Mësimi i Studimit në Shtëpi
Alma 25–32 (Njësia
Hyrje
E filloni këtë mësim me një veprimtari për t’i ndihmuar studentët që të kërkojnë të jenë mjete në duart e Perëndisë. Pjesa dërrmuese e mësimit, megjithatë, do të përqendrohet në pasojat e të besuarit dhe të vepruarit me idetë e rreme, të krahasuara me të besuarit dhe të vepruarit sipas fjalës së Perëndisë, siç ilustrohet tek Alma 30–32.
Sugjerime për Mësimdhënien
Alma 25–29
Amoni dhe bijtë e Mosias ngazëllehen në Zotin, ndërkohë që shumë lamanitë kthehen në besimin tek ungjilli
Siç shënohet tek Alma , Amoni dhe vëllezërit e tij u gëzuan për suksesin e tyre në punën e Zotit. I bëni studentët të lexojnë Almën 26:1–4, 11–13 dhe të kërkojnë atë që Amoni dhe vëllezërit e tij përmbushën dhe se si ata ishin në gjendje ta përmbushnin atë. I kujtoni studentët se këto vargje na mësojnë parimin vijues: Kur përulemi, Zoti na forcon dhe na përdor si mjete në duart e Tij.
Alma
Korihori përqesh doktrinën e Krishtit
I tregoni klasës një farë. U kërkoni atyre të renditin shembuj për gjëra që i pëlqejnë, të cilat vijnë nga fara. Në krahasim me disa nga bimët, frutat dhe perimet që mund t’i kenë përmendur studentët, vini në dukje se është e mundur që një farë mund të rritet në një bimë e cila prodhon fryte të hidhur ose madje helmues apo që mund t’ua marrin frymën bimëve të tjera të mira.
I shkruani fjalët ide dhe bindje në tabelë dhe pyetni: Si mund të jetë një ide apo një bindje si një farë?
Shpjegoni se, teksa studentët studiojnë dhe diskutojnë mbi Almën 30–32 në klasë sot, ata do t’i krahasojnë pasojat e ndjekjes së ideve të rreme me pasojat e ndjekjes së fjalës së Perëndisë.
U kërkoni studentëve të shpjegojnë se cili ishte Korihori. I ftoni ata të lexojnë Almën 30:12–18, dhe të përcaktojnë idetë e rreme që dha mësim Korihori. Pasi të kenë pasur kohë të lexojnë, i ftoni ata të renditin në tabelë ose në një copë letre dy ose tre ide të rreme të Korihorit, të cilat ata mendojnë se janë veçanërisht të rrezikshme ndaj bindjeve fetare të dikujt. Pastaj bëni pyetjet e mëposhtme:
-
Cilat janë disa veprime tek të cilat mund të çojnë këto ide? (Ndërsa përgjigjen studentët, vini në dukje se një ide që çon drejt një veprimi, është sikurse një farë që rritet për të dhënë një bimë).
-
Sipas Almës 30:18, çfarë i udhëhoqën mësimet e Korihorit të bënin njerëzit? (Teksa studentët përgjigjen, theksoni se Satani përdor doktrina të rreme për të na joshur të bëjmë mëkat.)
Ftojeni një student të përmbledhë atë që i ndodhi Korihorit. (Nëse studentët kanë nevojë për ndihmë, i ftoni ata të përdorin kreun e kapitullit për Almën ose të lexojnë Almën 30:52–53, 59–60.)
Alma
Alma kryeson një mision për t’i rifituar zoramitët që braktisën fenë
I kujtoni studentët që zoramitët besonin ide të rreme dhe kishin rënë në praktika të rreme ose braktisëse. Tek Alma 31:5 ne mësojmë se, kur e studiojmë fjalën e Perëndisë, ajo do të na udhëheqë për të bërë atë që është e drejtë.
Alma
Alma u jep mësim njerëzve të varfër të zoramitëve se si të ushtrojnë besim
I kujtoni studentët se, edhe pse shumë prej zoramitëve refuzuan ta pranonin fjalën e Perëndisë, Alma filloi të kishte sukses mes të varfërve. Ai i mësoi ata se si të ushtronin besim. I bëni studentët të rishikojnë Almën 32:21, një varg për zotërimin e shkrimit të shenjtë. U kërkoni atyre të shpjegojnë se çfarë u mëson ky varg rreth besimit.
I kujtoni studentët se Alma përdori një farë për të dhënë mësim rreth procesit të zhvillimit të besimit. Pastaj bëni pyetjet e mëposhtme:
-
Çfarë frazash tek Alma 32:28 tregojnë se një farë, ose në këtë rast fjala e Perëndisë, është e mirë?
-
Çfarë ndikimi ka fjala e Perëndisë te ne, kur e lejojmë atë të mbillet në zemrat tona?
U tregoni studentëve se Alma i nxiti zoramitët ta vinin në provë fjalën, ose ta mbillnin atë në zemrat e tyre duke e besuar atë dhe duke vepruar sipas saj. I ftoni ata të lexojnë Almën 33:22–23, duke kërkuar se cilën “fjalë” Alma dëshironte veçanërisht që njerëzit ta mbillnin në zemrën e tyre. Ju mund të dëshironi t’i nxitni studentët t’i shkruajnë këto vargje si një referencë-kryq pranë Almës 32:28.
I bëni studentët të lexojnë Almën 32:28–29, 31, 37, 41–43, duke kërkuar për shpërblime që i marrim nga të besuarit dhe të vepruarit sipas fjalës së Perëndisë. Ndërsa studentët përgjigjen, sigurohuni që parimi vijues është i qartë: Nëse ne e ushqejmë me zell besimin tonë në fjalën e Perëndisë në zemrat tona, besimi ynë dhe dëshmia jonë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij do të rriten.
Për ta përfunduar këtë mësim, i ftoni studentët t’i japin përgjigjet e tyre për mësimin 4, detyrën 4 në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta – rreth rezultateve që kanë parë në jetën e tyre, ndërkohë që e kanë ndjekur eksperimentin që përshkroi Alma tek Alma .
Njësia Tjetër (Alma 33–38)
Cili është rreziku i shtyrjes së pendimit? Amuleku i përgjigjet kësaj pyetjeje dhe jep një paralajmërim. Gjithashtu, Alma i këshillon dy nga bijtë e tij, ndërsa i afrohet fundit të jetës së tij. Ai jep hollësi rreth kthimit të tij në besim – duke ndryshuar nga dikush që luftoi kundër Perëndisë, në dikë që luftonte për Perëndinë – dhe rreth mënyrës se si u ndje kur u çlirua nga faji dhe dhembja e mëkateve të tij.