Mësimi i Studimit në Shtëpi
Alma 39–44 (Njësia
Hyrje
Siç shënohet tek Alma 39–42, Alma e ndihmoi birin e tij, Koriantonin, të kuptonte seriozitetin e mëkatit seksual, doktrinat lidhur me ringjalljen, Gjykimin Përfundimtar dhe pasojat e përjetshme të ligjeve të drejtësisë dhe mëshirës. Ky mësim do t’u sigurojë studentëve mundësitë për të dhënë mësim dhe për t’ia shpjeguar këto doktrina njëri-tjetrit.
Sugjerime për Mësimdhënien
Përpara fillimit të orës mësimore, përgatitni fletushka që përmbajnë udhëzimet për këtë mësim. Njihuni mirë me udhëzimet që të mund t’i ndihmoni studentët të përparojnë në përpjekjen e tyre për t’i dhënë mësim njëri-tjetrit.
Alma 39–41
Alma jep mësim se pendimi sjell lumturi
Fillojeni orën mësimore duke i ftuar studentët ta përsëritin bashkërisht Almën 39:9, një fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë, që u inkurajuan ta mësonin përmendsh si pjesë të studimit të tyre këtë javë. Pyetni nëse ndonjëri mund t’ia kujtojë klasës arsyen përse Alma e këshilloi birin e tij, Koriantonin, të pendohej dhe t’i braktiste mëkatet e tij në këtë varg.
Kujtojini studentët se tek Alma 40–41, Alma gjithashtu iu drejtua shqetësimeve të Koriantonit për ringjalljen e të vdekurve dhe Gjykimin Përfundimtar. Për t’i ndihmuar studentët të shpjegojnë atë që mësuan dhe të shprehin ndjenjat dhe dëshmitë e tyre lidhur me të vërtetat që gjenden tek Alma 39–41, shkruani pyetjet dhe referencat e shkrimeve të shenjta që vijojnë në tabelë përpara se të fillojë ora mësimore:
Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë sikur janë misionarë dhe se kanë lënë një takim me dikë, i cili po kërkon përgjigje ndaj këtyre pyetjeve. Vërini në dijeni se do t’ju jepet pak kohë për t’u përgatitur dhe më pas ata do të kenë mundësinë për t’iu përgjigjur disa prej këtyre pyetjeve, duke përdorur atë që mësuan nga Alma 39–41.
Nëse ua lejon madhësia e klasës, ndajeni klasën në dyshe që përfaqësojnë dyshe misionarësh. Caktojini secilës dyshe misionarësh njërën prej pyetjeve nga tabela. (Nëse madhësia e klasës suaj është më e vogël, ju mund t’ua caktoni pyetjet studentëve veç e veç.) Jepini secilës dyshe misionarësh një kopje të udhëzimeve më poshtë dhe kërkojuni të përdorin vargjet e referuara në fund të pyetjes, që iu caktuan atyre për t’iu përgjigjur pyetjeve të kërkuesit të tyre. Jepuni kohë studentëve që të përsëritin vargjet dhe të përgatitin një mësim të shkurtër për kërkuesin e tyre. Nxitini dyshet e misionarëve të vendosin se për cilat pjesë të udhëzimeve do të jetë përgjegjës secili prej tyre për t’i dhënë mësim.
Ndërsa studentët përgatiten, ju mund të dëshironi të ecni midis studentëve në mënyrë që të mund të dëgjoni dhe të ofroni ndihmë sipas nevojës. Nëse është e nevojshme, ndihmojini studentët të përcaktojnë doktrinat nga Alma 39–41, të cilat i ndihmojnë t’u përgjigjen pyetjeve që u janë caktuar. Përdorini doktrinat në vijim si një udhërrëfyes:
Mëkati seksual është një neveri në pamjen e Zotit (shih Almën 39:1–9).
Ringjallja është ribashkimi i shpirtit dhe i trupit, me të gjitha gjërat e rikthyera në formën e tyre të përshtatshme dhe të përkryer (shih Almën 40:21–26).
Ne do të rivendosemi ose në lumturi ose në mjerim, sipas punëve dhe dëshirave tona në vdekshmëri (shih Almën 41:1–7).
Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi (shih Almën 41:10–15).
Udhëzime
Përgatituni të bëni sa vijon, ndërsa jepni mësim:
-
Jepni disa informacione mbi rrethanat për vargjet (të tilla si të shpjeguarin se kush po fliste, kujt po i flisnin dhe përse).
-
Lexoni pjesë të fragmentit të shkrimit të shenjtë, të siguruar për t’ju ndihmuar që t’i përgjigjeni pyetjes që ju caktua.
-
Shkruani një doktrinë apo parim që u mësohet në vargjet të cilat i studiuat, që gjen zbatim për pyetjen që ju caktua juve.
-
Shpjegoni se si doktrina apo parimi që shkruat ju ndihmon t’i përgjigjeni pyetjes që ju caktua. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që ata, të cilëve u jepni mësim, ta shkruajnë këtë doktrinë apo parim në shkrimet e tyre të shenjta.
-
Tregoni arsyen përse kjo doktrinë apo ky parim është i rëndësishëm për ju dhe dëshmoni për të vërtetat që keni dhënë mësim.
Pasi studentët të jenë përgatitur për t’iu përgjigjur pyetjeve që ju caktuan atyre, i vini ata në grupe të vogla, në mënyrë që të mund të mësojnë njëri-tjetrin. (Nëse klasa juaj është e vogël, vëreni secilin student ose dyshe misionarësh t’i japë mësim të gjithë klasës.) Pasi studentët të kenë përfunduar së mësuari njëri-tjetrin, bëjini klasës pyetjet në vijim:
-
Ndërsa mendoni për mëkatet e Koriantonit, përse mendoni se të kuptuarit e këtyre doktrinave do të ishte i dobishëm për të?
-
Përse do të ishte e rëndësishme që të jeni në gjendje t’ia shpjegoni këto të vërteta atyre me të cilët do të shoqëroheni në jetën tuaj?
-
Përse është e rëndësishme që t’i kuptoni dhe t’i jetoni këto të vërteta?
Alma
Alma mëson Koriantonin rreth drejtësisë dhe mëshirës
Vizatoni një peshore të thjeshtë në tabelë. Ftojeni një student t’ia mësojë konceptet e drejtësisë dhe të mëshirës klasës, duke përdorur ilustrimin dhe atë që ai apo ajo mësoi nga udhëzimet e Almës drejtuar Koriantonit tek Alma . Ftojini studentët t’i kthehen Almës në shkrimet e tyre të shenjta e të kërkojnë fraza dhe thënie rreth drejtësisë dhe mëshirës të cilat i shenjuan apo i nënvizuan.
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë kushtet sipas të cilave është e mundësuar mëshira, bëni pyetjet e mëposhtme:
-
Çfarë duhej të bënte Jezu Krishti me qëllim që mëshira të ishte e mundësuar për ne?
-
Çfarë duhet të bëjmë ne për të marrë mëshirë?
Ftoni disa studentë të tregojnë se përse janë mirënjohës për Shlyerjen e Jezu Krishtit.
Alma 43–44
Të dëgjuarit e këshillës së profetëve na mbron nga kundërshtari
Nëse mbetet kohë, merrni parasysh që t’u kërkoni studentëve të përsëritin ato që mësuan nga Alma 43–44, duke treguar atë që shkruan në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta për luftimin në betejat e tyre shpirtërore (dita 4, detyra 3 dhe 4). Dëshmoni për Jezu Krishtin dhe fuqinë e Tij për ta shtrirë mëshirën ndërsa pendohemi dhe për të na mbrojtur kur vijmë tek Ai.
Njësia Tjetër (Alma 45–63)
Përse ishin nefitët kaq të suksesshëm kundër armiqve të tyre? Në ç’mënyrë ishin ata në gjendje të luftonin [duke pasur] forcën e Zotit? Përgjigjet mund të gjenden duke studiuar shembujt e kapiten Moronit, të Helamanit dhe luftëtarëve të tij të rinj.