Mësimi 41
2 Nefi 32
Hyrje
Pas dhënies së mësimit rreth “shteg[ut] të ngushtë dhe të ngushtuar që të çon në jetën e përjetshme” (2 Nefi 31:18), Nefi kuptoi se populli i tij po pyeste veten se çfarë duhej të bënte pas fillimit në atë shteg. Ai iu përgjigj pyetjeve të tyre duke i nxitur të “ushqeh[eshin] me bollëk me fjalët e Krishtit” dhe “të lute[shin] gjithmonë” (2 Nefi 32:3, 9). Ai i siguroi ata se nëse do t’i bënin këto gjëra, Fryma e Shenjtë do t’i ndihmonte të dinin se çfarë të bënin.
Sugjerime për Mësimdhënien
2 Nefi 32:1–7
Nefi na këshillon të kërkojmë drejtim hyjnor nëpërmjet fjalëve të Jezu Krishtit dhe nxitjeve të Frymës së Shenjtë
Ftojini studentët të mendojnë për një kohë kur ata kanë shpjeguar mënyrën për të shkuar nga një vend në një tjetër. Kërkojuni të shpjegojnë përse ishte qoftë e lehtë apo e vështirë t’i jepje ato udhëzime.
Kujtojuni studentëve se në mësimin e mëparshëm, ata studiuan udhëzimet që Nefi i dha popullit të tij. Pas ndarjes së këtyre udhëzimeve, ai tha: “Kjo është udha” (2 Nefi 31:21). Për t’i ndihmuar studentët të rishikojnë atë që mësuan, drejtojuni pyetjet vijuese:
-
Nëse ndjekim udhëzimet e Nefit, ku do të na çojnë ato? (Te jeta e përjetshme; shih 2 Nefi 31:20.)
-
Sipas 2 Nefit 31:17–18, si fillojmë ne në shtegun që të çon drejt jetës së përjetshme?
Shpjegoni se 2 Nefi 32 është një vazhdim i mësimeve që jep Nefi te 2 Nefi 31. Kërkojuni studentëve të shohin te 2 Nefi 32:1 për një pyetje që populli i Nefit kishte lidhur me atë që ai u pati mësuar atyre. Ftoni disa studentë ta shprehin këtë pyetje me fjalët e tyre. (Siguroni që studentët të kuptojnë se populli pyeste veten se çfarë duhej të bënte pasi kishin filluar në shtegun drejt jetës së përjetshme.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 32:2–3. Kërkojini klasës të kërkojë përgjigjen e Nefit ndaj pyetjes së popullit. Nxirrni në pah se 2 Nefi 32:3 është një fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë. Ju mund t’i nxitni studentët ta shënojnë atë në një mënyrë të dallueshme që të jenë në gjendje ta gjejnë lehtësisht.
-
Cilat fjalë te 2 Nefi 32:3 përshkruajnë mënyrën se si duhet të marrim fjalët e Krishtit? Si ndryshon të ushqyerit me bollëk nga marrja e disa kafshatave?
-
Çfarë mendoni se do të thotë të ushqehesh me bollëk me fjalët e Krishtit?
-
Cili tha Nefi se do të jetë rezultati kur ne ushqehemi me bollëk me fjalët e Krishtit?
-
Cilat janë disa vende ku mund t’i gjejmë fjalët e Jezu Krishtit? (Përgjigjet mund të përfshijnë shkrimet e shenjta, fjalët e profetëve bashkëkohorë dhe frymëzimin nga Fryma e Shenjtë.)
Sigurohuni që studentët të kuptojnë se kur ne ushqehemi me bollëk me fjalët e Krishtit, fjalët e Krishtit do të na tregojnë të gjitha gjërat që duhet të bëjmë.
Për t’i ndihmuar studentët të mendojnë rreth asaj se sa mirë ushqehen me fjalët e Jezu Krishtit, lexoni listën vijuese, duke ndaluar pas secilës pikë. Kërkojuni studentëve ta shkruajnë listën në ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta apo në fletoret e tyre të klasës ose në një copë letre.
-
Studimi vetjak i shkrimeve të shenjta
-
Mbledhja e sakramentit
-
Konferenca e përgjithshme
-
Studimi familjar i shkrimeve të shenjta
-
Seminari
-
Mbrëmja familjare
-
Mbledhja e kuorumit të Priftërisë Aarone ose e klasës së Të Rejave
-
Lutja vetjake
Ftojini studentët të mendojnë rreth asaj se sa mirë i kërkojnë ata fjalët e Jezu Krishtit në secilën nga këto situata. Për çdo pikë, vërini ata të shkruajnë ushqehem me bollëk, marr disa kafshata, ose ngordh urie. Për shembull, një student mund të ushqehet me bollëk gjatë studimit vetjak të shkrimeve të shenjta, por merr vetëm disa kafshata gjatë një konference të përgjithshme. Një student që nuk tregon vëmendje në mbledhjen e sakramentit mund të shkruajë fjalën ngordh urie pranë asaj pike.
Kërkojuni studentëve të zgjedhin një nga veprimtaritë në të cilën ata aktualisht “po marrin disa kafshata” apo “po ngordhin urie”, dhe ftojini të vendosin objektiva që do t’i ndihmojnë “të ushqeh[en] me bollëk me fjalët e Krishtit” më shumë në atë situatë. (Ju mund t’i nxitni ata të mendojnë rreth objektivave të tyre te broshura Detyrë ndaj Perëndisë apo Përparimi Personal në lidhje me këto objektiva).
Për të përforcuar kuptimin e studentëve për përgjegjësinë e tyre për të kërkuar drejtim vetjak nga Fryma e Shenjtë, vërini të lexojnë qetësisht 2 Nefin 32:4–7. Pastaj kërkojuni të diskutojnë pyetjet vijuese me një pjesëtar/e. (Ju mund të doni t’i jepni këto pyetje me një fletushkë ose t’i shkruani në tabelë përpara se të fillojë ora mësimore.)
-
Te vargu 4, çfarë mendoni se do të thotë të “pyesni” apo “trokitni”? Cilat thotë Nefi se janë pasojat për ata që nuk do të pyetin apo trokasin?
-
Çfarë bekimi premton Nefi se mund të kemi kur marrim Frymën e Shenjtë?
-
Përse mban zi Nefi për popullin e tij?
Shprehni besimin tuaj se ndërsa studentët ushqehen me bollëk me fjalët e Jezu Krishtit, Fryma e Shenjtë do t’i ndihmojë ata të ndjekin shtegun drejt jetës së përjetshme.
2 Nefi 32:8–9
Nefi na këshillon të lutemi gjithmonë
Shpjegoni se Nefi u përqendrua pastaj në një gjë që mund ta bëjmë për të marrë fjalët e Jezu Krishtit. Ftojini studentët të lexojnë qetësisht 2 Nefin 32:8, duke kërkuar atë që Nefi tha se duhet të bëjmë. Pasi ata të kenë gjetur përgjigjen, drejtojuni pyetjet vijuese për t’i ndihmuar të përsiaten për rëndësinë e lutjes:
-
Përse mendoni se Fryma e Shenjtë do që të lutemi?
-
Përse mendoni se Satani nuk do që të lutemi? Në cilat mënyra mund të përpiqet Satani t’i bindi njerëzit që të mos luten?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë vargun te 2 Nefi 32:9. Vini në dukje se 2 Nefi 32:8–9 është një fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shënojnë në një mënyrë të dukshme që të jenë në gjendje ta gjejnë lehtësisht.
-
Sa shpesh duhet të lutemi? Çfarë mendoni se do të thotë “të luteni kurdoherë”?
Ndani thënien e mëposhtme nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. (Nëse është e mundur, bëni kopje të këtij citati në mënyrë që studentët të mund të lexojnë së bashku dhe të përqendrohen te fjalët e Plakut Bednar. Nëse bëni kopje, shënoni që citimi vijon më pas në mësim pas një diskutimi të shkurtër. Përfshijeni atë pjesë të thënies gjithashtu.) Ftoni studentët të mbajnë vesh këshillën e Plakut Bednar se si “të lut[emi] kurdoherë”.
“Në karakterin tonë, në sjelljen tonë ose lidhur me rritjen tonë shpirtërore mund të ketë gjëra për të cilat na nevojitet të këshillohemi me Atin Qiellor në lutjen e mëngjesit. …
“Gjatë gjithë ditës mbajmë në zemër një lutje për ndihmë dhe udhëheqje të vazhdueshme. …
“Gjatë kësaj dite të veçantë ne vëmë re se ka rrethana kur zakonisht ne do të kishim prirje të flisnim ashpër, por nuk bëjmë kështu; ose mund të prireshim nga zemërimi, por nuk jemi ashtu. Ne shquajmë një ndihmë e fuqi qiellore dhe me përulje njohim përgjigjet për lutjet tona. Dhe madje në atë çast pranimi, ofrojmë një lutje të heshtur mirënjohjeje” (“Pray Always”, Ensign ose “Lutuni Kurdoherë” Liahona, nëntor 2008, f. 41–42).
Për t’i ndihmuar studentët të përsiaten mbi këtë këshillë, pyetni:
-
A mund të mendoni për çaste sot apo ditët e fundit kur ju mund ta kishit ndjekur këtë sugjerim nga Plaku Bednar? (Ju mund të doni t’u kërkoni studentëve që më mirë të përsiaten qetësisht mbi këtë pyetje sesa të përgjigjen me zë të lartë.)
Vazhdoni të lexoni këshillën e Plakut Bednar:
“Në përfundim të ditës sonë ne gjunjëzohemi përsëri dhe i raportojmë Atit tonë. Ne shqyrtojmë sërish ngjarjet e ditës dhe shprehim falënderime të përzemërta për bekimet dhe ndihmën që morëm. Ne pendohemi dhe, me ndihmën e Shpirtit të Zotit, përcaktojmë mënyra për të vepruar e për t’u bërë më të mirë nesër. Prandaj lutja e mbrëmjes mbështetet dhe është vazhdim i lutjes sonë të mëngjesit. Dhe lutja jonë e mbrëmjes është gjithashtu përgatitje për lutje kuptimplote në mëngjes.
Lutjet e mëngjesit e të mbrëmjes – dhe të gjitha lutjet e ndërmjetme – nuk janë ngjarje pa lidhje ose të shkëputura; përkundrazi, lidhen së bashku për çdo ditë dhe përgjatë ditëve, javëve, muajve dhe viteve. Kjo është pjesërisht mënyra me të cilën ne përmbushim këshillën “lutuni kurdoherë” (Lluka 21:36; 3 Nefi 18:15, 18; DeB 31:12). Lutje të tilla kuptimplote janë dobiprurëse në marrjen e bekimeve më të larta që Perëndia mban rezervë për fëmijët e Tij besnikë” (“Lutuni Kurdoherë”, f. 42).
Për t’u ndihmuar studentët të kuptojnë pjesën e fundit të 2 Nefit 32:9, shpjegonio se fjala shenjtëroj do të thotë “të përkushtosh, të bësh të shenjtë, ose të bëhesh i drejtë” (Guide to the Scriptures, “Consecrate, Law of Consecration”, scriptures.lds.org).
-
Përse duhet të lutemi kurdoherë që “kryej[më ndonjë] gjë ndaj Zotit”?
-
Çfarë mendoni se do të thotë për Zotin të shenjtërojë atë që bëjmë për mirëqenien e shpirtrave tanë?
-
Si mund të na ndihmojë këshilla e Plakut Bednar të jetojmë një jetë më të shenjtëruar?
Dëshmoni se kur lutemi gjithmonë, ne do të jemi në gjendje të bëjmë gjithçka që Zoti do të donte të bënim për mirëqenien e shpirtrave tanë.
Për të përmbledhur atë që studentët kanë diskutuar në këtë mësim, ndani thënien vijuese nga Plaku Spenser J. Kondi, i Të Shtatëdhjetëve:
“Ju mund të jeni duke u përballur me vendime lidhur me një mision, karierën tuaj të ardhshme, dhe, më në fund, me martesën. Ndërsa lexoni shkrimet e shenjta dhe luteni për drejtim, ju në të vërtetë mund të mos shihni përgjigjen në formën e fjalëve të shtypura në një fletë, por ndërsa lexoni ju do të merrni përshtypje të qarta, dhe nxitje, dhe, siç është premtuar, Fryma e Shenjtë ‘do t’ju tregojë të gjitha gjërat që duhet të bëni’. [2 Nefi 32:5. ]” (“Becoming a Great Benefit to Our Fellow Beings,” Ensign, maj 2002, f. 45).