Mësimi 94
Alma 37
Hyrje
Alma e vazhdoi këshillën e tij për birin e tij, Helamanin, dhe i dha atij përgjegjësi mbi analet e shenjta. Ai e kujtoi Helamanin se shkrimet e shenjta tashmë kishin qenë mjetet për të sjellë mijëra lamanitë te Zoti dhe ai profetizoi se Zoti pati qëllime të mëdha për analet në të ardhmen. Alma e udhëzoi birin e tij rreth asaj që duhej t’u mësonte njerëzve. Duke i krahasuar fjalët e Krishtit me Liahonën, ai ia theksoi Helamanit rëndësinë e të kërkuarit në to për udhëzim.
Shënim: Ky mësim siguron mundësi për tre studentë për t’i dhënë mësim klasës. Për t’i ndihmuar këta studentë që të përgatiten për mësimdhënie, i jepni secilit student një ose dy ditë përpara një kopje të pjesës që ai ose ajo do të japin mësim. Ose ju mund të zgjidhni t’ua mësoni vetë këto pjesë.
Sugjerime për Mësimdhënien
Alma 37
Alma ia beson Helamanit analet, e këshillon atë të zbatojë urdhërimet dhe e kujton atë që Liahona vepronte nëpërmjet besimit
Kopjoni skemën e mëposhtme në tabelë:
U kërkoni studentëve të renditin në tabelë disa gjëra të vogla dhe të thjeshta, të cilat kanë pasur një ndikim të madh për mirë në jetën e tyre. Ju mund të dëshironi t’u kërkoni atyre t’i shpjegojnë përgjigjet e tyre.
Shpjegoni se Alma 37 përmban këshillën e Almës për ta ndihmuar birin e tij, Helamanin, të përgatitet që të bëhet mbajtësi pasues i analeve të shenjta. Alma i mësoi atij rreth rolit të gjërave të vogla dhe të thjeshta në punën e Zotit. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 37:6–7.
Çfarë mësojmë nga këto vargje rreth vlerës së “gjërave të vogla dhe të thjeshta”? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të shprehin të vërtetën që Zoti vepron me anë të mjeteve të vogla dhe të thjeshta për t’i realizuar qëllimet e Tij të përjetshme.)
I ftoni studentët të lexojnë në heshtje Almën 37:1–5, duke kërkuar një shembull të një gjëje të vogël dhe të thjeshtë që mund të ketë ndikim të madh në jetën e njerëzve (analet e shenjta ose shkrimet e shenjta). Pasi studentët të raportojnë atë që kanë gjetur, shkruani fjalët Shkrimet e shenjta në tabelë nën fjalët Gjëra të vogla dhe të thjeshta.
I bëni studentët të kërkojnë tek Alma 37:8–10 për mënyra se si shkrimet e shenjta ndikuan te njerëzit e Librit të Mormonit. Ndërsa studentët raportojnë për atë që gjejnë, ju mund të dëshironi t’i shkruani përgjigjet e tyre nën fjalët NDIKIM I MADH.
-
Në çfarë mënyrash shkrimet e shenjta kanë pasur ndikim në jetën tuaj?
Përmblidhni Almën 37:11–32 duke shpjeguar që Alma i mësoi Helamanit se Zoti do ta tregonte fuqinë e Tij në daljen në dritë të Librit të Mormonit. Ai i dha detyrë Helamanit të ndiqte urdhërimet e Zotit dhe t’i ruante analet me kujdes. Ai gjithashtu e udhëzoi Helamanin t’i përdorte analet për t’u dhënë mësim njerëzve dhe të shmangte zbulimin e të gjitha hollësive të ligësisë së jareditëve dhe të shkatërrimit që pasoi.
I ftoni studentët të kërkojnë në heshtje Almën 37:13–16, duke kërkuar parime që Alma ia mësoi Helamanit, ndërkohë që i dha përgjegjësinë për analet. (Studentët mund të japin një llojshmëri parimesh, por sigurohuni që përgjigjet e tyre vënë në dukje që, nëse u bindemi urdhërimeve të Zotit, Ai do të na ndihmojë t’i plotësojmë detyrat tona. Ju mund të dëshironi t’i pyetni se si ky parim lidhet me idenë që gjëra të vogla dhe të thjeshta mund të kenë ndikim të madh).
Pjesa e mbetur e këtij mësimi planifikohet për t’u dhënë nga tre studentë. Nëse klasa është e madhe, u kërkoni studentëve që japin mësim, të lëvizin drejt tre drejtimeve të ndryshme në dhomë. Ndajeni klasën në tri grupe. E ftoni secilin grup të marrë shkrimet e tyre të shenjta, fletoret e klasës ose ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta dhe stilolapsa ose lapsa dhe të grumbullohen rreth njërit nga studentët mësimdhënës. Pasi studentët mësimdhënës t’i kenë mbaruar mësimet e tyre, grupet do të rrotullohen. Nëse klasa është e vogël, studentët mësimdhënës mund t’i japin mësim me radhë të gjithë klasës. Pavarësisht nga rasti, studentët mësimdhënës duhet të përdorin rreth shtatë minuta për t’i paraqitur mësimet e tyre dhe për ta drejtuar diskutimin.
Studenti Mësimdhënës 1 – Alma 37:33–34
U kërkoni studentëve të klasës suaj të mendojnë për një udhëheqës vendor të Kishës ose një Autoritet të Përgjithshëm, i cili iu ka mësuar atyre diçka që ka sjellë ndryshim në jetën e tyre. I ftoni dy ose tre studentë të tregojnë se çfarë u mësoi ky udhëheqës dhe se si pati ndikim tek ata. Ju mund të dëshironi t’u tregoni një shembull nga jeta juaj.
I ftoni dy studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Alma 37:33–34. E vini pjesën tjetër të studentëve t’i ndjekë, duke kërkuar atë që Alma e këshilloi Helamanin t’u mësonte njerëzve. Ju mund të sugjeroni që ata të shenjojnë frazat “mësoju” dhe “predikoju atyre”, ndërkohë që lexojnë. Në tabelë ose në një copë letre, shkruani Mësime të udhëheqësve të Kishës. Kur studentët t’i kenë mbaruar së lexuari vargjet, u kërkoni të raportojnë për atë që gjetën. I shkruani përgjigjet e tyre nën Mësime të udhëheqësve të Kishës. Bëni pyetjet e mëposhtme:
-
Si mund të jenë këto mësime veçanërisht të dobishme për ne sot? Përse?
U kërkoni shokëve tuaj të klasës të shohin te fraza e fundit e Almës 37:34 për të parë se çfarë bekimi na vjen kur i ndjekim mësimet e udhëheqësve të Kishës. Shkruani në tabelë parimin vijues: Duke ndjekur mësimet e udhëheqësve të Kishës, ne mund t’u gjejmë pushim shpirtrave tanë. I pyetni se çfarë mendojnë ata do të thotë u “gjejnë pushim shpirtrave të tyre”. (Përgjigjet mund të përfshijnë qenien të çliruar nga pasojat e mëkatit, marrjen e paqes nga Shpirti dhe qenien të bekuar me forcë për t’i duruar dhe për t’i kapërcyer sfidat.)
Jepni dëshminë tuaj rreth mënyrës se si ky parim ka qenë i vërtetë në jetën tuaj. Nëse keni kohë shtesë, i ftoni të tjerët të japin dëshmitë e tyre rreth këtij parimi.
Studenti Mësimdhënës 2 – Alma 37:35–37
U shpjegoni shokëve tuaj të klasës që është e zakonshme për ata që mbjellin pemë ta lidhin një pemë të re te një kunj dhe më pas ta heqin mbështetjen kur pema të rritet. I pyetni ata përse mendojnë se bëhet kjo. Më pas lexoni tregimin vijues rreth një peme që Presidenti Gordon Hinkli mbolli në kopshtin e tij:
Presidenti Gordon Hinkli mbolli një pemë të re pranë shtëpisë së tij vetëm pak kohë pasi u martua. I kushtoi pak vëmendje asaj gjatë viteve që kaluan. Një ditë ai vuri re se pema ishte e shtrembër dhe e përkulur drejt perëndimit. Ai u përpoq ta shtynte drejt, por trungu ishte shumë i trashë. U përpoq të përdorte një litar dhe pulexha për ta drejtuar, por ajo nuk do të përkulej. Më së fundi, mori sharrën dhe e preu degën e rëndë në anën perëndimore, duke lënë një shenjë të shëmtuar. Ai më vonë tregoi për pemën:
“Kishte kaluar më shumë se gjysmë shekulli që kur e mbolla atë pemë. … Ditën që shkoi, i hodha një sy përsëri pemës. Është e madhe. Forma e saj është më e mirë. Është një gjë me vlerë për shtëpinë. Por sa e rëndë ishte trauma e rinisë së saj dhe sa i egër trajtimi që përdora për ta drejtuar atë.
Kur u mboll fillimisht, një copë spangoje do ta kishte mbajtur në vend kundrejt forcave të erës. Unë mund ta kisha vendosur dhe duhej ta kisha vendosur atë spango me shumë pak përpjekje. Por nuk e bëra dhe ajo u përkul ndaj forcave që erdhën kundër saj” (“Bring Up a Child in the Way He Should Go”, Ensign, nëntor 1993, f. 59).
I bëni studentët të lexojnë këshillën e Almës dhënë Helamanit tek Alma 37:35. U kërkoni atyre të mendojnë rreth mënyrës se si ky varg lidhet me përvojën e Presidentit Hinkli me pemën.
I ftoni studentët të përmbledhin me vetë fjalët e tyre Almën 37:35. (Përgjigjet e tyre duhet të shprehin se ne duhet të mësojmë në rini që t’i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë.) Gjithashtu i ftoni ata t’i shkruajnë përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese. (Ju mund të dëshironi t’i shkruani pyetjet në tabelë ose t’i lexoni ato me ngadalë, kështu që studentët të mund t’i shkruajnë ato).
-
Si mendoni ju, çfarë ndryshimi bën në jetën e një njeriu kur mëson t’i zbatojë urdhërimet e Perëndisë sa është ende i ri?
-
A mund të mendoni për njerëz që janë bekuar gjatë jetës së tyre, ngaqë mësuan t’u binden urdhërimeve në rininë e tyre? Shkruani rreth mënyrës se si u bekuan ata.
I ftoni dy ose tre studentë të tregojnë për atë që kanë shkruar. Pastaj ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 37:36–37. Vëreni pjesën tjetër të studentëve ta ndjekin atë, duke kërkuar për këshillë të veçantë që mund t’i ndihmojë ata t’i zbatojnë urdhërimet, ndërsa janë të rinj.
-
Si mund t’ju ndihmojë ndjekja e kësaj këshille çdo ditë që t’i zbatoni urdhërimet?
-
Në çfarë mënyrash përpiqeni ta vini Zotin të parin në mendimet, fjalët, veprimet dhe ndjenjat tuaja? (I nxitni studentët të marrin parasysh se si mund të përmirësohen).
Shprehni ndjenjat tuaja rreth mënyrës se si këshillimi me Zotin ju ka ndihmuar të zbatoni urdhërimet. I inkurajoni shokët tuaj studentë që të këshillohen me Zotin në gjithçka që bëjnë.
Studenti Mësimdhënës 3 – Alma 37:38–45
Paraqitni figurën Liahona (62041; Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 68). I kujtoni shokët tuaj studentë për busullën që Zoti e përdori për ta ndihmuar familjen e Lehit të udhëtonte drejt tokës së premtuar. Tek Alma 37:38, ne mësojmë se busulla quhej Liahona. Shpjegoni se Alma foli për Liahonën me qëllim që t’i mësonte Helamanit një parim të rëndësishëm rreth mënyrës se si Zoti i udhëzon fëmijët e Tij.
U shpjegoni shokëve tuaj studentë që ju do t’ju bëni atyre pyetje dhe më pas i bëni ata që të lexojnë me radhë me zë të lartë disa vargje, ndërkohë që çdokush kërkon për përgjigjet. I bëni t’i japin përgjigje secilës pyetjeje pasi është lexuar fragmenti i shkrimit të shenjtë që lidhet me të.
-
Si veproi Liahona? (Shih Alma 37:38–40.)
-
Përse pushoi së vepruari Liahona herë pas here? (Shih Alma 37:41–42.)
-
Si mund ta krahasojmë Liahonën me fjalët e Krishtit? (Shih Alma 37:43–45.)
Mund t’ju nevojitet të shpjegoni se në këto vargje, fjalët simbolikë dhe figurë simbolike nënkuptojnë “një njeri, ngjarje ose rit që ka ngjashmëri me një njeri, ngjarje ose rit tjetër të një rëndësie më të madhe, që do të pasojë. … Tipet e vërtetë do të kenë pika të dukshme ngjashmërie, do të tregojnë provë të caktimit hyjnor dhe do të jenë profetikë për ngjarjet e së ardhmes” (Joseph Fielding McConkie, Gospel Symbolism [1985], f. 274). Zgjedhja për t’i ndjekur ose për të mos i ndjekur udhëzimet e Liahonës është sikurse zgjedhja jonë rreth mënyrës se si t’i përgjigjemi udhëzimit që vjen nëpërmjet fjalëve të Krishtit.
-
Ku mund t’i gjejmë fjalët e Krishtit? (Përgjigjet mund të përfshijnë shkrimet e shenjta, fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme, bekimet patriarkale dhe nxitjet e Shpirtit).
I ftoni shokët tuaj studentët t’i përmbledhin fjalët e Almës tek Alma 37:38–45, veçanërisht në vargjet 44–45. Ky diskutim duhet të përfshijë të vërtetën vijuese: Nëse i ndjekim fjalët e Jezu Krishtit, ato do të na drejtojnë për të marrë jetë të përjetshme.
Tregoni se si fjalët e Krishtit kanë ndikuar tek ju shpirtërisht dhe se si ju ndihmojnë ato të përparoni drejt jetës së përjetshme. Ju mund të sugjeroni që studentët të konsiderojnë marrjen e një bekimi patriarkal ose, nëse ata e kanë marrë një tashmë, leximin e tij rregullisht dhe plot lutje.
Shënim për mësuesin: Pasi studentët të mbarojnë mësimdhënien e pjesëve të tyre të mësimit, i falënderoni ata dhe, nëse e lejon koha, ftoni dy ose tre studentë të dëshmojnë për një prej parimeve që kanë mësuar sot. Ju gjithashtu mund të dëshironi të jepni dëshminë tuaj për këto parime. Përfundoni duke e ftuar klasën t’ju ndjekë ndërkohë që lexoni me zë të lartë Almën 37:46–47.