Mësimi 157
Moroni 8
Hyrje
Duke vazhduar të shtojë tek anali i shenjtë, Moroni përfshiu një letër, që ai e pati marrë nga ati i tij, Mormoni. Në letër, Mormoni regjistroi një zbulesë që pati marrë rreth arsyes përse fëmijët e vegjël nuk kanë nevojë për pagëzim. Mormoni gjithashtu na mësoi rreth mënyrës se si mund të përgatitemi që të jetojmë me Perëndinë. Ai e përfundonte letrën e tij duke shprehur shqetësim rreth ligësisë së nefitëve dhe shkatërrimit të tyre të afërt.
Sugjerime për Mësimdhënien
Moroni 8:1–24
Mormoni na mëson që fëmijët e vegjël janë gjallë në Krishtin
Përpara se të fillojë ora mësimore, tregoni fotografinë Vajzë Duke u Pagëzuar (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 104) ose një fotografi tjetër të një fëmije tetëvjeçar në shërbesën e tij apo të saj të pagëzimit. Shkruani pyetjen vijuese në tabelë:
Ndërsa studentët arrijnë [në klasë], ftojini të shohin te fotografia dhe të përsiatin për pyetjen në tabelë.
Kur të fillojë ora mësimore, tregojuni studentëve se në një letër për birin e tij Moronin, Mormoni na mësoi rreth shpëtimit të fëmijëve të vegjël. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Moronin 8:4–6 dhe kërkojini klasës të shohë për çfarë u shqetësua Mormoni. (Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se te vargu 6, fjala i madh do të thotë i rëndë, i turpshëm apo trishtues.)
Pasi studentët raportojnë për çfarë kanë gjetur, ftojini të lexojnë në heshtje Moronin 8:7 dhe të gjejnë çfarë bëri Mormoni kur mësoi mbi këtë problem.
-
Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Mormonit?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Moronin 8:8–9 dhe kërkojini klasës të shohë për përgjigjen e lutjes së Mormonit. Ndërsa studentët raportojnë për atë që gjejnë, ju mund të keni nevojë të shpjegoni se fraza “mallkimi i Adamit” i referohet ndarjes së Adamit nga prania e Perëndisë si pasojë e Rënies. Disa njerëz gabimisht besojnë se çdo fëmijë lindet në gjendje mëkati për shkak të Rënies. Me këtë ide të pasaktë, ata mendojnë se fëmijët e vegjël janë të padenjë për të qenë në praninë e Perëndisë nëse vdesin pa u pagëzuar. Ndërsa shpjegoni këtë, ju mund të doni t’i vini studentët të përsëritin nenin e dytë të besimit. Ju mund të sugjeroni gjithashtu që ata të kenë si referencë-kryq Moronin 8:8–9 me Nenet e Besimit 1:2.
Shkruani thënien e paplotë vijuese në tabelë: Pendimi dhe pagëzimi janë të nevojshëm për të gjithë ata që janë …
Kërkojuni studentëve të lexojnë në heshtje Moronin 8:10, duke parë për fjalë dhe fraza që plotësojnë thënien në tabelë. Pasi studentët i raportojnë përgjigjet e tyre, plotësojeni thënien si më poshtë: Pendimi dhe pagëzimi janë të nevojshëm për të gjithë ata që janë të përgjegjshëm dhe të aftë të bëjnë mëkat. Ju mund të doni t’i nxitni studentët të shenjojnë fraza te Moroni 8:10 që ua mësojnë këtë të vërtetë.
Mund të jetë me dobi të sqarohet se mëkati është “mosbindje e vullnetshme ndaj urdhërimeve të Perëndisë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mëkat”, f. 117, scriptures.lds.org). Lexoni thënien në vijim nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Ne e kuptojmë nga doktrina jonë se përpara moshës së përgjegjshmërisë një fëmijë ‘nuk mund të bëj[ë] mëkat’ (Moroni 8:8). Gjatë asaj kohe, fëmijët mund të bëjnë gabime, madje shumë të rënda dhe dëmtuese që duhet të korrigjohen, por veprimet e tyre nuk vlerësohen si mëkate” (“Sins and Mistakes”, Ensign, tetor 1996, f. 65).
Ndajeni klasën në dy pjesë. Ftojeni gjysmën e studentëve të lexojnë në heshtje Moronin 8:11–18 dhe gjysmën tjetër të lexojnë në heshtje Moronin 8:11, 19–24. (Ju mund të dëshironi t’i shkruani këto referenca në tabelë.) Përpara se të lexojnë, kërkojuni studentëve në të dy grupet të gjejnë çfarë mësimi dha Mormoni mbi pagëzimin e fëmijëve të vegjël. Kur studentët të kenë pasur mjaft kohë për të lexuar, ftoni disa nga secili grup që të raportojnë çfarë kanë gjetur. Ju mund të përdorni disa nga pyetjet vijuese për t’i ndihmuar studentët të mendojnë më tej rreth mësimeve të Mormonit:
-
Çfarë mendoni se do të thotë që fëmijët e vegjël janë “gjallë në Krisht”? (Moroni 8:12, 22). (Ata janë shëlbyer nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Ata nuk mund të mëkatojnë, sepse fuqia nuk i është dhënë Satanit që t’i tundojë fëmijët e vegjël. Shih edhe Moroni 8:10; DeB 29:46–47.)
-
Çfarë duhet të bëjmë ne që të bëhemi të gjallë në Krisht? (Shih 2 Nefi 25:23–26; Moroni 8:10.)
-
Çfarë mund të mësojmë nga këto vargje rreth asaj se si janë shpëtuar fëmijët e vegjël? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të gjejnë të vërtetën vijuese: Fëmijët e vegjël shpëtohen nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Studentët mund edhe të theksojnë se fëmijët e vegjël janë gjallë në Krishtin, se Perëndia nuk është një Perëndi paragjykues, dhe se Perëndia është i pandryshueshëm.)
Shkruani shembujt vijues në tabelë ose ua jepni në një fletushkë. Ftojeni secilin student të zgjedhë një prej tyre. Më pas kërkojuni studentëve të zgjedhin një ose dy vargje nga Moroni 8:8–23 dhe të shpjegojnë se si të vërtetat në ato vargje i drejtohen shqetësimit të shprehur në shembullin që zgjodhën.
Shembulli 1: Si misionar, ju takoni një bashkëshort dhe bashkëshorte që janë tmerrësisht të dëshpëruar për shkak se bija e tyre dymuajshe vdiq. Udhëheqësi i kishës së tyre u ka thënë se fëmijët e vegjël linden në gjendje mëkati për shkak të shkeljes së Adamit. Ai thotë se, ngaqë bija e tyre nuk ishte pagëzuar përpara se të vdiste, ajo nuk mund të shpëtohet.
Shembulli 2: Ju keni një mikeshë që është takuar me misionarët dhe ka ardhur në kishë me ju. Ajo vendos që dëshiron të bashkohet me Kishën, por është ngurruese për t’u pagëzuar. “Unë u pagëzova kur isha foshnjë”, shpjegon ajo. “A nuk mjafton?”
Ndërkohë që studentët japin mendimet e tyre mbi shembullin e dytë, ju mund të keni nevojë t’u kujtoni se pendimi dhe pagëzimi janë për “ata që janë të përgjegjshëm dhe që mund të bëjnë mëkat” (Moroni 8:10). Zoti ka thënë se fëmijët fillojnë të bëhen të përgjegjshëm përpara Tij në moshën tetëvjeçare. Zbulesat mbi këtë të vërtetë gjenden te Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zanafilla 17:11 (në faqen 220 pas Udhëzuesit për Shkrimet e Shenjta në Kombinimin Tresh të Kishës sonë) dhe Doktrina e Besëlidhje 68:25–27.
Moroni 8:25–30
Mormoni na mëson se çfarë duhet të bëjnë ata që janë të përgjegjshëm, për të jetuar me Perëndinë
Shpjegoni se pasi Mormoni i mësoi Moronit rreth arsyes përse nuk ka nevojë të pagëzohen fëmijët e vegjël, ai na mësoi se përse pagëzimi është i nevojshëm për ata që janë të përgjegjshëm. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Moronin 8:25–26. Kërkojini klasës ta ndjekë, duke parë për bekimet që u vijnë njerëzve që ushtrojnë besim, pendohen dhe pagëzohen.
-
Çfarë bekimesh shihni në këto vargje? (Ndërsa studentët raportojnë se çfarë kanë gjetur, ju mund të doni t’i renditni përgjigjet e tyre në tabelë. Përgjigjet mund të përfshijnë që besimi, pendimi dhe pagëzimi çojnë drejt heqjes së mëkateve, bindjes dhe përulësisë në zemër, vizitimit të Frymës së Shenjtë, shpresës, dashurisë së përsosur dhe, më në fund, bekimit të të jetuarit me Perëndinë.)
Ndërsa studentët renditin bekimet që shohin te Moroni 8:25–26, ju mund të doni të bëni këto pyetje vazhduese:
-
Përse mendoni se marrja e heqjes së mëkateve tona çon në bindje dhe përulësi në zemër?
-
Si mundet të qenit i bindur dhe i përulur në zemër ta ftojë Frymën e Shenjtë në jetën tonë?
-
Përse Fryma e Shenjtë na ndihmon të përgatitemi të jetojmë me Perëndinë?
-
Përse mendoni se duhet të jemi të zellshëm dhe plot lutje që dashuria e përsosur të durojë në jetën tonë?
Shkruani thënien e paplotë vijuese në tabelë: Nëpërmjet bindjes besnike ndaj urdhërimeve, ne mund të marrim Frymën e Shenjtë, që na përgatit të …
I ftoni studentët të gjejnë një frazë nga Moroni 8:25–26 që plotëson këtë parim: Nëpërmjet bindjes besnike ndaj urdhërimeve, ne mund të marrim Frymën e Shenjtë, që na përgatit të jetojmë me Perëndinë.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Moronin 8:27 dhe kërkojini klasës të shohë për pasojat e kryelartësisë së nefitëve. Pastaj kërkojuni studentëve të rishikojnë Moronin 8:26 dhe Moronin 8:27, duke krahasuar pasojat e bindjes dhe të përulësisë në zemër me pasojat e kryelartësisë.
Ftojeni një student tjetër të lexojë me zë të lartë Moronin 8:28. Theksoni se, pasi Mormoni shprehu shqetësim rreth nefitëve, ai tha: “Lutu për ta, biri im, që pendimi të mund të vijë tek ata”. Kujtojuni studentëve për fuqinë që mund të vijë në jetën e njerëzve kur të tjerët luten për ta.
Për ta përfunduar mësimin, ftojini studentët të shprehin ndjenjat e tyre rreth fuqisë së Shlyerjes për të shpëtuar fëmijët e vegjël dhe për të na shpëtuar ne të gjithëve ndërsa përpiqemi të jemi besnikë ndaj besëlidhjeve tona.