Biblioteka
Mësimi i Studimit në Shtëpi: Gjoni 16–21 (Njësia 16)


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Gjoni 16–21 (Njësia 16)

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e ngjarjeve, doktrinave dhe parimeve që studentët i mësuan ndërsa studiuan Gjonin 16-21 (njësia 16), nuk ka për qëllim të jepet si pjesë e mësimit tuaj. Mësimi që jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë, teksa i mbani parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (Gjoni 16)

Nga ajo që Jezusi u dha mësim Apostujve të Tij pas Darkës së Fundit, studentët mësuan se Fryma e Shenjtë mund të na udhërrëfejë drejt gjithë së vërtetës dhe të na tregojë gjërat që do të vijnë. Studentët gjithashtu mësuan se Fryma e Shenjtë zbulon të vërtetat dhe udhëzimet që vijnë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Ngaqë Jezu Krishti e ka mundur botën, ne mund të marrim zemër dhe të kemi paqe.

Dita 2 (Gjoni 17)

Teksa studentët studiuan Lutjen Ndërmjetësuese të Jezu Krishtit, ata mësuan se që të marrim jetë të përjetshme, ne duhet të arrijmë të njohim Atin Qiellor dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin. Ata gjithashtu mësuan se si dishepuj të Jezu Krishtit, ne duhet të jemi në botë, por jo të botës. Teksa studentët lexojnë rreth mënyrës se si Jezusi u lut që dishepujt e Tij të mund të ishin në unitet me Të dhe Atin, ata mësuan se kur vijmë te Jezu Krishti dhe i marrim bekimet e Shlyerjes së Tij, ne mund të bëhemi një me Atin dhe Birin.

Dita 3 (Gjoni 18–19)

Nga shembulli egoist i Pilatit, studentët mësuan se vënia e vetë interesave tona përpara bërjes së asaj që është e drejtë, do të na udhëheqë drejt mëkatit. Teksa studentët e studiuan rrëfimin e Gjonit për Kryqëzimin, ata mësuan se ne mund ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit duke zgjedhur t’i ndihmojmë të tjerët edhe kur jemi vetë nevojtarë.

Dita 4 (Gjoni 20–21)

Në këtë mësim, studentët studiuan rrëfimin e Gjonit për Ringjalljen e Jezu Krishtit. Ata mësuan se Jezu Krishti e mundi vdekjen nëpërmjet Ringjalljes së Tij. Nga përvoja e Thomait, ata mësuan se ne do të bekohemi nëse zgjedhim të besojmë te Jezu Krishti edhe kur nuk mund ta shohim Atë.

Hyrje

Zoti i ringjallur iu shfaq dishepujve të Tij teksa peshkonin. Në bregdet, Jezusi hëngri me dishepujt e Tij dhe e ftoi Pjetrin që ta tregonte dashurinë e Tij për Të duke i ushqyer delet e Tij.

Sugjerime për Mësimdhënien

Gjoni 21:1–17

Zoti i ringjallur u shfaqet disa prej dishepujve të Tij tek Deti i Tiberiadës (Deti i Galilesë)

Vizatoni një zemër të madhe në tabelë.

Pamja
zemra

Ftojini studentët të vijnë te tabela dhe të shkruajnë brenda zemrës dy ose tri gjëra të parapëlqyera prej tyre. Shpjegoni se këto mund të përfshijnë njerëz, zotërime ose veprimtari.

Kur studentët të kenë mbaruar, ju gjithashtu mund të renditni disa prej gjërave tuaja të parapëlqyera.

Përmblidheni Gjonin 21:1–2 duke shpjeguar se pasi e panë Zotin e ringjallur në dy raste, Pjetri dhe disa nga dishepujt e tjerë ishin në bregun e Detit të Galilesë (i cili gjithashtu quhet Deti i Tiberiadës).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Gjonin 21:3. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që vendosi të bënte Pjetri.

  • Si mendoni, çfarë veprimtarie mund t’i shtonte Pjetri listës sonë të gjërave të parapëlqyera në tabelë? (Pasi të përgjigjen studentët, shkruani peshkimi brenda zemrës në tabelë.)

  • Për sa kohë peshkuan Pjetri dhe dishepujt e tjerë? Sa peshq zunë ata?

Kërkojuni studentëve të marrin parasysh se si mendojnë ata që Pjetri dhe dishepujt e tjerë mund të ishin ndier pas një nate të gjatë peshkimi pa asnjë rezultat.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Gjonin 21:4–6. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që ndodhi mëngjesin pasues.

  • Çfarë ndodhi pasi dishepujt kishin peshkuar pa sukses gjithë natën?

Përmblidhni Gjonin 21:7–14 duke shpjeguar që, teksa dishepujt përpiqeshin me vështirësi ta ngrinin rrjetën plot me peshq për në barkë, Gjoni shpalli se burri në breg të detit ishte Zoti. Pjetri gjithë zell u hodh në det dhe notoi drejt Jezusit ndërkohë që të tjerët erdhën me barkën e tyre. Kur dishepujt mbërritën në bregdet, Jezusi po përgatiste ushqim për ta.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Pas një ribashkimi të gëzuar me Jezusin e ringjallur, Pjetri pati një bisedë me Shpëtimtarin që unë e quaj pikën vendimtare të kthesës për shërbesën apostullore në përgjithësi dhe sigurisht për Pjetrin në veçanti, duke e frymëzuar këtë njeri të madh të quajtur shkëmb drejt një jete madhështore shërbimi dhe udhëheqjeje të përkushtuar. Duke vështruar barkat e tyre të dëmtuara, rrjetat e tyre të holluara dhe një grumbull të habitshëm prej 153 peshqish, Jezusi i [foli] apostullit të Tij më të vjetër” (“Urdhërimi i Parë i Madh”, Ensign ose Liahona, nëntor 2012, f. 84).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Gjonin 9:15–17. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar një pyetje që Jezusi ia bëri Pjetrit në mënyrë të përsëritur. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë atë që gjejnë.

  • Cilën pyetje ia bëri Jezusi Pjetrit tri herë?

  • Kur Jezusi pyeti: “A më do ti mua më shumë se këta?” (vargu 15), cilëve mendoni se iu drejtohej fjala këta? (Jezusi mund të kishte qenë duke iu drejtuar grumbullit të peshqve ose gjërave të tjera të lidhura me jetën e një peshkatari. Shkruani pyetjen vijuese në tabelë pranë zemrës: A më do ti mua më shumë se këta?)

  • Si u përgjigj Pjetri?

  • Si mund të ishit ndier nëse do të kishit qenë në vendin e Pjetrit dhe Jezusi do t’ju kishte pyetur tri herë nëse e donit Atë?

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë përse Jezusi mund ta ketë bërë këtë pyetje dhe përse e bëri Pjetrin që t’i përgjigjej Atij tri herë, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Holland:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Jezusi iu përgjigj (dhe këtu përsëri pranoj se po jap rrëfimin tim, jo nga shkrimet e shenjta), ndoshta duke thënë diçka të tillë: ‘Atëherë përse je këtu, Pjetër? Përse jemi kthyer në po të njëjtin breg, pranë po të njëjtave rrjeta, duke bërë po të njëjtën bisedë? A nuk ishte e qartë që atëherë dhe a nuk është e qartë tani se nëse dua peshk, mund ta siguroj vetë peshkun? Pjetër, ajo çfarë më duhet janë dishepuj – dhe më duhen përgjithmonë. Më duhet dikush që të kujdeset për delet e mia e të shpëtojë qengjat e mi. Më duhet dikush që të predikojë ungjillin tim e të mbrojë fenë time. Më duhet dikush që më do, që më do plotësisht me të vërtetë dhe e ka për zemër atë që Ati ynë në Qiell më ka thirrur të bëj. … Kështu që për herë të dytë dhe supozoj për herë fundit, Pjetër, po të kërkoj që ta lësh të gjithë këtë dhe të shkosh të japësh mësim e të dëshmosh, të punosh e të shërbesh me besnikëri deri ditën që ata do të bëjnë me ty pikërisht atë që bënë me Mua” (“Urdhërimi i Parë i Madh”, f. 84).

  • Çfarë parimi mund të mësojmë nga bashkëbisedimi i Zotit me Pjetrin? (Pasi studentët përgjigjen, shkruani parimin vijues në tabelë: Nëse e duam Shpëtimtarin dhe Atin Qiellor më shumë se këdo tjetër, ne vërtet do t’i ushqejmë delet e Tij.)

  • Cilat janë delet e Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit? Si i ushqejmë ato?

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë se si ne mund t’i ushqejmë delet e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Robert D. Hejls

“Kjo është thirrja e Krishtit për çdo të krishterë sot: ‘Kulloti qengjat e mi. … Kulloti delet e mia’ – ndani ungjillin tim me këdo pavarësisht nga mosha, duke i lartësuar, bekuar, ngushëlluar, inkurajuar dhe duke i ngritur, veçanërisht ata të cilët mendojnë dhe besojnë në mënyrë të ndryshme nga ne” (“Të Qenit më Shumë i Krishterë si Krishti”, Ensign ose Liahona, nëntor 2012, f. 91).

Për ta ndihmuar klasën të kuptojë se si mund të zbatohet parimi i dashjes së Perëndisë më shumë sesa dikë tjetër, ftojini tre studentë që ta bëjnë me radhë duke lexuar me zë të lartë skenarët vijues. Pasi secili skenar të jetë lexuar, bëni pyetjet që vijojnë.

  1. Një grup djemsh e fton një të ri të ulet me ta gjatë drekës dhe ai shpreson që të bëhet shok me ta. Gjatë bashkëbisedimit të tyre, një prej djemve në grup fillon të tallet haptazi me një djalë tjetër.

  2. Një të reje i pëlqen shumë të luajë futboll. Ajo i kushton shumë orë çdo javë lojës së futbollit dhe ka pak kohë për gjëra të tjera, të tilla si mbrëmja familjare e shtëpisë dhe studimi vetjak i shkrimeve të shenjta.

  3. Një i ri ka qenë shumë i zënë si me veprimtaritë shkollore ashtu edhe jashtëshkollore. Gjithë javën, ai mezi po e pret që të kalojë ca kohë të lirë, të paktë, me miqtë të premten në darkë. Pikërisht përpara se ta marrë në telefon njërin prej tyre atë natë, shoqëruesi i tij i mësimit të shtëpisë merr në telefon për të parë nëse ai mund të shkonte me të që të ndihmonin njërën prej familjeve të caktuara atyre me një nevojë urgjente.

  • Çfarë zgjedhjesh janë në dispozicion të këtij personi?

  • Çfarë mund të bënte ky njeri për ta shprehur dashurinë e tij ose të saj për Zotin? Si do ta tregonte ai veprim dashurinë për Zotin?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Holland:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, nuk jam i sigurt tamam se si do të jetë përvoja jonë në Ditën e Gjykimit, por do të jem shumë i habitur nëse, në një çast të caktuar gjatë asaj bisede, Perëndia nuk na pyet pikërisht atë që Krishti e pyeti Pjetrin: ‘A më doje Mua?’ (“Urdhërimi i Parë i Madh”, f. 84).

Jepni dëshminë tuaj për rëndësinë e zgjedhjes për t’i dashur Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin mbi gjithë të tjerët dhe të shfaqjes së asaj dashurie nëpërmjet të ushqyerit të deleve të Tij.

Referojuni artikujve të renditur në zemrën në tabelë dhe pyetjes së shkruar pranë atyre artikujve: “A më do ti mua më shumë se këta?” Nënvizojeni fjalën këta dhe ftojini studentët që t’iu përgjigjen pyetjeve vijuese në fletoret e klasës ose ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta:

  • Nëse Jezusi do t’ju bënte të njëjtën pyetje juve, si mendoni, çfarë do t’i referohej Ai si “këta” në jetën tuaj?

  • Si do t’i përgjigjeshit pyetjes së Tij?

Teksa i përfundoni Ungjijtë, ftojini disa studentë të tregojnë atë që e shkruan për detyrën e tyre në mësimin për ditën 4 në ditarin e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta rreth historisë, ngjarjes ose mësimdhënies nga shërbesa e Shpëtimtarit në vdekshmëri që i ka ndihmuar ata të besojnë ose ta forcojnë besimin e tyre se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë.

Njësia Tjetër (Veprat e Apostujve 1–5)

Ftojini studentët të kërkojnë përgjigje për pyetjet vijuese gjatë studimit të tyre të Veprave të Apostujve 1–5: Kush do ta udhëhiqte Kishën pasi Shpëtimtari vdiq dhe u ringjall? Si u zgjodhën Apostujt e tjerë? Çfarë mrekullie ndodhi në ditën e Rrëshajave? Në ç’mënyrë e ndikoi Fryma e Shenjtë mrekullinë e asaj dite? Çfarë mrekullie kreu Pjetri në tempull dhe çfarë i ndodhi Pjetrit për shkak të saj? Çfarë u ndodhi Ananias dhe Safirës që e gënjyen udhëheqësin e tyre të priftërisë?

Shtyp në Letër