Seminari
Njësia 10: Dita 1, Jakobi 5–6


Njësia 10: Dita 1

Jakobi 5–6

Hyrje

Jakobi 5 përmban alegorinë e pemëve të ullirit të butë dhe të egër, e cila fillimisht u dha nga një profet i quajtur Zenos. Jakobi e përdori këtë alegori për të dhënë mësim se Zoti punon gjithmonë për t’i sjellë shpëtim popullit të besëlidhjes së Tij, edhe kur ata largohen nga Ai. Alegoria tregon se Zoti i shpërndau nëpër tokë pjesë të shtëpisë së Izraelit – popullin e besëlidhjes së Tij – dhe se Ai do ta mbledhë popullin e Tij në ditët e fundit. Alegoria gjen zbatim të posaçëm dhe vetjak për ne sot si anëtarë të shtëpisë së Izraelit dhe shërbëtorë të Zotit. Te Jakobi 6, Jakobi theksoi mëshirën dhe drejtësinë e Zotit ndërsa e nxiti popullin e tij – dhe neve – të pendoheshim.

Jakobi 5:1–12

Jakobi citon Zenosin, që e krahasoi shtëpinë e Izraelit me një pemë ulliri të butë

A dini për ndonjë shok ose njeri të dashur që e ka vënë në pikëpyetje dashurinë e Perëndisë për të, veçanërisht gjatë një kohe sprove kur personi mund të jetë larguar nga Ai? Shqyrtoni shembujt vijues:

  • Një i ri mbajtës priftërie krijon një zakon mëkatar. Ai beson se të tjerët mund të falen, por dyshon që Zoti do ta pranojë pendimin e tij.

  • Një e re shkel një urdhërim. Ajo ndien faj, ndihet jashtëzakonisht keq për veten dhe vë në dyshim nëse Zoti e do ende atë.

Jakobi profetizoi se judenjtë do ta hidhnin poshtë Jezu Krishtin (shih Jakobi 4:15). Ai gjithashtu profetizoi se Jezu Krishti do të vazhdonte të punonte për shpëtimin e popullit të Tij edhe pasi ata ta kishin hedhur poshtë Atë. Për ta ilustruar këtë të vërtetë, Jakobi citoi një alegori të dhënë nga një profet i quajtur Zenos (shih Jakobi 5:1). Një alegori, ashtu si një shëmbëlltyrë, është një histori që përdor personazhe, objekte dhe veprime simbolike për të dhënë mësim të vërteta. Ndërsa studioni Jakobin 5, merrni parasysh se si Zoti përherë ju jep një dorë edhe kur keni mëkatuar.

Lexoni Jakobin 5:2 dhe shenjoni në shkrimet tuaja të shenjta se kujt ia drejtoi këtë mësim Zenosi.

Ngaqë keni bërë besëlidhje me Zotin përmes pagëzimit, ju jeni anëtar i shtëpisë së Izraelit. Historia e treguar te Jakobi 5 gjen zbatim për ju. Lexoni Jakobin 5:3 dhe shenjoni atë çfarë përdori Zenosi tek alegoria e tij për të paraqitur shtëpinë e Izraelit. Shenjoni edhe atë çfarë filloi t’i ndodhte pemës së ullirit të butë.

pemë ulliri

Vini re që shënimi d në fund të faqes te Jakobi 5:3 tregon se kalbja e pemës përfaqëson braktisjen. Braktisja ndodh kur individët ose grupet e njerëzve largohen nga Zoti dhe ungjilli i Tij.

Tabela vijuese rendit simbolet që na ndihmojnë të rrokim kuptimin e alegorisë së Zenosit. Janë renditur edhe vargjet ku këto simbole shfaqen së pari. Shenjojini këto simbole në shkrimet tuaja të shenjta. Ju gjithashtu mund të dëshironi ta shkruani kuptimin e disa prej simboleve në anë të faqes të shkrimeve tuaja të shenjta.

Jakobi 5: Alegoria e Pemëve të Ullirit të Butë dhe të Egër

Simboli

Kuptimi

Pemë e ullirit të butë (vargu 3)

Shtëpia e Izraelit, populli i besëlidhjes së Perëndisë

Vreshti (vargu 3)

Bota

Kalbja (vargu 3)

Mëkati dhe braktisja

Pronari i vreshtit (vargu 4)

Jezu Krishti

Krasitja, gërmimi dhe ushqimi (vargu 4)

Përpjekjet e Zotit për të na ndihmuar të jemi të drejtë dhe të japim vepra të mira

Degët (vargu 6)

Grupe njerëzish

Pemë e ullirit të egër (vargu 7)

Johebrenjtë – ata që nuk kanë bërë besëlidhje me Zotin. Më tej në alegori, pemët natyrale të ullirit, që përfaqësojnë pjesë të shtëpisë së Izraelit në braktisje, përshkruhen gjithashtu si të “egra”.

Këputja dhe shartimi i degëve (vargjet 7–8)

Shpërndarja dhe mbledhja e popullit të besëlidhjes së Zotit. Përveç kësaj, shartimi i degëve të ullirit të egër në pemën e ullirit të butë përfaqëson kthimin në besim të johebrenjve, të cilët bëhen pjesë e popullit të besëlidhjes së Zotit nëpërmjet pagëzimit.

Djegia e degëve (vargu 7)

Gjykimet e Perëndisë për të ligjtë

Fryti (vargu 8)

Jeta ose veprat e njerëzve

Rrënjët e pemës së ullirit të butë (vargu 11)

Besëlidhjet që Zoti bën me ata që e ndjekin Atë. Rrënjët mund të përfaqësojnë edhe individë me të cilët Zoti është besëlidhur së lashti, të tillë si Abrahami, Isaku dhe Jakobi (shih Jakobi 6:4).

Lexoni Jakobin 5:4–6 dhe shenjoni atë çfarë bëri në fillim pronari i vreshtit për ta shpëtuar pemën e ullirit të butë. Shikoni tabelën më sipër dhe pikasni se cili është pronari i vreshtit dhe çfarë përfaqësojnë veprimet e Tij të krasitjes, gërmimit dhe ushqimit.

Plaku Xhefri R. Holland

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se për çfarë e ka fjalën alegoria. Ndërsa lexoni shpjegimin e tij, nënvizoni atë që ai na mëson që është kuptimi më i thellë i kësaj alegorie.

“Kjo alegori siç tregohet nga Jakobi, është synuar qysh në fillim të jetë për Krishtin [Pronarin e vreshtit]. …

Ndërkohë që Zoti i vreshtit dhe punëtorët e tij përpiqen të ndihmojnë, krasitin, pastrojnë dhe me mënyra të tjera t’i bëjnë frytdhënëse pemët e tyre në atë që përbën një skicë historike në një kapitull të shpërndarjes dhe të mbledhjes së Izraelit, domethënia më e thellë e Shlyerjes i përforcon dhe sundon [fund e krye] punët e tyre” (Christ and the New Covenant: The Messianic Message of the Book of Mormon [1997], f. 165).

Ndonëse Jakobi 5 duket se është rreth pemëve të ullirit, kjo alegori është rreth popullit që është larguar nga Zoti në mëkat dhe përpjekjeve të Zotit për ta ndihmuar të kthehet tek Ai. Ky kapitull na mëson që Zoti na do dhe përpiqet me zell për shpëtimin tonë. Ndërsa vazhdoni ta studioni alegorinë, kërkoni fakte për këtë të vërtetë duke i kushtuar vëmendje të madhe ndjenjave të Zotit për Izraelin – pemën e ullirit të butë – dhe përpjekjeve të Tij të palodhshme për ta shpëtuar atë. Për shembull, lexoni Jakobin 5:7 dhe përsiatni mbi frazën: “Më hidhëron që ta humb këtë pemë”. Çfarë ndjenjash mendoni se shprehu Zoti këtu dhe përse?

Lexojeni sërish frazën dhe këtë herë përfshini emrin tuaj në vend të [frazës] “këtë pemë”: “Më hidhëron që ta humb [emri juaj]”. Duke përfshirë emrin tuaj nëpër gjithë Jakobin 5 në vendet që janë kuptimplote dhe të përshtatshme, do të jeni në gjendje ta lidhni alegorinë me veten dhe të mësoni më shumë për shqetësimin e Zotit për ju.

Lexoni Jakobin 5:7–11 dhe shikoni atë çfarë bëri më pas Zoti i vreshtit për ta shpëtuar pemën e ullirit të butë.

degë e shartuar
  1. journal iconDuke përdorur kuptimin e simboleve në tabelë, shkruani një shpjegim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta lidhur me atë çfarë bënë Zoti i vreshtit dhe shërbëtorët e Tij te Jakobi 5:7–11 që të përpiqeshin t’i shpëtonin fëmijët e Atit Qiellor.

Zoti merr njerëz që nuk janë të shtëpisë së Izraelit dhe i sharton tek Izraeli, duke i bërë pjesë të popullit të besëlidhjes së Tij. Për ta shpëtuar shtëpinë e Izraelit, Ai i këput degët (njerëzit) më të ligj dhe i shkatërron.

Lexoni Jakobin 5:13–14 dhe gjeni se çfarë bëri Zoti me degët e reja e të njoma nga pema e ullirit të butë të përmendura te vargu 6. Ju mund të dëshironi të shkruani në anë të faqes suaj që më të veçuara do të thotë më të largëta ose më pak të dukshme.

  1. journal iconDuke përdorur kuptimet e simboleve në tabelë, shpjegoni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se si familja e Lehit mund të krahasohet me një degë të re e të njomë që u fsheh në pjesën më të largët të vreshtit.

Presidenti Jozef Filding Smith shpjegoi se shërbëtorët e Zotit “morën disa prej degëve dhe i shartuan tek të gjitha pemët e ullirit të egër. Kush ishin pemët e ullirit të egër? Johebrenjtë. Dhe kështu Zoti i dërgoi shërbëtorët e Tij në të gjitha anët e vreshtit të Tij, që është bota, dhe mbolli këto degë të pemës. …

Jozef Filding Smith

Tani në atë shëmbëlltyrë, pema e ullirit është Shtëpia e Izraelit. … Në tokën e saj mëmë ajo filloi të vdesë. Kështu që Zoti mori degë si nefitët, fiset e humbura dhe si të tjerë që Zoti i largoi për të cilët nuk dimë asgjë, në anë të tjera të tokës. Ai i mbolli kudo nëpër gjithë vreshtin e Tij, që është bota. Pa dyshim Ai i dërgoi disa nga këto degë në Japoni, në Kore, në Kinë. Nuk ka dyshim për atë, pasi Ai i dërgoi anekënd botës” (Answers to Gospel Questions, përmb. Joseph Fielding Smith Jr., vëll. 5 [1957–1966], 4:204–205).

Presidenti Smith gjithashtu dha mësim se “interpretimi i kësaj shëmbëlltyre … është historia e shpërndarjes së Izraelit dhe e përzierjes së gjakut të Izraelit me pemët e ullirit të egër, apo popujt johebrenj, në të gjitha anët e botës. Prandaj ne gjejmë në Kinë, Japoni, Indi dhe në të gjitha vendet e tjera, të cilat banohen nga johebrenjtë, që gjaku i Izraelit u shpërnda, ose u ‘shartua’, mes tyre” (Answers to Gospel Questions, 4:40–41).

Jakobi 5:15–77

Zoti i vreshtit dhe shërbëtorët e tij punojnë për të ndihmuar që vreshti të prodhojë fryt të mirë

Shumë prej vargjeve te Jakobi 5 përshkruajnë periudha kohore dhe ngjarje të ndryshme rreth shpërndarjes së pjesëve të ndryshme të shtëpisë së Izraelit anembanë botës dhe punës së Shpëtimtarit për t’i mbledhur. Kapitulli mbyllet me Mijëvjeçarin dhe pastrimin përfundimtar të tokës.

Për të vënë në dukje shqetësimin e Zotit për pemët e vreshtit të Tij dhe përpjekjet e Tij të vazhdueshme për t’i shpëtuar ato, Zenosi përsëriti disa fraza të rëndësishme nëpër alegorinë e tij. Lexoni Jakobin 5:20, 23–25, 28, 31 dhe shenjoni çdo herë që Zoti përmend përpjekjet e Tij për t’i ushqyer pemët e vreshtit të Tij.

Pavarësisht përpjekjeve të Zotit dhe shërbëtorit të Tij për të ndihmuar që vreshti të prodhonte fryt të mirë, përfundimisht i gjithë fryti i vreshtit u bë i prishur (shih Jakobi 5:39). Lexoni Jakobin 5:41–42, 46–47 dhe shenjoni frazat në shkrimet tuaja të shenjta që tregojnë dashurinë, shqetësimin ose dhimbjen e Zotit për vreshtin e Tij.

Ngaqë pemët po prodhonin fryt të lig pavarësisht gjithçkaje që Ai kishte bërë, Zoti i vreshtit mendoi t’i priste të gjitha pemët (shih Jakobi 5:49). Lexoni Jakobin 5:50–51. Pjesa e mbetur e Jakobit 5 përfaqëson përpjekjet e Zotit dhe të shërbëtorëve të Tij për t’i shpëtuar ata që jetojnë në ditët e fundit. Ai e mbledh popullin e Tij dhe i ushqen [edhe] një herë të fundit (shih Jakobi 5:52–77).

Presidenti Jozef Filding Smith dha mësim që mbledhja e Izraelit e përshkruar te Jakobi 5 po ndodh tani: “Në këto ditë të mbledhjes, Zoti po përmbush qëllimet e Tij dhe po i thërret sërish në tufën e Bariut të Vërtetë, fëmijët e Abrahamit” (Answers to Gospel Questions, 4:41).

  1. journal iconShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se çfarë keni mësuar nga Jakobi 5 rreth dashurisë së Zotit për ju. Shënoni një shembull të mënyrës se si e keni parë dashurinë e Tij të shfaqet në jetën tuaj ose në jetën e dikujt që njihni.

Jakobi 6

Jakobi jep mësim për mëshirën dhe drejtësinë e Zotit dhe na fton të pendohemi

Jakobi 6 përmban një përmbledhje nga Jakobi të gjërave të rëndësishme nga alegoria e pemëve të ullirit. Lexoni Jakobin 6:4–6 dhe shikoni atë çfarë theksoi Jakobi rreth natyrës së Perëndisë. Çfarë fjale do të përdornit për ta përmbledhur atë çfarë Jakobi dëshironte që të mësojmë rreth Perëndisë?

Jakobi e mbylli mesazhin e tij te Jakobi 6:7–13 duke dëshmuar se ne jemi të urtë [kur] përgatitemi tani për gjykimin duke u penduar dhe duke marrë mëshirën e Zotit.

  1. journal iconPërsëritni Jakobin 6:5. Vini re se Jakobi na nxiti: “[Q]ëndroni besnikë te Perëndia, sikurse ai qëndron besnik te ju”. Të qëndrosh do të thotë të kapesh me ngulm ose të mbështetesh. Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë mësuat nga alegoria e pemëve të ullirit që ilustron mënyrën se si Perëndia qëndron [besnik] te ju ose ju mbështet ju?

    2. Çfarë mund të bëni për të qëndruar besnik më me vendosmëri te Perëndia siç Ai qëndron besnik te ju?

  2. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Jakobin 5–6 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: