Mësimi 63
Gjoni 4
Hyrje
Teksa udhëtonte drejt Galilesë, Jezusi kaloi përmes Samarisë dhe i dha mësim një gruaje te një pus. Gruaja u dëshmoi të tjerëve se Jezusi ishte Krishti. Më vonë, Jezusi shëroi birin e një nëpunësi mbretëror.
Sugjerime për Mësimdhënien
Gjoni 4:1–42
Jezusi i jep mësim një gruaje nga Samaria
Shkruajeni pyetjen vijuese në tabelë:
Kërkojuni studentëve t’i përgjigjen pyetjes në tabelë. Merrni parasysh të shfaqni figura të burimeve natyrore të tilla si dheu, hekuri, qymyri, nafta, ari ose diamantet.
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Ne mund të mendojmë fillimisht se ari, nafta apo diamantet kanë vlerën më të madhe. Por nga të gjitha mineralet, metalet, gurët e çmuar dhe lëngjet e gjetura mbi ose brenda në tokë, më i vlefshmi është uji” (“A Reservoir of Living Water” [mbledhje rreth vatrës për të rinjtë në moshë madhore të Sistemit Arsimor të Kishës, 4 shkurt 2007], f. 1, lds.org/broadcasts).
Paraqitni një gotë të tejdukshme plot me ujë të pastër.
Përse është uji i pastër kaq i vlefshëm? (Ju mund të ftoni një ose dy studentë të tregojnë për një përvojë që i ndihmoi ata të vlerësojnë rëndësinë e ujit.)
Ftojini studentët të kërkojnë atë me të cilën Jezusi e krahasoi ujin teksa studiojnë Gjonin 4.
Përmblidheni Gjonin 4:1–3 duke shpjeguar se Jezusi u largua nga Judea dhe udhëtoi drejt Galilesë.
Vëreni një student të lexojë me zë të lartë Gjonin 4:4 dhe vëreni klasën të kërkojë zonën nëpër të cilën Jezusi kaloi, ndërkohë që udhëtonte drejt Galilesë. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë.
Ftojini studentët të përcaktojnë Judenë, Samarinë dhe Galilenë në hartën “Një Vështrim i Shpejtë te Jeta në Vdekshmëri e Jezu Krishtit” (që gjendet në mësimin 5), ose ftojini ata të shohin te Hartat e Biblës, nr. 11, “Toka e Shenjtë në Kohët e Dhiatës së Re” për t’i gjetur tri krahinat.
Përse është domethënëse që Jezusi udhëtoi nëpër Samari në vend që të shkonte përreth saj? (Judenjtë kryesisht udhëtonin përreth Samarisë në vend që të kalonin nëpër të, për shkak të armiqësisë që ekzistonte midis judenjve dhe samaritanëve [shih James E. Talmage, Jesus the Christ, bot. i 3-të (1916), f. 172]).
Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë Gjonin 4:6–9. Ftojeni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Jezusi i kërkoi një gruaje kur Ai ndaloi në Samari.
Çfarë i kërkoi Jezusi kësaj gruaje?
Përse u habit ajo kur Jezusi i kërkoi asaj për të pirë?
Paraqitni figurën Jezusi dhe Gruaja Samaritane (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 36; shih edhe LDS.org).
Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë Gjonin 4:10–12. Ftojeni klasën ta ndjekë, duke kërkuar përgjigjen që Jezusi ia dha gruas.
Sipas vargut 10, çfarë i ofroi Shpëtimtari gruas? (Shpjegoni se fraza “dhuratën e Perëndisë” i drejtohet Jezusit si Shpëtimtari i botës.)
Sipas vargut 11, çfarë e pyeti gruaja Jezusin?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Gjonin 4:13–14. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që tha Jezusi rreth ujit që ofronte Ai.
Çfarë tha Jezusi rreth ujit që ofroi Ai?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që përfaqëson uji i gjallë.
“Uji i gjallë, për të cilin flitet në këtë episod, është një përfaqësim i Zotit Jezu Krisht dhe ungjillit të Tij. Dhe ashtu si uji është i nevojshëm për të mbështetur jetën fizike, po ashtu Shpëtimtari dhe doktrinat, parimet dhe ordinancat e Tij janë thelbësore për jetën e përjetshme. Ju dhe unë kemi nevojë për ujin e Tij të gjallë çdo ditë dhe në një sasi të bollshme për ta mbështetur rritjen dhe zhvillimin tonë të vazhdueshëm shpirtëror” (“A Reservoir of Living Water”, f. 2).
Sipas Plakut Bednar, çfarë përfaqëson uji i gjallë?
Mbi gotën e ujit që e keni shfaqur, vendosni një etiketë që thotë Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij.
Përse është uji një simbol i duhur i Shpëtimtarit dhe ungjillit të Tij?
Si do t’i përmblidhnit si një parim fjalët e Zotit te vargu 14? (Studentët mund të përdorin fjalët e veta, por duhet të përcaktojnë parimin vijues: Nëse vijmë te Jezu Krishti dhe me zell marrim prej ungjillit të Tij, atëherë ne do të marrim jetë të përjetshme.)
Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë Gjonin 4:15–18. Ftojeni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që gruaja kërkoi prej Jezusit dhe mënyrën se si u përgjigj Shpëtimtari.
Sipas vargut 15, çfarë kërkoi gruaja prej Jezusit?
Shpjegoni se përgjigjja e Jezusit e ndihmoi gruan të kuptonte nevojën e saj për ujin e gjallë që ofroi Ai.
Sipas vargjeve 17–18, çfarë zbuloi Jezusi rreth kësaj gruaje? (Vini në dukje që përgjigjja e Jezusit tregoi se Ai e dinte që kjo grua e kishte pasur të vështirë të gjente një marrëdhënie martesore domethënëse dhe jetëgjatë, por që duke jetuar me një burrë që nuk ishte bashkëshorti i saj, ajo nuk po i bindej ligjit të dëlirësisë.)
Çfarë mendimesh ose ndjenjash mund të kishte pasur kjo grua kur Jezusi zbuloi hollësi rreth saj, që një i panjohur i zakonshëm nuk mund t’i kishte ditur?
Si mund ta kishin ndihmuar fjalët e Shpëtimtarit gruan të kuptonte nevojën e saj për ujin e gjallë që ofroi Ai?
Çfarë të vërtete rreth Shpëtimtarit mund të mësojmë nga këto vargje? (Pasi studentët të jenë përgjigjur, shkruani të vërtetën vijuese në tabelë: Jezu Krishti i njeh mëkatet tona dhe na ofron ungjillin e Tij për të na ndihmuar që t’i mposhtim ato.)
Përse është kjo e vërtetë e rëndësishme për t’u kuptuar?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Gjonin 4:19–20. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që gruaja i tha Jezusit.
Çfarë tha gruaja që tregoi se kuptueshmëria e saj për Jezusin po ndryshonte?
Shpjegoni se në Samari është një mal i quajtur mali Gerizim. Shekuj përpara shërbesës së vdekshme të Shpëtimtarit, samaritanët ndërtuan atje një tempull, si një vend adhurimi. Megjithatë, ndryshe nga judenjtë, samaritanët nuk e kishin autoritetin e priftërisë për të kryer ordinanca dhe ata i mohuan shumë mësime të profetëve.
Ftojini disa studentë të lexojnë me radhë, me zë të lartë nga Gjoni 4:21–23, duke përfshirë Përkthimin prej Joseph Smith-it, Gjoni 4:26 (ose te Bibla në anglisht Gjoni 4:24, shënimi a në fund të faqes). Vëreni klasën t’i ndjekë, duke kërkuar atë që Jezusi ia dha mësim gruas rreth adhurimit të Perëndisë.
Si e adhurojnë Atin Qiellor adhuruesit e vërtetë?
Sipas Përkthimit prej Joseph Smith-it, çfarë bekimi vjen kur e adhurojmë Perëndinë “në shpirt dhe në të vërtetë”?
Çfarë parimi mund të mësojmë nga këto vargje? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por duhet të përcaktojnë parimin vijues: Nëse e adhurojmë Atin në shpirt dhe në të vërtetë, Ai do të na bekojë me Shpirtin e Tij.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Vëreni klasën të kërkojë dhe të shenjojë atë që do të thotë të adhurosh Atin në shpirt dhe të vërtetë.
“Qëllimi ynë është të adhurojmë Perëndinë e vërtetë dhe të gjallë dhe ta bëjmë këtë me anë të fuqisë së Shpirtit dhe në mënyrën që Ai e ka shuguruar. Adhurimi i miratuar i Perëndisë së vërtetë çon drejt shpëtimit; përkushtimet e dhëna perëndive të rreme dhe të cilat nuk bazohen mbi të vërtetën e përjetshme, nuk e mbartin një sigurim të tillë.
Një dituri për të vërtetën është thelbësore për adhurimin e vërtetë. …
… Adhurimi i vërtetë dhe i përsosur përbëhet nga ndjekja në hapat e Birit të Perëndisë; përbëhet nga zbatimi i urdhërimeve dhe bindja ndaj vullnetit të Atit në atë shkallë që ne përparojmë nga hiri në hir derisa të përlëvdohemi në Krishtin, ashtu siç është ai i përlëvduar në Atin e Tij. Është shumë më tepër sesa lutje, predikim dhe këngë. Është të jetuarit, të bërit dhe të bindurit. Është të përngjasuarit e jetës së Shembullit të madhërishëm [Jezu Krishtit]” (“How to Worship”, Ensign, dhjetor 1971, f. 129, 130).
Sipas Plakut Mek-Konki, çfarë do të thotë të adhurosh Perëndinë në shpirt dhe të vërtetë?
Kur jeni bekuar teksa jeni përpjekur të adhuroni Atin në shpirt e të vërtetë?
Ftojini studentët të marrin parasysh se çfarë mund të bëjnë që ta adhurojnë më mirë Atin në shpirt dhe të vërtetë.
Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë Gjonin 4:25–26. Ftojeni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Jezusi i zbuloi gruas rreth vetes së Tij.
Çfarë i zbuloi Jezusi gruas rreth vetes së Tij?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Gjonin 4:27–30. Vëreni klasën të kërkojë atë që bëri gruaja pasi foli me Shpëtimtarin.
Çfarë bëri gruaja pasi foli me Shpëtimtarin?
Çfarë tha ajo që vuri në dukje se kishte fituar një dëshmi për Jezu Krishtin?
Çfarë të vërtete mund të mësojmë nga ky tregim rreth asaj që do të ndodhë kur fitojmë dëshmi për Jezu Krishtin? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por duhet të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Kur fitojmë dëshmi për Jezu Krishtin, ne mbushemi me dëshirë për ta ndarë atë me të tjerët.)
Përmblidhini vargjet 31–37 duke shpjeguar se dishepujt e Jezusit u kthyen me ushqim. Kur i kërkuan Atij të hante, Ai u dha mësim se Ai nuk mbahej nëpërmjet të ngrënës, por nëpërmjet kryerjes së vullnetit të Atit të Tij. Ai më pas i ftoi të kuptonin që mundësitë për ta predikuar ungjillin ishin të shumta.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Gjonin 4:39–42. Vëreni klasën të kërkojë ndikimin e dëshmisë së gruas mbi njerëzit në qytetin e saj.
Çfarë ndikimi pati dëshmia e gruas mbi njerëzit në qytetin e saj?
Sipas vargut 42, çfarë i thanë njerëzit gruas?
Dëshmoni se kur arrijmë ta njohim Shpëtimtarin dhe të marrim nga uji i Tij i gjallë, ne do të mbushemi me një dëshirë për t’i ndarë dëshmitë tona për Të me të tjerët.
Gjoni 4:43–54
Jezusi shëron të birin e nëpunësit mbretëror
Përmblidheni Gjonin 4:43–45 duke shpjeguar se pasi Jezusi i dha mësim gruas në Samari, Ai hyri në Galile ku u prit nga njerëzit.
Sigurojuni studentëve kopje të fletushkës vijuese. Ftojini të lexojnë në heshtje Gjonin 4:46–54 dhe t’u përgjigjen pyetjeve në fletushkë.
Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini studentët të japin përgjigjet e tyre. Teksa i raportojnë parimet që i mësuan nga përvoja e nëpunësit mbretëror, ndihmojini të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Kur besojmë në Jezu Krishtin pa pasur nevojë për shenja, Zoti do ta pohojë besimin tonë.
Përse është e rëndësishme të besojmë në Jezu Krishtin pa pasur nevojë për shenja?
Cilat janë disa mënyra që Zoti e pohon të besuarin tonë kur ne ushtrojmë besim në Të?
Mbylleni duke dëshmuar se kur e kërkojmë Zotin me besim, Ai do të na bekojë me prova për t’i mbështetur bindjet tona.