Hyrje te Doktrinat Bazë
Doktrinat Bazë vijuese duhet të vihen në dukje në seminar:
Kreu–Perëndi
Plani i Shpëtimit
Shlyerja e Jezu Krishtit
Periudha e Kujdestarisë Ungjillore, Braktisja dhe Rivendosja
Profetët dhe Zbulesa
Priftëria dhe Çelësat e Priftërisë
Ordinancat dhe Besëlidhjet
Martesa dhe Familja
Urdhërimet
Mësuesit duhet t’i ndihmojnë studentët që t’i përcaktojnë, kuptojnë, besojnë, shpjegojnë dhe zbatojnë këto doktrina bazë të ungjillit teksa i studiojnë shkrimet e shenjta. Të vepruarit në këtë mënyrë do t’i ndihmojë studentët që t’i forcojnë dëshmitë e tyre dhe ta rritin vlerësimin e tyre për ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit. Të Mësuarit e Doktrinave Bazë gjithashtu do t’i ndihmojë studentët të përgatiten më mirë për ta jetuar ungjillin dhe për t’ua mësuar të tjerëve këto të vërteta të rëndësishme. Mësimet në këtë manual u krijuan duke pasur në mendje Doktrinat Bazë. Është e rëndësishme që të kujtohet se në këtë manual do të vihen në dukje edhe doktrina të tjera domethënëse të ungjillit, edhe pse ato nuk renditen mes Doktrinave Bazë. Mësimdhënia e doktrinave bazë të ungjillit ndodh ndërsa i studioni shkrimet e shenjta çdo ditë me studentët dhe ndërsa i ndihmoni t’i zotërojnë fragmentet kyçe të shkrimit të shenjtë. Rritja në të kuptuarit, të besuarit dhe të jetuarit e Doktrinave Bazë është një proces që ndodh gjatë katër viteve të seminarit dhe vazhdon për gjithë pjesën tjetër të jetës së një studenti. Ju mund të doni t’u jepni studentëve një listë të Doktrinave Bazë.
Vlerësimi i Doktrinave Bazë
Një Vlerësim i Doktrinave Bazë është krijuar për t’u dhënë mësuesve informacion që mund ta përdorin për të bekuar më mirë jetën e studentëve të tyre. Ne rekomandojmë që mësuesit ta administrojnë këtë vlerësim gjatë javës së parë të klasës dhe përsëri nga fundi i vitit. Për të gjetur Basic Doctrines Assessment [Vlerësimi i Doktrinave Bazë] dhe vlerësime të tjera në faqen në internet të SeI-së (si.lds.org), kërkoni duke përdorur fjalën kyçe assessment [vlerësim].
Mësuesit që i dërgojnë rezultatet e vlerësimit të studentëve të tyre te Zyra Kërkimore e SeI-së, do të marrin një raport që do t’i ndihmojë ta përshtatin mësimdhënien e tyre për të plotësuar më mirë nevojat e studentëve të vet. Për shembull, nëse rezultatet tregojnë që studentët nuk e kuptuan doktrinën e pendimit, do të përcaktohen disa mësime nga programi mësimor i vitit që mund t’i ndihmojnë studentët ta kuptojnë më mirë këtë doktrinë. Teksa mësuesit e përdorin me lutje këtë informacion në mësimdhënien e tyre të njëpasnjëshme të shkrimit të shenjtë, rinia jonë dhe të rinjtë e të rejat në moshë madhore do të jenë të përgatitur më mirë për ta përmbushur Synimin e Seminareve dhe Instituteve të Fesë.