Biblioteka
Mësimi i Studimit në Shtëpi: Zbulesa 1–11 (Njësia 31)


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Zbulesa 1–11 (Njësia 31)

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhja e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e ngjarjeve, doktrinave dhe e parimeve që studentët mësuan ndërsa studiuan Zbulesën 1–11 (njësia 31), nuk ka për synim të jepet si pjesë e mësimit tuaj. Mësimi që jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë, teksa i merrni parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (Zbulesa 1–3)

Teksa studentët studiuan rreth zbulesës së Apostullit Gjon, ata mësuan se, ndërsa lexojmë, përpiqemi të kuptojmë dhe t’u bindemi fjalëve të Zotit, ne do të bekohemi. Gjoni u dha mësim anëtarëve të Kishës që Jezu Krishti kujdeset dhe shqetësohet për pasuesit e Tij besnikë dhe se Ai është një qenie e lavdishme e ringjallur që ka fuqi mbi vdekjen dhe ferrin. Studentët mësuan gjithashtu se, kur ia hapim derën Shpëtimtarit, Ai do të hyjë brenda dhe do të hajë darkë me ne.

Dita 2 (Zbulesa 4–5)

Në këtë mësim, studentët lexojnë rreth vegimit të Gjonit për Qengjin e Perëndisë dhe mësuan të vërtetat vijuese: Kur e kuptojmë madhështinë e Atit Qiellor, ne dëshirojmë ta adhurojmë e përlëvdojmë Atë. Jezu Krishti është i vetmi që është i denjë dhe i aftë të na shëlbojë. Kur e kuptojmë dhe e ndiejmë mirënjohjen për çfarë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë bërë për ne, ne dëshirojmë t’i adhurojmë dhe përlëvdojmë Ata.

Dita 3 (Zbulesa 6–7)

Teksa studentët mësuan rreth shtatë vulave, ata zbuluan se, nëse e durojmë me besnikëri mundimin dhe bëhemi të pastër nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne do të gëzojmë lavdinë çelestiale me Perëndinë.

Dita 4 (Zbulesa 8–11)

Studentët shqyrtuan parimin e përcaktuar në mësimin e ditës 3, kur mësuan për vegimin e Gjonit për hapjen e vulës së shtatë.

Hyrje

Ky mësim mund t’i ndihmojë studentët të kuptojnë atë që Zoti do të bëjë për ne për shkak se Ai na njeh dhe na do. Përveç kësaj, mësimi mund t’i ndihmojë studentët të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë që të fitojnë jetën e përjetshme.

Sugjerime për Mësimdhënien

Zbulesa 2–3

Gjoni shkruan fjalët e Jezu Krishtit për udhëheqësit e shtatë kishave

Shënim: Për më shumë informacion lidhur me udhëzimet e Zotit për shtatë bashkësitë e Kishave, ju mund të doni t’i referoheni New Testament Student Manual (Church Educational System manual, 2014), f. 531–532.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë rrëfimin vijues nga Motra Sidni S. Rejnolds, ish-këshilltare në presidencën e përgjithshme të Fillores. Kërkojini klasës të dëgjojë për gjërat që mund të mësojnë rreth Zotit nga ky rrëfim.

Pamja
Sidni S. Rejnolds

“Motra Gejll Kleg, e presidencës së përgjithshme të Fillores dhe bashkëshorti i saj jetuan për disa vite në Brazil. Së fundi ajo kishte një thirrje në Fillore, në Japoni. Kur hyri në kishë të dielën, ajo vuri re midis gjithë shenjtorëve japonezë një familje braziliane. … Ajo kishte vetëm një minutë kohë për t’i përshëndetur dhe pa se nëna dhe fëmijët ishin shumë entuziastë, por vuri re se babai ishte shumë i heshur. ‘Do të kem mundësi të flas me ta pas mbledhjes’, mendoi ndërsa u drejtua me nxitim drejt podiumit. Ajo e dha mesazhin e saj në anglisht, i cili u përkthye në japonisht dhe më pas pati një ndjenjë se duhet të ndante dëshminë e saj edhe në portugalisht. Ajo nguroi duke qenë se nuk kishte përkthyes për portugalishten dhe 98 përqind e njerëzve nuk do ta kuptonin atë që do të thoshte.

Pas mbledhjes babai brazilian iu afrua dhe i tha: ‘Motër, zakonet janë kaq ndryshe këtu dhe jam ndier i vetmuar. Është e vështirë të vish në Kishë dhe të mos kuptosh asgjë. Ndonjëherë pyes veten nëse do të ishte më mirë thjesht të lexoja shkrimet e mia të shenjta në portugalisht në shtëpi. I thashë gruas time: “Do ta provoj edhe një herë” dhe erdha sot duke menduar se do të ishte hera e fundit. Kur ju dhatë dëshminë në portugalisht, Shpirti preku zemrën time dhe e dija se isha pikërisht aty ku duhej të isha. Perëndia e di që unë jam këtu dhe Ai do të më ndihmojë’” (“He Knows Us; He Loves Us”, Ensign ose Liahona, nëntor 2003, f. 76).

  • Çfarë mund të mësojmë ne për Zotin nga kjo përvojë?

Shkruajeni frazën e paplotë vijuese në tabelë: Për shkak se Zoti e njeh secilin prej nesh … Ftojini studentët të kërkojnë të vërteta teksa studiojnë Zbulesën 2–3 që i ndihmojnë ata të kuptojnë atë që Zoti mund të bëjë për ta për shkak se Ai i njeh ata.

Shpjegoni se Zbulesa 2–3 përmban analin e Apostullit Gjon të fjalëve të Jezu Krishtit drejtuar shtatë bashkësive të Kishave në Azinë e Vogël (Turqia e ditëve të sotme).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Zbulesën 2:1–3, 6. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Zoti dinte për shenjtorët në Efes.

  • Çfarë dinte Zoti për shenjtorët në Efes? (Shpjegoni se termi Nikolaitë te vargu 6 mund t’iu referohet një grupi, anëtarët e të cilit pretendonin se mund të kryenin mëkate seksuale pa u ndëshkuar sepse hiri i Perëndisë do t’i shpëtonte ata [shih Bible Dictionary [Fjalori Biblik], “Nicolaitans” [“Nikolaitë”]].)

Nxirrni në pah se këto vargje shënojnë se Zoti i lavdëroi ose i përgëzoi shenjtorët për veprat e tyre të mira. Shtojani thënies në tabelë që të jetë sa vijon: Për shkak se Zoti e njeh secilin prej nesh, Ai mund të na japë lavdërime vetjake …

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Zbulesën 2:4–5. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar se çfarë tjetër dinte Zoti për shenjtorët në Efes.

  • Çfarë tjetër dinte Zoti për shenjtorët në Efes?

Nxirrni në pah se Zoti po u jepte shenjtorëve qortime për shkak të mëkateve të tyre. Plotësojeni thënien në tabelë që të përçojë të vërtetën vijuese: Për shkak se Zoti e njeh secilin prej nesh, Ai mund të na japë lavdërime dhe qortime vetjake.

  • Cilat janë disa mënyra se si ne mund të marrim lavdërime dhe qortime vetjake nga Zoti? (Nëpërmjet lutjeve tona vetjake, studimit të shkrimeve të shenjta, këshillave nga udhëheqësit e Kishës dhe prindërit dhe bekimeve patriarkale.)

  • Si mund të ndikojë tek ne njohuria se Zoti mund të na japë lavdërime dhe qortime vetjake, në mënyrën se si i qasemi studimit tonë vetjak të shkrimeve të shenjta dhe lutjes? Si mund të ndikojë kjo te mënyra se si ne reagojmë ndaj këshillës së udhëheqësve tanë të Kishës dhe prindërve?

  • Përse duhet të bëjmë një përpjekje për të synuar lavdërime vetjake dhe qortime nga Zoti?

  • Kur keni përjetuar ndonjë rast që Zoti iu ka dhënë juve lavdërime vetjake ose qortime? Si ju ka ndihmuar kjo përvojë të dini se Zoti ju njeh individualisht? (Porositini studentët që të mos tregojnë përvoja që janë të shenjta ose tepër private. Ju gjithashtu mund të tregoni një përvojë.)

Ftojini studentët të përsiatin se për çfarë veprimesh mendojnë se mund t’i lavdërojë Zoti si edhe për çfarë mendimesh ose sjelljesh mund t’i qortojë Zoti? Nxitini studentët të vendosin një synim për t’u penduar kur Zoti i qorton ata.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Zbulesën 2:7. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar se çfarë u premtoi Zoti atyre që fitojnë ose durojnë me besnikëri deri në fund.

  • Çfarë u premtoi Zoti atyre që fitojnë ose durojnë deri në fund në drejtësi?

  • Si mendoni, çfarë do të thotë të “ha[sh] nga pema e jetës”? (vargu 7.)

  • Si mund të ketë qenë e dobishme për shenjtorët në Efes kur kanë dëgjuar këtë bekim të premtuar pasi morën qortime vetjake?

Kujtojuni studentëve se, përveçse iu drejtua bashkësive të Kishës në Efes, Zoti iu drejtua edhe bashkësive të tjera të Kishës në Azinë e Vogël.

Ndajeni klasën në pesë grupe dhe caktojini secilit grup një nga referencat vijuese.

  1. Zbulesa 2:8–11

  2. Zbulesa 2:12–17

  3. Zbulesa 2:18–29; Joseph Smith Translation [Përkthimi prej Joseph Smith-it], Zbulesa 2:26–27 (në shtojcën e Biblës në anglisht)

  4. Zbulesa 3:1–6; Joseph Smith Translation [Përkthimi prej Joseph Smith-it], Zbulesa 3:1 (te Zbulesa 3:1, poshtëshënimi a, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht]); Joseph Smith Translation [Përkthimi prej Joseph Smith-it], Zbulesa 3:2 (te Zbulesa 3:2, poshtëshënimi a, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht])

  5. Zbulesa 3:7–13

Ftojini studentët të lexojnë vargjet e caktuara atyre si grup, duke kërkuar se çfarë u këshilloi Zoti shenjtorëve të bënin dhe bekimet që Ai u premtoi se ata do të merrnin nëse bënin kështu. Shpjegoni se Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se “mana që është fshehur” te Zbulesa 2:17 është “buka e jetës, fjala e mirë e Perëndisë, doktrinat e Atij, i cili është Buka e Jetës – gjithçka e cila është fshehur nga mendja mishtore [ose e botës]. Ata që hanë prej saj, nuk do të kenë më kurrë uri; jeta e përjetshme është trashëgimia e tyre përfundimtare” (Doctrinal New Testament Commentary, 3 vëll. [1965–1973], 3:451).

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojeni një pjesëtar nga secili grup të raportojë atë që gjeti grupi i tij ose i saj. Ftojeni një student të shkruajë në tabelë (poshtë bekimit të premtuar nga Zbulesa 2:7) bekimin e premtuar që çdo grup përcaktoi (shih Zbulesa 2:11, 17, 26; 3:5, 12). Pasi lista të jetë plotësuar, nxirrni në pah se secili prej këtyre premtimeve i referohet marrjes së bekimeve të ekzaltimit, të cilat janë të kushtëzuara sipas durimit tonë me besnikëri deri në fund.

  • Çfarë parimi mund të përcaktojmë ne nga këto vargje rreth asaj që ne duhet të bëjmë për të marrë bekimet e ekzaltimit? (Ndihmojini studentët të përcaktojnë një parim të ngjashëm me sa vijon: Nëse fitojmë, atëherë ne mund të marrim bekimet e ekzaltimit.)

Shpjegoni se ata që i marrin bekimet e ekzaltimit, janë ata, të cilët nëpërmjet hirit të Perëndisë, i mposhtin të gjitha vështirësitë që mund t’i pengojnë për t’u kthyer tek Ai. Këtu përfshihen gjërat e botës, sprovat, mëkati dhe vdekja.

Kërkojuni studentëve të marrin parasysh atë që duhet të mposhtin në jetën e tyre. Ftojini ata të luten dhe t’i kërkojnë ndihmë Atit Qiellor që të mposhtin vështirësitë, të cilat mund t’i pengojnë për t’u kthyer tek Ai. Dëshmoni për fuqinë e Atit Qiellor për t’i ndihmuar ata që të mposhtin çfarëdo vështirësie.

Njësia Tjetër (Zbulesa 12–22)

Pyetini studentët nëse e kanë pyetur ndonjëherë veten rreth Gjyqit Përfundimtar dhe ngjarjeve që ndodhën në jetën para lindjes. Çfarë shkroi Apostulli Gjon rreth Luftës në Qiell? Sa vetë u dëbuan me Satanin? Si do të jetë Gjyqi Përfundimtar? Për çfarë do të gjykohemi kur të qëndrojmë përpara Perëndisë? Si e përshkroi Gjoni madhështinë çelestiale? Shpjegoni se kur ata të studiojnë Zbulesën 12–22 gjatë javës së ardhshme, ata do të mësojnë përgjigjet për këto pyetje.

Shtyp në Letër