Mësimi i Studimit në Shtëpi
2 Korintasve 8 – Efesianëve 1 (Njësia 24)
Hyrje
Apostulli Pal i nxiti shenjtorët galatas ta lartësonin besimin e tyre në Jezu Krisht dhe të mirëbesonin se shpëtimi është i arritshëm vetëm nëpërmjet Tij sesa nëpërmjet bindjes ndaj ligjit të Moisiut.
Sugjerime për Mësimdhënien
Galatasve 5
Pali i nxit shenjtorët galatas ta lartësojnë besimin e tyre në Jezu Krishtin
Vizatoni në tabelë një figurë të një gare me tërheqje litari.
Çfarë është një garë me tërheqje litari? Si e fitoni një garë të tillë?
Në çfarë mënyrash është e ngjashme jeta jonë me një garë me tërheqje litari?
Nëse studentët nuk e përmendin atë, vini në pah se një aspekt i jetës sonë që është i ngjashëm me një garë me tërheqje litari, është përleshja jonë kundër tundimeve. Ftojini studentët që teksa studiojnë Galatasve 5, të kërkojnë të vërteta që mund t’i ndihmojnë të dinë se si ta fitojnë përleshjen kundër tundimeve.
Kujtojuni studentëve që të krishterët judeas i kishin drejtuar keq shenjtorët në Galati, duke u mësuar atyre se duhej ta jetonin ligjin e Moisut dhe të rrethpriteshin me qëllim që të shpëtoheshin. Apostulli Pal i përshkroi këto mësime të rreme rreth ligjit të Moisiut si “zgjedhën e skllavërisë” (Galatasve 5:1).
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Galatasve 5:1. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar se kush tha Pali se sjell lirinë nga kjo zgjedhë e skllavërisë.
Kush sjell lirinë nga kjo zgjedhë e skllavërisë?
Përmblidheni Galatasve 5:2–15 duke shpjeguar se Pali i qortoi shenjtorët galatas që u tërhoqën kaq lehtë nga liria e ungjillit të Jezu Krishtit e përkundrazi, duke u kthyer nën skllavërinë e ligjit të Moisiut. Ai më pas sqaroi se ndonëse pasuesit e Krishtit ishin liruar nga skllavëria e ligjit të Moisiut, kjo nuk do të thoshte se ata kishin lirinë që të kënaqeshin lirisht në mëkat.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Galatasve 5:16–17. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar dy forcat konkurruese që përshkroi Pali.
Cilat janë dy forcat konkurruese që përshkroi Pali?
Krijoni një tabelë në dërrasë duke vizatuar një vijë vertikale deri në qendër të figurës të garës me tërheqje litari. Shkruani Ecni sipas Frymës lart njërës anë të [vizatimit] të garës me tërheqje litari dhe, shkruani Përmbushini dëshirat e mishit lart në anën tjetër.
Çfarë do të thotë të “ec[ësh] sipas Frymës”? (Galatasve 5:16). (Të jetosh i denjë për Frymën e Shenjtë dhe ta ndjekësh Atë.)
Kujt i referohen “dëshirat e mishit” (Galatasve 5:16)? (Tundimeve për të mëkatuar.)
Si konsiderohen këto forca konkurruese?
Çfarë parimi mund të mësojmë nga Galatasve 5:16 rreth mënyrës se si mund t’i mposhtim tundimet e mishit? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por duhet të përcaktojnë një parim të ngjashëm me sa vijon: Kur ecim sipas Frymës, ne do t’i mposhtim tundimet e mishit. Shkruajeni këtë parim në tabelë.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Melvin J. Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Vëreni klasën të dëgjojë pyetjen që Plaku Ballard na kërkoi ta merrnim parasysh.
“Të gjitha sulmet që armiku i shpirtrave tanë do të sjellë për të na robëruar, do të jenë nëpërmjet mishit. … Qasja e tij kundrejt nesh do të jetë nëpërmjet epsheve, orekseve, ambicieve të mishit. E gjithë ndihma që na vjen nga Zoti për të na ndihmuar në këto vështirësi, do të vijë tek ne nëpërmjet shpirtit që banon brenda këtij trupi të vdekshëm. Ndaj, këto dy forca të mëdha po veprojnë mbi ne nëpërmjet këtyre dy kanaleve.
‘Po juve, si po e luftoni betejën?’ … Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme. Konflikti më i madh që ndonjë burrë apo grua do të ketë ndonjëherë (pa e vrarë mendjen se sa mund të jenë në numër armiqtë e tyre) do të jetë beteja që kanë me veten” (“Struggle for the Soul”, New Era, mars 1984, f. 35).
Kërkojuni studentëve të përsiatin se në cilën anë janë ata në këtë garë me tërheqje litari dhe cila forcë po fiton në jetën e tyre.
Ndajeni klasën në grupe me nga dy ose tre vetë. Caktojeni gjysmën e grupeve të lexojnë së bashku me zë të lartë Galatasve 5:19–21, duke kërkuar rrjedhojat e “përmbush[jes së] dëshira[ve të] mishit”. Caktojeni gjysmën tjetër të lexojnë së bashku me zë të lartë Galatasve 5:22–23, duke kërkuar rrjedhojat e të ecurit sipas Frymës. Kur ata të mbarojnë së lexuari, ftojeni një pjesëtar nga secili grup të renditë në kolonën e duhur në dërrasë një nga përgjigjet që gjetën. Ftojini ata të vazhdojnë t’i renditin përgjigjet e tyre derisa tabela të pasqyrojë atë që renditi Pali. Juve mund t’ju duhet të sillni një fjalor në klasë dhe ta ftoni një student të gjejë çfarëdo fjale që është e vështirë për t’u kuptuar.
Sipas Galatasve 5:21, çfarë dha mësim Pali se do t’u ndodhë njerëzve që u jepen “vepra[ve të] mishit”? (Galatasve 5:19.)
Sipas Galatasve 5:22–23, çfarë frytesh, ose rrjedhojash, tregojnë se dikush po ecën sipas Frymës? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që ta përcaktojnë të vërtetën vijuese: Frytet e Frymës janë dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia dhe vetëkontrolli. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë këtë të vërtetë në shkrimet e tyre të shenjta.)
Drejtojuni anës së tabelës ku janë renditur frytet e Frymës.
Përse ia vlen t’i kesh këto bekime?
Poshtë tabelës vizatoni një shigjetë të madhe me drejtim nga ana ku janë renditur dëshirat e mishit. Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë se në këtë garë figurative me tërheqje litari, ne i lejojmë vetes të ecim drejt dëshirave të mishit.
Çfarë ndodh me frytet e Frymës kur u jepemi dëshirave të mishit? (Ne fillojmë t’i humbasim frytet e Frymës.)
Fshijeni shigjetën dhe vizatoni një shigjetë tjetër me drejtim nga frytet e Frymës. Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë sikur ne tani i lejojmë vetes të ecim në drejtim të kësaj ane.
Çfarë ndodh me veprat e mishit kur ecim sipas Frymës? (Ato reshtin së qeni pjesë e jetës sonë.)
Ftojini studentët të shkruajnë në fletoren e klasës ose ditarin e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta për një rast kur e ndien ose provuan njërin nga këto fryte të Frymës. Kërkojuni atyre të përfshijnë gjërat që po bënin për të ecur sipas Frymës në atë kohë. Kur të përfundojnë, ftojini disa studentë të tregojnë atë që shkruan.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Galatasve 5:24–25. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që përpiqen të bëjnë dishepujt e Jezu Krishtit me dëshirat e mishit.
Çfarë përpiqen të bëjnë vërtet dishepujt e Jezu Krishtit me dëshirat e mishit? (T’i kryqëzojnë ato ose t’i zhdukin nga jeta e tyre.)
Ftojini studentët të marrin parasysh atë që do të bëjnë për të ecur më plotësisht sipas Frymës. Jepuni kurajë që t’i ndjekin nxitjet që marrin, që ata të mund t’i gëzojnë frytet e Frymës.
Njësia Tjetër (Efesianëve 2 – Filipianëve 4)
Ftojini studentët të mendojnë për vlerat, ligjet dhe opinionet që ndryshojnë në botë. Si mund ta dimë se çfarë është e drejtë dhe e gabuar në një botë ku idetë ndryshojnë vazhdimisht? Apostulli Pal i këshilloi shenjtorët dhe i ndihmoi ata të kuptonin se çfarë na ka dhënë Zoti për t’u siguruar se ne nuk mbërthehemi nga filozofitë e rreme të botës. Shpjegoni gjithashtu se teksa vazhdojnë t’i studiojnë shkrimet e Palit gjatë javës që vjen, ata do të gjejnë përgjigje ndaj pyetjeve vijuese: Si duhet t’i trajtojnë fëmijët prindërit e tyre? Çfarë thotë Pali, ç’gjë do t’i “shua[jë] të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut” (Efesianëve 6:16)?