Mësimi 56
Lluka 18–21
Hyrje
Kur Jezu Krishti udhëtoi drejt Jeruzalemit për herë të fundit në vdekshmëri, Ai dha mësim ungjillin e Tij dhe kreu mrekulli midis njerëzve. Ai hyri me ngadhnjim në Jeruzalem, e pastroi sërish tempullin dhe u dha mësim njerëzve atje.
Sugjerime për Mësimdhënien
Lluka 18–21
Shpëtimtari jep mësim rrugës për në Jeruzalem
Shpjegojuni studentëve se nga studimi i tyre i [librave] të Mateut dhe Markut, ata kanë mësuar tashmë për shumë prej ngjarjeve të shënuara te Lluka 18–21. Për të rishikuar dy nga këto ngjarje, paraqitni fotografitë e mëposhtme: Krishti dhe i Riu i Pasur (Libri i Figurave Artistike [2009], nr. 48; shih edhe LDS.org) dhe Ardhja Triumfuese (Libri i Figurave Artistike, nr. 50). Ftojini studentët t’i përmbledhin këto histori për klasën dhe të shpjegojnë atë që mbajnë mend se kanë mësuar nga rrëfimet.
Ju mund të doni ta përdorni përmbledhjen vijuese të Llukës 18–21 nëse studentët kanë nevojë për ndihmë që t’i kujtojnë këto histori. (Shënim: Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se kur ndodhën ngjarjet e këtij mësimi në jetën e Shpëtimtarit, ju mund të doni t’u tregoni studentëve përshkrimin grafik Një Vështrim i Shpejtë mbi Shërbesën në Vdekshmëri të Jezu Krishtit në shtojcën e këtij manuali.)
Kur Jezu Krishti udhëtoi drejt Jeruzalemit për herë të fundit në vdekshmëri, Ai dha mësim një numër shëmbëlltyrash dhe shëroi shumë njerëz. Ai e ftoi të riun pasanik që t’i jepte gjithçka të varfërve dhe ta ndiqte Atë. Ai shëroi një burrë të verbër. Pavarësisht nga përqeshja, Ai darkoi me kryetarin e tagrambledhësve në Jeriko.
Ai mbërriti në Jeruzalem dhe, midis thurjes së lëvdatave, ngau një kërriç kur hyri në qytet. Ai i nxori sërish përjashta këmbyesit e parave nga tempulli, u dha mësim njerëzve atje dhe iu përgjigj pyetjeve të krerëve të priftërinjve dhe skribëve. Ai lëvdoi një të ve që ia dha dy monedhat e saj të vogla arkës së thesarit të tempullit. Ai u dha mësim dishepujve edhe për Ardhjen e Tij të Dytë.
Shpjegoni se pjesa më e madhe e rrëfimeve që studentët do të studiojnë në këtë mësim janë të veçanta për ungjillin e Llukës.
Për t’i përgatitur studentët që t’i studiojnë këto rrëfime, shkruani në tabelë pyetjet vijuese:
Ftojini studentët që t’i marrin parasysh këto pyetje ndërsa studiojnë rrëfimet vijuese nga shkrimet e Llukës.
Shkruajini në tabelë referencat vijuese nga shkrimet e shenjta: Lluka 18:1–8; Lluka 18:9–14; Lluka 18:35–43; Lluka 19:1–10. Shpjegoni se këto fragmente të shkrimeve të shenjta përfshijnë shëmbëlltyra dhe ngjarje nga udhëtimi i fundit i Shpëtimtarit drejt Jeruzalemit gjatë jetës së Tij të vdekshme.
Caktojini secilit student një nga referencat e shkrimeve të shenjta të shkruara në tabelë, ose merrni parasysh ndarjen e klasës në katër grupe dhe caktojini secilit grup një nga referencat e shkrimeve të shenjta në tabelë. Ftojeni secilin student ose grup të lexojë fragmentin e caktuar të shkrimit të shenjtë dhe të përgatitet për ta interpretuar rrëfimin ose shëmbëlltyrën që ajo përmban. (Nëse nuk i ndani studentët në grupe, merrni parasysh ta dramatizoni secilën prej rrëfimeve si klasë. Nëse zgjidhni të mos i dramatizoni këto rrëfime, ju mund t’i ftoni studentët që t’i studiojnë referencat e shkrimeve të shenjta individualisht duke përdorur pyetjet vijuese dhe pastaj t’ia mësojnë njëri-tjetrit atë që mësuan.) Shpjegoni se një student në klasë ose në çdo grup duhet të jetë tregimtari dhe të lexojë rrëfimin e shkrimit të shenjtë ndërsa pjesa tjetër e klasës apo e grupit e interpreton atë. Për shkak të nderimit dhe respektit për Shpëtimtarin, udhëzojini ata që interpretojnë Llukën 18:35–43 dhe Llukën 19:1–10 që ta bëjnë këtë pa pasur dikë që të përfaqësojë Jezu Krishtin. Udhëzojeni tregimtarin që t’i lexojë fjalët e Jezusit dhe u kërkoni aktorëve që të përgjigjen sikur Ai të ishte në skenë.
Ndërsa grupet përgatiten, ftojini ata që t’i diskutojnë së bashku pyetjet vijuese dhe të jenë gati t’ia raportojnë përgjigjet e tyre klasës pasi ta interpretojnë ngjarjen. (Merrni parasysh t’i shkruani këto pyetje në tabelë ose t’ua jepni në një fletushkë.)
Çfarë dëshironte personazhi kryesor (e veja, tagrambledhësi, burri i verbër apo Zakeu) në këtë rrëfim?
Çfarë bëri personazhi kryesor që tregoi se dëshira e tij apo e saj ishte i/e sinqertë?
Çfarë ndodhi për shkak të veprimeve besnike të personazhit kryesor?
Çfarë parimesh apo doktrinash mund të dalloni në histori?
Pas një kohe të mjaftueshme, ftojeni klasën apo secilin grup që ta dramatizojnë rrëfimin e tyre ndërsa tregimtari lexon vargjet. Ndërsa klasa shikon ose ndjek në shkrimet e tyre të shenjta, u kërkoni studentëve të marrin në shqyrtim atë që çdo rrëfim mund të na mësojë rreth ushtrimit të besimit në Zot. Pas çdo interpretimi, kërkojini klasës apo grupit të tregojnë përgjigjet e tyre për pyetjet e mësipërme. Kërkojuni studentëve të renditin në tabelë parimet ose doktrinat që përcaktuan.
Pasi grupet t’i kenë raportuar përgjigjet e tyre për pyetjet, bëni pyetjet vijuese:
Çfarë ngjashmërish vutë re te veprimet e secilit prej personazheve kryesorë? (Secili prej tyre tregoi këmbëngulje ose sinqeritet ndërsa kërkoi të realizonte dëshirat e tij/të saj.)
Çfarë mund të na mësojnë këto veprime rreth ushtrimit të besimit në Zot?
Çfarë ngjashmërish vutë re rreth asaj që mori çdo personazh kryesor si rrjedhim i veprimeve të tij apo të saj? (Secili mori ndihmë ose mëshirë.)
Kërkojuni studentëve të përcaktojnë një parim nga ngjashmëritë në rrëfime. Studentët mund të përcaktojnë një larmi parimesh, por sigurohuni që të theksojnë se, nëse jemi të sinqertë dhe këmbëngulës kur ushtrojmë besim te Zoti, ne mund ta marrim mëshirën e Tij. Shkruajeni këtë parim në tabelë.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kërkojini klasës të mbajë vesh për atë çka tregon se një person po ushtron besim te Zoti.
“Besimi i vërtetë përqendrohet në dhe te Zoti Jezu Krisht dhe gjithnjë çon në veprim të drejtë” (“Kërkoni me Besim”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 95).
Drejtojini studentët te pyetjet e shkruara në tabelë në fillim të mësimit. Kërkojuni studentëve t’i drejtohen një partneri dhe të diskutojnë përgjigjet për pyetjet.
Cilat janë disa mënyra që ne mund të ushtrojmë besim te Perëndia sot?
Ftojeni një student që të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Bednar dhe kërkojini klasës të mbajë vesh për atë çka do të thotë të përjetosh mëshirat e Zotit:
“Mëshirat e dhembshura të Zotit janë bekimet tepër personale dhe individuale, forca, mbrojtja, siguria, drejtimi, dashamirësia, ngushëllimi, mbështetja dhe dhuratat shpirtërore të cilat i marrim nga Zoti Jezu Krisht dhe për shkak të Tij e nëpërmjet Tij” (“Mëshirat e Dhembshura të Zotit”, Ensign ose Liahona, maj 2005, f. 99; Konferenca e Përgjithshme, prill 2005, f. 119).
Ftojini studentët t’i përgjigjen pyetjeve vijuese në fletoret e klasës apo në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta. (Ju mund të doni t’i shkruani pyetjet në tabelë.)
Në çfarë mënyrash ju apo dikush që ju njihni ka ushtruar besim në Jezu Krisht? Si rrjedhim, çfarë mëshire përjetuat juve ose ata?
Merrni në shqyrtim se në çfarë mënyrash ju e dëshironi ndihmën apo mëshirën e Zotit në jetën tuaj. Çfarë do të bëni për të ushtruar besim te Zoti me qëllim që të merrni mëshirën e Tij?
Ftojini disa studentë që ndihen rehat për të treguar, që të raportojnë atë që shkruan. Kujtojuni atyre të mos tregojnë ndonjë gjë që është tepër vetjake. Ju gjithashtu mund të doni ta tregoni përvojën tuaj me parimin dhe të dëshmoni për vërtetësinë e tij.