Seminari
Njësia 9: Dita 2, 2 Nefi 33


Njësia 9: Dita 2

2 Nefi 33

Hyrje

Nefi e përfundoi analin e tij duke deklaruar se fjalët e shkruara prej tij dëshmojnë për Jezu Krishtin dhe i bindin njerëzit të bëjnë mirë dhe të durojnë deri në fund. Ai tha se, megjithëse shkroi “në dobësi”, mesazhi i tij ishte “me vlerë të madhe” dhe fjalët e tij “do të bëhe[shin] të forta” për ata që do t’i lexonin ato (shih 2 Nefi 33:3–4). Ai dëshmoi se shkrimet e tij ishin “fjalët e Krishtit” dhe se njerëzit do të ishin përgjegjës para Perëndisë për përgjigjen vetjake ndaj tyre (shih 2 Nefi 33:10–15).

Nefi dhe fletët e arta
  1. journal iconNë mësimin e mëparshëm, ju u ftuat të përpiqeshit të “lute[shit] gjithmonë” për 24 orë. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani mendimet dhe ndjenjat tuaja rreth përvojës suaj.

2 Nefi 33:1–15

Nefi shpjegon qëllimet për të cilat shkruan

Mendoni një çast për arsyet përse mund të dëshironi që Fryma e Shenjtë të sjellë një mesazh në zemrën tuaj.

Cili është ndryshimi midis një mesazhi që shkon për zemrën e dikujt dhe një mesazhi që shkon brenda zemrës së dikujt?

formë zemre

Lexoni 2 Nefin 33:1 dhe shikoni se cilën fjalë – apo brenda – përdori Nefi për të përshkruar se ku i çon Fryma e Shenjtë mesazhet te ne. Ju mund të dëshironi ta shenjoni atë çfarë gjeni.

Përse mendoni se është e rëndësishme që Fryma e Shenjtë e çon të vërtetën zemrat tona por jo brenda zemrave tona?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përpiloi thënien vijuese rreth 2 Nefit 33:1: “Lutem vini re se si fuqia e Shpirtit e çon mesazhin , por jo domosdoshmërisht brenda zemrës. Një mësues mund të shpjegojë, të tregojë konkretisht, të bindë dhe të dëshmojë dhe të veprojë kështu me fuqi shpirtërore dhe efektshmëri të madhe. Megjithatë, përfundimisht përmbajtja e një mesazhi dhe dëshmia e Frymës së Shenjtë depërtojnë brenda zemrës vetëm nëse marrësi i lejon ato të hyjnë. Të mësuarit me besim hap shtegun për brenda zemrës” (“Seek Learning by Faith”, Ensign, shtator 2007, f. 61).

Plaku Gerald N. Land

Plaku Gerald N. Land, që në atë kohë po shërbente si anëtar i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi arsyen përse Fryma e Shenjtë do ta çojë fjalën për në, por jo brenda, zemrave tona: “Përse pikërisht për zemër? Liria individuale e zgjedhjes është aq e shenjtë saqë Ati Qiellor kurrë nuk do ta detyronte zemrën njerëzore, edhe me gjithë fuqinë e Tij të pafund. Njeriu mund të përpiqet ta bëjë atë, por jo Perëndia. E thënë ndryshe, Perëndia na lejon të jemi rojet apo portierët e vetë zemrave tona. Ne, me vetë vullnetin tonë të lirë, duhet t’ia hapim zemrat tona Shpirtit, pasi Ai nuk do të na imponohet” (“Opening Our Hearts”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 33).

Çfarë mendoni se duhet të bëjnë njerëzit që t’ia hapin zemrat Shpirtit?

Lexoni 2 Nefin 33:2 dhe përcaktoni se çfarë ndodh kur njerëzit zgjedhin të ngurtësojnë zemrat e tyre. Mund të jetë e dobishme të dimë se fraza “gjëra pa vlerë” do të thotë “të padobishme”.

  1. journal iconShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se çfarë sjelljesh dhe qëndrimesh mendoni se do të shfaqte një person me një zemër të hapur gjatë studimit vetjak të shkrimeve të shenjta, gjatë studimit në shtëpi të seminarit dhe gjatë mbledhjes së sakramentit.

Te 2 Nefi 33:1–2 na mësohet ky parim: Kur i hapim zemrat tona, mesazhet nga Fryma e Shenjtë mund të hyjnë në zemrat tona. Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta.

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani përgjigjet për pyetjet vijuese:

    1. Kur e keni ndier që një mesazh i ungjillit ka hyrë në zemrën tuaj? Cilat ishin rrethanat dhe cilat ishin rrjedhojat?

    2. Çfarë ju tregon kjo lidhur me zemrën tuaj në atë kohë?

Lexoni 2 Nefin 33:3–7, duke kërkuar shpresat që kishte Nefi për ata që do t’i lexonin fjalët e tij. Pastaj plotësoni fjalitë vijuese, duke përdorur vetë fjalët tuaja ose fjalët e Nefit. Kini parasysh se disa nga frazat mund të kenë mbi një përgjigje:

2 Nefi 33:3 – Unë lutem vazhdimisht për .

2 Nefi 33:4 – Unë e di .

2 Nefi 33:6 – Unë ngazëllehem .

2 Nefi 33:7 – Unë kam .

Ndërsa mbaroni së studiuari 2 Nefin 33, kujtoni se këto vargje përbëjnë dëshminë e fundit të Nefit të shënuar në shkrimin e shenjtë. Lexoni 2 Nefin 33:10–14 dhe përfytyroni sikur po i dëgjoni këto fjalë nga vetë Nefi. Ju mund të nënvizoni fraza që janë domethënëse për ju.

  1. journal iconShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta disa fraza nga 2 Nefi 33:10–14 që janë domethënëse për ju, dhe shpjegoni arsyen. Gjithashtu përgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Nëse njerëzit besojnë në Krisht, si do të ndihen ata rreth Librit të Mormonit? (Shih 2 Nefi 33:10.)

Lexoni 2 Nefin 33:15 dhe përsiatni fjalët e fundit të Nefit: “Unë duhet të bindem”. Ju mund të dëshironi ta shkruani “1 Nefin 3:7” në shkrimet tuaja të shenjta si referencë-kryq pranë 2 Nefit 33:15. Përsëriti 1 Nefin 3:7 dhe përcaktoni se si këto dy vargje kanë lidhje.

  1. journal iconKaloni disa minuta me përsëritjen e 1 Nefit dhe 2 Nefit, duke përcaktuar shembuj të bindjes së Nefit. Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta disa shembuj që gjeni. Kërkoni edhe një fragment të parapëlqyer apo domethënës që, siç tha Nefi, ju ka nxitur të bëni mirë, të jeni më i mirë ose të besoni te Shpëtimtari (shih 2 Nefin 33:1). Shkruajeni këtë fragment në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

Dëshmia e fundit e Nefit dhe paralajmërimi i tij për ata që mund t’i refuzojnë fjalët e tij, e shtojnë përgjegjësinë tonë për mënyrën se si veprojmë me Librin e Mormonit. Presidenti Jozef Filding Smith dha mësim që, si anëtarë të Kishës, ne kemi përgjegjësi ta studiojmë Librin e Mormonit:

“Mua më duket se cilido anëtar i kësaj Kishe kurrë nuk do të kënaqet, derisa ai ose ajo ta ketë lexuar Librin e Mormonit shumë herë dhe ta ketë marrë tërësisht në konsideratë, në mënyrë të tillë që ai ose ajo të mund të japë dëshmi se ai është me të vërtetë një anal me frymëzimin e të Plotfuqishmit mbi të dhe se historia e tij është e vërtetë. …

… Asnjë anëtar i kësaj Kishe, i cili nuk e ka lexuar me seriozitet dhe plot kujdes Librin e Mormonit, nuk mund të qëndrojë i miratuar në praninë e Perëndisë” (në Conference Report, tetor 1961, f. 18).

Ju keni mundësinë të vendosni se si do të veproni me fjalët e Nefit dhe Librin e Mormonit.

  1. journal iconVlerësojini përpjekjet tuaja për ta studiuar Librin e Mormonit dhe shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta një mënyrë se si mund ta përmirësoni studimin tuaj.

Presidenti Gordon B. Hinkli

Për ta përmbyllur këtë mësim, lexoni premtimin e Presidentit Gordon B. Hinkli për të gjithë ata që e studiojnë me zell Librin e Mormonit: “Pavarësisht se sa herë më parë e keni lexuar Librin e Mormonit, do të vijë në jetën tuaj dhe në shtëpitë tuaja më shumë nga sa keni nga Shpirti i Zotit, më shumë vendosmëri për të jetuar me bindje ndaj urdhërimeve të Tij dhe një dëshmi më e fortë për realitetin e gjallë të Birit të Perëndisë” (“A Testimony Vibrant and True”, Ensign, gusht 2005, f. 6).

  1. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 2 Nefin 33 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

i ri duke shenjuar shkrimet e shenjta