Seminari
Njësia 16: Dita 1, Alma 11


Njësia 16: Dita 1

Alma 11

Hyrje

Amuleku u zu me fjalë me avokatin Zizrom, i cili u përpoq ta bënte atë të mohonte Perëndinë e vërtetë dhe të gjallë. Ndërsa e mbronte besimin e tij kundër përpjekjeve të Zizromit për ta zënë në kurth, Amuleku dëshmoi se shpëtimi nga mëkati vjen vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit. Amuleku dha dëshmi të fortë se i gjithë njerëzimi do të ringjallet dhe gjykohet nga Perëndia. Për shkak të Shlyerjes së Shpëtimtarit, ju do të ringjalleni dhe një ditë do të qëndroni përpara Perëndisë e të jepni llogari për jetën tuaj mbi tokë.

Alma 11:1–25

Amuleku e kundërshton tundimin e Zizromit për ta mohuar ekzistencën e Perëndisë

Mendoni për diçka që zotëroni, e cila është kaq me vlerë për ju saqë nuk do ta shitnit kurrë atë. Mendoni rreth arsyes përse është kaq me vlerë për ju. Tek Alma 11, ndërkohë që Alma dhe Amuleku vazhdonin ta mësonin popullin e Amonihës, një avokat i lig, i quajtur Zizrom, u zu me fjalë me Amulekun dhe i ofroi para në këmbim të diçkaje që ishte me shumë vlerë për Amulekun. Shkrimet e shenjta e përshkruajnë Zizromin si “një njeri të regjur në dredhitë e djallit” (Alma 11:21), duke nënkuptuar se ai kishte mësuar se si t’i përdorte të njëjtat strategji, plane, mashtrime dhe hile që përdor Satani për t’i joshur njerëzit të largohen nga drejtësia dhe e vërteta.

Kërkoni tek Alma 11:21–22 dhe zbuloni sa para i ofroi Zizromi Amulekut dhe çfarë donte ai që të bënte Amuleku për ato para. Një “onti” ishte më e çmueshmja nga të gjitha monedhat e argjendit të nefitëve (shih Alma 11:6, 11–13). Një onti ishte baras me pothuajse rrogën e një jave të një gjykatësi (shih Alma 11:3).

Përgjigjiuni pyetjeve vijuese:

  • Kur e keni parë dikë të mos i pranojë joshjet e botës, të tilla si ajo që iu ofrua Amulekut?

  • Si ju frymëzoi të parit e kësaj që të jeni besnikë?

Lexoni tek Alma 11:23–25 për të parë se si iu përgjigj Amuleku ofertës së Zizromit. Më pas, përgjigjiuni pyetjeve në vijim në manualin tuaj:

  • Si mendoni ju, përse Amuleku nuk ishte i interesuar për ofertën e Zizromit?

  • Sipas Almës 11:25, cili ishte plani i Zizromit kur i ofroi gjashtë onti Amulekut?

  • Si është e ngjashme kjo me atë që bën Satani kur njerëzit iu dorëzohen tundimeve të tij?

  1. ikona e ditaritPlotësojini ushtrimet vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Për ta përcaktuar më mirë se si mundi Amuleku t’i bënte ballë ofertës së Zizromit, lexoni Almën 11:22 dhe plotësoni thënien që vijon: “Unë nuk do të asgjë që është në kundërshtim me Shpirtin e Zotit”. Pastaj shkruani tri ose katër fjalë të tjera që mund t’i vendosnit në vendin bosh që do të përbënte gjithashtu një pohim të vërtetë (merrni parasysh, për shembull, bëj, lexoj, vesh, shikoj dhe shkruaj).

    2. Shkruani një pohim të bazuar tek Alma 11:22 që mund t’ju ndihmojnë të mbani mend se si mund ta mposhtni tundimin me ndihmën e Frymës së Shenjtë. Ajo që shkruani, duhet të përcjellë me vetë fjalët tuaja të vërtetën se, kur mbështetemi në Frymën e Shenjtë, ne mund ta mposhtim tundimin.

Ndaleni studimin tuaj për një çast dhe përsiatni pyetjen që vijon: Si mund të më ndihmojë për ta mposhtur tundimin të jetuarit në mënyrë që të jem i ndjeshëm ndaj Frymës së Shenjtë dhe që t’i ndjek nxitjet e Tij?

Lexoni këshillën e mëposhtme nga Presidenti Bojd K. Paker, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, për të kuptuar se si mbështetja te Fryma e Shenjtë mund t’ju ndihmojë ta mposhtni tundimin:

Presidenti Bojd K. Paker

“Nëse ju po përfshiheni në gjëra që nuk duhet, ose nëse ju po shoqëroheni me njerëz që po ju tërheqin në drejtim të gabuar, ajo është koha që të ushtroni pavarësinë tuaj, lirinë tuaj të zgjedhjes. Mbani vesh zërin e Shpirtit dhe ju nuk do të udhëhiqeni në udhë të shtrembër. …

… Si shërbëtor i Zotit, unë premtoj se ju do të jeni të mbrojtur dhe të ruajtur nga sulmet e kundërshtarit nëse ju do t’u vini veshin nxitjeve që vijnë nga Fryma e Shenjtë” (“Këshillë për Rininë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 18).

  1. ikona e ditaritPër të marrë parasysh zbatime të mundshme të asaj që keni mësuar, përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Cilat janë disa situata ku të rinjtë tundohen për t’u lëkundur nga dëshmitë e tyre ose për t’i shpërfillur ato për gjërat e botës?

    2. Çfarë sugjerimesh mund t’i jepnit një bashkëstudenti që do ta ndihmonin atë të mbështetej te Fryma e Shenjtë kur të përballej me tundime të këtij lloji?

Zbatojeni atë që keni mësuar duke kujtuar shembullin e Amulekut herën e ardhshme që tundoheni për t’u lëkundur nga bindjet ose vlerat tuaja. Mbani mend se ju mund të përjetoni vetëbesim dhe siguri më të madhe teksa jetoni denjësisht dhe i ndiqni nxitjet e Frymës së Shenjtë.

Alma 11:26–40

Amuleku dëshmon për Birin e Perëndisë dhe i mposht përpjekjet e Zizromit për ta diskredituar fjalën e tij

Zizromi e sulmoi besimin e Amulekut në Jezu Krisht. Për ta gjetur vetveten tek ajo që ndodhi pasi Zizromi nuk arriti ta bënte Amulekun ta mohonte ekzistencën e Perëndisë, mendoni për një kohë kur ndoshta dikush i kundërshtoi bindjet tuaja. Lexoni dialogun e Amulekut e të Zizromit tek Alma 11:26–34 dhe pastaj shikoni se si i shtrembëroi Zizromi fjalët e Amulekut tek Alma 11:35.

Lexoni se si e korrigjoi Amuleku këtë gënjeshtër tek Alma 11:36–37. Ju mund të dëshironi ta shenjoni shënimin 34a në fund të faqes te shkrimet tuaja të shenjta dhe të lexoni Helamanin 5:10–11. Pastaj shpjegoni me vetë fjalët tuaja ndryshimin midis të qenit të shpëtuar “ mëkatet tona” dhe të qenit të shpëtuar “nga mëkatet tona” (kursivet të shtuara):

Lexoni tek Alma 11:40 dhe përcaktoni hapin e parë që Amuleku tha se duhet të hedhin njerëzit që të shpëtohen nga mëkatet e tyre. Ka disa njerëz që shpallin se besojnë te Jezu Krishti, por prapëseprapë nuk duan ta ndryshojnë sjelljen e tyre. Të besosh te emri i Jezu Krishtit do të thotë të kesh besim tek Ai.

Presidenti Diter F. Uhtdorf

Për ta kuptuar më mirë se si “të besuarit në emrin e tij” (të pasurit besim te Jezu Krishti) çon drejt pendimit, lexoni citimin vijues nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë: “Ne kemi nevojë për një besim të fortë në Krishtin që të jemi në gjendje të pendohemi. Besimi ynë duhet të përfshijë një ‘ide të saktë për karakterin, përsosmëritë dhe tiparet e [Perëndisë]’ (Lectures on Faith [1985], f. 38). Nëse besojmë se Perëndia i di të gjitha gjërat, është i dashur dhe është i mëshirshëm, ne do të jemi vërtet në gjendje ta vendosim të patundur besimin tonë tek Ai për shpëtimin tonë. Besimi te Krishti do t’i ndryshojë mendimet, bindjet dhe sjelljet tona që nuk janë në përputhje me vullnetin e Perëndisë” (“Pikë Kthimi të Sigurt”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 100).

Jezu Krishti

Si ju ka dhënë shtysë besimi juaj te Jezu Krishti që t’i ndryshoni mendimet, bindjet dhe sjelljet tuaja?

  1. ikona e ditaritPërse një njeriu i nevojitet besim te Jezu Krishti që të pendohet? Duke përdorur atë që keni mësuar nga Amuleku dhe Presidenti Uhtdorf, shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se si do ta shpjegonit parimin e mëposhtëm: Besimi i vërtetë në Jezu Krishtin është një fillim i procesit të shëlbimit nga mëkatet tona.

Alma 11:41–46

Amuleku jep mësim rreth ringjalljes dhe gjykimit të mbarë njerëzimit

Përpara se të lexoni mbylljen e dëshmisë së Amulekut drejtuar Zizromit, reflektoni mbi pyetjen vijuese: Si mund të ndikohen veprimet e dikujt nga mosbesimi te jeta pas vdekjes?

  1. ikona e ditaritShkruani fjalët Ringjallje dhe Gjykim si dy krerë kolonash më vete në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Pastaj kërkoni Almën 11:41–45, duke parë për sa më shumë informacion që mund të gjeni rreth ringjalljes e gjykimit dhe shkruani atë që mësoni nën çdo kre. Ju mund të dëshironi të shkruani në krye të faqes në shkrimet tuaja të shenjta ose në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, të gjithë do të ringjallen dhe gjykohen sipas veprave të tyre. Këto vargje na mësojnë edhe se ringjallje do të thotë ribashkimi i trupave tanë me shpirtrat tanë në “formën e [tyre] të përkryer” dhe “vendin e [tyre] të përkryer”, për të mos u ndarë kurrë më (shih Alma 11:43, 45).

  2. ikona e ditaritPërgjigjiuni njërës ose të dyja pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë mendimesh dhe ndjenjash keni kur mendoni rreth të qenit të ringjallur dhe të gjykuar?

    2. Si e ndikon besimi juaj se do të ringjalleni dhe gjykoheni, mënyrën që zgjidhni për të jetuar çdo ditë?

  3. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Almën 11 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: