Mësimi i Studimit në Shtëpi
2 Nefi 4–10 (Njësia 6)
Hyrje
Midis shumë të vërtetave të rëndësishme që studentët kanë studiuar këtë javë, theksoni rëndësinë e Shlyerjes së Jezu Krishtit. Lutuni për drejtim për mënyrën si mund t’i ndihmoni sa më mirë të kuptojnë e mbështeten te Shlyerja. Ndërsa jepni mësim, nxitini studentët të përsiaten mbi atë çfarë kanë nevojë të bëjnë për të marrë bekimet e Shlyerjes së Shpëtimtarit.
Shënim: Ndërsa përgatitni plot lutje mësimin tuaj, shqyrtoni nevojat e studentëve tuaj – veçanërisht nevojat e atyre që mund të jenë duke luftuar. Ndërsa luteni për studentë të veçantë dhe për drejtim për mënyrën si t’u mësoni sa më mirë doktrinat dhe parimet që gjenden në shkrimet e shenjta, Fryma e Shenjtë do t’ju frymëzojë të dini si t’u përgjigjeni nevojave të studentëve.
Sugjerime për Mësimdhënien
2 Nefi 4–5
Nefi shpreh mirëbesimin e Tij në Zot; Zoti i ndan nefitët nga lamanitët; nefitët jetojnë sipas mënyrës së lumturisë
Shkruajeni informacionin në skemën vijuese në tabelë, ose përgatiteni si një fletushkë.
|
|
Ndajeni klasën në mes. Vëreni një nga gjysmat e studentëve të përgatiten të japin mësim materialin e 2 Nefit 4 dhe gjysmën tjetër të përgatitet të japë mësim materialin e 2 Nefit 5.
Bashkojeni çdo student të caktuar te 2 Nefi 4 me një student të caktuar te 2 Nefi 5. Ftojini studentët ta ndajnë me partnerët e tyre materialin që kanë përgatitur për detyrat e tyre.
2 Nefi 6–8
Jakobi profetizon për shpërndarjen dhe mbledhjen e Izraelit dhe citon profecitë e Isaias për besnikërinë e Shpëtimtarit ndaj popullit të besëlidhjes
Kujtojuni studentëve se 2 Nefi 6–9 është dita e parë e predikimit që Jakobi i bëri popullit të tij. Dita e dytë e mësimdhënies së tij vazhdon te 2 Nefi 10. Te 2 Nefi 6, Jakobi profetizoi se judenjtë nuk do ta pranonin Zotin dhe do të shpërndaheshin. Vërini studentët të lexojnë 2 Nefin 7:1–2, dhe ftojini ta përsëritin domethënien me vetë fjalët e tyre.
2 Nefi 9
Jakobi jep mësim se si Shlyerja e Shpëtimtarit na çliron nga pasojat e Rënies dhe rrjedhimet e mëkatit
Thoni thënien vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson:
“Ashtu si njeriu vërtet nuk do ushqim gjersa të jetë i uritur, po ashtu ai nuk e dëshiron vërtet shpëtimin e Krishtit derisa ta dijë se përse i nevojitet Krishti.
Askush nuk e di mjaftueshëm dhe siç duhet se përse i nevojitet Krishti, derisa të kuptojë e të pranojë doktrinën e Rënies dhe pasojat e saj mbi të gjithë njerëzimin. Dhe asnjë libër tjetër në botë nuk e shpjegon këtë doktrinë jetësore pothuajse si Libri i Mormonit” (“The Book of Mormon and the Doctrine and Covenants”, Ensign, maj 1987, f. 85).
Vërini studentët të përfytyrojnë sikur një mik pyeti: “Përse kemi nevojë për Shpëtimtarin?” Ftojeni klasën të përgatitet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje bazuar në atë që kanë mësuar te 2 Nefi 9. Vërini të rishikojnë 2 Nefin 9:7–10, 19–22 për një përgjigje. Kërkojuni studentëve të japin përgjigjet e tyre për pyetjen.
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë më mirë se si Jezu Krishti mund të na shpëtojë nga pasojat e Rënies, lexoni analogjinë nga Presidenti Jozef Filding Smith në materialin mësimor për 2 Nefi 9:10–27, në Njësinë 6: Dita 3, në manualin e studentit. Ju mund të merrni parasysh t’i ftoni studentët të vizatojnë në tabelë ose në një fletë atë që përshkroi Presidenti Smith. Nëse ju zgjidhni të vini një student të vizatojë në tabelë ose në një letër, ju mund të doni ta ftoni studentin gjithashtu që ta shpjegojë vizatimin.
Ftoni studentë të mendojnë rreth ndjenjave të tyre mbi të rënit në kurth në një gropë të thellë dhe të shkëputurit nga Perëndia për shkak të zgjedhjeve që kanë bërë. Shpjegoni se nëse nuk do të ishte për Shlyerjen e Jezu Krishtit, nuk do të kishte mundësi për pendim, nuk do të kishte shpresë dhe askush nuk do mund t’u shpëtonte këtyre pasojave të mëkatit.
Vini një student të lexojë 2 Nefin 9:21–23, dhe ftoni disa studentë ta shpjegojnë atë me fjalët e tyre. Edhe pse mund ta thonë ndryshe, jini të sigurt se e vërteta vijuese është e qartë: Nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne mund të kapërcejmë pasojat e mëkateve tona.
Shpjegoni se një nga mundësitë e mëdha, të mundësuara në mbledhje si grup, është të jesh në gjendje të tregosh ndjenjat dhe dëshmitë. Ftojini studentët të tregojnë ndjenjat dhe dëshmitë e tyre rreth Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij. Nëse e kanë të vështirë ta tregojnë, mund t’i vini të lexojnë atë që kanë shkruar në ditarin e tyre të studimit të shkrimit të shenjtë për ditën 3, detyra 4. Ju mund të doni të shtoni dëshminë tuaj tek të tyret.
Vëreni klasën të përfytyrojë se dikush qe goditur nga një sëmundje e tmerrshme. Pastaj diskutoni për pyetjet e mëposhtme:
-
Përse është e rëndësishme që personi të kuptojë nevojën për të kërkuar ndihmë?
-
Përse është e rëndësishme që personi të kuptojë gjithashtu se çfarë të bëjë për të marrë ndihmë?
-
Çfarë do të rezultojë nëse personi kupton nevojën për ndihmë por nuk kupton se çfarë duhet të bëjë për ta marrë atë?
Pyetini studentët nëse e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të marrë bekimet e Shlyerjes. Kujtojuni se ata studiuan 2 Nefin 9:23, 42–52 dhe përcaktuan disa veprime dhe qëndrime që na ndihmojnë të vijmë në Krisht dhe të ftojmë fuqinë e sakrificës së Tij shlyese në jetën tonë. Vërini ata të rishikojnë shkrimet e shenjta që kanë shënuar dhe listën që bënë në ditarët e tyre të studimit të shkrimit të shenjtë të atyre gjërave që na çojnë te Shpëtimtari (dita 4, detyra 1). Ftojini studentët të tregojnë se si një apo më shumë nga këto veprime dhe qëndrime i kanë sjellë ata më afër Shpëtimtarit. Jepni dëshminë tuaj se ndjekja e parimeve të dhëna mësim në këto vargje do të na ndihmojë të marrim bekimet e plota të Shlyerjes.
2 Nefi 10
Jakobi nxit njerëzit e tij të gëzohen dhe të vijnë te Zoti
Lexoni 2 Nefin 10:23–24 me studentët. Kujtojuni studentëve se në ditën 3, detyra 6, ata qenë ftuar të përcaktojnë diçka që do të bënin për ta pajtuar veten me vullnetin e Perëndisë. Nxitini që t’i përgjigjen plotësisht kësaj ftese.
Kërkojuni studentëve të japin pikëpamje shtesë që morën nga kapitujt që studiuan këtë javë. Nëse ka mjaft kohë, përfundojeni këtë mësim të javës duke kënduar apo lexuar së bashku fjalët e himnit “Qëndroj Plot Habi” (Himne dhe Këngë të Fëmijëve, nr. 22) ose një himn tjetër rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit. Jepni dëshminë tuaj për rëndësinë e ardhjes te Shpëtimtari dhe vërtetësinë e bekimeve të Shlyerjes.
Njësia Tjetër (2 Nefi 11–25 )
Ndërsa studiojnë 2 Nefin 11–25 javën që vjen, studentët do të dallojnë disa nga fjalët e Isaias dhe si e pa kohën tonë dhe na paralajmëroi duke u bazuar në atë që pa. Disa nga paralajmërimet e tij lidhen me median tonë, veshjet tona, mënyrën tonë të jetesës dhe qëndrimet tona. Nxitini studentët të lexojnë dhe të qëmtojnë atë që munden nga 2 Nefi 11–25, edhe nëse nuk e kuptojnë çdo fjalë.