Seminari
Njësia 7: Dita 4, 2 Nefi 25


Njësia 7: Dita 4

2 Nefi 25

Hyrje

Pasi shkroi profecitë e Isaias (2 Nefi 12–24), profeti Nefi theksoi rëndësinë e këtyre profecive dhe shpjegoi se ata që kanë shpirtin e profecisë, mund të arrijnë t’i kuptojnë dhe t’i vlerësojnë fjalët e Isaias (2 Nefi 25). Ai shpjegoi se qëllimi i shkrimit të tij ishte që “të bindim fëmijët tanë dhe gjithashtu vëllezërit tanë të besojnë në Krisht dhe të pajtohen me Perëndinë” (2 Nefi 25:23). Ai i ftoi të gjithë të besojnë në Jezu Krisht dhe ta “adhuroni atë me gjithë fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj dhe me tërë shpirtin tuaj” ( 2 Nefi 25:29).

2 Nefi 25:1–8

Nefi na mëson se mund t’i kuptojmë fjalët e Isaias kur kemi shpirtin e profecisë

dry dhe çelës

Njerëzit shpesh përdorin dryna për të siguruar pasuritë me vlerë. Ata mund ta mbajnë vetë të vetmin çelës për drynin, ose mund t’i japin një kopje të çelësit një miku të besuar apo anëtari të familjes. Nefi e dinte se profecitë e Isaias qenë me “vlerë të madhe” (2 Nefi 25:8) dhe dëshironte që çdokush t’i kuptonte ato. Ai siguroi një çelës për këdo që dëshiron të zbulojë kuptimin e fjalëve të Isaias.

Lexoni fjalinë e parë te 2 Nefi 25:4 dhe kërkoni çelësin e të kuptuarit të fjalëve të Isaias. Çfarë do të thotë të kesh “shpirtin e profecisë”? Si mendoni që mund t’ju ndihmojë shpirti i profecisë që të kuptoni më mirë shkrimet e shenjta, veçanërisht fjalët e Isaias?

Shpirti i profecisë i referohet shpirtit të zbulesës. Kjo do të thotë që, kur i studioni me zell dhe lutje shkrimet e shenjta dhe përpiqeni të kuptoni domethënien e tyre, ju mund të keni shpirtin e zbulesës dhe Fryma e Shenjtë do të ndriçojë mendjen tuaj dhe të kuptuarit tuaj. Gjithashtu, shkrimet e shenjta japin mësim se “dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë” (Zbulesa 19:10). Ndërsa rriteni në njohurinë dhe dëshminë tuaj për Shpëtimtarin, të kuptuarit tuaj mbi shkrimet e shenjta – përfshirë mësimet e Isaias – do të rritet dhe ju do të kuptoni më mirë se si ato mësime lidhen me ju.

Nefi dha ide të tjera që mund ta rritin të kuptuarin tonë mbi fjalët e Isaias. Shqyrtoni shkrimet e shenjta në vijim dhe përcaktoni edhe tre çelësa lidhur me të kuptuarin e fjalëve të Isaias:

Kujtoni që simbolika dhe gjuha poetike përdoren shpesh në profecitë e lashta judease (shih 2 Nefi 25:1). Gjithashtu, studimi i kulturës, historisë dhe gjeografisë së Izraelit të lashtë do t’ju ndihmojë të kuptoni fjalët e Isaias (shih 2 Nefi 25:5–6). Të jetuarit në ditët e fundit dhe të parit e plotësimit të shumë profecive gjithashtu na ndihmojnë të kuptojmë Isaian (shih 2 Nefi 25:7–8).

2 Nefi 25:9–19

Nefi profetizon rreth judenjve

Siç shënohet te 2 Nefi 25:9–19, Nefi profetizoi rreth judenjve dhe mëmëdheut të tyre në Jerusalem dhe zonat rrethuese. Ai tha se judenjtë që qenë zënë robër nga Babilonia pas shkatërrimit të Jerusalemit, do të ktheheshin në “tokën e trashëgimit të tyre” (shih 2 Nefi 25:9–11). Jezu Krishti, Mesia, do të jetonte midis tyre, por shumë nuk do ta pranonin dhe do ta kryqëzonin Atë (shih 2 Nefi 25:12–13). Pas vdekjes dhe Ringjalljes së Shpëtimtarit, Jerusalemi do të shkatërrohej përsëri dhe judenjtë do të shpërndaheshin dhe ndëshkoheshin nga kombet e tjera (shih 2 Nefi 25:14–15). Ata do të besonin më në fund te Jezu Krishti dhe Shlyerja e Tij dhe Zoti do t’i rivendoste ata “nga gjendja e tyre e humbur dhe e rënë” (shih 2 Nefi 25:16–19).

Ardhja e Dytë

2 Nefi 25:20–30

Nefi dëshmon për Jezu Krishtin

Mendoni rreth mënyrës se si mund t’i përgjigjeshit dikujt që pretendon se shenjtorët e ditëve të mëvonshme nuk besojnë në Jezu Krisht. Ndërsa studioni pjesën e mbetur të 2 Nefit 25, kërkoni fragmente që mund t’i jepnit në një situatë të tillë.

Hidhini një sy me të shpejtë 2 Nefit 25:20–30 dhe merrni parasysh të shenjoni emrin “Krisht” sa herë që shfaqet.

  1. ikona e ditaritLexoni 2 Nefin 25:28–29 dhe përcaktoni se cila tha Nefi se ishte “udha e drejtë”. Kërkoni te 2 Nefi 25:23–26 arsyet përse besimi në Jezu Krisht është “udha e drejtë”. (Vini re se 2 Nefi 25:23, 26 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të dëshironi ta shenjoni në mënyrë të dallueshme që të mund ta gjeni në të ardhmen.) Shkruajini përgjigjet tuaja në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

Fjala pajtohesh te 2 Nefi 25:23 do të thotë të kthehesh te harmonia me Perëndinë. “Hiri” i Zotit është mënyra si ndodh përfundimisht pajtimi me Perëndinë. Lexoni shpjegimin në vijim mbi hirin e Zotit:

“Fjala hir, siç përdoret në shkrime të shenjta, kryesisht lidhet me ndihmën dhe forcën hyjnore që marrim më anë të Shlyerjes së Zotit Jezu Krishti. …

… Nëpërmjet hirit, që u bë i mundshëm prej sakrificës shlyese të Shpëtimtarit, të gjithë njerëzit do të ringjallen e do të marrin pavdekësi. [Por nëse do të cilësohemi për jetën e përjetshme në prani të Perëndisë, ne duhet të pastrohemi nga mëkatet tona nëpërmjet hirit të Tij.]

Shprehja ‘pas gjithçkaje që ne mund të bëjmë’ [2 Nefi 25:23] të mëson se nga ana jonë kërkohet përpjekje për të marrë pjesën e plotë të hirit të Zotit e për t’u bërë të denjë të rrojmë me Të. Zoti na ka urdhëruar t’i bindemi ungjillit të Tij, gjë e cila përfshin besimin tek Ai, pendimin për mëkatet tona, pagëzimin, marrjen e dhuratës së Frymës së Shenjtë dhe durimin deri në fund. …

Përveç nevojës për hir në shpëtimin tuaj të fundit, kjo fuqi aftësuese ju duhet në çdo ditë të jetës. Kur i shkoni pranë Atit tuaj Qiellor me zell, me përulësi dhe butësi, Ai do t’ju lartësojë e do t’ju përforcojë nëpërmjet hirit të Tij” (Të Vërtetë Ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2004], f. 60–61).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani përgjigjet për pyetjet në vijim:

    1. Cila është marrëdhënia ndërmjet hirit të Zotit dhe përpjekjeve tona për të jetuar ungjillin?

    2. Çfarë do të thotë për ju të jeni i shpëtuar nga hiri?

    3. Çfarë do të thotë për ju fraza “gjithçka që ne mund të bëjmë”?

Përsiatni të vërtetën në vijim: Për shkak të Jezu Krishtit, ne mund të shpëtohemi nga hiri pas gjithçkaje që ne mund të bëjmë. Mendoni për një rast kur ju bëtë gjithçka që mundeshit, dhe u bekuat me ndihmë dhe forcë hyjnore.

Një e vërtetë tjetër që Nefi dha mësim (shih 2 Nefi 25:26), është: Nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit, ne mund të marrim një heqje të mëkateve tona.

Merrni parasysh t’i shkruani një letër një miku ose anëtari të familjes rreth besimit tuaj në Jezu Krisht ose të dëshmoni për besimin tuaj në një mbledhje dëshmish apo ambient tjetër të përshtatshëm.

  1. ikona e ditaritLexoni përsëri 2 Nefin 25:26 dhe pastaj përgjigjiuni pyetjeve në vijim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Në çfarë mënyrash e adhuroni apo e nderoni Jezu Krishtin? Çfarë veprimtarish u tregojnë të tjerëve që ju besoni dhe e adhuroni Jezu Krishtin?

    2. Çfarë mund të bëni për ta adhuruar më mirë Shpëtimtarin me të gjithë fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj?

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërim i Shkrimit të Shenjtë – 2 Nefi 25:23, 26

Përdoreni mënyrën në vijim për t’ju ndihmuar të mësoni përmendsh 2 Nefin 25:26:

“Dhe, ne flasim për Krishtin,

ne gëzohemi në Krishtin,

ne predikojmë për Krishtin,

ne profetizojmë mbi Krishtin,

dhe shkruajmë sipas profecive tona,

që fëmijët tanë të mund të dinë

se cilit burim t’i drejtohen

për heqjen e mëkateve të tyre”.

Pasi ta përsëritni disa herë fragmentin, mbuloni rreshtin e parë me dorë dhe provojeni ta përsëritni. Pastaj mbuloni një rresht tjetër dhe vazhdoni derisa të ndieni se e keni mësuar përmendsh fragmentin.

një e re duke dhënë dëshmi
  1. ikona e ditaritIa thoni përmendsh 2 Nefin 25:26 një anëtari të familjes dhe shkruani që e keni mësuar përmendsh në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 2 Nefin 25 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: