Biblioteka
Hyrje te Letra e Dytë e Palit drejtuar Thesalonikasve


Hyrje te Letra e Dytë e Palit drejtuar Thesalonikasve

Përse të studiohet ky libër?

Në Letrën e tij të Dytë drejtuar Thesalonikasve, Pali shkroi fjalë këshilluese dhe sqaruese për anëtarët e Kishës, të cilët i keqkuptuan disa aspekte specifike të Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit. Studimi i mësimeve të tij mund t’i ndihmojë studentët ta kuptojnë natyrën e Braktisjes dhe mënyrën se si të përgatiten siç duhet për kthimin e Zotit.

Kush e shkroi këtë libër?

Pali e shkroi 2 Thesalonikasve (shih 2 Thesalonikasve 1:1; shih edhe 2 Thesalonikasve 2:5; 3:17). Pjesa e fillimit të letrës përmban gjithashtu përshëndetjen nga Silvani dhe Timoteu (2 Thesalonikasve 1:1).

Kur dhe ku u shkrua ai?

“Pali u shkroi letra thesalonikasve nga Korinti gjatë udhëtimit të tij të dytë misionar”, rreth viteve 50–51 ps.K. (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Letra të Palit”, f. 100,scriptures.lds.org).

Për kë u shkrua ai dhe përse?

Pali ua shkroi 2 Thesalonikasve anëtarëve të Kishës në Thesaloniki. Temat te 1 Thesalonikasve dhe 2 Thesalonikasve janë të ngjashme, duke sugjeruar se Pali e shkroi 2 Thesalonikasve për t’u sqaruar dhe thelluar në funksion të letrës së parë. Duket se thesalonikasit kishin marrë një letër dashakeqe se gjoja qe nga Pali dhe se kjo letër kishte shkaktuar që disa të besonin se Ardhja e Dytë kishte ndodhur tashmë (shih 2 Thesalonikasve 2:2).

“Gjatë periudhës së shkurtër ndërmjet dy letrave, Kisha vuajti nga përndjekjet (2 Thesalonikasve 1:4); shpresa e një kthimi të menjëhershëm të Zotit krijoi ndjenja gëzimi të dëmshme (2:2)” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Letra të Palit”,, f. 100). Pali e shkroi 2 Thesalonikasve me qëllim që ta forconte besimin e këtyre anëtarëve dhe t’i korrigjonte keqkuptimet doktrinore.

Cilat janë disa tipare dalluese të këtij libri?

Letra e Dytë drejtuar Thesalonikasve jep hollësi të rëndësishme për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Disa shembuj përmbajnë idetë se Zoti do të kthehet me “zjarr flakërues” dhe se të ligjtë do të “ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit” (2 Thesalonikasve 1:8–9).

Në këtë letër, ne lexojmë se Pali profetizoi edhe për Braktisjen e Madhe, duke dhënë mësim se Kisha do t’i nënshtrohej një “rëni[e]” nga ungjilli përpara Ardhjes së Dytë të Zotit (shih 2 Thesalonikasve 2:2–12). Mësimet e Palit për Braktisjen u kujtojnë anëtarëve të sotëm të Kishës arsyen përse ishte e nevojshme Rivendosja e ungjillit në ditët e mëvonshme.

Përmbledhje

2 Thesalonikasve 1 Pali i përshëndet dhe i përgëzon shenjtorët në Thesaloniki. Ai jep mësim se të paperëndishmit do të provojnë hakmarrjen e Zotit në Ardhjen e Dytë.

2 Thesalonikasve 2 Pali e korrigjon idenë e gabuar se Ardhja e Dytë kishte ndodhur tashmë dhe profetizon se do të ndodhë një braktisje përpara kthimit të Zotit. Ai i nxit shenjtorët thesalonikas të qëndrojnë besnikë.

2 Thesalonikasve 3 Pali i këshillon anëtarët e Kishës të punojnë që të sigurojnë të ardhura për nevojat e tyre materiale dhe të mos lodhen së bëri mirë.

Shtyp në Letër