Mësimi i Studimit në Shtëpi
Alma 33–38 (Njësia
Hyrje
Amuleku u mësoi zoramitëve se Shlyerja është “[e] pafund[me] dhe [e] përjetsh[me]” (Alma 34:10). Studentët e mësuan këtë të vërtetë në studimin e tyre javor dhe ky mësim do t’i sigurojë ata me një mundësi të mëtejshme për të kuptuar dhe për ta vlerësuar Shlyerjen e Jezu Krishtit.
Sugjerime për Mësimdhënien
Alma 33–35
Alma dhe Amuleku u mësojnë zoramitëve rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit
Pyetni: Përse ishte Jezu Krishti i vetmi që mund të shlyente për mëkatet e botës?
I kujtoni studentët se, si pjesë e detyrave të tyre të caktuara javore, ata lexuan Almën 34:10–14 dhe shenjuan fraza që përfshijnë fjalët i pafundëm dhe i përjetshëm. I kërkoni një studenti t’i lexojë këto vargje me zë të lartë dhe më pas u kërkoni studentëve të tregojnë frazat që përcaktuan.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Rasëll Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se si Shlyerja e Jezu Krishtit është e pafundme dhe e përjetshme:
“Shlyerja e Tij është e pafundme – pa mbarim. Ishte gjithashtu e pafundme në atë që tërë njerëzimi do të shpëtohej nga vdekja e pambarueshme. Ishte e pafundme në kuptimin e vuajtjes së Tij të pashpjegueshme. … Ishte e pafundme në qëllim – ishte për t’u bërë njëherësh për të gjithë. Dhe mëshira e Shlyerjes shtrihet jo vetëm te një numër i pafundëm njerëzish, por gjithashtu te një numër i pafundëm botësh të krijuara prej Tij. Ishte e pafundme përtej çdo shkalle njerëzore të matjes ose përtej çdo kuptueshmërie të vdekshme.
Jezusi ishte i vetmi që mund të mund ta ofronte një shlyerje të tillë, të pafundme, ngaqë Ai u lind prej një nëne të vdekshme dhe një Ati të pavdekshëm. Për shkak të asaj parëbirënie të pashoqe, Jezusi ishte një Qenie e pafundme” (“The Atonement”, Ensign, nëntor 1996, f. .
Pyetni: Si na ndihmojnë mësimet e Amulekut dhe ky shpjegim nga Plaku Nelson për të kuptuar përse Jezu Krishti ishte i vetmi njeri që mund të shlyente për mëkatet e botës?
I bëni studentët ta përmbledhin atë që kanë mësuar deri tani nga Alma rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit. Shpjegoni se një parim i rëndësishëm që mund të mësojmë nga kjo pjesë është që shlyerja e pafundme dhe e përjetshme e Jezu Krishtit e bën shpëtimin të mundur për gjithë njerëzimin.
Shkruani frazën që vijon në tabelë ose në një copë letre: Imagjinoni jetën pa …
Ngrini një diçka që shumë të rinj e quajnë me vlerë (të tillë si një telefon celular). Pyetni: Si do të ishte jeta pa këtë gjë?
Më pas, ngrini një shishe ose një gotë me ujë (ose diçka tjetër që është thelbësore për ta mbështetur jetën). Pyetni: Si do të ishte jeta pa ujë?
Pasi studentët t’u jenë përgjigjur këtyre pyetjeve, përfundoni thënien në dërrasë: Imagjinoni jetën pa Shlyerjen e Jezu Krishtit.
Bëni pyetjet e mëposhtme:
-
Si e imagjinoni ju që njerëzit e shohin jetën, nëse ata nuk e njohin Jezu Krishtin apo nëse nuk besojnë se ka një Perëndi?
-
Si e imagjinoni ju se do të ishte jeta e ndryshme për ju pa Shlyerjen e Jezu Krishtit? (U lejoni studentëve një çast për të përsiatur mbi këtë pyetje përpara se t’i pyetni për përgjigje).
Shpjegoni se Amuleku u mësoi zoramitëve se ata kishin nevojë të pendoheshin me qëllim që t’i sillnin bekimet e Shlyerjes në jetën e tyre (shih Alma 34:15–17). I pyetni studentët nëse e kanë vonuar ndonjëherë pendimin, pasi ata kishin frikë t’i rrëfenin mëkatet e tyre apo kishin frikë se nuk ishin të fortë sa duhej për të ndryshuar. Më pas pyetni: Përse është e rrezikshme të vonohet pendimi?
I ftoni studentët të lexojnë me zë të lartë nga Alma 34:30–35, duke kërkuar për atë që Amuleku u mësoi rreth arsyes përse ne nuk duhet ta vonojmë pendimin. I diskutoni këto vargje duke bërë pyetjet vijuese:
-
Shihni Almën 34:32. Përse duhet të pendohemi sot? (Ndërsa studentët përgjigjen, i ndihmoni ata ta kuptojnë këtë parim: Kjo jetë është koha për ne që të përgatitemi për ta takuar Perëndinë.)
-
Shihni Almën 34:33. Cili është qëllimi i kësaj jetë? Çfarë do t’u ndodhë atyre që e shtyjnë pendimin?
-
Shihni Almën 34:31. Çfarë premtimi u jepet atyre që pendohen tani?
Lexoni thënien në vijim nga Presidenti Bojd Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Ju nuk ka nevojë të dini gjithçka përpara se fuqia e Shlyerjes do të veprojë për ju. Kini besim në Krishtin; ai fillon të veprojë ditën që ju e kërkoni!” (“Washed Clean”, Ensign, maj 1997, f. )
Pyetni: Çfarë ju mëson kjo thënie nga Presidenti Paker? Përse është ajo e dobishme për ju?
Alma
Alma këshillon birin e tij, Helamanin
Studentët tuaj studiuan këshillën e Almës për birin e tij, Helamanin, të shënuar tek Alma , dhe mësuan rreth gëzimit që ndjeu Alma kur u pendua me sinqeritet për mëkatet e tij. Studentëve iu kërkua të lexonin Almën 36:19–22 dhe më pas të shkruanin në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta se çfarë u mësuan atyre këto vargje lidhur me fuqinë e Shlyerjes (dita 2, detyra 3). Ftoni dy ose tre studentë të tregojnë atë që shkruan. Përfundojeni me vetë dëshminë tuaj për Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe gëzimin që vjen nga pendimi.
Njësia Tjetër (Alma 39–44)
U kërkoni studentëve të mendojnë rreth mënyrës se si një prind i shqetësuar dhe i dashur mund ta korrigjojë një bir ose bijë, që kreu shkelje të rënda seksuale. Alma u ndodh përballë kësaj situate dhe i mësoi të vërteta të rëndësishme birit të tij, Koriantonit, i cili mëkatoi ndërkohë që po shërbente në një mision.