Mësimi i Studimit në Shtëpi
3 Nefi 1–11:17 (Njësia 24)
Hyrje
Veprimtaria për 3 Nefin 1–7 në këtë mësim thekson disa nga doktrinat dhe parimet që mund t’i ndihmojnë studentët të kuptojnë më mirë se çfarë do të thotë të jenë të kthyer në ungjillin e Jezu Krishtit. Veprimtaritë mësimdhënëse për 3 Nefin 8–10 do t’i përgatitin studentët që të mendojnë mbi dëshmitë e tyre për Shpëtimtarin, ndërkohë që mësojnë rreth shfaqjes së Tij te pasardhësit e Lehit te 3 Nefi 11.
Sugjerime për Mësimdhënien
3 Nefi 1–7
Shenja dhe mrekulli shpallin lindjen e Jezu Krishtit; njerëzit qarkullojnë midis drejtësisë dhe ligësisë derisa përmbyset qeveria
Vizatoni një vizë si ajo që vijon në tabelë:
Pyetni: Bazuar në studimet tuaja javën që shkoi, si mund t’i paraqitë kjo vijë nefitët tek 3 Nefi 1–7? (Ju mund të doni t’i ftoni studentët të rishikojnë titujt e kapitujve për 3 Nefin 1–7 për t’i rikujtuar ata se si nefitët u luhatën midis drejtësisë dhe ligësisë nga viti 1 Ps.K. deri në vitin 33 Ps.K. ).
Për t’i ndihmuar studentët të mendojnë rreth asaj që 3 Nefi 1–7 mund të na mësojë rreth bërjes me të vërtetë të kthyer te Jezu Krishti dhe tek ungjilli i Tij, e ftoni një student të lexojë me zë të lartë thënien që vijon nga Presidenti Marion G. Romni, i Presidencës së Parë. (Nëse është e mundur, i jepni një kopje secilit student dhe u kërkoni atyre të nënvizojnë fraza ose fjalë që mendojnë se e përshkruajnë më mirë një njeri të kthyer në besim.)
“Kthimi në besim është një ndryshim shpirtëror dhe moral. I kthyer në besim nënkupton jo thjesht pranimin mendor të Jezusit dhe të mësimeve të tij, por gjithashtu një besim nxitës tek Ai dhe tek ungjilli i tij. … Te një njeri që është me të vërtetë tërësisht i kthyer në besim, dëshira për gjëra në kundërshtim me ungjillin e Jezu Krishtit ka vdekur me të vërtetë. Dhe si rrjedhim zëvendësohet me një dashuri për Perëndinë, me një vendosmëri të patundur dhe kontrolluese për t’i zbatuar udhërimet e tij” (në Conference Report, Konferenca e Zonës së Guatemalës 1977, f. 8).
Pyetni: Çfarë fraza ose fjalë ndieni se e përshkruajnë më mirë një njeri të kthyer në besim?
Vizatojeni skemën vijuese në tabelë ose përgatiteni atë si fletushkë për studentët:
Bindjet dhe Veprimet që Udhëheqin drejt Kthimit në Besim |
Bindjet dhe Veprimet që e Dobësojnë Kthimin në Besim | |
---|---|---|
I caktoni secilit student një nga pjesët e shkrimeve të shenjta nga tabela. U jepni anëtarëve të klasës kohë për t’i kërkuar pjesët e caktuara atyre për besime dhe veprime që udhëheqin drejt kthimit në besim ose që e dobësojnë atë. Shumë prej parimeve që studentët mund të gjejnë, ndodhen në Përmbledhjen e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi për ditët 1–3 në fillimin e këtij mësimi. Ndërkohë që studentët raportojnë atë që gjejnë, i shkruani përgjigjet e tyre në tabelë ose i nxitni ata t’i shkruajnë ato në fletushkat e tyre. I ndihmoni studentët të zbatojnë parimet që kanë gjetur, duke u bërë pyetje si të mëposhtmet lidhur me një ose dy të vërteta që përcaktuan studentët:
-
Si keni jetuar ju ose dikush që e njihni, në përputhje me atë të vërtetë ose si e keni përjetuar atë parim?
-
Bazuar në të vërtetën që zbuluat, çfarë këshille do të jepnit për ta ndihmuar dikë të bëhet më i kthyer në besim dhe më i qëndrueshëm shpirtërisht?
3 Nefi 8–11:17
Shkatërrim dhe errësirë e madhe shenjojnë vdekjen e Jezu Krishtit; pas Ringjalljes së Tij, Ai viziton pasardhësit e Lehit
Ftojeni një student të përmbledhë ngjarjet te 3 Nefi 8 dhe të ndajë me klasën ndonjë ndjenjë ose mbresë që ai ose ajo pati gjatë studimit të këtij kapitulli javën që shkoi. I kërkoni një studenti të lexojë tek 3 Nefi 8:20–23. E ftoni klasën të shpjegojnë përse shenja që përshkruajnë këto vargje, është një shenjë e përshtatshme për të treguar vdekjen e Jezu Krishtit. Për ta theksuar errësirën që përjetuan nefitët, ju mund të doni të përdorni veprimtarinë që vijon:
I jepni secilit student një elektrik dore dhe i mbyllni dritat në dhomë. (Nëse nuk keni elektrikë dore të mjaftueshëm, studentët mund të duhet t’i përdorin së bashku). I bëni studentët t’i ndezin elektrikët e tyre të dorës dhe ftoni dy ose tre prej tyre të lexojnë me radhë me zë të lartë nga 3 Nefi 9:13–20. Vëreni klasën t’i ndjekë ata, duke kërkuar të vërteta që njerëzit i mësuan rreth Jezu Krishtit, ndërkohë që ata përjetuan errësirën pas vdekjes së Tij. Me dritat të ndezura përsëri, përmblidhni në tabelë të vërtetat që përcaktuan studentët. Theksoni parimet që vijojnë: Jezu Krishti është drita dhe jeta e botës. Nëse vijmë te Jezu Krishti me një zemër të thyer dhe shpirt të penduar, Ai do të na pranojë, do të na shërojë dhe do të na japë jetë të përjetshme.
Përmblidhni 3 Nefin 11:1–7 duke shpjeguar se njerëzit që i kishin mbijetuar shkatërrimit, u mblodhën në tempullin në Begati.
Tregoni figurën Jezusi Jep Mësim në Hemisferën Perëndimore (62380; Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 82) ose Jezusi Shëron Nefitët (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 83). I ftoni studentët të përfytyrojnë 3 Nefin 11:8–17, ndërsa ua lexoni atë. Ndaloni me raste gjatë leximit tuaj dhe i ftoni studentët të tregojnë se si ndihen kur e përfytyrojnë këtë përvojë, veçanërisht përvojën “një nga një” që nefitët patën me Shpëtimtarin, siç përshkruhet te 3 Nefi 11:15.
Pasi të lexoni 3 Nefin 11:8–17, u bëni studentëve pyetjet që vijojnë. I ftoni ata të kalojnë pak çaste duke përsiatur me qetësi pyetjet përpara se të përgjigjen. (Sigurohuni që të lejoni kohë të mjaftueshme për studentët që t’u përgjigjen këtyre pyetjeve, me qëllim që ata të mos ndihen të nxituar teksa përsiaten e shprehin ndjenjat dhe dëshmitë e tyre).
-
Nëse do të ishit mes nefitëve dhe do të kishit pasur mundësi t’i preknit plagët e Shpëtimtarit, çfarë do t’i kishit thënë Atij?
-
Kur Jezu Krishti ua paraqiti veten e Tij nefitëve, si mendoni ju përse është e rëndësishme që Ai ua tërhoqi vëmendjen drejt “kupë[s së] hidhur”? (3 Nefi 11:11).
-
Cila është “kup[a] e hidhur” që përmend Jezu Krishti? (Shih DeB 19:16–19.)
Jepni dëshminë tuaj për Shpëtimtarin dhe dritën që ju ka ardhur në jetën tuaj kur e keni ndjekur Atë. (Ju gjithashtu mund të dëshironi t’i nxitni studentët të kujtojnë ndjenjat që përjetuan gjatë këtij mësimi dhe t’i shënojnë ato në ditarët e tyre personalë në shtëpi).
Njësia Pasuese (3 Nefi 11:18–16:20)
I ftoni studentët të marrin parasysh pyetjet që vijojnë, ndërkohë që studiojnë njësinë pasuese: A e konsideroj dikë të jetë armiku im? Nëse po, si i trajtoj këta njerëz? Cilat virtyte e ndien Perëndia se janë të rëndësishme në jetën time? A është e pranueshme që të gjykojmë njerëz të tjerë? Studentët mund të gjejnë përgjigje të këtyre pyetjeve ndërsa studiojnë fjalët e Shpëtimtarit në njësinë 25.