Mësimi 37
Marku 6
Hyrje
Jezusi nuk u pranua në qytetin e Tij të lindjes në Nazaret. Ai i dërgoi të Dymbëdhjetë Apostujt që të predikonin ungjillin. Gjon Pagëzori u vra me urdhër të Herod Antipës. Jezusi ushqeu mrekullisht një turmë me më shumë se pesë mijë njerëz, eci mbi ujë, fashiti një furtunë dhe shëroi të sëmurët.
Sugjerime për Mësimdhënien
Marku 6:1–29
Jezusi nuk pranohet në Nazaret dhe dërgon Të Dymbëdhjetët; ritregohet vdekja e Gjon Pagëzorit
Fillojeni orën mësimore duke i ftuar studentët të mendojnë rreth herës së fundit që ata ndien trysni për të bërë diçka që e dinin se nuk ishte e drejtë.
Shkruajeni thënien vijuese në tabelë (kjo thënie gjendet te “Making the Right Choices”, Ensign, nëntor 1994, f. 37):
-
Cilët janë disa shembuj të mënyrës se si të tjerët mund të përpiqen t’ju vënë nën trysni për të bërë diçka që ju e dini se është e gabuar?
Ftojini studentët që ndërsa studiojnë Markun 6, të kërkojnë një të vërtetë që mund t’i ndihmojë të shmangin nënshtrimin ndaj trysnisë negative të bashkëmoshatarëve.
Përmblidheni Markun 6:1–16, duke shpjeguar se Jezusi predikoi në qytetin e tij të lindjes në Nazaret. Megjithatë, për shkak të mosbesimit të njerëzve, Ai nuk kreu shumë mrekulli midis tyre. Ndërkohë që ishte atje, Jezusi i dërgoi të Dymbëdhjetë Apostujt dy e nga dy që të predikonin ungjillin. Ndërsa predikonin ungjillin, ata dëbuan djaj dhe shëruan të sëmurë. Kur Herodi dëgjoi për mrekullitë e shumta që kryente Jezusi, ai pati frikë se mos Gjon Pagëzori ishte ngritur nga të vdekurit dhe po i kryente këto mrekulli.
Shpjegoni se Marku 6:17–29 jep një rrëfim të asaj që i kishte ndodhur Gjon Pagëzorit. Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Markun 6:17–18. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Herodi i kishte bërë Gjon Pagëzorit.
-
Sipas këtyre vargjeve, çfarë i kishte bërë Herodi Gjonit dhe përse?
Shpjegoni se Herodi i përmendur në këto vargje është Herod Antipa, i cili qeveriste krahinat e Galilesë dhe të Pereas pas vdekjes së babait të tij, Herodit të Madh. Herod Antipa ishte ndarë nga gruaja e tij dhe ishte martuar me Herodiadën, gruan e vëllai të tij, Filipit. Ky veprim ishte një shkelje e dukshme e ligjit judeas (shih Levitiku 18:16) dhe Gjon Pagëzori e kishte dënuar atë haptazi. Kundërshtimi i Gjonit ndaj kësaj martese e zemëroi Herodiadën, kështu që Herodi e burgosi Gjonin për ta qetësuar atë.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Markun 6:19–20. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Herodiada donte të bënte me Gjon Pagëzorin.
-
Çfarë donte të bënte Herodiada me Gjon Pagëzorin?
-
Përse ajo nuk mund ta vriste atë? (Për shkak se Herodi kishte frikë nga Gjoni dhe e dinte se ai ishte një njeri i Perëndisë; shih edhe Joseph Smith Translation [Përkthimin prej Joseph Smith-it], Marku 6:21 [te Marku 6:20, poshtëshënimi b në variantin shdm të Biblës në anglisht] për mënyrën se si ndihej Herodi rreth Gjon Pagëzorit.)
Ftojini disa studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Marku 6:21–29. Ftojeni klasën t’i ndjekë, duke kërkuar atë që Herodi i bëri Gjon Pagëzorit.
-
Sipas vargut 26, si u ndie Herodi që e vrau Gjon Pagëzorin?
-
Përse Herodi bëri që Gjon Pagëzorit t’i pritej koka edhe pse e dinte që ishte e gabuar dhe nuk donte ta bënte atë? (Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë frazën “për respekt të të ftuarve”, e cila tregon se Herodi shqetësohej për mendimin e atyre që ishin ulur me të.)
-
Çfarë parimi mund të mësojmë nga zgjedhjet e Herodit rreth asaj që ndodh kur ne përpiqemi t’u pëlqejmë të tjerëve në vend që të bëjmë atë që është e drejtë? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që ata të përcaktojnë parimin vijues: Kur kërkojmë që t’u pëlqejmë të tjerëve në vend që të bëjmë atë që ne e dimë se është e drejtë, kjo mund të na çojë në zgjedhje të gabuara, pikëllim dhe keqardhje.)
Për t’i ndihmuar studentët që ta kuptojnë më tej këtë të vërtetë, vendosini ata në grupe me nga dy deri në katër vetë dhe u kërkoni atyre të sjellin disa shembuj të situatave, në të cilat të rinjtë duhet të zgjedhin midis të kërkuarit që t’u pëlqejnë të tjerëve dhe të bërit e asaj që ata e dinë se është e drejtë. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojeni secilin grup që të raportojë. Ndërsa ata përgjigjen, shkruajini disa nga shembujt e tyre në tabelë.
-
Në ç’mënyra keni parë që nënshtrimi ndaj këtyre trysnive, ashtu si në këto shembuj, sjell pikëllim dhe keqardhje?
-
Kur e keni parë dikë të zgjedhë të bëjë atë që është e drejtë, në vend që të kërkojë t’u pëlqejë të tjerëve?
-
Çfarë mund të na ndihmojë të zgjedhim të bëjmë atë që ne e dimë se është e drejtë, në vend që të përpiqemi t’u pëlqejmë të tjerëve?
Ftojini studentët të përsiatin mbi javën e ardhshme dhe të përcaktojnë situata të mundshme, në të cilat atyre mund t’u duhet të zgjedhin midis asaj që t’u pëlqejnë të tjerëve dhe të bëjnë atë që është e drejtë. Nxitini ata të planifikojnë se si do të reagojnë ndaj kësaj trysnie nëse do ta përjetojnë atë.
Marku 6:30–44
Jezusi ushqen mrekullisht më shumë se pesë mijë njerëz
Ftojini studentët të marrin parasysh situatën vijuese: Një misionar/e i/e sapothirrur është shumë i/e nervozuar për të shkuar në misionin e tij apo të saj. Ky njeri nuk është një folës/e i/e mirë dhe ka vështirësi në mjedise shoqërore.
-
Çfarë do t’i thoshit këtij/kësaj misionari/eje të ri/e?
Ftojini studentët që ndërsa studiojnë Markun 6:30–44, të kërkojnë një parim, i cili mund ta ndihmojë këtë misionar/e të ri/e dhe të gjithë ne kur ndihemi të papërshtatshëm për të bërë atë që Zoti ka kërkuar prej nesh.
Përmblidheni Markun 6:30–33, duke shpjeguar se Dymbëdhjetë Apostujt u kthyen nga predikimi i ungjillit dhe i raportuan Jezusit atë që kishin bërë dhe kishin dhënë mësim. Jezusi dhe Dymbëdhjetë Apostujt hipën në një barkë që të udhëtonin për te një vend ku ata të mund të ishin vetëm dhe të çlodheshin. Megjithatë, njerëz nga disa qytete aty pranë shkuan atje ku do të zbriste Jezusi dhe po e prisnin kur Ai mbërriti.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Markun 6:34, dhe vëreni klasën të kërkojë mënyrën se si reagoi Shpëtimtari ndaj turmës.
-
Si mendoni ju, çfarë do të thotë fraza “ishin si delet pa bari”?
Shpjegoni se pasi e mësoi turmën gjatë gjithë ditës, Shpëtimtari kreu një mrekulli të madhe. Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë këtë mrekulli, grupojini ata në dyshe dhe jepini secilës dyshe një kopje të fletushkës vijuese. Ftojeni secilën dyshe që të lexojnë së bashku Markun 6:35–44 dhe Mateun 14:18, dhe më pas t’i numërojnë ngjarjet në fletushkë në rendin kronologjik.
Pasi studentët të kenë pasur kohë të mjaftueshme për ta plotësuar këtë veprimtari, rishikojini përgjigjet si klasë. (Rendi i saktë i përgjigjeve është 7, 5, 2, 4, 3, 1 ,6.)
-
Sa njerëz u ushqyen? (Shpjegoni se teksti grek i Markut 6:44 qartëson se fraza “pesë mijë burra” do të thotë pesë mijë burra në moshë. Pra, numri i atyre që u ushqyen ka gjasa të ketë qenë më i madh, duke marrë parasysh se ishin të pranishëm edhe gra e fëmijë [shih edhe Mateun 14:21].)
Vini në dukje që përpara se ta kryente këtë mrekulli, Shpëtimtari u kërkoi më parë dishepujve të Tij që t’i jepnin Atij të pesë bukët dhe dy peshqit – të cilat qenë gjithçka që ata kishin.
-
Çfarë parimi mund të mësojmë nga kjo mrekulli rreth asaj që mund të bëjë Shpëtimtari kur ne i japim Atij gjithçka që kemi? (Studentët duhet të përcaktojnë një parim të ngjashëm me sa vijon: Kur ne i japim Shpëtimtarit gjithçka që kemi, Ai mund ta lartësojë ofertën tonë për të arritur qëllimet e Tij. Shkruajeni këtë parim në tabelë.)
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë këtë parim, kujtojuni atyre situatën e misionarit/es të/së sapothirrur, të nervozuar, të përmendur më herët.
-
Pavarësisht nga dobësitë e këtij të riu apo kësaj të reje, çfarë mund t’i kërkojë Shpëtimtari këtij/kësaj misionari/misionareje që t’i sjellë Atij? (Shpëtimtari i fton të gjithë ata që kërkojnë t’i përmbushin qëllimet e Tij, që t’i japin Atij të gjitha dëshirat, aftësitë, talentet, zotësinë, pikat e forta, dhuntitë dhe përpjekjet e tyre [shih Omni 1:26; 2 Nefi 25:29].)
-
Cili do të ishte rezultati nëse ky/kjo misionar/e do t’i jepte Shpëtimtarit gjithçka që ai ose ajo kishte?
-
Cilat janë disa situata të tjera që mund të hasë një anëtar i ri i Kishës, në të cilat njohja e këtij parimi do të ishte e dobishme?
Ftojini studentët të përsiatin dhe të shkruajnë në fletoret e klasës apo në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta rreth mënyrës se si Zoti i ka lartësuar përpjekjet e tyre, për t’u mundësuar atyre të bëjnë atë që Ai u ka kërkuar atyre. Merrni parasysh t’i ftoni disa studentë që t’i tregojnë klasës atë që ata shkruan, nëse ndihen rehat për ta bërë këtë.
Jepni dëshminë tuaj se kur ne i japim Shpëtimtarit gjithçka që kemi, Ai mund ta lartësojë ofertën tonë për të arritur qëllimet e Tij. Nxitini studentët ta zbatojnë këtë parim në jetën e tyre.
Marku 6:45–56
Jezusi ecën mbi ujë dhe shëron të sëmurët
Përmblidheni Markun 6:45–56, duke shpjeguar që pasi Jezusi ushqeu pesë mijë njerëz, Ai i udhëzoi dishepujt e Tij që të hipnin në një barkë dhe të lundronin në anën tjetër të detit të Galilesë. Pastaj Ai i largoi turmat. Gjatë natës u ngrit një furtunë dhe Shpëtimtari pa nga mali se si dishepujt e Tij po mundoheshin, por nuk po përparonin në udhëtimin e tyre. Atëherë Ai shkoi tek ata duke ecur mbi ujë, furtuna u fashit dhe ata mbërritën të sigurt në anën tjetër të detit të Galilesë.
-
Në këtë rast, në ç’mënyrë fuqia e Zotit u mundësoi dishepujve të kryenin atë që Ai u kishte udhëzuar atyre të bënin?
Merrni parasysh ta përfundoni mësimin duke i ftuar studentët që janë të gatshëm, të tregojnë ndjenjat apo dëshminë e tyre për të vërtetat e diskutuara sot.