Biblioteka
Mësimi 26: Mateu 23


Mësimi 26

Mateu 23

Hyrje

Gjatë javës së fundit të shërbesës së Tij në vdekshmëri, Shpëtimtari e dënoi hipokrizinë e skribëve dhe farisenjve dhe u pikëllua që populli i Jerusalemit nuk donte ta pranonte dashurinë dhe mbrojtjen e Tij.

Sugjerime për Mësimdhënien

Mateu 23:1–12

Shpëtimtari dënon hipokrizinë e skribëve dhe farisenjve

Ftojini studentët t’ia tregojnë njëri-tjetrit kompletet e tyre të shkrimeve të shenjta dhe të përcaktojnë se cili ka kompletin më të madh.

  • Si do të përgjigjeshit nëse dikush do të pretendonte se personi me kompletin më të madh të shkrimeve të shenjta do të ishte më i drejti?

  • Përse kjo do të ishte një mënyrë e paefektshme për të përcaktuar drejtësinë e një individi?

  • Çfarë mund të ndodhë nëse do ta përcaktonim drejtësinë e të tjerëve nga pamja e jashtme? (Mes problemeve të tjera, ajo mund t’i bëjë disa njerëz të veprojnë në mënyrë hipokrite.)

  • Çfarë është hipokrizia? (“Fjala [hipokrit] përgjithësisht paraqet një person që shtiret sikur është besimtar kur nuk është” [Bible Dictionary (Fjalori Biblik në variantin SHDM në anglisht të Biblës), “Hypocrite”]). Ajo gjithashtu mund t’i referohet dikujt që shtiret sikur nuk është besimtar kur ai ose ajo realisht është.)

Shpjegoni se si pjesë e mesazhit të fundit publik të Shpëtimtarit në tempullin në Jerusalem gjatë javës së fundit të shërbesës së Tij në vdekshmëri, Ai dënoi hipokrizinë e skribëve dhe farisenjve.

Ftojini studentët të kërkojnë të vërteta te Mateu 23 që do t’i ndihmojnë ata të dinë se si të përgjigjen kur i shikojnë të tjerët të veprojnë në mënyrë hipokrite dhe atë që mund të bëjnë për ta mposhtur hipokrizinë në jetën e tyre vetjake.

Ftojini disa studentë që me radhë të lexojnë me zë të lartë nga Mateu 23:1–7. Vëreni klasën t’i ndjekë, duke kërkuar atë që tha Shpëtimtari për mënyrat në të cilat skribët dhe farisenjtë po tregoheshin hipokritë. Shpjegoni se fraza “ulen mbi katedrën e Moisiut” (vargu 2) do të thotë që skribët dhe farisenjtë kishin një pozitë autoriteti për të dhënë mësim doktrinën dhe për ta interpretuar e administruar ligjin. Fraza gjithashtu mund t’i referohet një vendi real që gjendej në disa sinagoga të lashta, i cili ruhej për ata që e quanin veten më të denjë se kushdo tjetër në sinagogë.

  • Në çfarë mënyrash po tregoheshin hipokritë skribët dhe farisenjtë?

Pamja
burrë judeas që mban filateri

burrë judeas që mban filateri

Nëse gjendet, paraqitni një figurë të një personi që ka vënë filateri, të quajtura edhe tefilin. Shpjegoni se ishte zakon për judenjtë të mbanin filateri, të cilat ishin kuti të vogla lëkure të lidhura me rripa rreth ballit dhe krahut. Brenda filaterive kishte rrotulla të vogla dorëshkrimesh që përmbanin fragmente nga shkrimet e shenjta hebraike. Judenjtë i vinin filateritë për t’i ndihmuar ata që të mbanin mend t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë (shih Ligji i Përtërirë 6:4–9; 11:13–21; Eksodi 13:5–10, 14–16). Zoti nuk i dënoi ata që vinin filateri, por Ai i dënoi ata që i përdornin ato në mënyrë hipokrite ose i zmadhonin ato për t’i bërë të tjerët që t’i vinin re ato ose që të dukeshin më të rëndësishëm.

  • Sipas Mateut 23:5, përse i zmadhonin filateritë e tyre dhe “thekët e rrobave të tyre” skribët dhe farisenjtë?

  • Në çfarë mënyrash të tjera përpiqeshin ata “për t’u dukur nga njerëzit” (vargu 5) ose për të marrë nderimet e botës?

  • Sipas këshillës së Zotit ndaj dishepujve të Tij te Mateu 23:3, çfarë mund të bëjmë kur i shikojmë të tjerët të veprojnë në mënyrë hipokrite ose të sillen sikur janë të drejtë kur në të vërtetë nuk janë? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me vijuesen: Ne mund të zgjedhim t’i bindemi ligjeve të Perëndisë edhe nëse i shikojmë të tjerët të veprojnë në mënyrë hipokrite.)

  • Përse është kjo e vërtetë e rëndësishme për ne që ta ndjekim në kohën tonë?

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Mateun 23:8 dhe vëreni klasën të kërkojë atë që Zoti i këshilloi njerëzit të mos e bënin. Ftojini studentët të raportojnë atë që gjejnë.

Vini në dukje frazën “ju të gjithë jeni vëllezër” (vargu 8) dhe shpjegoni se Shpëtimtari i mësoi njerëzit që të mos e quanin veten më të mirë se të tjerët, pasi ata që të gjithë ishin fëmijë të Perëndisë, të barabartë në sytë e Tij.

Përmblidheni Mateun 23:9–10 duke shpjeguar se Shpëtimtari dëshmoi që Ati Qiellor është Krijuesi ynë dhe se Ai, Krishti, qe dërguar nga Ati dhe është Mësuesi ynë i vërtetë që jep jetë (shih Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 23:6 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, f. 228]; Mateu 23:7).

Shpjegoni që skribët dhe farisenjtë mendonin se pozita dhe rangu do t’i bënte ata më të rëndësishëm. Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Mateun 23:11–12 dhe vëreni klasën të kërkojë se kë tha Shpëtimtari se do ta quante të madh në mbretërinë e Perëndisë.

  • Sipas vargut 11, kush do të quhet i madh në mbretërinë e Perëndisë?

  • Sipas vargut 12, çfarë do të ndodhë nëse ne, si farisenjtë, përpiqemi ta “lartësoj[më]” (ose ngremë lart) veten para të tjerëve? (Pasi studentët të përgjigjen, sigurohuni që ata e kuptojnë parimin vijues: Nëse përpiqemi ta ngremë veten mbi të tjerët, ne do të poshtërohemi. Shpjegoni se të poshtërohesh do të thotë të biesh poshtë ose turpërohesh ose të bëhesh më pak i respektuar.)

  • Sipas vargjeve 11–12, çfarë do të ndodhë nëse jemi të përulur dhe u shërbejmë të tjerëve? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë parimin vijues: Nëse jemi të përulur dhe u shërbejmë të tjerëve, Zoti do të na lartësojë ne.)

Shpjegoni se fraza “do të lartësohet” (vargu 12) nënkupton që Zoti do të na ngrejë dhe do të na ndihmojë që të bëhemi më shumë si Ai.

  • Bazuar në atë që keni mësuar te Mateu 23, çfarë do të thotë të jesh i përulur?

Vizatojeni linjën e vazhduar të mundësive në vijim në tabelë. Ftojini studentët të përsiatin për veprat e tyre të mira në shkollë, shtëpi dhe kishë. Kërkojuni atyre të marrin parasysh se ku do ta vendosnin veten në këtë linjë të vazhduar të mundësive bazuar te shtysat e tyre për të bërë vepra të mira dhe te përpjekjet e tyre për të qenë të përulur.

Pamja
linja e vazhduar e mundësive, vepra të mira

Nxitini studentët të kujtojnë se të gjithë ne jemi fëmijë të Atit Qiellor. Ju mund t’i nxitni ata gjithashtu që të vënë një qëllim për t’i shërbyer dikujt çdo ditë për muajin tjetër. Merrni parasysh t’i ftoni ata të shkruajnë për këtë përvojë në ditarët e tyre vetjakë.

Mateu 23:13–36

Jezu Krishti shpall mjerime mbi skribët dhe farisenjtë

Përpara se të fillojë ora mësimore, përgatitni tri gota të patejdukshme. Bëjeni pis me baltë ose yndyrë nga jashtë gotën e parë dhe nga brenda gotën e dytë, dhe lëreni gotën e tretë të pastër. Paraqitni gotat dhe pyeteni klasën se nga cila do të parapëlqenin të pinin. Ftojeni një student të këqyri pjesën e brendshme të gotave dhe të shpjegojë se nga cila gotë do të parapëlqente të pinte ai apo ajo dhe arsyen përse.

  • Në çfarë mënyrash gotat e ndotura përfaqësojnë hipokritët?

Përmblidheni Mateun 23:13–36 duke shpjeguar se Shpëtimtari i dënoi skribët dhe farisenjtë se tregoheshin hipokritë. Ftojini studentët t’i hedhin një sy këtyre vargjeve, duke kërkuar një fjalë që Shpëtimtari e përsëriti në fillim të disa prej vargjeve. Ftojini ata të raportojnë atë që gjejnë. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë fjalën mjerë në këto vargje. Shpjegoni që mjerë i referohet mjerimit, shqetësimit dhe dhembjes.

Shkruajini referencat vijuese të shkrimeve të shenjta dhe pyetjet vijuese në tabelë:

Mateu 23:23–24

Mateu 23:25–26

Mateu 23:27–28

Mateu 23:29–36

Si po tregoheshin skribët dhe farisenjtë hipokritë?

Çfarë shembujsh të kësaj lloj hipokrizie shohim në kohën tonë?

Ndajini studentët në dyshe. Ftojeni secilën dyshe ta lexojë me zë të lartë secilën referencë në tabelë dhe të diskutojë për pyetjet në tabelë pasi ata ta lexojnë secilën referencë. ]

Pas një kohe të mjaftueshme, kërkojuni studentëve të raportojnë përgjigjet e tyre.

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Mateun 23:26 dhe vëreni klasën të kërkojë atë që Shpëtimtari u tha farisenjve të bënin për ta mposhtur hipokrizinë e tyre.

  • Çfarë i tha Shpëtimtari farisenjve që të bënin?

  • Bazuar tek ajo që Shpëtimtari i mësoi farisenjve, çfarë do të na ndodhë neve ndërsa përpiqemi të bëhemi të pastër shpirtërisht së brendshmi? (Pasi studentët të përgjigjen, sigurohuni që ata e kuptojnë parimin vijues: Ndërsa përpiqemi të bëhemi të pastër shpirtërisht së brendshmi, ajo do të pasqyrohet në zgjedhjet tona të jashtme.)

  • Çfarë duhet të bëjmë që të bëhemi shpirtërisht të pastër së brendshmi?

  • Si mund të reflektohet drejtësia jonë e brendshme në zgjedhjet tona të jashtme?

Ftojini studentët të përsiatin se cila gotë përfaqëson më mirë gjendjen e tyre të tanishme shpirtërore. Dëshmoni për parimin paraprirës dhe nxitini studentët të vënë një qëllim që do t’i ndihmojë ata të jenë të pastër shpirtërisht.

Mateu 23:37–39

Shpëtimtari pikëllohet se populli i Jerusalemit nuk donte të vinte tek Ai

Pamja
klloçkë, zogj pule

Paraqitni ose vizatoni një figurë të një klloçke duke mbrojtur zogjtë e saj.

  • Përse i mbledhin klloçkat nën krahët e veta zogjtë e tyre? (Për t’i mbrojtur nga rreziku. Vini në dukje se një klloçkë do të sakrifikonte jetën e saj për të mbrojtur zogjtë e vet.)

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Mateun 23:37–39. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar mënyrën se si Shpëtimtari tha se Ai ishte si një klloçkë.

  • Në ç’mënyrë është Shpëtimtari i ngjashëm me një klloçkë që mbledh zogjtë e vet?

  • Çfarë do të thotë të mblidhesh nga Shpëtimtari?

Vini në dukje frazën “shtëpia juaj po ju lihet e shkretë” (vargu 38) dhe shpjegoni se e shkretë do të thotë bosh ose e braktisur. Ngaqë njerëzit nuk ishin të gatshëm të mblidheshin nga Shpëtimtari, ata u lanë të pambrojtur. Kjo frazë mund t’i referohet gjendjes shpirtërore të njerëzve gjatë kohës së Jezusit si edhe në të ardhmen kur Jerusalemi do të shkatërrohej.

  • Bazuar tek ajo që Jezusi dha mësim për klloçkën dhe zogjtë e saj, çfarë mund të marrim nëse jemi të gatshëm të mblidhemi nga Shpëtimtari? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë parimin vijues: Nëse jemi të gatshëm të mblidhemi nga Shpëtimtari, atëherë ne do të marrim përkujdesjen dhe mbrojtjen e Tij.)

  • Si mund t’i tregojmë Shpëtimtarit se jemi të gatshëm të mblidhemi prej Tij? (Renditini përgjigjet e studentëve në tabelë.)

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë një mënyrë se si mund të mblidhen te Shpëtimtari, ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë:

Pamja
Presidenti Henri B. Ajring

“Më shumë sesa një herë [Shpëtimtari] ka thënë se do të na mblidhte te Vetja si klloçka mbledh zogjtë e saj nën krahët e vet. Ai thotë se ne duhet të zgjedhim të vijmë tek Ai. …

Një mënyrë për ta bërë atë është të mblidhemi me shenjtorët në Kishën e Tij. Shkoni në mbledhjet tuaja, edhe kur ju duket e vështirë. Nëse jeni të vendosur, Ai do t’ju ndihmojë të gjeni forcën për t’ia dalë” (“In the Strength of the Lord”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 18).

  • Çfarë tha Presidenti Ajring se mund të bëjmë ne për të treguar gatishmërinë tonë për t’u mbledhur nga Shpëtimtari?

Vërini studentët të shikojnë listën në tabelë të mënyrave se si ne mund të tregojmë gatishmërinë tonë për t’u mbledhur nga Krishti. Ftojini ata të tregojnë mënyrën se si kanë marrë përkujdesje dhe mbrojtje duke u mbledhur te Shpëtimtari në një nga ato mënyra.

Ftojini studentët të vendosin atë që do të bëjnë për t’u mbledhur te Shpëtimtari në mënyrë që të mund të vazhdojnë të marrin përkujdesjen dhe mbrojtjen e Tij.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Mateu 23. Llojet e hipokrizisë

Presidenti N. Eldon Taner, i Presidencës së Parë, shpjegoi se ka dy lloj hipokrizish:

“Herri Emerson Fosdik vërejti se ka dy lloj hipokrizish: kur ne përpiqemi të dukemi më mirë nga sa jemi dhe kur e lejojmë veten të duket më keq se sa jemi. Ne kemi folur për llojin e hipokrizisë në të cilën njerëzit përpiqen të duken më lart ose më mirë nga sa janë. Tepër shpesh, sidoqoftë, ne shohim anëtarë të Kishës të cilët në zemrën e tyre e dinë dhe besojnë, por nga frika e opinionit publik nuk arrijnë të ngrihen dhe ta mbrojnë atë që është e vërtetë dhe e drejtë. Kjo lloj hipokrizie është po aq serioze sa tjetra” (“Woe unto You … Hypocrites”, Improvement Era, dhjetor 1970, f. 33).

Mateu 23:35. “Zaharia, biri [i] Barakias, që ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit”

Në numrin e shtatorit të vitit 1842 të Times and Seasons [Kohët dhe Stinët], e cila u botua ndërsa Profeti Jozef Smith po shërbente si redaktor, një shpjegim u dha për fatin e Zakarias, atit të Gjon Pagëzorit:

“Kur doli urdhri i Herodit për t’i vrarë fëmijët e vegjël, Gjoni qe rreth gjashtë muaj më i madh se Jezusi dhe duhej t’i nënshtrohej këtij urdhri djallëzor, dhe Zakaria bëri që nëna e tij ta merrte atë në male, ku ai u rrit me karkaleca dhe mjaltë të egër. Kur babai i tij nuk pranoi ta tregonte vendin e tij të fshehjes, dhe duke qenë prifti i lartë veprues në Tempull atë vit, [ai] u vra me urdhër të Herodit, ndërmjet tempullit dhe altarit, siç tha Jezusi” (“Persecution of the Prophets”, Times and Seasons, 1 shtator 1842, f. 902).

Shtyp në Letër