Mësimi 135
3 Nefi 29–30
Hyrje
Ndërsa Mormoni e përfundoi rrëfimin e tij për vizitën e Shpëtimtarit mes nefitëve, ai shpjegoi se dalja në dritë e Librit të Mormonit do të ishte një shenjë se Zoti po e përmbushte besëlidhjen e Tij me shtëpinë e Izraelit. Ai gjithashtu paralajmëroi se ata që i mohojnë veprat e Perëndisë, do t’iu nënshtrohen gjykimeve të Perëndisë. Së fundi, ai shënoi ftesën e Shpëtimtarit për të gjithë njerëzit, që të pendohen dhe të numërohen mes shtëpisë së Izraelit.
Sugjerime për Mësimdhënien
3 Nefi 29
Mormoni dëshmon se Zoti do ta përmbushë besëlidhjen e Tij me shtëpinë e Izraelit në ditët e fundit
Përpara se të fillojë ora mësimore, kopjoni skemën vijuese në tabelë (ose përgatiteni atë si fletushkë për secilin student):
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Fillojeni klasën duke i ftuar studentët t’i përputhin fjalët në kolonën e parë të skemës me përkufizimet e tyre të sakta në kolonën e dytë (përgjigjet: 1-c, 2-a, 3-e, 4-b, 5-d). Teksa studentët i raportojnë përgjigjet e tyre, sigurohuni që ta kuptojnë secilin prej përkufizimeve. Ju mund ta bëni këtë duke i ftuar studentët t’i shpjegojnë përkufizimet me vetë fjalët e tyre ose duke e përdorur secilën fjalë ose frazë në një fjali. I njoftoni studentët se këto përkufizime do t’i ndihmojnë të kuptojnë më mirë 3 Nefin 29–30.
Shpjegoni se, pasi Mormoni shkroi rreth vizitës së Shpëtimtarit te nefitët, ai profetizoi për përmbushjen e premtimeve të Zoti në ditët e fundit. Pyetni studentët nëse e kanë përjetuar ndonjëherë plotësimin e një premtimi hyjnor, qoftë ai i dhënë në shkrimet e shenjta, nga një profet, nëpërmjet Frymës së Shenjtë apo nëpërmjet një bekimi patriarkal. Ftoni dy ose tre studentë t’i tregojnë përvojat e tyre, por sigurohuni që i kujtoni ata se nuk duhet të tregojnë përvoja që janë tepër personale apo të fshehta.
-
Si mendoni ju, përse disa njerëz mund të dyshojnë se Perëndia do t’i mbajë premtimet e Tij?
-
Në ç’mënyrë e dini se Perëndia i mban premtimet e Tij?
Shkruani në tabelë fjalët Kur dhe Atëherë. Ftoni studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 29:1–3, duke kërkuar për fjalët në tabelë. Shpjegoni se këto fjalë do t’i ndihmojnë ata të përcaktojnë një ngjarje që do të tregojë se Zoti po i mban premtimet e Tij drejtuar shtëpisë së Izraelit në ditët e fundit. (Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se fraza “këto thënie” tek 3 Nefi 29:1 u drejtohet shkrimeve në Librin e Mormonit.)
-
Si do ta përmblidhnit profecinë e shënuar në këto vargje? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë të vërtetën që vijon: Dalja në dritë e Librit të Mormonit është një shenjë se Zoti po e përmbush besëlidhjen e Tij për ta mbledhur Izraelin në ditët e mëvonshme. Ju mund të dëshironi t’i nxitni studentët ta shenjojnë këtë të vërtetë në përmbledhjen e kapitullit të 3 Nefit 29.)
I ftoni studentët t’i ngrenë lart kopjet e tyre të Librit të Mormonit. Shpjegoni se ata kanë në duart e tyre përmbushjen e profecisë së Mormonit dhe se ata do të mund të sigurohen se Zoti po e përgatit popullin e Tij për ardhjen e Tij. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien në vijim nga Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Libri i Mormonit është një provë fizike që Zoti është angazhuar të mbledhë fëmijët e besëlidhjes së Tij me Izraelin. …
Vërtet, Zoti nuk ka harruar! Ai na ka bekuar ne dhe të tjerë kudo në botë me Librin e Mormonit. … Ai na ndihmon të bëjmë besëlidhje me Perëndinë. Ai na fton ta kujtojmë Atë dhe të njohim Birin e Tij të Dashur. Ai është një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit” (“Besëlidhjet”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 88).
-
Si është fakti që ne e kemi Librin e Mormonit, një dëshmi se Perëndia do t’i mbajë premtimet e Tij?
Shkruajeni pyetjen vijuese në tabelë: Përse interesohen shenjtorët e ditëve të mëvonshme në besëlidhjen e Zotit me shtëpinë e Izraelit? U kërkoni studentëve të dëgjojnë përgjigjet e kësaj pyetjeje, ndërsa lexoni thënien që vijon nga Plaku Rasëll M. Nelson, i cili rendit premtimet që janë pjesë e besëlidhjes së Zotit me popullin e Tij. (Ju mund të dëshironi t’i jepni secilit student një kopje të kësaj thënieje.)
“Besëlidhja e Perëndisë, e bërë me Abrahamin dhe më vonë e përsëritur me Isakun dhe Jakobin, … përmbante disa premtime, duke përfshirë:
-
Jezusi, Krishti, do të lindte përmes prejardhjes familjare të Abrahamit.
-
Pasardhësit e Abrahamit do të jenë të shumtë, me të drejtën që të shtohen përjetësisht dhe gjithashtu me të drejtën që të mbajnë priftërinë.
-
Abrahami do të bëhet atë i shumë kombeve.
-
Vende të caktuara do të trashëgohen nga pasardhësit e tij.
-
Të gjitha kombet e tokës do të bekohen nga fara e tij.
-
Dhe ajo besëlidhje do të jetë e përjetshme – madje nëpër ‘një mijë breza’.
Disa nga këto premtime janë përmbushur; të tjera presin të përmbushen. …
Disa nga ne janë farë e mirëfilltë e Abrahamit, të tjerë janë mbledhur në familjen e tij nëpërmjet birësimit. Zoti nuk bën asnjë dallim. Së bashku ne i marrim këto bekime të premtuara – nëse e kërkojmë Zotin dhe u bindemi urdhërimeve të Tij. …
… Brigam Jangu tha: ‘Të gjithë shenjtorët e ditëve të mëvonshme hyjnë në besëlidhjen e re dhe të përjetshme kur hyjnë në këtë Kishë’” (“Besëlidhjet”, f. 87–88; duke cituar Teachings of Presidents of the Church: Brigham Young [1997], f. 62).
-
Duke përdorur atë që keni mësuar nga thënia e Plakut Nelson, si mund t’i përgjigjeni pyetjes në tabelë? (Studentët mund të japin përgjigje të ndryshme, por sigurohuni që ata të përcaktojnë të vërtetën që vijon: Shenjtorët e ditëve të mëvonshme janë pjesë e popullit të besëlidhjes së Zotit dhe ne mbajmë përgjegjësinë për t’i bekuar të gjitha kombet.)
-
Si kërkojnë shenjtorët e ditëve të mëvonshme t’i bekojnë kombet e tokës?
-
Çfarë roli luan Libri i Mormonit në këto përpjekje?
Drejtojuni fjalëve përbuz dhe mjerë nga veprimtaria përputhëse. Shpjegoni se Mormoni e dinte që në ditët e fundit do të ishin ata që do ta përbuznin Librin e Mormonit dhe prova të tjera të përmbushjes së besëlidhjes së Zotit me popullin e Tij. Vërini studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 29:4–9, duke kërkuar atë që do t’u ndodhë atyre që e përbuzin Shpëtimtarin dhe veprat e Tij. Pasi studentët të shpjegojnë atë që kanë gjetur, ju mund të sugjeroni që ta shkruajnë të vërtetën që vijon në shkrimet e tyre të shenjta: Hidhërim do t’iu vijë atyre që i mohojnë Jezu Krishtin dhe veprat e Tij.
-
Përse është hidhërimi pasojë e natyrshme e përbuzjes së Shpëtimtarit dhe të veprave të Tij?
-
Si do t’i përgjigjeshit dikujt që thotë se Zoti nuk i flet njeriut ose Ai nuk kryen mrekulli?
-
Si mund t’i dallojmë dhe vlerësojmë më mirë në jetën tonë Zotin dhe veprat e Tij?
3 Nefi 30
Zoti i këshillon johebrenjtë të pendohen dhe të vijnë tek Ai
Drejtojuni fjalës përbuz nga veprimtaria përputhëse. I njoftoni studentët se tek 3 Nefi 30, Mormoni plotësoi një urdhërim nga Zoti për të shënuar një ftesë nga Jezu Krishti drejtuar veçanërisht johebrenjve, ose njerëzve pa ungjillin. I ftoni studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 30:1–2, duke kërkuar sa më shumë ftesa drejtuar johebrenjve që mund të gjejnë. Pasi të raportojnë atë që kanë gjetur, pyetni:
-
Cilat prej këtyre ftesave mendoni se do të ishin një përmbledhje e gjithë të tjerave? (Ftesa për të ardhur te Krishti përfshin pendimin, pagëzimin, marrjen e Frymës së Shenjtë dhe qenien i numëruar mes njerëzve të Zotit.)
-
Çfarë bekimesh u premton Jezu Krishti johebrenjve, në qoftë se ata do të vijnë tek Ai? (Heqje të mëkateve, qenien të mbushur me Frymën e Shenjtë dhe qenien të numëruar mes popullit të Tij.)
-
Përse është bekim që të numërohemi mes popullit të Zotit?
Shkruani parimin vijues në tabelë: Nëse vijmë te Krishti, ne vërtet do të numërohemi mes popullit të Tij. Shpjegoni se, edhe pse 3 Nefi 30:2 u drejtohet atyre që nuk janë anëtarë të Kishës, ne mund ta përdorim ftesën e Jezu Krishtit për të matur vetë përpjekjet tona për t’i mbajtur besëlidhjet që kemi bërë me Perëndinë. Dëshmoni për bekimet që vijnë nga mbajtja e besëlidhjeve tona dhe e urdhërimeve të Zotit.
Përsëritje e 3 Nefit
Merrni pak kohë për t’i ndihmuar studentët të përsëritin librin e 3 Nefit. Kërkojuni të mendojnë rreth asaj që kanë mësuar nga ky libër, si në seminar ashtu edhe në studimin e tyre vetjak të shkrimeve të shenjta. Nëse nevojitet, i ftoni të shqyrtojnë shkurtimisht disa prej përmbledhjeve të kapitujve në 3 Nefi për t’i ndihmuar që të kujtojnë. Pas një kohe të mjaftueshme, ftoni disa studentë të tregojnë diçka nga 3 Nefi që ishte frymëzuese për ta ose që i ka ndihmuar të kenë besim më të madh në Jezu Krishtin.