Mësimdhënia e Ungjijve si një Harmoni
Ne rekomandojmë që ju ta përdorni këtë manual siç është shkruar dhe t’i jepni mësim të katër Ungjijtë njëri pas tjetrit. Megjithatë, ju mund të zgjidhni t’i jepni mësim Ungjijtë e Dhiatës së Re si një “harmoni”, që do të thotë t’i jepni mësim ngjarjet e jetës së Shpëtimtarit në mënyrë kronologjike, duke ndërthurur materialin nga secili Ungjill. Për informacion dhe burime mbi mësimdhënien e Ungjijve si një harmoni, drejtojuni shtojcës në variantet dixhitale të këtij manuali te LDS.org dhe në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për pajisje elektronike.
Ne rekomandojmë që ju ta përdorni këtë manual siç është shkruar dhe t’i jepni mësim katër Ungjijtë njëri pas tjetrit. Megjithatë, ju mund të zgjidhni t’i jepni mësim Ungjijtë e Dhiatës së Re si një “harmoni”, që do të thotë t’i jepni mësim ngjarjet e jetës së Shpëtimtarit në mënyrë kronologjike, duke ndërthurur materialin nga secili Ungjill. Kjo mund të bëhet në disa mënyra. Për shembull, ju kryesisht mund t’i jepni mësim Ungjijtë njëri pas tjetrit, por zgjidhni të jepni mësim disa pjesë – të tilla si ngjarjet që ndodhën krahas lindjes ose Shlyerjes së Shpëtimtarit – si një harmoni. Ose ju mund ta jepni mësim të gjithë përmbajtjen e Ungjijve si një harmoni.
Nëse kurrë nuk i keni dhënë mësim Ungjijtë njëri pas tjetrit, ju mund të keni ngurrim për ta provuar këtë metodë. Ky manual është përgatitur për t’ju ndihmuar ta jepni mësim me efektshmëri secilin Ungjill veç e veç. Nëse zgjidhni t’i jepni mësim Ungjijtë duke përdorur një metodë harmonike, ju duhet ta merrni këtë vendim në këshillim me bashkërenduesin ose drejtorin tuaj të seminarit, duke marrë parasysh nevojat e studentëve dhe duke përdorur udhërrëfimin e Shpirtit.
Mësimdhënia e Ungjijve si një harmoni mund t’ju lejojë t’i trajtoni më tërësisht mësimet dhe ngjarjet nga jeta e Shpëtimtarit dhe ta zvogëloni përsëritjen e tepërt që nganjëherë ndihet kur Ungjijtë jepen mësim njëri pas tjetrit. Megjithatë, është e rëndësishme të përmendim se mësimet në këtë manual u hartuan që ta pakësojnë përsëritjen e tepërt në metodën e mësimdhënies njëri pas tjetrit, nëpërmjet përqendrimit te përmbajtja e dallueshme në secilin prej Ungjijve dhe nëpërmjet përmbledhjes së përmbajtjes që u dha mësim më parë.
Përpara se të zgjidhni që ta jepni mësim këtë kurs duke përdorur një metodë harmonike, është e rëndësishme që të merrni parasysh sa vijon:
Mësimdhënia e Ungjijve si një harmoni mund ta bëjë të vështirë që të kuptohet renditja dhe konteksti i fragmenteve të shkrimeve të shenjta sikurse u shënuan brenda katër Ungjijve. Do t’ju duhet t’i ndihmoni studentët ta kuptojnë përmbajtjen e tekstit dhe të historisë së secilit fragment teksa lëvizin nga një tregim tek tjetri.
Mësimdhënia e Ungjijve si një harmoni ka prirje t’i bëjë të paqarta qëllimet, temat dhe përqendrimet e dallueshme të secilit shkrues individual të Ungjillit. Ju duhet t’u kushtoni vëmendje të kujdesshme këtyre temave që kështu të mund t’i ndihmoni studentët tuaj për t’i përcaktuar dhe vlerësuar ato. Hyrjet në librat e Mateut, Markut, Llukës dhe Gjonit, të dhëna në këtë manual, mund t’ju ndihmojnë t’i dalloni këto tema.
Siç janë të shkruara kohët e fundit, idetë e mësimdhënies në këtë manual hartohen që të rrjedhin lehtësisht nga një pjesë e mësimit te një tjetër dhe thëniet ndërmjetësuese jepen për ta lehtësuar lëvizjen nga një ide e mësimdhënies tek tjetra. Kur këto ide të mësimdhënies riorganizohen në një metodë harmonike duke përdorur grafikun shoqërues, do t’ju duhet të përfshini vetë pasazhet tuaja lidhëse ndërmjet ideve të sugjeruara.
Nëse zgjidhni të përdorni një metodë harmonike, ju mund të gjeni ndihmë të vlefshme në tabelat “Harmonia e Ungjijve” që gjenden në shtojcën e Biblës dhe në LDS.org. Përveç kësaj, grafiku shoqërues jep një renditje të sugjeruar të ideve që gjenden në këtë manual për ta mbështetur një metodë harmonike. Me përjashtim të disa përshtatjeve të vogla për të lejuar lehtësim në mësimdhënie, ky grafik përputhet me tabelat “Harmonia e Ungjijve” në botimin e vitit 2013 të shkrimeve të shenjta SHDM. Kolona e majtë e grafikut siguron një udhëzues ritmi që e ndan semestrin në 16 javë. Çdo javë (me përjashtim të javës së 1-rë) rendit ngjarje e mësime nga jeta dhe shërbesa e Shpëtimtarit në fragmente kronologjike, të cilat mund të jepen mësim përgjatë kursit të pesë ditëve. Ky udhëzues ritmi siguron 80 mësime mbi katër Ungjijtë, që është e njëjta sasi e dhënë në këtë manual në metodën e mësimdhënies sipas radhës së shkrimeve të shenjta.
Pavarësisht nëse i jepni mësim Ungjijtë njëri pas tjetrit ose si një harmoni, ne rekomandojmë që ju ta filloni kursin duke zhvilluar pesë mësimet e para të hyrjes që gjenden në javën 1 të këtij manuali: “Hyrje te Dhiata e Re”; “Plani i Shpëtimit”; “Roli i Nxënësit”; “Studimi i Shkrimeve të Shenjta” dhe “Konteksti dhe Vështrimi i Përgjithshëm i Dhiatës së Re”.
Udhëzuesi i Ritmit | Ngjarjet dhe Mësimet | Burimet e Mësuesit | |
---|---|---|---|
Java 1 | Ditët 1–5 | Mësimet 1–5 | |
Java 2 | Dita 1 | Ekzistenca e Jezu Krishtit para lindjes | |
Gjenealogjia tokësore e Jezu Krishtit | |||
Dita 2 | Lajmërimi i lindjes së Jezusit prej engjëllit Gabriel dhënë Zakarias; lajmërimi i lindjes dhënë Marisë; vizita e Marisë tek Elizabeta; lindja e Gjon Pagëzorit | ||
Dita 3 | Lajmërimi i lindjes dhënë Jozefit | ||
Lindja e Jezu Krishtit; lajmërimi i lindjes së Jezusit dhënë barinjve; paraqitja e Jezusit në tempull | |||
Vizita e Dijetarëve; ikja për në Egjipt | |||
Vizita në tempull (mosha 12 vjeç) | |||
Dita 4 | Shërbesa dhe dëshmia e Gjon Pagëzorit | Mësimi 7: Mateu 3:1–12; Mësimi 45: Lluka 3:1–22; Mësimi 60: Gjoni 1:1–18 | |
Dita 5 | Pagëzimi i Jezusit | ||
Java 3 | Dita 1 | Tundimi i Jezusit | |
Dita 2 | Dishepujt e Gjon Pagëzorit ndjekin Jezusin | ||
Dasma në Kanë; pastrimi i parë i tempullit | |||
Dita 3 | Vizita e Nikodemit; dëshmia e Gjon Pagëzorit | ||
Dita 4 | Gruaja te pusi | ||
Dita 5 | Jezusi kthehet në Galile | ||
Jezusi shëron birin e nëpunësit mbretëror | |||
Shpëtimtari nuk pranohet në Nazaret | |||
Java 4 | Dita 1 | Thirren peshkatarët | |
Dita 2 | Jezusi jep mësim në Kapernaum dhe dëbon një frymë të ndyrë | ||
Jezusi predikon ungjillin në Galile | |||
Jezusi shëron një lebros dhe një të paralizuar | Mësimi 34: Marku 1:40–45; Mësimi 35: Marku 2:1–12; Mësimi 46: Lluka 5:12–26 | ||
Dita 3 | Ha me tagrambledhësit dhe mëkatarët | ||
Dishepujt e Gjonit pyesin për agjërimin: E vjetër dhe e re | |||
Dita 4 | Jezusi merr pjesë në një festë; shëron në Shabat; ligjërata: Dëshmia e Atit | ||
Dita 5 | Polemikat për Shabatin | ||
Thirren dhe shugurohen dymbëdhjetë | |||
Java 5 | Dita 1 | Predikimi në Mal | |
Dita 2 | Predikimi në Mal | ||
Dita 3 | Predikimi në Mal | ||
Dita 4 | Predikimi në Mal | ||
Dita 5 | Jezusi shëron shërbëtorin e centurionit; ngre së vdekuri djalin e së vesë së Nainit | ||
Gjon Pagëzori dërgon dishepuj te Jezusi | |||
Java 6 | Dita 1 | Gruaja vajos Jezusin | |
Beelzebubi, blasfemia; ligjëratat mbi shenjat; shëmbëlltyra: Shtëpia e zbrazët; nëna dhe vëllezërit e Jezusit | |||
Dita 2 | Shëmbëlltyra e mbjellësit | ||
Dita 3 | Shëmbëlltyrat shtesë rreth të ardhmes së mbretërisë | ||
Dita 4 | Jezusi fashit një stuhi; dëbon një legjion frymërash të liga; shëron gruan me fluks gjaku; ngre së vdekuri bijën e Jairit | ||
Dita 5 | Nevoja për më shumë punëtorë; caktimi i Të Dymbëdhjetëve | ||
Vdekja e Gjon Pagëzorit | |||
Java 7 | Dita 1 | Jezusi ushqen pesë mijë njerëz | |
Dita 2 | Jezusi ecën mbi ujë | ||
Shërimet | |||
Dita 3 | Ligjërata: Buka e Jetës | ||
Dita 4 | Ligjëratat mbi pastërtinë; Jezusi shëron bijën kanaanite dhe njerëz të tjerë | ||
Dita 5 | Jezusi shëron burrin shurdhmemec në Dekapolis; ushqen katër mijë veta; burri i verbër shërohet gradualisht | ||
Java 8 | Dita 1 | Farisenjtë dhe saducenjtë kërkojnë një shenjë; dëshmia e Pjetrit; premtohen çelësat vulosës të mbretërisë; merrni mbi vete një kryq | |
Dita 2 | Shpërfytyrimi: jepen çelësat e vulosjes; monedha e haraçit prej një peshku | ||
Dita 3 | Jezusi shëron djalin e pushtuar nga një frymë e ndyrë | ||
Dita 4 | Kush është më i madhi në mbretëri; skandalizimet | ||
Dita 5 | Falja; shëmbëlltyra: Shërbëtori i pamëshirshëm | ||
Java 9 | Dita 1 | Sakrifica që kërkohet për ta ndjekur Jezusin; Jezusi u dërgua që të shpëtonte, jo që të shkatërronte | |
Dita 2 | Caktohen dhe dërgohen Të Shtatëdhjetët; Jezusi merr pjesë në Festën e Tabernakujve | ||
Dita 3 | Gruaja që shkeli kurorën; Drita e Botës | ||
Dita 4 | Jezusi jep mësim rreth lirisë prej mëkatit dhe dëshmon për hyjnishmërinë e Tij | ||
Dita 5 | Jezusi shëron një burrë të verbër në Shabat | ||
Java 10 | Dita 1 | Shëmbëlltyra: Bariu i Mirë; premtimi i Jezusit për çlodhjen | |
Dita 2 | Shëmbëlltyra: Samaritani i mirë | ||
Dita 3 | Maria dhe Marta; lutja; ruhuni nga farisenjtë; shëmbëlltyra: Pasaniku i pamend | ||
Dita 4 | Shërimi në Shabat; shëmbëlltyra: Gostia e madhe | ||
Dita 5 | Shëmbëlltyrat: Delja e humbur, Dhrahmia e humbur, Djali plangprishës | ||
Java 11 | Dita 1 | Shëmbëlltyrat: Administratori i pabesë, Llazari dhe pasaniku | |
Dita 2 | Ligjëratat mbi skandalet dhe besimin; Jezusi shëron dhjetë lebrosët | ||
Dita 3 | Jezusi ngre Llazarin së vdekuri | ||
Dita 4 | Farisenjtë pyesin rreth divorcit | ||
Dita 5 | I lini fëmijët e vegjël; sundimtari i ri pasanik | ||
Java 12 | Dita 1 | Shpërblimi për heqjen dorë nga të gjitha; shëmbëlltyra: Punëtorët në vresht | |
Më i madhi duhet të shërbejë | |||
Dita 2 | Shëmbëlltyrat: gjykatësi i padrejtë, fariseu dhe tagrambledhësi; Jezusi shëron Bartimeun; viziton Zakeun | ||
Dita 3 | Maria vajos Jezusin | ||
Hyrja ngadhënjimtare; pastrimi i dytë i tempullit | |||
Dita 4 | Fiku mallkohet; shëmbëlltyrat: Dy bijtë, Vreshtarët e këqij, Dasma e birit të mbretit | ||
Dita 5 | Çështja e taksës; martesa dhe Ringjallja; urdhërimi i madh | ||
Java 13 | Dita 1 | Denoncimi i hipokrizisë | |
Monedha e gruas së ve | |||
Vajtimi i Jezusit për Jerusalemin | |||
Dita 2 | Komploti kundër Llazarit; ligjërata: Jezusi u dërgua nga Ati, një dritë për ata që besojnë | ||
Dita 3 | Shkatërrimi i Jerusalemit; shenjat e Ardhjes së Dytë | ||
Dita 4 | Shëmbëlltyra: Dhjetë virgjëreshat | ||
Dita 5 | Shëmbëlltyrat: Talentat, Delet dhe cjeptë | ||
Java 14 | Dita 1 | Komploti i Judës për ta tradhtuar Jezusin; Darka e Fundit fillon | |
Jezusi lan këmbët e dishepujve | |||
“Mos Jam Unë, Zot?” | |||
Dita 2 | Një urdhërim i ri | ||
Krijohet sakramenti | |||
Dita 3 | Ligjërata mbi Ngushëlluesin | ||
Dita 4 | Paratregohet mohimi nga Pjetri | ||
Hardhia e Vërtetë; doni njëri-tjetrin; dëshmon Shpirti i së vërtetës | |||
Dita 5 | Paralajmërimet për Apostujt; Ngushëlluesi; kundërshtimi: Gëzim e hidhërim | ||
Java 15 | Dita 1 | Lutja ndërmjetësuese e Jezusit | |
Dita 2 | Vuajtja dhe lutjet e Jezusit në Gjetseman | Mësimi 31: Mateu 26:31–46; Mësimi 42: Marku 14:10–16:20; Mësimi 57: Lluka 22:39–53 | |
Dita 3 | Jezusi arrestohet; mohimi nga Pjetri; nxjerrja në gjyq e Jezusit përpara Kajafës | ||
Dita 4 | Nxjerrja në gjyq para Pilatit dhe Herodit; Baraba lirohet | ||
Nxjerrja e dytë në gjyq para Pilatit | |||
Jezusi fshikullohet dhe tallet | |||
Dita 5 | Kryqëzimi | Mësimi 32: Mateu 27:26–50; Mësimi 58: Lluka 23:26–56; Mësimi 78: Gjoni 19:17–42 | |
Java 16 | Dita 1 | Vdekja e Jezu Krishtit; varrimi i Jezusit; krerët e priftërinjve dhe farisenjtë vulosin varrin | |
Dita 2 | Ringjallja | ||
Dita 3 | Jezusi u shfaqet dy dishepujve në rrugën për në Emaus | ||
Dita 4 | Mbrëmja: Jezusi u shfaqet dishepujve, Thomai | ||
Dita 5 | Pjetri: “Po shkoj të peshkoj”, Jezusi: “Kulloti delet e mia” | ||
Porosia e madhe për Të Dymbëdhjetët; Ngjitja në qiell |