Seminari
Njësia 3: Dita 2, 1 Nefi 8


Njësia 3: Dita 2

1 Nefi 8

Hyrje

Te 1 Nefi 8 ne lexojmë për vegimin e Lehit për pemën e jetës. Ai ndjeu gëzim të madh kur mori nga fruta pemës, i cili simbolizon bekimet e Shlyerjes. Më pas ai pa grupe të ndryshme njerëzish që reaguan në mënyra të ndryshme ndaj pemës dhe frutës së saj. Për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për këtë mësim, ju mund të dëshironi të këndoni ose lexoni fjalët e himnit “The Iron Rod” [“Shufra e Hekurt”] (Hymns, nr. 274). Teksa e studioni këtë kapitull, përsiatni për mënyrën se si Shlyerja ju ka sjellë gëzim të madh dhe çfarë duhet të bëni tani e në të ardhmen për t’i marrë të gjitha bekimet e saj. Përsiatni se ç’pengesa duhet të mposhtni për t’i marrë këto bekime.

1 Nefi 8:1–18

Lehi merr nga fruta e pemës së jetës dhe e fton familjen e tij të bëjë të njëjtën gjë

Mendoni për një kohë në jetën tuaj kur e ndiet dashurinë e Zotit për ju personalisht. Merrni parasysh se si zgjedhjet që bëni ndikojnë në afërsinë tuaj me Zotin dhe në aftësinë tuaj për të ndier dashurinë e Tij. Ndërsa studioni 1 Nefin 8, shikoni se çfarë ju mëson të bëni dhe çfarë duhet të shmangni për t’iu afruar më tepër Zotit dhe për ta ndier dashurinë e Tij më fuqishëm në jetën tuaj.

Lexoni 1 Nefin 8:2 dhe përcaktoni atë që përjetoi Nefi ndërsa ishte në vendin e shkretë. Lexoni 1 Nefin 8:5–12, duke kërkuar atë që duket se është figura qendrore ose thelbi kryesor i ëndrrës së Lehit.

Ëndrra e Lehit për Pemën e Jetës

Pasi të keni dalluar figurën qendrore, renditni disa nga fjalët dhe frazat që përdori Lehi për ta përshkruar frutën te 1 Nefi 8:10–11.

Zoti shpesh përdor objekte të njohura për ne si simbole, për të na ndihmuar të kuptojmë të vërteta të përjetshme. Për t’ju ndihmuar të përcaktoni se çfarë përfaqësojnë pema dhe fruta në ëndrrën e Lehit, lexoni thënien vijuese nga Plaku Nil A. Maksuell, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Pema e jetës … është dashuria e Perëndisë (shih 1 Nefi 11:25). Dashuria e Perëndisë për fëmijët e Tij shprehet në mënyrën më të thellësishme, në dhuratën e Tij të Jezusit si Shëlbuesi ynë: ‘Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin’ (Gjoni 3:16). Të marrësh nga dashuria e Perëndisë është të marrësh nga Shlyerja e Jezusit dhe çlirimet [liri nga mposhtja ose mëkati] dhe gëzimet që mund të sjellë ajo” (“Lessons from Laman and Lemuel”, Ensign, nëntor 1999, f. 8).

Për t’ju ndihmuar të përcaktoni një parim të ungjillit që ilustrohet te 1 Nefi 8:10–12, nënvizoni në shkrimet tuaja të shenjta atë që bëri Lehi me frutën te 1 Nefi 8:11 dhe nënvizoni rezultatet te 1 Nefi 8:12. Mendoni për mënyrat se si mund të “merrni” nga Shlyerja, ashtu si Lehi “mori” nga fruta.

Përvoja e Lehit tregon se ardhja te Jezu Krishti dhe marrja prej Shlyerjes së Tij sjell gëzim e lumturi.

  1. journal iconPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Kur ju ka sjellë Shlyerja e Shpëtimtarit gëzim dhe lumturi në jetën tuaj?

Përsiatni përse ne, ashtu si Lehi, duhet të dëshirojmë që familjet tona dhe miqtë tanë të përjetojnë bekimet e Shlyerjes pasi ne i kemi përjetuar ato. Lexoni 1 Nefin 8:3–4, 13–18 dhe shihni se si reaguan anëtarët e familjes së Lehit ndaj ftesës së Lehit për të marrë nga fruta e pemës së jetës.

Ne nuk mund të vendosim nëse të tjerët do të zgjedhin të marrin nga dashuria e Perëndisë. Megjithatë, ashtu si Lehi, ne mund t’i ftojmë dhe t’i inkurajojmë ata. Mendoni se si mund ta ftoni dhe inkurajoni dikë që ju e njihni, të vijë te Krishti dhe të marrë bekimet e Shlyerjes së Tij.

1 Nefi 8:19–35

Lehi sheh suksesin e disave dhe dështimin e të tjerëve teksa ecin drejt pemës së jetës dhe marrin frutën

Më vonë te 1 Nefi ju do të lexoni se si Nefit iu tregua edhe vegimi i pemës së jetës. Ai shënoi atë që simbolet dhe figurat e vegimit duan të thonë. Përdoreni tabelën e mëposhtme për të përcaktuar simbolet dhe interpretimin e tyre. Kërkoni shkrimet tuaja të shenjta për ta përfunduar ushtrimin e mëposhtëm. Ju tashmë e keni studiuar dhe mësuar interpretimin e dy simboleve të para.

Simbol nga Ëndrra e Lehit

Interpretimi i Simbolit i Dhënë Nefit

Pema (shih 1 Nefi 8:10; quhet pema e jetës te 1 Nefi 15:22)

Dashuria e Perëndisë (shih 1 Nefi 11:25)

Fruta e pemës (shih 1 Nefi 8:10–12)

Dhurata më e madhe e Perëndisë – bekimet e Shlyerjes së Jezu Krishtit (shih 1 Nefi 15:36)

Lumi me ujë të (fëlliqur) (shih 1 Nefi 8:13)

(shih 1 Nefi 12:16; 15:27)

Shufra e hekurt (shih 1 Nefi 8:19)

(shih 1 Nefi 11:25; 15:23–24)

Mjegulla e errësirrës (shih 1 Nefi 8:23)

(shih 1 Nefi 12:17)

Ndërtesa e gjerë dhe e madhe (shih 1 Nefi 8:26)

(shih 1 Nefi 11:36; 12:18)

Mund të jetë e dobishme t’i shenjoni shkrimet tuaja të shenjta duke e shkruar interpretimin e çdo simboli (përgjigjet në kolonën e dytë të tabelës më sipër) pranë vargut ose vargjeve ku përmendet simboli (vargjet në kolonën e parë të tabelës).

Ndërsa lexoni citimin e mëposhtëm nga Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, nënvizoni atë që tha ai, se përse është e rëndësishme që ne ta studiojmë ëndrrën e Lehit:

“Ju mund të mendoni se ëndrra apo vegimi i Lehit nuk ka ndonjë kuptim të veçantë për ju, por ajo ka. Ju jeni pjesë e saj; ne të gjithë jemi në të. …

Ëndrra apo vegimi i Lehit për shufrën e hekurt ka brenda saj gjithçka që i duhet një shenjtori të ditëve të mëvonshme për të kuptuar provën e jetës” (“Finding Ourselves in Lehi’s Dream”, Ensign, gusht 2010, f. 22).

Ndërsa studioni pjesën e mbetur të 1 Nefit 8, merrni parasysh se si ajo që po mësoni mund t’ju ndihmojë për të “kuptuar provën e jetës”. Lexoni 1 Nefin 8:21–33 për të parë se si lumi, mjegulla e errësirrës dhe ndërtesa e gjerë dhe e madhe i ndaluan njerëzit në ëndrrën e Lehit të hanin ose t’i gëzoheshin frutës së pemës së jetës. Ju mund të merrni parasysh shenjimin e fjalëve dhe frazave kyç në shkrimet tuaja të shenjta, që iu referohen këtyre pengesave dhe ndikimin që kishin te njerëzit.

Cilat mund të jenë në jetën tonë sot ato pengesa që Lehi i pa? Nënvizoni cilëndo nga pengesat e mëposhtme që e keni parë ta pengojë dikë të afrohet te Shpëtimtari dhe të ndiejë gëzim: pornografia, të kërkuarit e pranimit apo lavdërimit nga të tjerët, varësitë [pas drogave etj.], egoizmi, lakmia, të qenit ziliqar ndaj të tjerëve, dështimi në lutje dhe në studimin e shkrimeve të shenjta, përdorimi i tepërt i lojërave elektronike, pjesëmarrja e tepërt në ndonjë veprimtari ose sport, pandershmëria dhe të ndjekurit e asaj që bën çdokush tjetër. Mendoni për disa shembuj të tjerë të ditëve të sotme të këtyre pengesave.

Parimi vijues i ungjillit është një mënyrë për të përmbledhur se çfarë mund të mësoni nga studimi i pengesave te 1 Nefi 8:21–33: Kryelartësia, të qenit si bota dhe nënshtrimi ndaj tundimeve mund t’ju pengojnë të merrni bekimet e Shlyerjes.

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani përmbledhjen e mësipërme dhe ndjenjat tuaja rreth vërtetësisë së saj dhe mënyrave si mund të zbatohet në jetën tuaj.

Përsiatni për mënyrën se si fëlliqësia e botës, tundimet e Satanit dhe krenaria e botës mund të jenë duke penguar ose ngadalësuar përparimin tuaj shpirtëror.

Studiojeni përsëri 1 Nefin 8:21–33. Këtë herë kërkoni përgjigjet e pyetjeve në vijim:

  • Në çfarë mënyre ishte shufra e hekurt (fjala e Perëndisë – e cila përfshin shkrimet e shenjta, fjalët e frymëzuara të profetëve dhe të udhëheqësve të tjerë të Kishës dhe zbulesën vetjake) thelbësore për ata që morën nga fruta me sukses ?

  • Cila frazë te 1 Nefi 8:30 përshkruan atë që duhet të bëjmë me qëllim që fjala e Perëndisë të mund të na udhëheqë të sigurt drejt pemës së jetës?

  1. journal iconShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se si fjala e Perëndisë mund të na udhëheqë dhe të na mbajë të sigurt nga tundimi.

Këto vargje na mësojnë parimet vijuese të ungjillit: Nëse kapemi fort pas fjalës së Perëndisë, ajo do të na ndihmojë t’i mposhtim tundimin dhe ndikimet e botës. Të kapurit fort pas fjalës së Perëndisë na ndihmon që t’i afrohemi më tepër Zotit dhe të marrim bekimet e Shlyerjes.

  1. journal iconPër t’ju ndihmuar që të shihni prova të këtyre parimeve në jetën tuaj, përgjigjiuni njërës ose të dyja pyetjeve të mëposhtme në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta:

    1. Kur ju ka udhëhequr dhe mbajtur të sigurt nga tundimi, krenaria ose të qenit si bota fjala e Perëndisë?

    2. Kur ju ka ndihmuar fjala e Perëndisë për t’iu afruar më tepër Shpëtimtarit?

Lehi e nxiti familjen e tij “me gjithë ndjenjën e një prindi të dhembshur, që t’u[a] vinin veshin fjalëve të tij” (1 Nefi 8:37). Ai dëshironte që ata të përjetonin gëzimin dhe bekimet e Shlyerjes së Jezu Krishtit sikurse ai.

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një synim për përmirësimin e studimit tuaj të fjalës së Perëndisë.

Teksa e ndiqni dhe mbaheni fort te fjala e Perëndisë, ju mund të mposhtni pengesa që do t’ju pengonin të merrnit nga Shlyerja dhe gëzimi i vërtetë.

  1. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrës së sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 1 Nefin 8 dhe e kam përfunduar këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe pikëpamje shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: