Biblioteka
Mësimi 133: Titit


Mësimi 133

Titit

Hyrje

Në letrën e Palit drejtuar Titit, një udhëheqësi vendor të Kishës në Kretë, Pali e porositi atë të përdorte doktrinën e shëndoshë për t’i mësuar dhe korrigjuar të tjerët. Pali e këshilloi Titin gjithashtu që t’u mësonte shenjtorëve të ishin shembuj të drejtë, të kishin shpresë për shpagimin nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe të vazhdonin të bënin vepra të mira. (Shënim: Në përgatitje të këtij mësimi, mund të jetë e dobishme të rishikoni parimet te seektruth.lds.org.)

Sugjerime për Mësimdhënien

Titit 1

Pali e porosit Titin të përdorë doktrinën e shëndoshë për t’i mësuar e korrigjuar shenjtorët dhe të tjerët në Kretë

Ftojini studentët të mendojnë për një rast kur dëgjuan dikë të flasë kundër Kishës ose doktrinës së saj.

  • Cila është një mënyrë e duhur për ta mbrojtur Kishën dhe doktrinën e saj kur dikush flet kundër saj?

Ftojini studentët që teksa studiojnë librin e Titit, të kërkojnë të vërteta që mund t’i ndihmojë ata të dinë se si ta mbrojnë Kishën dhe doktrinën e saj në mënyrën e duhur kur dikush flet kundër saj.

Ftojini studentët të gjejnë vendndodhjen e ishullit të Kretës te Hartat e Biblës, nr. 13, “Udhëtimet Misionare të Apostullit Pal”, [te shtojca e kombinimit tresh]. Shpjegoni se pranë fundit të jetës së Palit, ai i shkroi një letër Titit, i cili po shërbente si udhëheqës Kishe në Kretë. Titi ishte kthyer në besim nga Pali disa vite më parë dhe pas pagëzimit të tij ai kishte shërbyer me Palin në detyra të ndryshme. Në letrën e tij, Pali e nxiti Titin dhe e këshilloi atë për thirrjen e tij.

Përmblidheni Titit 1:1–6, duke shpjeguar se Pali dëshmoi për shpresën që kishte për jetën e përjetshme për shkak të premtimeve të Perëndisë në ekzistencën tonë para lindjes. Pali shpjegoi gjithashtu se e kishte dërguar Titin në ishullin e Kretës për ta vënë në rregull Kishën atje. Një detyrë që kishte Titi ishte të thërriste burra që të shërbenin si peshkopë.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Titit 1:7–8, duke kërkuar karakteristikat që duhet të ketë një peshkop. Ju mund të doni t’i nxitni studentët ta shenjojnë atë që gjejnë.

  • Sipas këtyre vargjeve, çfarë karakteristikash duhet të ketë një peshkop? (Juve mund t’ju duhet të shpjegoni se arrogant do të thotë kokëfortë apo kryelartë dhe fraza “fitim të turpshëm” i referohet parave që merren në mënyra të pandershme ose ndryshe në mënyra të padrejta.)

  • Si mendoni ju, përse këto karakteristika janë të nevojshme që t’i kenë peshkopët?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Titit 1:9. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar një karakteristikë tjetër që duhet të kenë peshkopët. Shpjegoni se “doktrin[a] e shëndoshë” i referohet doktrinës së vërtetë.

  • Cila është një karakteristikë tjetër që duhet të kenë peshkopët?

  • Çfarë mendoni se do të thotë ta “mba[sh] fort” fjalën e Perëndisë?

  • Sipas vargut 9, përse është e rëndësishme për peshkopët që ta mbajnë fort fjalën e Perëndisë? (Që të jenë në gjendje ta përdorin doktrinën e vërtetë për t’i nxitur të tjerët ta jetojnë ungjillin dhe t’i përgënjeshtrojnë “ata që kundërshtojnë”. Një njeri që kundërshton është dikush që flet kundër një ideje ose e mohon atë [në këtë rast, vërtetësinë e ungjillit]. Kundërshtarët mund të jenë si anëtarë edhe joanëtarë të Kishës.)

  • Çfarë mund të bëjmë ne, sikurse peshkopët, ndërsa “mba[jmë] fort” fjalën e Perëndisë? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që ta përcaktojnë parimin në vijim: Kur e mbajmë fort fjalën e Perëndisë, ne do të jemi në gjendje ta përdorim doktrinën e vërtetë për t’i nxitur të tjerët ta jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit dhe t’i përgënjeshtrojmë ata që e kundërshtojnë atë. Shkruajeni këtë parim në tabelë.)

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien e mëposhtme nga Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kërkojini klasës të dëgjojë për fuqinë që ka doktrina e vërtetë për t’i ndihmuar individët ta jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit.

Pamja
Presidenti Bojd K. Paker

“Doktrina e vërtetë, kur kuptohet, ndryshon qëndrimet dhe sjelljen.

Studimi i doktrinave të ungjillit do ta përmirësojë sjelljen më shpejt sesa një studim i sjelljes do ta përmirësojë sjelljen. … Kjo është arsyeja përse ne ia vëmë theksin kaq shumë studimit të doktrinave të ungjillit” (“Little Children”, Ensign, nëntor 1986, f. 17).

  • Sipas Presidentit Paker, përse është kaq e rëndësishme që ta studiojmë dhe mësojmë doktrinën e vërtetë?

Ndajeni klasën në grupe me nga dy ose tre vetë. Ftojeni secilin grup të punojë së bashku për t’ju përgjigjur pyetjeve vijuese dhe për t’i shkruar përgjigjet e tyre në fletoren e klasës ose ditarin e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta. Merrni parasysh t’i shkruani pyetjet në tabelë.

  1. Çfarë mund të bëjmë që të jemi gati ta japim mësim doktrinën e vërtetë në mënyrë që të mund t’i nxitim të tjerët ta jetojnë ungjillin? (Shih Alma 17:2–4.)

  2. Cilat janë disa shembuj nga shkrimet e shenjta të rasteve kur dikush ia mësoi doktrinën e vërtetë një personi që ka shprehur dyshim ose armiqësi kundrejt Kishës apo doktrinës së saj? (Përfshini të paktën një shembull të një rasti kur dikush u pendua për shkak se atij ose asaj iu mësua doktrina e vërtetë.)

  3. Kur ju ka ndihmuar mësimi i doktrinës së vërtetë t’iu bindë juve apo dikë që e njihni për ta jetuar më plotësisht ungjillin e Jezu Krishtit?

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini disa studentë që t’ia tregojnë përgjigjet e tyre klasës. Pasi të raportojnë, shpjegoni se ndërkohë që doktrina e vërtetë mund të na ndihmojë t’i nxitim të tjerët ta jetojnë ungjillin dhe t’i përgënjeshtrojmë ata që e kundërshtojnë Kishën, jo të gjithë njerëzit do ta pranojnë të vërtetën. Për shkak se të gjithë individët kanë lirinë e zgjedhjes, ata mund të zgjedhin ta pranojnë ose ta refuzojnë doktrinën e vërtetë të Jezu Krishtit.

Ftojini studentët të mendojnë rreth fragmenteve për zotërimin e shkrimit të shenjtë që kanë mësuar deri tani këtë vit.

  • Cilat fragmente për zotërimin e shkrimit të shenjtë mund të jenë veçanërisht të dobishme për t’i nxitur të tjerët ta jetojnë ungjillin?

  • Cilat fragmente për zotërimin e shkrimit të shenjtë mund të ndihmojnë për t’i përgënjeshtruar ata që e kundërshtojnë Kishën?

Nxitini studentët të vazhdojnë t’i zotërojnë fragmentet kyçe të shkrimit të shenjtë në mënyrë që të jenë të përgatitur t’ua mësojnë të tjerëve doktrinën e vërtetë.

Përmblidheni Titit 1:10–16 duke shpjeguar se Pali i mësoi Titit se peshkopët duhej të mbështeteshin te doktrina e vërtetë, ngaqë kishte shumë mashtrues dhe mësues të rremë midis tyre. Ai e këshilloi Titin t’i qortonte mësuesit e rremë në mënyrë që ata t’i braktisnin gabimet e tyre dhe të “shëndoshe[shin] në besim” (vargu 13). Pali shpjegoi gjithashtu se ata që janë të ndotur pohojnë se e njohin Perëndinë por e mohojnë Atë me anë të veprave të tyre.

Titit 2

Pali e këshillon Titin që t’u mësojë shenjtorëve në Kretë ta jetojnë doktrinën e vërtetë

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Titit 2:1. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar se çfarë tjetër e udhëzoi Pali Titin që të bënte me doktrinën e vërtetë.

  • Çfarë tjetër e udhëzoi Pali Titin që të bënte me doktrinën e vërtetë? (T’ua mësonte atë shenjtorëve në Kretë.)

Shkruajini fjalët vijuese në tabelë: Burrat, Gratë, Të Rejat dhe Të Rinjtë.

Ftojini të rejat në klasë të lexojnë në heshtje Titit 2:3–5, duke kërkuar këshillat e Palit rreth mënyrës se si duhet të jetojnë gratë e moshuara dhe çfarë duhet t’u mësojnë të rejave. Ftojini të rinjtë të lexojnë në heshtje Titit 2:2, 6–8, duke kërkuar këshillat e Palit rreth mënyrës se si duhet të jetojnë pleqtë dhe të rinjtë.

Shënim: Nëse do t’ju dalin pyetje për kuptimin e të qenit gra “të bindura ndaj burrave të tyre” (vargu 5), ju mund t’i referoheni materialit te mësimi për Efesianëve 5–6.

  • Sipas Palit, si duhet të jetojnë pleqtë? gratë e moshuara? të rejat? të rinjtë? (Shkruajini përgjigjet e studentëve në tabelë nën titullin përkatës ose kërkojuni studentëve të vijnë në tabelë për t’i shkruar përgjigjet e tyre. Juve mund t’ju duhet t’i ndihmoni studentët të kuptojnë se ç’duan të thonë disa fjalë. Për shembull, i përmbajtur do të thotë i qetë ose i matur, i urtë do të thotë me vetëkontroll, dhe të kesh dinjitet do të thotë të jesh i respektueshëm.)

  • Cili është kuptimi i frazës “duke e nxjerrë në çdo gjë veten tënde si shembull veprash të mira”? (vargu 7.) (Të jesh një shembull i mirë i të jetuarit të ungjillit.)

  • Bazuar në këshillat e Palit drejtuar Titit, çfarë duhet të bëjnë pasuesit e Jezu Krishtit? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Pasuesit e Jezu Krishtit duhet të jenë shembuj të mirë për të tjerët.)

Ftojini studentët të mendojnë për një anëtar/e të moshuar të lagjes apo degës së tyre që ka qenë një shembull i mirë i të jetuarit të ungjillit dhe i të qenit i/e përkushtuar ndaj tij. Kërkojuni disa studentëve të tregojnë rreth personit për të cilin menduan dhe të shpjegojnë se si shembulli i atij personi i ka ndihmuar ata.

Ftojini studentët të përzgjedhin një nga sjelljet e renditura në tabelë dhe të vendosin një synim për ta përfshirë më mirë në jetën e tyre atë sjellje, në mënyrë që shembulli i tyre i mirë të mund t’i bekojë të tjerët.

Përmblidheni Titit 2:9–10 duke shpjeguar që Pali e këshilloi Titin t’u mësonte anëtarëve të Kishës që punonin si shërbëtorë, të ishin të ndershëm dhe të gatshëm në punët e tyre me zotërinjtë e tyre. Duke qenë të ndershëm dhe të gatshëm, këta anëtarë të Kishës do ta nderonin Zotin dhe do të vendosnin një shembull të mirë për zotërinjtë e tyre.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Titit 2:11–15. Kërkojini këtij studenti të lexojë gjithashtu Joseph Smith Translation [Përkthimi prej Joseph Smith-it], Titit 2:11 (te Titit 2:11, poshtëshënimi b, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht]). Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar se çfarë bën të mundur hiri i Perëndisë për të gjithë njerëzit dhe se çfarë bëri Krishti për të gjithë ne.

  • Çfarë bën të mundur hiri i Perëndisë për të gjithë njerëzit?

  • Sipas vargut 12, çfarë duhet të bëjnë shenjtorët për t’iu qasur hirit të Perëndisë?

  • Çfarë mësojmë nga mësimet e Palit në vargun 14 rreth asaj që bëri Jezu Krishti për ne? (Studentët duhet të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me sa vijon: Jezu Krishti e dha Veten për ne në mënyrë që Ai të mund të na shpengojë dhe të na pastrojë. Merrni parasysh t’i ftoni studentët të shenjojnë frazat në vargun 14 që e japin mësim këtë të vërtetë.)

Vini në pah se fraza “një popull [i] veçantë” (vargu 14) i referohet njerëzve të çmuar të Zotit, të cilët Ai i ka blerë ose i ka shëlbuar (shih 1 Pjetër 1:18–19; 2:9) dhe që besëlidhin t’i zbatojnë urdhërimet e Tij (shih Eksodi 19:5–6).

Titit 3

Pali i thotë Titit se çfarë duhet të bëjnë shenjtorët në Kretë pasi të jenë pagëzuar

Përmblidheni Titit 3:1–2 duke shpjeguar se Pali e këshilloi Titin t’u mësonte shenjtorëve në Kretë t’u bindeshin ligjeve të vendit dhe të ishin të butë e të sjellshëm në të gjitha marrëdhëniet e tyre me të tjerët.

Ftojini disa studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Titit 3:3–8. Vëreni klasën t’i ndjekë, duke kërkuar çka tha Pali rreth asaj se si ungjilli i Jezu Krishtit e kishte ndryshuar atë dhe shenjtorët në Kretë.

  • Sipas vargut 3 si e përshkroi Pali veten dhe anëtarët e tjerë të Kishës përpara se të mësonin për ungjillin e Jezu Krishtit?

  • Sipas vargjeve 5–6, çfarë i ndryshoi njerëzit?

  • Sipas vargut 7, çfarë do t’u ndodhte njerëzve si rrjedhojë e ndryshimit që erdhi me anë të hirit të Jezu Krishtit?

Ftojini studentët të marrin parasysh se si ata kanë ndryshuar për shkak të ungjillit të Jezu Krishtit.

  • Sipas vargut 8, çfarë i këshilloi Pali shenjtorët të bënin pasi ata ndryshuan dhe u pagëzuan?

Përmblidheni Titit 3:9–15 duke shpjeguar se Pali i këshilloi shenjtorët t’i shmangnin grindjet me njerëzit përçarës. Pali kërkoi gjithashtu që Titi të shkonte ta vizitonte në Maqedoni.

Mbylleni duke dëshmuar për të vërtetat e përcaktuara në këtë mësim.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Titit 1–3. Burime për të trajtuar pyetje të vështira

“Nuk është as e pazakontë as e padëshirueshme për studentët e ungjillit që të kenë pyetje rreth doktrinës, historisë ose pozitës së Kishës për problemet shoqërore. Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë, pohoi: ‘Është e natyrshme të kemi pyetje. … Ka pak anëtarë të Kishës të cilët, në një kohë apo në një tjetër, nuk janë munduar me pyetje serioze ose të ndjeshme’ (‘Ejani, Bashkohuni me Ne’, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 23). Është e rëndësishme, si rrjedhim, për mësuesit që të mësojnë se si t’u përgjigjen në mënyrën e duhur pyetjeve të studentëve. Plaku Pol V. Xhonson, i Të Shtatëdhjetëve, ka dhënë mësim: ‘Qasja jonë ndaj studentëve me dyshime mund të jetë thelbësore për mënyrën se si ata zgjedhin të përgjigjen’ (‘A Pattern for Learning Spiritual Things’ [transmetim satelitor për Seminaret dhe Institutet e Fesë, 7 gusht 2012]). Kur mësuesit i ndjekin praktikat e të dëgjuarit, të dëshmuarit, të ftuarit dhe të ndjekjes së ecurisë, ka më shumë të ngjarë që ata t’i ndihmojnë studentët ta ruajnë besimin dhe t’i gjejnë përgjigjet për pyetjet e tyre” (seektruth.lds.org).

Titit 2:1–12. Efekti i “doktrinë[s së] shëndoshë”

Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim për vlerën e mësimdhënies së doktrinës së ungjillit:

“Doktrinat dhe parimet e dhëna mësim mirë, kanë një ndikim më të fuqishëm mbi sjelljen sesa rregullat. Kur ne i japim mësim doktrinën dhe parimet e ungjillit, ne mund të kualifikohemi për dëshmimin dhe udhërrëfimin e Shpirtit për ta përforcuar mësimdhënien tonë” (“Gospel Teaching”, Ensign, nëntor 1999, f. 79).