Biblioteka
Mësimi i Studimit në Shtëpi: Efesianëve 2 – Filipianëve 4 (Njësia 25)


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Efesianëve 2Filipianëve 4 (Njësia 25)

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja vijuese e ngjarjeve, doktrinave dhe parimeve që studentët tuaj mësuan kur studiuan Efesianëve 2Filipianëve 4 (njësia 25) nuk synohet të jepet si pjesë e mësimit tuaj. Mësimi që jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqini nxitjet e Shpirtit të Shenjtë ndërsa merrni parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (Efesianëve 2–3)

Apostulli Pal vazhdoi fjalimin e tij drejtuar anëtarëve të Kishës në Efes duke u dhënë atyre mësim se për shkak të hirit të Jezu Krishtit, i gjithë njerëzimi mund të shpëtohet nëpërmjet besimit në Të dhe se kur vijmë te Jezu Krishti dhe marrim nga hiri i Tij, ne bëhemi një me shenjtorët e Perëndisë. Pali dha mësim gjithashtu se Kisha e Zotit është themeluar mbi apostujt dhe profetët, me Jezu Krishtin si vetë gurin e qoshes dhe se apostujt dhe profetët përpiqen t’i ndihmojnë fëmijët e Perëndisë ta njohin dhe ta ndiejnë dashurinë e Jezu Krishtit.

Dita 2 (Efesianëve 4–6)

Nëpërmjet mësimeve të vazhdueshme të Palit lidhur me organizimin e Kishës, studentët mësuan se Zoti i ka thirrur apostujt, profetët dhe udhëheqësit e tjerë të Kishës që të ndihmojnë në përsosjen e shenjtorëve dhe t’i mbrojnë ata nga doktrina e rreme. Pali gjithashtu u mësoi shenjtorëve që dishepujt e Jezu Krishtit ta zhvishnin njeriun e vjetër, sjelljet mëkatare dhe të visheshin me njeriun e ri, sjelljet e drejta.

Dita 3 (Filipianëve 1–3)

Nga letra e Palit drejtuar shenjtorëve në Filipi, studentët mësuan se kundërshtimi që ne përjetojmë ngaqë ndjekim Jezu Krishtin mund të ndihmojë për ta çuar përpara punën e Tij dhe nëse e ndjekim shembullin e përulësisë dhe kujdesit vetëmohues të Jezu Krishtit për të tjerët, atëherë ne mund të bëhemi më të bashkuar. Pali dha mësim gjithashtu se Perëndia na ndihmon të dëshirojmë dhe të bëjmë atë që kërkohet nga ne për shpëtimin, e cila është bërë e mundur nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, dhe në qoftë se ne heqim dorë nga gjithçka që është e nevojshme për të ndjekur Jezu Krishtin dhe vazhdojmë përpara me besim, ne mund të arrijmë ta njohim Atë dhe të marrim jetën e përjetshme.

Dita 4 (Filipianëve 4)

Ndërsa ata vazhduan studimin e tyre të letrës së Palit drejtuar shenjtorëve në Filipi, studentët zbuluan se si pasues besnikë të Jezu Krishtit, nëse lutemi me përgjërim dhe falënderim, atëherë Perëndia do të na bekojë me paqen e Tij dhe, nëse shenjtorët besnikë i përqendrojnë mendimet e tyre në çfarëdo gjëje që është e drejtë dhe nëse i ndjekin apostujt e profetët, atëherë Perëndia i paqes do të jetë me ta. Pali e mbylli letrën e tij duke dhënë mësim se ne mund t’i bëjmë të gjitha gjërat nëpërmjet Jezu Krishtit, i cili na forcon.

Hyrje

Pasi i mësoi shenjtorët në Efes se duhej ta zhvishnin njeriun e vjetër dhe të visheshin me njeriun e ri si pasues të Jezu Krishtit, Apostulli Pal u mësoi atyre se ata gjithashtu duhej të vishnin gjithë armatimin e Perëndisë.

Sugjerime për Mësimdhënien

Efesianëve 6:10–24

Pali i këshillon shenjtorët të “vishni[n] gjithë armatimin e Perëndisë”

Shkruajeni në tabelë thënien vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson. (Kjo thënie gjendet në “The Power of the Word”, Ensign, maj 1986, f. 79.) Ftojeni një student ta lexojë këtë thënie me zë të lartë.

“Satani po shpall luftë kundër anëtarëve të Kishës që kanë dëshmi dhe që po përpiqen t’i zbatojnë urdhërimet” (Presidenti Ezra Taft Benson).

  • Në çfarë mënyrash shpall luftë Satani kundër rinisë së Kishës?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Efesianëve 6:10–13. Vëreni klasë ta ndjekë, duke kërkuar se kundër kujt tha Pali se po luftonin shenjtorët në kohën e tij. Shpjegoni se kurtheve i referohet hileve ose dredhive që përdoren për të mashtruar ose për të zënë në grackë.

  • Kundër kujt tha Pali se po luftonin shenjtorët në kohën e tij?

  • Në ç’mënyrë është e ngjashme ajo që renditi Pali në vargun 12 me atë që po luftojmë ne në kohën tonë?

  • Çfarë u tha Pali shenjtorëve në kohën e tij që të vishnin, në mënyrë që të mund t’u bënin ballë këtyre ligësive? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruajeni parimin vijues në tabelë: Nëse e veshim të gjithë armatimin e Perëndisë, ne do të jemi në gjendje t’i bëjmë ballë së ligës.)

Pamja
fletushkë, armatimi i Perëndisë

Vishni Gjithë Armatimin e Perëndisë

Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Re – Mësimi i Studimit në Shtëpi (Njësia 25)

Pamja
skemë, armatimi i Perëndisë

Jepuni studentëve fletushkën shoqëruese. Ndajeni klasën në pesë grupe të vogla dhe caktojini secilit grup një prej pjesëve të armatimit që përmendet tek Efesianëve 6:14–17. (Mos e caktoni [pjesën] “në ijë brezin e së vërtetës” [vargu 14]. Nëse klasa juaj është e vogël, mund t’ju duhet t’i caktoni disa grupeve më shumë se një pjesë të armatimit.)

Shkruajini pyetjet vijuese në tabelë:

  1. Për çfarë përdoret një pjesë e armatimit?

  2. Si e quajti Pali pjesën e armatimit?

  3. Çfarë mund të përfaqësojë nga ana shpirtërore pjesa e trupit që mbrohet nga armatimi?

  4. Si mund t’ju ndihmojë veshja e kësaj pjese të armatimit shpirtëror që t’i bëni ballë ligësisë?

Që t’ju tregoni studentëve se si ta plotësojnë fletushkën, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Efesianëve 6:14. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar përgjigjet ndaj pyetjeve në tabelë kur ato gjejnë zbatim për [frazën] në “ijë brezin e së vërtetës” dhe më pas t’i shkruajnë përgjigjet në fletushkat e tyre.

Shpjegoni se armatimi në “brez” tek ijët është një rrip i gjerë që lidhet rreth pjesës në mesin e trupit. Më pas, ftojini disa studentë që t’ia raportojnë përgjigjet e tyre klasës. Studentët mund të sugjerojnë përgjigje të ngjashme me sa vijon: 1) Ai përdoret për të mbuluar ijët (organet jetësore që kanë të bëjnë me riprodhimin). 2) Pali e quante atë “[e] vërtet[a]”. 3) Ai përfaqëson dëlirësinë ose pastërtinë tonë morale. 4) Njohja e vërtetësisë për planin e shpëtimit mund të na mbrojë që të mos mashtrohemi dhe na ndihmon të qëndrojmë moralisht të pastër.

Ftojini studentët ta ndjekin këtë model teksa lexojnë Efesianëve 6:14–18 me grupet e tyre dhe të plotësojnë pjesën e fletushkës që përkon me pjesët e armatimit që u janë caktuar atyre. (Shpjegoni se t’i kesh “mbathur këmbët” [vargu 15] nënkupton të veshësh këpucë ose mbrojtëse të tjera për këmbët.)

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojeni një përfaqësues nga secili grup që t’ia raportojë klasës atë që mësuan. Teksa çdo grup raporton, ftojini studentët t’i shënojnë gjetjet e grupit në fletushkat e tyre.

  • Përse është e rëndësishme që ta mbrojmë veten me gjithë armatimin e Perëndisë?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kërkojini klasës të mbajë vesh për mënyrën se si ne e veshim dhe e forcojmë armatimin e Perëndisë.

Pamja
Plaku M. Rasëll Ballard

“Si e veshim ne të gjithë armatimin e Perëndisë, në mënyrë që, siç premton Pali, ‘të mund të rezisto[jmë] në ditën e mbrapshtë’?

Më pëlqen të mendoj për këtë armatim shpirtëror jo si një copë metali të ngurtë, të shkrirë për t’iu përshtatur trupit, por më shumë si një parzmore me zinxhirë. Parzmorja me zinxhirë përbëhet nga duzina copash të vogla çeliku, të lidhura së bashku për t’i lejuar përdoruesit përkulshmëri pa e humbur mbrojtjen. E them këtë ngaqë ka qenë përvoja ime që nuk ka ndonjë gjë të madhe dhe të madhërishme që ne mund të bëjmë për ta armatosur veten tonë shpirtërisht. Fuqia e vërtetë shpirtërore qëndron në veprime të shumta, më të vogla, të gërshetuara së bashku në një strukturë të një fortifikimi shpirtëror që mbron dhe ruan nga gjithë të ligat” (“Be Strong in the Lord”, Ensign, korrik 2004, f. 8).

  • Çfarë bëni ju për ta veshur e për ta forcuar armatimin e Perëndisë çdo ditë?

  • Si ju ka ndihmuar kjo që t’i bëni ballë së ligës, tundimit ose mashtrimit?

Shkruajini pyetjet vijuese në tabelë. Ftojini studentët që t’u përgjigjen këtyre pyetjeve në fletoren e klasës ose ditarin e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta:

Cilat pjesë të armatimit tuaj shpirtëror i konsideroni si të fortë?

Cila është pjesa më e dobët e armatimit tuaj?

Çfarë mund të bëni ju për ta forcuar secilën prej këtyre pjesëve të armatimit shpirtëror në jetën tuaj?

Përmblidheni Efesianëve 6:19–24 duke shpjeguar se Pali e mbylli letrën e tij duke u kërkuar shenjtorëve të luteshin që ai të “fl[iste] lirësisht” (vargu 19) dhe të ishte në gjendje ta predikonte ungjillin me guxim ndërsa ishte në burg.

Ndajeni dëshminë tuaj për të vërtetat që përcaktuat në mësimin e sotëm dhe nxitini studentët të veprojnë sipas çfarëdo nxitjeje që mund të kenë marrë.

Njësia Tjetër (Kolosianëve1 Timoteut)

Ftojini studentët të kërkojnë përgjigje për pyetjet vijuese, teksa vazhdojnë të studiojnë shkrimet e Palit gjatë javës së ardhshme: Çfarë tha Pali rreth lakmisë për para? Si mund ta shmangim të qenit i mashtruar nga traditat e rreme? Sipas Palit, çfarë duhet të ndodhë përpara Ardhjes së Dytë? Si do ta dimë që ajo ka ndodhur?

Shtyp në Letër