Biblioteka
Mësimi 109: 1 Korintasve 12


Mësimi 109

1 Korintasve 12

Hyrje

Pali shkroi rreth dhuntive të shumta të Shpirtit. Ai e krahasoi Kishën me një trup fizik dhe shpjegoi se ashtu siç trupi ka nevojë që çdo pjesë e tij të funksionojë siç duhet, çdo anëtar i Kishës mund t’i përdorë dhuntitë e Shpirtit për ta ndihmuar Kishën dhe për ta forcuar atë.

Sugjerime për Mësimdhënien

1 Korintasve 12:1–11

Pali jep mësim rreth dhuntive frymërore

Paraqitni një figurë të gurit të mëposhtëm:

Pamja
gur, pavarësisht se kush je, luaje mirë rolin tënd

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë mbishkrimin në krye të gurit. Shpjegoni se ndërsa Presidenti Dejvid O. Mek-Kej po shërbente në një mision në Skoci, ai pa këtë gur mbi portën e një ndërtese pranë kështjellës Stërling dhe u frymëzua nga mesazhi i tij (shih Francis M. Gibbons, David O. McKay: Apostle to the World, Prophet of God [1986], f. 45).

Shpjegoni se çdo simbol në të nëntë katrorët e këtij guri përfaqëson një vlerë numerike. Kërkojuni studentëve që të gjejnë vlerën numerike të secilës gdhendje. (Nga e majta në të djathtë, simbolet përfaqësojnë 5, 10, dhe 3 në rreshtin e parë; 4, 6, dhe 8 në rreshtin e mesit; dhe 9, 2, dhe 7 në rreshtin e fundit.)

  • Cila është shuma e të tre numrave të paraqitur në rreshtin e parë? Po në rreshtin e mesit? Po në rreshtin e fundit?

Shpjegoni se shuma e numrave të paraqitur në çdo rresht, kolonë apo vijë diagonale në këtë gur del 18. Një arsye përse këto gdhendje mund të jenë përfshirë me frazën “Pavarësisht Se Kush Je, Luaje Mirë Rolin Tënd” është që nëse ndonjëra nga këto gdhendje do të vendosej ndryshe ose vlera e saj do të ndryshonte, [vlera] e rreshtave dhe kolonave nuk do të dilte më 18 në çdo drejtim.

Ftojini studentët që ndërsa studiojnë 1 Korintasve 12, të marrin parasysh se në ç’mënyrë ne si anëtarë të Kishës jemi si gdhendjet në gur.

Përmblidheni 1 Korintasve 12:1–2, duke shpjeguar se Pali donte t’u mësonte anëtarëve të Kishës në Korint rreth dhuntive frymërore, të cilat shumë prej shenjtorëve i kishin keqkuptuar. Pali u kujtoi atyre se përpara kthimit të tyre në besim, ata ishin udhëhequr në udhë të gabuar prej idhujtarisë.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 1 Korintasve 12:3 dhe vëreni klasën të kërkojë mënyrën se si ne mund ta dimë vetë se Jezusi është Zoti dhe Shpëtimtari. Shpjegoni që Jozef Smithi dha mësim se fjala thotëvargun 3 duhet të kuptohet si di (në History of the Church, 4:602–603).

  • Sipas 1 Korintasve 12:3, si mund të marrim ne një dëshmi vetjake për Jezu Krishtin? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruajeni të vërtetën vijuese në tabelë: Vetëm nëpërmjet Frymës së Shenjtë ne mund të marrim një dëshmi vetjake se Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë. Ju mund të doni të shpjegoni se të njëjtat parime gjejnë zbatim për të marrë një dëshmi vetjake për Jozef Smithin apo Librin e Mormonit.)

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë më mirë këtë të vërtetë, kërkojini një studenti që të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë:

Pamja
Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Një dëshmi është zotërimi më i çmuar për shkak se nuk merret vetëm me anë të logjikës ose arsyes, nuk mund të blihet me zotërime tokësore dhe nuk mund të jepet si dhuratë ose të trashëgohet nga paraardhësit tanë. Ne nuk mund të mbështetemi në dëshmitë e njerëzve të tjerë. Ne kemi nevojë ta dimë vetë. Presidenti Gordon B. Hinkli tha: ‘Çdo shenjtor i ditëve të mëvonshme ka përgjegjësi që ta dijë vetë me siguri dhe përtej çdo dyshimi se Jezusi është Biri i ringjallur, i gjallë, i Perëndisë së gjallë’ (“Fear Not to Do Good”, Ensign, maj 1983, f. 80). …

Ne e marrim këtë dëshmi kur Shpirti i Shenjtë i flet shpirtit tonë brenda nesh. Ne do të marrim një siguri të qetë dhe të palëkundur që do të jetë burimi i dëshmisë dhe bindjes sonë” (“Forca e Një Dëshmie Personale”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 38; Konferenca e Përgjithshme, tetor 2006, f. 54).

  • Përse është e rëndësishme të kuptojmë se një dëshmi për Jezu Krishtin vjen vetëm nëpërmjet Frymës së Shenjtë?

  • Çfarë mund të bëjmë ne për ta ftuar Frymën e Shenjtë në jetën tonë?

Shpjegoni që siç shënohet te 1 Korintasve 12:4–6, Pali dha mësim se ka një shumëllojshmëri të dhuntive frymërore që veprojnë në mënyra të ndryshme, por që të gjitha vijnë nga Perëndia nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Ju mund të doni të shpjegoni se dhuntitë e Shpirtit janë bekimet ose aftësitë që na jepen me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë dhe se Perëndia i jep të paktën një dhunti çdo anëtari të Kishës (shih DeB 46:11).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 1 Korintasve 12:7. Vëreni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar arsyen përse na janë dhënë dhuntitë e Shpirtit. (Nëse është e nevojshme, shpjegoni se “për dobinë e përbashkët” do të thotë për të mirën e përbashkët të të gjithë shenjtorëve.)

  • Çfarë të vërtete mund të mësojmë nga Pali rreth arsyes përse dhuntitë e Shpirtit u jepen fëmijëve të Atit Qiellor? (Studentët duhet të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me sa vijon: Dhuntitë e Shpirtit jepen për dobinë e të gjithë fëmijëve të Atit Qiellor. Shkruajeni këtë të vërtetë në tabelë.)

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë këtë të vërtetë, kopjojeni tabelën vijuese në dërrasë dhe kërkojuni studentëve ta kopjojnë atë në fletoret e klasës ose në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta.

Dhuntitë Frymërore

Ç’dobi u Sjellin Këto Dhunti Frymërore Fëmijëve të Perëndisë

Ndajeni klasën në grupe me nga dy ose tre vetë. Ftojeni secilin grup të studiojë 1 Korintasve 12:8–11 dhe të ndjekë udhëzimet shoqëruese. Ju mund të doni t’i renditni këto udhëzime në tabelë ose t’ua jepni atyre në një fletushkë.

  1. Në kolonën e parë të tabelës suaj, renditni çdo dhunti frymërore që përmendet te 1 Korintasve 12:8–11.

  2. Diskutoni për kuptimin ose jepni një shembull të çdo dhuntie frymërore.

Ftojeni secilin grup që të raportojë për dhuntitë frymërore që zbuluan dhe për kuptimin e secilës dhunti. Sipas nevojës, shpjegoni se “fjalë diturie” (vargu 8) i referohet gjykimit të mirë dhe zbatimit të duhur të njohurisë; “fjalë njohurie” (vargu 8) i referohet njohurisë për Perëndinë dhe ligjeve të Tij; “të dallojë frymërat” (vargu 9) i referohet njohjes së të vërtetës dhe të pavërtetës dhe dallimit të së mirës dhe së keqes tek të tjerët; dhe “larmi gjuhësh” (vargu 10) i referohet aftësisë për të folur në gjuhë të huaja ose të panjohura.

Kërkojini secilit grup që të përzgjedhë dy dhunti frymërore të përmendura në vargjet 8–10, dhe të shkruajë në kolonën e dytë të tabelës mënyrën se ç’dobi mund t’u sjellin këto dhunti fëmijëve të Perëndisë. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini disa studentë që t’i shpjegojnë klasës njërën prej përgjigjeve nga kolona e dytë.

Vini në dukje se dhuntitë frymërore të përmendura veçanërisht në shkrimet e shenjta janë vetëm disa nga dhuntitë e shumta që ne mund të marrim nëpërmjet Shpirtit.

  • Çfarë dhuntish të tjera mund të na vijnë nëpërmjet Frymës së Shenjtë?

  • Çfarë dhuntish frymërore keni vënë re te pjesëtarët e familjes, miqtë dhe shokët/shoqet e klasës?

  • Çfarë mund të bëjmë ne për t’i zbuluar dhuntitë tona frymërore? (T’i kërkojmë Atit Qiellor për to në lutje dhe të marrim e të studiojmë bekimin tonë patriarkal.)

Ftojini studentët të përsiatin mbi dhuntitë frymërore që u janë dhënë atyre dhe mënyrën se si mund të përfitojnë prej tyre dhe si t’i përdorin ato në dobi të të tjerëve.

1 Korintasve 12:12–31

Dhuntitë e Shpirtit janë dhënë për ta bekuar të gjithë anëtarësinë e Kishës

Kërkojuni katër studentëve të vijnë pranë tabelës. Pa e lënë pjesën tjetër të klasës që të dëgjojë, caktojini secilit prej këtyre studentëve një nga fjalët vijuese: këmbë, dorë, vesh dhe sy. Udhëzojeni secilin/ën student/e që të vizatojë në tabelë një figurë të fjalës së tij apo të saj dhe kërkojini klasës që të gjejë se çfarë po vizaton secili/a student/e. Pasi klasa të gjejë me saktësi secilin vizatim, ftojini studentët që të kthehen në vendet e tyre. Kërkojini klasës të marrë parasysh se si këmbët, duart, veshët dhe sytë ndihmojnë në funksionin që kryen trupi.

  • A keni vrarë ndonjëherë një pjesë të vogël të trupit, të tillë si një gisht, dhëmb ose gisht këmbe? Si ndikoi ky lëndim i vogël në punët e thjeshta të përditshme?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 1 Korintasve 12:12–14. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë me të cilën Pali e krahasoi trupin dhe pjesët e tij.

  • Me çfarë e krahasoi Pali trupin dhe pjesët e tij? (Kishën e Jezu Krishtit dhe anëtarët e saj.)

Shkruajini në tabelë referencat e shkrimeve të shenjta dhe pyetjet vijuese:

1 Korintasve 12:15–22, 25–30

Në çfarë mënyrash e krahasoi Pali trupin me Kishën?

Ndajini studentët në të njëjtat grupe si më parë. Kërkojini çdo grupi që të lexojnë së bashku me zë të lartë 1 Korintasve 12:15–22, 25–30, duke kërkuar mënyrat se si i krahasoi Pali anëtarët e Kishës me pjesët e trupit. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët të kërkojnë atë që Pali dha mësim rreth trupit dhe pjesëve të tij, përpara se të përcaktojnë mënyrën se si i lidhi ai pjesët e trupit me anëtarët e Kishës. Pas një kohe të mjaftueshme, kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë.

  • Si mendoni ju, përse Pali diskutoi për rolet e anëtarëve të Kishës si individë menjëherë pasi shkroi për dhuntitë frymërore?

  • Çfarë shqetësimesh mund të kenë anëtarët e Kishës sot, që mund të zgjidhen me anë të mësimeve të Palit, ku anëtarët e Kishës krahason me pjesë të trupit?

  • Çfarë parimi mund të mësojmë nga krahasimi i Palit të anëtarëve të Kishës me pjesë të trupit? (Sigurohuni që studentët të përcaktojnë parimin vijues: Kur ne i përdorim dhuntitë tona frymërore të veçanta për t’u shërbyer të tjerëve, ne mund ta forcojmë Kishën. Shkruajeni këtë parim në tabelë.)

Ftojeni një student të lexojë zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Gordon B Hinkli. Merrni parasysh t’u jepni studentëve një kopje të thënies.

Pamja
Presidenti Gordon B. Hinkli

“Ne jemi të gjithë së bashku në këtë përpjekje të madhe. Ne jemi këtu për ta ndihmuar Atin tonë në veprën e Tij dhe lavdinë e Tij, që ‘të bëj[ë] të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut’ (Moisiu 1:39). Detyrimi juaj është po aq serioz në fushën tuaj të përgjegjësisë sa është edhe detyrimi im në fushën time. Asnjë thirrje në këtë kishë nuk është e vogël ose me pasoja të pakta. Të gjithë ne, gjatë kryerjes së detyrës sonë prekim jetën e të tjerëve” (“This Is the Work of the Master”, Ensign, maj 1995, f. 71).

  • Si është bekuar Kisha për shkak të dhuntive dhe thirrjeve të ndryshme shpirtërore të anëtarëve individualë?

  • Në ç’mënyrë e keni parë familjen tuaj, një klasë seminari, një lagje apo degë të forcohet nga dhuntitë frymërore të anëtarëve të saj?

Kërkojuni studentëve të përsiatin se si mund t’i përdorin dhuntitë e tyre frymërore për ta forcuar Kishën dhe për ta bekuar jetën e të tjerëve.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje 1 Korintasve 12:31, duke kërkuar atë që Pali i këshilloi shenjtorët korintas të bënin.

  • Çfarë i këshilloi Pali shenjtorët të bënin? (Shpjegoni se kërkoni në këtë varg do të thotë “kërkoni me zemër të zjarrtë” [vargu 31, poshtëshënimi a [në variantin shdm të Biblës në anglisht].)

  • Çfarë mund të bëjmë ne për të kërkuar me zemër të zjarrtë “dhuntitë më të mira” të Shpirtit (shih edhe DeB 46:8–9)?

Shprehni dëshminë dhe mirënjohjen tuaj për dhuntitë frymërore dhe nxitini studentët që t’i kërkojnë me zemër të zjarrtë dhuntitë frymërore, dhe t’i përdorin ato për t’u shërbyer të tjerëve dhe për ta forcuar Kishën.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

1 Korintasve 12:3. “Asnjë nuk mund të thotë: ‘Jezusi është Zot’, veç se në Frymën e Shenjtë”

Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi atë që mund të bëjmë ne për të marrë një dëshmi për ungjillin e Jezu Krishtit nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë:

“Dëshmia e vërtetë e … të vërtetave të çmuara vjen si një dëshmi me anë të Frymës së Shenjtë pas një përpjekjeje të sinqertë dhe të përkushtuar, duke përfshirë mësimdhënien në shtëpi, lutjen, studimin e shkrimeve të shenjta, shërbimin ndaj të tjerëve dhe bindjen me zell ndaj urdhërimeve të Atit Qiellor. Të marrësh dhe të kapesh përgjithmonë pas një dëshmie të të vërtetave të ungjillit ia vlen çdo çmim që mund të na kërkohet të paguajmë gjatë përgatitjes shpirtërore” (“Pure Testimony”, Ensign ose Liahona, nëntor 2004, f. 40).

1 Korintasve 12:4–10. Dhuntitë e Shpirtit

Dhuntitë e Shpirtit janë kaq të rëndësishme për Zotin saqë ato janë dhënë mësim në rreth tre apo katër vepra standarde (shih 1 Korintasve 12, Moroni 10 dhe Doktrina e Besëlidhje 46).

Plaku Marvin J. Ashton, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim rreth dhuntive frymërore që nuk janë të renditura në mënyrë specifike në shkrimet e shenjta:

“Të marra rastësisht, më lejoni të përmend disa dhunti që nuk janë gjithmonë të dukshme ose me vlerë për t’u shënuar, por që janë shumë të rëndësishme. …

Le të shqyrtojmë disa nga këto dhunti më pak të dukshme: dhuntia e të pyeturit; dhuntia e të dëgjuarit; dhuntia e dëgjimit dhe e përdorimit të një zëri të qetë, të ulët; dhuntia e aftësisë për të vajtuar; dhuntia e shmangies së grindjes; dhuntia e të qenit dakord; dhuntia e shmangies së përsëritjes së kotë; dhuntia e kërkimit të asaj që është e drejtë; dhuntia e mosgjykimit; dhuntia e të shikuarit te Perëndia për udhërrëfim; dhuntia e të qenit dishepull; dhuntia e kujdesit për të tjerët; dhuntia e aftësisë për të përsiatur; dhuntia e bërjes së lutjes; dhuntia e dhënies së një dëshmie të fortë dhe dhuntia e marrjes së Frymës së Shenjtë” (“There Are Many Gifts”, Ensign, nëntor 1987, f. 20).

1 Korintasve 12:7. Si mund ta di se çfarë dhuntish shpirtërore kam?

Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi se si mund t’i zbulojmë ato dhunti frymërore që na janë dhënë:

“Që t’i gjejmë dhuntitë që na janë dhënë, ne duhet të lutemi dhe agjërojmë. Shpesh bekimet patriarkale na tregojnë dhuntitë që kemi marrë dhe shpallin premtimin e dhuntive që mund të marrim nëse i kërkojmë ato. Unë ju nxis që t’i zbuloni dhuntitë tuaja dhe të kërkoni ato dhunti që do t’i japin drejtim punës së jetës suaj dhe që do ta çojnë më tej punën e qiellit” (“Gifts of the Spirit”, Ensign, shkurt 2002, f. 16).

1 Korintasve 12:22. “Gjymtyrët e trupit që duken se janë më të dobëta, janë më të nevojshme”

Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë, na mësoi:

“Ju mund të mendoni se ka të tjerë që janë më të aftë ose më me përvojë, të cilët mund t’i plotësojnë më mirë se ju thirrjet dhe detyrat tuaja, por Zoti jua dha përgjegjësitë tuaja për një arsye. Mund të ketë njerëz dhe zemra që vetëm ju mund t’u afroheni dhe t’i prekni. Ndoshta askush tjetër nuk do të mund ta bëjë atë pikërisht në të njëjtën mënyrë” (“Ngrini Atje Ku Ndodheni”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 56).

Shtyp në Letër