Biblioteka
Mësimi 124: Filipianëve 1–3


Mësimi 124

Filipianëve 1–3

Hyrje

Pali i nxiti shenjtorët në Filipi të bashkëvepronin për ta jetuar ungjillin. Ai i këshilloi ata ta ndiqnin shembullin e përulësisë dhe vetëmohimit të Shpëtimtarit dhe u mësoi se Perëndia nisi një punë për ta që t’u sillte shpëtimin. Pali përshkroi sakrificat që kishte bërë për ta ndjekur Jezu Krishtin.

Sugjerime për Mësimdhënien

Filipianëve 1

Pali përshkruan bekimet që vijnë nga kundërshtimet

Përpara orës mësimore, shkruajeni në tabelë thënien vijuese nga Presidenti Brigam Jang. (Kjo thënie gjendet në Discourses of Brigham Young, përzgj. John A. Widtsoe [1954], f. 351.) Zëvendësojini fjalët e nënvijëzuara me vijat bosh:

“Sa herë që e sulmoni ‘Mormonizmin’ ju e çoni atë përpara; ju nuk e çoni atë kurrë prapa. Kështu urdhëron Zoti i Plotfuqishëm” (Presidenti Brigam Jang).

Fillojeni mësimin duke pyetur:

  • Çfarë shembujsh të njerëzve [kemi], qoftë nga historia ose nga koha jonë, që e sulmojnë, ose e kundërshtojnë, Kishën e Shpëtimtarit dhe pasuesit e Tij?

Ftojini studentët që teksa studiojnë Filipianëve 1, të kërkojnë një të vërtetë që mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë se si kundërshtimet mund të ndikojnë në punën e Zotit.

Merrni parasysh t’i ftoni studentët të gjejnë vendndodhjen e Filipisë në Hartat e Biblës, nr. 13, “Udhëtimet Misionare të Apostullit Pal”, që gjendet në shtojcën e kombinimit tresh. Shpjegoni se Pali krijoi një degë të Kishës në Filipi gjatë udhëtimit të tij të dytë misionar (shih Veprat e Apostujve 16). Më vonë, ai shkroi letrën e tij drejtuar filipianëve ndërkohë që ishte i burgosur, me gjasë në Romë. Përmblidheni Filipianëve 1:1–11, duke shpjeguar se Pali shprehu mirënjohjen dhe dashurinë për shenjtorët filipianë.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Filipianëve 1:12–14. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar se ç’rrjedhoja pati nga kundërshtimet që përjetoi Pali gjatë përpjekjeve të tij misionare.

  • Sipas vargut 12, cila ishte rrjedhoja e kundërshtimeve që përjetoi Pali? (“Përhapj[a] [përparimi] [i] ungjillit.”)

  • Sipas vargjeve 13–14, si ndihmuan këto kundërshtime në përparimin e ungjillit? (Njerëzit kudo në “vargonj[të]” [vargu 13], ose në bazat ushtarake, e dinin se Pali ishte burgosur ngaqë predikonte rreth Jezu Krishtit. Burgosja e Palit i frymëzoi edhe anëtarët e tjerë të Kishës që të bëheshin më të guximshëm në predikimin e ungjillit.)

  • Çfarë të vërtete mund të mësojmë nga këto vargje rreth asaj që mund të vijë kur përjetojmë kundërshtime ngaqë ndjekim Jezu Krishtin? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Kundërshtimet që përjetojmë ngaqë ndjekim Jezu Krishtin, mund të ndihmojnë për ta çuar përpara punën e Tij.)

Referojuni thënies së Presidentit Jang në tabelë. Pyetini studentët se çfarë fjalësh do të përdornin për të plotësuar vendet bosh. Plotësojini vendet bosh me fjalët e duhura. Juve mund t’ju duhet të shpjegoni se përpara në këtë kontekst do të thotë të përparosh.

  • Cilat janë shembujt se si kundërshtimet kanë ndihmuar për ta çuar përpara punën e Shpëtimtarit?

Përmblidheni Filipianëve 1:15–26 duke shpjeguar se Pali shprehu se Shpëtimtari do të lartësohej sido që të ndodhte me Palin.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Filipianëve 1:27–30. Kërkojini këtij studenti të lexojë gjithashtu Joseph Smith Translation [Përkthimi prej Joseph Smith-it], Filipianëve 1:28 (te Filipianëve 1:28, poshtëshënimi a, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht]). Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Pali i nxiti shenjtorët të bënin. Shpjegoni se silluni (vargu 27) i referohet qëndrimit.

  • Çfarë i nxiti Pali shenjtorët të bënin?

  • Sipas vargjeve 29–30 çfarë duhet të përjetonin anëtarët e Kishës në emër të Shpëtimtarit?

Kujtojuni studentëve të vërtetën që përcaktuan më parë.

  • Si mendoni ju se do të ishin bekuar shenjtorët filipianë duke sjellë ndërmend se kundërshtimet që përjetuan ngaqë ndiqnin Jezu Krishtin mund t’i ndihmonin për ta çuar përpara punën e Tij?

Filipianëve 2

Pali jep mësim për denjimin e Shpëtimtarit dhe i udhëzon shenjtorët lidhur me shpëtimin e tyre

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Filipianëve 2:2, duke kërkuar këshillën e Palit drejtuar shenjtorëve filipianë.

  • Si do ta përmblidhnit këshillën e Palit?

Ndajini studentët në dyshe. Udhëzojeni secilën dyshe që të lexojë së bashku me zë të lartë Filipianëve 2:3–8, duke kërkuar atë që Pali i udhëzoi shenjtorët të bënin për t’u bashkuar. Kërkojini një studenti në secilën dyshe të shkruajë në tabelë një frazë këshille që gjetën.

  • Sipas mësimeve të Palit, si ishte Jezu Krishti një shembull i përulësisë dhe vetëmohimit?

  • Çfarë parimi mund të mësojmë nga mësimet e Palit që mund të na ndihmojë të bëhemi më të bashkuar? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por duhet të përcaktojnë parimin vijues: Nëse e ndjekim shembullin e përulësisë dhe kujdesit vetëmohues të Jezu Krishtit për të tjerët, atëherë ne mund të bëhemi më të bashkuar.)

  • Cilat janë disa mënyra sipas të cilave mund ta ndjekim shembullin e përulësisë dhe vetëmohimit të Shpëtimtarit në familjet, shkollat ose lagjet apo degët tona?

  • Kur keni parë njerëz që i marrin parasysh nevojat e të tjerëve përpara nevojave të tyre? Si e rritën këto përpjekje unitetin?

Shpjegoni se siç shënohet te Filipianëve 2:9–11, Pali dha mësim se si përfundim çdokush do të përkulet dhe do të “rrëfejë se Jezu Krishti është Zot” (vargu 11). Ftojini studentët të përsiatin se si shpresojnë të jetë kjo përvojë për ta.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Filipianëve 2:12–13. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Pali u këshilloi filipianëve të bënin, që do t’u mundësonte të përjetonin vetë përkulje përpara Zotit për të qenë të gëzuar. Juve mund t’ju duhet të shpjegoni se “frikë e … dridhje” (vargu 12) i referohet druajtjes nderuese dhe gëzimit (shih Psalmeve 2:11; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta “Frikë”, f. 51, scriptures.lds.org).

Vini në pah se disa njerëz i keqkuptojnë fjalët e Palit te Filipianëve 2:12, që nënkupton se ne shpëtohemi me anë të vetë veprave tona.

  • Kush e ka bërë të mundur shpëtimin për ne? Si?

  • Sipas Filipianëve 2:13, cilat janë dy mënyrat në të cilat Perëndia i ndihmon ata që po përpiqen të bëjnë atë që kërkohet për shpëtim? (Perëndia i ndihmon ata të [bëjnë] “vullnetin” ose dëshirën, dhe t’u binden “pëlqimit të tij” ose urdhërimeve të Tij. Pasi studentët të përgjigjen, shkruajeni të vërtetën vijuese në tabelë: Perëndia na ndihmon të dëshirojmë dhe të bëjmë atë që kërkohet nga ne për shpëtimin, e cila është bërë e mundur nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.)

  • Cilat janë kërkesat për shpëtim, që Perëndia na i ka dhënë dhe na ndihmon t’i përmbushim? (Ju mund t’i ftoni studentët t’i referohen nenit të tretë dhe të katërt të besimit.)

Vini në pah se nëpërmjet ndikimit të Frymës së Shenjtë, Perëndia mund të na ndihmojë të ndryshojmë e t’i qartësojmë dëshirat tona, në mënyrë që të duam t’i bindemi Atij (shih Mosia 5:2). Ftojini studentët të përsiatin se si Perëndia i ka ndihmuar për të ndryshuar zemrën e tyre në mënyrë që të duan t’i binden Atij dhe se si Ai i ka ndihmuar ata për t’i zbatuar më me besnikëri urdhërimet e Tij.

Përmblidheni Filipianëve 2:14–30, duke shpjeguar se Pali u kujtoi shenjtorëve se ata “ndriço[jnë] si pishtarë në botë” (vargu 15) dhe u tha atyre se do të dërgonte lajmëtarë që të mësonin për mirëqenien e tyre.

Filipianëve 3

Pali përshkruan sakrificat që bëri për ta ndjekur Jezu Krishtin

Ftojini studentët të mendojnë për diçka që e vlerësojnë, të cilën edhe bota do ta konsideronte të çmueshme (të tillë si familjen, miqtë, arsimin, ushqimin, teknologjinë ose paranë) dhe, nëse është e mundur, tregoni një element që përfaqëson atë për të cilën ata menduan. Kërkojuni atyre të marrin parasysh se nga çfarë do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë për këto zotërime me vlerë.

Ftojini studentët që ndërsa studiojnë Filipianëve 3 të kërkojnë se nga çfarë hoqi dorë Pali me qëllim që të fitonte një çmim që është i mundur edhe për ne.

Përmblidheni Filipianëve 3:1–3 duke shpjeguar se Pali i paralajmëroi filipianët për mësuesit e korruptuar që pretendonin se të kthyerit në besim të Kishës duhet të pajtoheshin me praktika specifike judease, përfshirë rrethprerjen (shih New Testament Student Manual [Church Educational System manual, 2014], f. 436).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Filipianëve 3:4–6. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që tha Pali për prejardhjen e tij judease.

  • Çfarë përparësish shoqërore dhe fetare kishte Pali dikur në shoqërinë judease? (Prejardhjen e tij izraelite, pozitën si farise, zellin ndaj judaizmit dhe bindjen e përpiktë ndaj ligjit.)

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Filipianëve 3:7–11. Vëreni klasë ta ndjekë, duke kërkuar mënyrën se në ç’këndvështrim i shihte Pali përparësitë që kishte dikur në shoqërinë judease.

  • Në ç’këndvështrim i shihte Pali [gjërat] prej të cilave kishte hequr dorë për ta ndjekur Jezu Krishtin?

  • Përse Pali ishte i gatshëm të “[vuante] humb[jen e] gjith[ë] kët[yre]”? (vargu 8). (Në mënyrë që të mund ta njihte Jezu Krishtin; “të gjende[j] në të” [vargu 9], ose të ishte në një marrëdhënie besnike besëlidhjeje me Të; të shfajësohej tek Ai nëpërmjet besimit; të vuante për hir të Tij; dhe të ishte pjesë e Ringjalljes së të “drejtëve” ose të ndershmëve Joseph Smith Translation, [Përkthimi prej Joseph Smith-it], Filipianëve 3:11; te Filipianëve 3:11, poshtëshënimi a, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht]).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Filipianëve 3:12–14. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që vërejti Pali për përparimin e tij shpirtëror. Shpjegoni se do të thotë të marrësh.

  • Në vend që të përqendrohej tek ajo që kishte lënë pas, drejt kujt po rendte Pali që ta merrte? (Shpjegoni se “çmimi [i] thirrjes së lartme të Perëndisë” [vargu 14] është jeta e përjetshme.)

  • Çfarë parimi mund të mësojmë nga shembulli i Palit rreth asaj që duhet të bëjmë që të arrijmë ta njohim Jezu Krishtin dhe të marrim jetë të përjetshme? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që të përcaktojnë parimin vijues: Në qoftë se ne heqim dorë nga gjithçka që është e nevojshme për të ndjekur Jezu Krishtin dhe vazhdojmë përpara me besim, ne mund të arrijmë ta njohim Atë dhe të marrim jetën e përjetshme.)

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë rrëfimin vijues nga Presidenti Gordon B. Hinkli, i cili tregon se kishte takuar një oficer marine që kishte ardhur nga një vend tjetër në Shtetet e Bashkuara për një stërvitje të përparuar dhe i cili ishte bashkuar me Kishën gjatë qëndrimit të tij. Vëreni klasën të dëgjojë për atë çka ishte i gatshëm të hiqte dorë djali i ri për ta ndjekur Jezu Krishtin.

Pamja
Presidenti Gordon B. Hinkli

“Mua ma prezantuan atë pikërisht përpara se të kthehej në vendlindjen e tij. … I thashë: ‘Njerëzit e tu nuk janë të krishterë. Çfarë do të ndodhë kur ti të kthehesh në shtëpi si i krishterë dhe, më saktë, një i krishterë mormon?’

Ai u vrenjt në fytyrë dhe u përgjigj: ‘Familja ime do të zhgënjehet. Ata mund të më dëbojnë dhe të më quajnë të vdekur. Sa për të ardhmen dhe karrierën time, mund të më mbyllen të gjitha dyert.’

E pyeta: ‘A je i gatshëm të paguash një çmim kaq të lartë për ungjillin?’

Sytë e tij të zinj, të lagur nga lotët, shkëlqyen në fytyrën e tij brune e të pashme ndërsa u përgjigj: ‘Është i vërtetë, apo jo?’

I turpëruar që ia bëra pyetjen, u përgjigja: ‘Po, është i vërtetë’.

Të cilës iu përgjigj: ‘Atëherë, çfarë tjetër ka rëndësi?’” (“It’s True, Isn’t It?” Ensign, korrik 1993, f. 2.)

  • Nga çfarë ishte i gatshëm ky i ri të hiqte dorë për ta ndjekur Shpëtimtarin?

  • Kur ka ndodhur që ju (ose dikush që ju njihni) keni hequr dorë nga ndjekja e Shpëtimtarit?

  • Përse ia vlejnë sakrificat që keni bërë për çmimet e njohjes së Jezu Krishtit dhe përparimit drejt jetës së përjetshme?

Kërkojuni studentëve të përsiatin në qoftë se ka diçka për të cilën duhet të heqin dorë për ta ndjekur më plotësisht Jezu Krishtin. Ftojini ata të shkruajnë një synim për ta bërë këtë.

Përmblidheni Filipianëve 3:15–21 duke shpjeguar se Pali paralajmëroi për shkatërrimin që i pret ata që përqendrohen vetëm në kënaqësitë tokësore. Ai dha mësim edhe se Jezu Krishti do t’i ndryshojë trupat tanë fizikë të papërsosur në trupa të pavdekshëm si trupi i Tij.

Mbylleni duke dëshmuar për të vërtetat e përcaktuara në këtë mësim.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Filipianëve 2:3–8. Vetëmohimi

Plaku H. Bërk Piterson, i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi se çdo të thotë të jesh vetëmohues:

“Ka nga ata ndër ne sot, të cilët janë plotësisht vetëmohues – siç ishte [Jezu Krishti].

Një person vetëmohues është dikush që është më i shqetësuar për lumturinë dhe mirëqenien e një tjetri sesa për volinë ose rehatinë e tij apo të saj, dikush i cili është i gatshëm t’i shërbejë një tjetri, kur as nuk i është kërkuar gjë apo i është shprehur falënderim, ose dikush i cili është i gatshëm t’u shërbejë edhe atyre, të cilët ai ose ajo nuk i ka shumë përzemër. Një person vetëmohues tregon gatishmëri për të sakrifikuar, gatishmëri për të larguar nga mendja dhe zemra e tij apo e saj dëshirat dhe nevojat e ndjenjat vetjake. Në vend që të marrin dhe të kërkojnë lavdi dhe mburrje për veten, apo vetëkënaqësi për dëshirat e tij apo të saj, personi vetëmohues do t’i plotësojë pikërisht këto nevoja njerëzore për të tjerët” (“Selflessness: A Pattern for Happiness”, Ensign, maj 1985, f. 66).

Filipianëve 2:5–8. Shpëtimtari “e zbrazi veten e tij”

Fraza e përkthyer si “e zbrazi veten e tij” (Filipianëve 2:7) vjen nga fjala greke kenoō [kenu], që do të thotë “të boshatisësh”. Plaku Ted R. Kallister, i cili shërbeu në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve, dha mësim për privilegjet dhe gjendjen hyjnore përse Jezusi e “zbrazi” Veten që të vinte në tokë:

“Biri i Perëndisë e këmbeu shtëpinë e tij qiellore me gjithë zbukurimet e saj çelestiale për një banesë të vdekshme me të gjitha pajimet e saj primitive. Ai, ‘Mbreti i qiellit’ (Alma 5:50), ‘Zoti i Plotfuqishëm që mbretëron’ (Mosia 3:5) la një fron për të trashëguar një grazhd. Ai e shkëmbeu pushtetin e një perëndie për varësinë e një foshnjeje. Ai hoqi dorë nga pasuria, fuqia, sundimi dhe plotësia e lavdisë së tij – për çfarë? – për talljen, përqeshjen, përuljen dhe nënshtrimin. Ishte një këmbim i përmasave të pakrahasueshme, një shndërrim që nuk ka masë përputhshmërie, një prejardhje e pakonceptueshme që nuk matet” (The Infinite Atonement [2000], f. 64).

Filipianëve 2:12–13. “Punoni për shpëtimin tuaj. … Sepse Perëndia është ai që vepron në ju”

Presidenti Jozef Filding Smith dha mësim se si anëtarët e Kishës mund të “punoj[në] për shpëtimin [e tyre]” (Filipianëve 2:12):

“Unë u lutem anëtarëve të Kishës të bëjnë vepra drejtësie për t’i zbatuar urdhërimet, ta kërkojnë Shpirtin, ta duan Zotin, të vendosin të parat në jetën e tyre gjërat e mbretërisë së Perëndisë dhe në këtë mënyrë të punojnë për shpëtimin e tyre me frikë e me dridhje përpara Zotit” (në Conference Report, tetor 1970, f. 8).

Punë të tilla, të cilat Perëndia na i mundëson t’i kryejmë, janë të nevojshme për të kënaqur kërkesat që Ai ka vendosur për të marrë të gjitha bekimet që janë bërë të mundura me anë të Shlyerjes.

Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se është për shkak të Shlyerjes së Shpëtimtarit që ne shpëtohemi:

“Njeriu padyshim ka fuqi mbresëlënëse dhe mund të bëjë të ndodhin gjëra të mëdha me anë të përpjekjeve të palodhshme dhe vullnetit të paepur. Por pas gjithë bindjes dhe veprave tona të mira, ne nuk mund të shpëtohemi nga pasojat e mëkateve tona pa hirin e ofruar nga shlyerja e Jezu Krishtit.

… Njeriu nuk mund ta fitojë vetë shpëtimin e tij” (“What Think Ye of Christ?” Ensign, nëntor 1988, f. 67).

Shtyp në Letër