Biblioteka
Moroni


Hyrje në Librin e Moronit

Përse të studiohet ky libër?

Ndërsa studentët studiojnë librin e Moronit, ata mund të marrin forcë nga shembujt e fuqishëm dhe nga mësimet e Moronit dhe të babait të tij, Mormonit. Ata do të mësojnë rreth ordinancave dhe praktikave bazë të Kishës së Jezu Krishtit; rëndësisë së bërjes së veprave të drejta me dëshirë të sinqertë; mënyrës për të gjykuar midis së mirës dhe së keqes; lidhjes midis besimit, shpresës dhe dashurisë hyjnore; dhe shpëtimit të fëmijëve të vegjël. Studentët do të lexojnë gjithashtu këshillën e Mormonit për t’u lutur që ta njohin vetë se Libri i Mormonit është i vërtetë (shih Moroni 10:3–5) dhe të “[vijnë] te Krishti dhe [të përsosen] në të” (Moroni 10:32).

Kush e shkroi këtë libër?

Moroni e shkroi këtë libër, që përfshin vetë fjalët e tij, fjalët e Jezu Krishtit drejtuar dymbëdhjetë dishepujve të Tij nefitë (shih Moroni 2) dhe fjalët e babait të tij, Mormonit (shih Moroni 7–9). Përpara se nefitët të shkatërroheshin, Moroni shërbeu midis tyre si udhëheqës ushtarak dhe udhëheqës Kishe (shih Mormoni 6:12; Moroni 8:1). Ashtu si shkrimtarë dhe hartues të tjerë të mëdhenj të Librit të Mormonit, Moroni ishte dëshmitar për Shpëtimtarin. Ai dëshmoi: “Unë kam parë Jezusin dhe … ai foli me mua ballë për ballë” (Ethëri 12:39). Moroni ishte besnik në dëshminë e tij, duke duke mos pranuar ta mohonte Krishtin gjatë kohës kur lamanitët po vrisnin çdo nefit që nuk do ta mohonte Atë (shih Moroni 1:1–3). Në 1823-shin, afërsisht 1.400 vjet pas plotësimit të analit të Librit të Mormonit, Moroni iu shfaq Profetit Jozef Smith si qenie e ringjallur dhe e informoi Jozefin se anali ishte depozituar në një kodër pranë shtëpisë së tij (shih Joseph Smith – Historia 1:29–35). Në atë kohë dhe periodikisht gjatë katër viteve pasues, Moroni e udhëzoi Jozef Smithin “lidhur me atë që Zoti do të bënte dhe se si e në çfarë mënyre mbretëria e tij do të udhëhiqej në ditët e fundit” (Joseph Smith – Historia 1:54).

Për kë u shkrua ky libër dhe përse?

Moroni deklaroi: “Po shkruaj edhe pak gjëra, që ndoshta mund t’u vlejnë një ditë në të ardhmen, vëllezërve të mi Lamanitë” (Moroni 1:4; shih edhe Moroni 10:1). Ai gjithashtu deklaroi se u fliste “të gjitha skajeve të tokës”, duke paralajmëruar se te shufra e gjykimit të Perëndisë, të gjithë do të mbahen përgjegjës për fjalët që ai pati shkruar (shih Moroni 10:24, 27). Në përgatitje për këtë ngjarje, Moroni i ftoi të gjithë të “[vijnë] te Krishti” (Moroni 10:30, 32).

Kur dhe ku u shkrua ai?

Ka mundësi që Moroni e shkroi dhe e hartoi këtë libër midis viteve 401 Ps.K. dhe 421 Ps.K. (shih Mormoni 8:4–6; Moroni 10:1). Ai nuk tha se ku ndodhej kur e shkroi atë – vetëm se ai endej kudo që mundej, për të shpëtuar jetën e vet (shih Moroni 1:1–3).

Cilat janë disa tipare dalluese të këtij libri?

Ky libër jep hollësi lidhur me udhëzimet e Jezu Krishtit për dymbëdhjetë dishepujt e Tij nefitë kur Ai u dha atyre fuqi për të dhënë dhuratën e Frymës së Shenjtë (shih Moroni 2; shih edhe 3 Nefi 18:36–37). Ai përfshin gjithashtu udhëzimet e vetme në Librin e Mormonit lidhur me kryerjen e ordinancave të priftërisë dhe lutjet që përdoren në ordinancën e sakramentit (shih Moroni 3–5). Tiparet e tjera dalluese të këtij libri përfshijnë mësimet e Mormonit mbi bërjen e dallimit midis së mirës dhe së keqes (shih Moroni 7:12–19), shërbesën e engjëjve (shih Moroni 7:29–39), dashurinë hyjnore si dashuria e pastër e Krishtit (shih Moroni 7:44–48) dhe shpëtimin e fëmijëve të vegjël (shih Moroni 8). Ai përfshin gjithashtu përshkrimin e Moronit për degjenerimin e nefitëve dhe të lamanitëve përpara betejës së tyre finale në Kumorah (shih Moroni 9). Moroni përfshiu mësimet e veta për dhuratat e Shpirtit (shih Moroni 10:8–26). Ai regjistroi edhe një ftesë, që gjendet te Moroni 10:3–5, e cila jep një kontribut thelbësor në Librin e Mormonit. Duke iu referuar këtij fragmenti, Presidenti Gordon B. Hinkli shpjegoi se Libri i Mormonit “është i vetmi libër që përmban brenda kapakëve të tij një premtim që nëpërmjet fuqisë hyjnore lexuesi mund të dijë me siguri për vërtetësinë e tij” (“A Testimony Vibrant and True”, Ensign, gusht 2005, f. 4).

Përmbledhje

Moroni 1–6 Ndërsa endej për të shpëtuar jetën e vet, Moroni shkruan ordinancat dhe praktikat e Kishës së Jezu Krishtit. Këto përfshijnë dhënien e dhuratës së Frymës së Shenjtë, kryerjen e ordinancave të priftërisë, administrimin e sakramentit dhe kualifikimin për pagëzim. Moroni diskuton gjithashtu ushqimin shpirtëror të anëtarëve të Kishës, si dhe qëllimet e mbledhjeve të Kishës dhe se si drejtoheshin ato.

Moroni 7 Moroni shkruan një predikim dhënë nga Mormoni, i cili dha mësim mbi Dritën e Krishtit, rëndësinë e kryerjes së veprave të drejta me dëshirë të sinqertë, duke dalluar ndryshimin midis së mirës dhe së keqes, duke u mbajtur te çdo gjë e mirë dhe marrëdhënien midis besimit, shpresës dhe dashurisë hyjnore.

Moroni 8–9 Moroni regjistron letra nga Mormoni duke shpjeguar përse fëmijët e vegjël nuk kanë nevojë për pagëzim dhe duke përshkruar ligësinë e madhe midis nefitëve dhe lamanitëve.

Moroni 10 Moroni i nxit të gjithë ata që do të lexojnë Librin e Mormonit, të luten për ta ditur vërtetësinë e tij, që të mos mohojnë fuqinë dhe dhuratat e Perëndisë dhe të vijnë te Krishti dhe të jenë të përsosur në Të.

Shtyp në Letër