreth Librit të Mormonit dhe mënyrën se si studimi i tij ka ndikuar në jetën tuaj.

Njësia Tjetër (1 Nefi 1–6, 9)

Pyetini studentët nëse e kanë ditur ndonjëherë se diçka qe e drejtë por bërja e saj dukej e vështirë ose madje e pamundur. Shpjegoni se, javën e ardhshme, ata do të zbulojnë se Nefi u përball me atë lloj sfide dhe ata do të mësojnë se si ai u mbështet te Perëndia për të përmbushur atë që dukej e pamundur.

Shtyp në Letër