Mësimi i Studimit në Shtëpi
Alma 45–63 (Njësia
Hyrje
Për shkak se ky mësim trajton 19 kapituj të librit të Almës, ju nuk do të jeni në gjendje të jepni mësim ose të theksoni të gjithë përmbajtjen historike dhe të gjitha doktrinat e parimet që studentët mësuan përgjatë javës. Sugjerimet vijuese të mësimdhënies u japin studentëve mundësi t’i zbatojnë në luftërat e vetë jetës së tyre të vërtetat që mësuan nga studimi i luftërave nefite. Me lutje studioni shkrimet e shenjta për këtë mësim, në mënyrë që të mund të frymëzoheni për të theksuar të vërtetat te të cilat studentët kanë nevojë të përqendrohen gjatë orës mësimore.
Sugjerime për Mësimdhënien
Alma 45–63
Duke mirëbesuar te Perëndia dhe duke ndjekur udhëheqësit e frymëzuar, nefitët janë në gjendje të mundin lamanitët
Përpara fillimit të orës mësimore, shkruani thënien vijuese në tabelë nga Presidenti Ezra Taft Benson: “Nga Libri i Mormonit ne mësojmë se si dishepujt e Krishtit jetojnë në kohë lufte” (“The Book of Mormon—Keystone of Our Religion”, Ensign, nëntor 1986, f.
Kërkojuni studentëve të emërtojnë disa luftëra që janë bërë nga vendi në të cilin jetojnë. Më pas kërkojuni të emërtojnë disa sfida që njerëzit mund të hasin gjatë një lufte.
Pyetni: Përse mund të jetë e vështirë të jesh një dishepull i Jezu Krishtit gjatë një lufte?
Ftojini studentët të mendojnë rreth luftërave që studiuan gjatë javës së kaluar, siç shënohen tek Alma 45–63. Ju mund të dëshironi t’i nxitni ata të përsëritin shpejt disa prej përmbledhjeve të kapitujve për Almën 45–63. Ftojini që të emërtojnë disa sfida që hasën nefitët gjatë luftërave të tyre.
Kujtojuni studentëve se, edhe në se nuk luftojmë kurrë në një luftë fizike, ne të gjithë jemi të përfshirë në një luftë shpirtërore. Ftojeni një student të lexojë deklaratën vijuese nga Presidenti Henri Ajring, i Presidencës së Parë, i cili përshkroi luftën shpirtërore në të cilën jemi të përfshirë aktualisht. Ju mund të dëshironi të siguroni një kopje për secilin student.
“Jeni përfshirë në ushtrinë e Zotit në periudhën e fundit ungjillore. Kjo nuk është kohë paqeje. Kështu ka qenë që kur Satani rreshtoi forcat e tij kundër planit të Atit Qiellor në jetën paratokësore. Ne nuk i dimë detajet e betejës së atëhershme. Por ne dimë një pasojë. Satani dhe pasuesit e tij u dëbuan poshtë në tokë. Dhe konflikti ka vijuar që prej krijimit të Adamit dhe Evës. Ne e kemi parë të rritet. Dhe shkrimet e shenjta sugjerojnë se lufta do të bëhet më e dhunshme dhe të vrarët shpirtërisht në anën e Zotit do të rriten” (“Një nga Tanët Ra!” Ensign ose Liahona, maj 2009, f. .
Drejtojini studentët te thënia nga Presidenti Benson në tabelë. U thoni se, qoftë kur flasim për luftë fizike ose luftë shpirtërore, thënia është e vërtetë. Shpjegoni se studimi i jetës së dishepujve që jetuan gjatë luftërave në kohët e Librit të Mormonit, mund të na ndihmojë të zhvillojmë cilësi që do të jenë të rëndësishme në vetë luftërat tona shpirtërore.
Shkruajini emrat dhe referencat vijuese të shkrimeve të shenjta në tabelë, ose përgatitini ato si një fletushkë për shpërndarje. Kërkojuni studentëve të zgjedhin njërin prej këtyre individëve ose grupeve për ta studiuar. Përpiquni që ta vini të paktën një student për të studiuar secilin person ose grup.
Jepuni studentëve disa minuta për të studiuar sa më shumë shkrime të shenjta të munden për individin ose grupin që zgjodhën. Kërkojuni që të jenë të përgatitur për t’i mësuar klasës idetë vijuese (ju mund të dëshironi t’i shkruani këto në tabelë ose t’i vendosni edhe ato në një fletushkë):
-
Një ndodhi nga jeta e këtij personi ose grupi që tregon se njerëzit ishin dishepuj të vërtetë të Shpëtimtarit.
-
Një ose më shumë cilësi të këtij personi ose grupi që e ndihmoi të qëndronte ose të qëndronin të guximshëm gjatë luftës me lamanitët.
-
Një parim të ungjillit që ne mund të mësojmë nga ky person ose grup, që mund të na forcojnë në luftërat tona shpirtërore sot.
Ftoni sa më shumë studentë që të jetë e mundur për të ndarë me klasën atë që mësuan. Ju mund të dëshironi t’u kërkoni studentëve t’i shkruajnë parimet e ungjillit që mësuan në tabelë.
Merrni parasysh të bëni pyetjet e mëposhtme për t’i ndihmuar studentët të zbatojnë atë që mësuan nga studimi vetjak i Almës 45–63:
-
Mendoni rreth cilësive të një dishepulli të Jezu Krishtit të cilat i patë te njerëzit që jetuan gjatë luftërave me lamanitët. Cilën prej këtyre cilësive do të pëlqenit më shumë ta zhvillonit në jetën tuaj? Përse?
-
Cilat janë disa luftëra shpirtërore që hasim sot? Si mund t’ju ndihmojnë shembujt e këtyre dishepujve të Shpëtimtarit që të keni besim dhe kurajë ndërsa i hasni këto luftëra?
Ju mund të dëshironi të tregoni njërin prej fragmenteve tuaja të parapëlqyera nga Alma 45–63. Dëshmoni se parimet që mësojmë nga këta kapituj, mund të na ndihmojnë të jemi dishepuj të vërtetë të Jezu Krishtit gjatë luftës shpirtërore të ditëve të fundit.
Njësia Tjetër (Helamani 1–9)
U thoni studentëve se kapitulli i parë i Helamanit shënon vdekjen e tre kryegjykatësve. U thoni se do të gjejnë përgjigje ndaj pyetjeve të mëposhtme: Si vdiqën gjykatësit? Çfarë mrekullie i ndodhi Nefit dhe Lehit kur ishin në burg? Zërin e kujt dëgjuan ata? Tregojuni studentëve se profeti Nefi qe në gjendje të zgjidhte një vrasje përmes fuqisë së profecisë.