Seminari
Njësia 10: Dita 3, Enosi


Njësia 10: Dita 3

Enosi

Hyrje

Pas reflektimit mbi fjalët e të atit, Enosi u lut për falje dhe mori falje të mëkateve të tij. Ai më pas u lut për mirëqenien shpirtërore të nefitëve dhe të lamanitëve dhe e kaloi jetën e tij duke punuar për shpëtimin e tyre.

Enosi 1:1–8

Pas reflektimit mbi fjalët e atit të tij, Enosi lutet për falje dhe merr falje të mëkateve të tij

Lexoni Enosin 1:1, 3 dhe vini re ndikimin që Jakobi pati mbi Enosin. Megjithëse Enosi qe bir dhe nip i profetëve, përsëri ai kishte nevojë ta përjetonte personalisht fuqinë e Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Mendoni për një rast kur jeni ndier shumë i uritur. Rrethoni disa fjalë në vijim që përshkruajnë atë çfarë ndieni kur jeni të uritur:

  • i zbrazët

  • i dobët

  • i pakënaqur

  • duke vdekur urie

  • dhembje

  • i shqetësuar

  • dëshirë [për diçka]

Theksojeni me ngjyra frazën “shpirti im ishte i uritur” tek Enosi 1:4. Çfarë mendoni se do të thotë kjo frazë?

Fraza “shpirti im ishte i uritur” mund të përfshijë ndjenja të tilla si zbrazëti shpirtërore ose dhembje apo një dëshirë për t’u ngopur shpirtërisht. Enosi shkroi për një rast kur e përjetoi këtë uri shpirtërore. Ai shkroi se fjalët e të atit “hynë thellë në zemrën [e tij]” (Enosi 1:3). Ndërsa reflektoi për ato fjalë, ai përjetoi dëshira që e bënë të vepronte me besim. Veprimet e tij besnike sollën ndryshime në jetën e tij dhe bekime nga Zoti.

Enosi Duke u Lutur
  1. journal iconPër t’ju ndihmuar që ta kuptoni përvojën e Enosit dhe për ta lidhur atë me jetën tuaj, filloni një varg ushtrimesh duke e ndarë një faqe të tërë të ditarit tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta në gjashtë pjesë dhe duke e emërtuar secilën pjesë si vijon:

Çfarë dëshironte Enosi:

Çfarë dëshiroj unë:

Çfarë bëri Enosi:

Çfarë duhet të bëj unë:

Çfarë përjetoi Enosi:

Përvoja Ime:

  1. journal iconLexoni Enosin 1:2–3 dhe kërkoni fraza në secilin varg që tregojnë atë çfarë dëshironte të kishte Enosi në jetën e tij. Shkruajini këto fraza në pjesën e titulluar “Çfarë dëshironte Enosi” në tabelën në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

Dëshira e Enosit për heqje të mëkateve të tij na ndihmon të kuptojmë se çfarë donte të thoshte ai tek Enosi 1:4 kur shkroi: “Shpirti im ishte i uritur”. Përveç urisë për falje, Enosi gjithashtu dëshiroi “jetën e përjetshme dhe … gëzimin e shenjtorëve” (Enosi 1:3). Ai dëshironte të ndiente lumturinë që vjen nga të qenit i denjë për të qëndruar me Zotin dhe të tjerët që janë të drejtë.

  1. journal iconMerrni parasysh nëse keni disa nga po ato ndjenja të urisë shpirtërore që përshkroi Enosi. Në tabelën në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, në pjesën e titulluar “Çfarë dëshiroj unë”, shkruani rreth disa prej dëshirave shpirtërore për të cilat keni uri në jetën tuaj.

Dëshirat e Enosit e bënë atë të ushtronte besimin e tij dhe të vepronte. Tek Enosi 1:2, dalloni dhe shenjoni fjalën që përdori Enosi për të përshkruar përpjekjen që bëri. Vini re që Enosi nuk u përlesh me Perëndinë, por para Perëndisë në lutje. Një përleshje e tillë përfshin një luftë mendore dhe shpirtërore për t’i treguar Atit Qiellor çiltërsinë e dëshirave tona dhe gatishmërinë tonë për t’u penduar e për të bërë ndryshimet e nevojshme në jetën tonë. Tek Enosi 1:4, Enosi shënoi disa hollësi duke përshkruar përleshjen e tij.

  1. journal iconLexoni Enosin 1:4 dhe shenjoni gjërat që bëri Enosi për të treguar se ishte i çiltër kur kërkoi heqje të mëkateve të tij. Renditni atë çfarë gjeni nën pjesën “Çfarë bëri Enosi” në tabelën në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

Fjala kërkesë e sinqertë tek Enosi 1:4 do të thotë të kërkosh përulësisht dhe me dëshirë të madhe. Lutjet tona mund të mos jenë aq të gjata sa të Enosit, por ato duhet të jenë të çiltra.

  1. journal iconNë tabelën në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, nën pjesën “Çfarë duhet të bëj unë”, shkruani mendimet tuaja rreth mënyrës se si mund t’i tregoni Zotit çiltërsinë tuaj teksa luteni dhe kërkoni bekimet e Tij shpirtërore.

  2. journal iconPërpjekjet besnike dhe të çiltra të Enosit sollën bekime të mëdha në jetën e tij. Lexoni Enosin 1:5–8 dhe shenjoni atë çfarë përjetoi Enosi. Renditini këto në pjesën “Çfarë përjetoi Enosi” të tabelës në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Teksa lexoni vargjet 5 dhe 6, vini re se si Enosi e kuptoi se ai ishte falur. Zëri i përmendur te vargu 5 qe një zë që erdhi në mendjen e Enosit (shih Enosi 1:10).

Enosi 1:7–8 na mëson se, ndërsa ushtrojmë besim te Jezu Krishti, mëkatet tona mund të falen dhe ne mund të shërohemi. Dëshirat tona për t’u përmirësuar, lutjet tona të çiltra dhe përpjekjet tona për t’u penduar janë mënyra se si ne mund të tregojmë besim te Jezu Krishti.

Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë, shpjegoi se si fajësia jonë mund të fshihet ndërsa ushtrojmë besim te Jezu Krishti dhe pendohemi për mëkatet tona:

Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Sapo ne të jemi penduar vërtet, Krishti do të na heqë barrën e fajit për mëkatet tona. Ne mund ta dimë vetë se ne jemi falur dhe bërë të pastër. Fryma e Shenjtë do të na e vërtetojë këtë; Ai është Shenjtëruesi. Asnjë dëshmi tjetër për falje nuk mund të jetë më e madhe. …

[Zoti] shpalli, ‘Vini re, ai që është penduar për mëkatet e tij, po ai falet dhe unë, Zoti, nuk i kujtoj më ato’ (DeB 58:42).

Satani do të përpiqet të na bëjë të besojmë se mëkatet tona nuk janë falur sepse ne mund t’i mbajmë mend ato. Satani është një gënjeshtar, ai përpiqet të turbullojë shikimin tonë dhe të na largojë nga rruga e pendesës dhe e faljes. Perëndia nuk premtoi që ne nuk do t’i mbajmë mend mëkatet tona. Të mbajturit mend na ndihmon të shmangim rënien përsëri në të njëjtat gabime. Por nëse ne i përmbahemi të vërtetës dhe jemi besnikë, kujtesa e mëkateve tona do të zbutet me kalimin e kohës. Kjo do të jetë pjesë e procesit të shërimit dhe të shenjtërimit” (Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 101; Konferenca e Përgjithshme prill 2007 [nr. i artikullit 02368 101], “Pikë Kthimi të Sigurt”, f. 125).

Për t’ju ndihmuar t’i zbatoni fjalët e Presidentit Uhtdorf, reflektoni për pyetjet vijuese: Kur keni ndier se Zoti ju fali për mëkatet tuaja? Si e dalluat që u falët? A e keni ndier së fundi faljen e Zotit?

  1. journal iconPas përsiatjes për pyetjet më lart, shënoni në pjesën “Përvoja ime” të tabelës në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përvojën tuaj me ndjenjat e faljes. Ose mund të shkruani rreth asaj që shpresoni të përjetoni ndërsa ushtroni besim te Jezu Krishti.

Enosi 1:9–27

Enosi lutet për nefitët e lamanitët dhe punon me të tjerët për shpëtimin e tyre

rrathë bashkëqendrorë

Ky diagram ilustron lutjen e Enosit. Ai së pari u lut për veten dhe pastaj i zgjeroi lutjet e tij për të përfshirë të tjerët. Lexoni Enosin 1:9–10 dhe shenjoni në shkrimet tuaja të shenjta se për kë u lut Enosi së dyti. Lexoni Enosin 1:11–14 dhe shenjoni se për kë u lut Enosi së treti.

  1. journal iconPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Bazuar në përshkrimin e Enosit për qëllimet e lamanitëve tek Enosi 1:14, çfarë ju bën përshtypje rreth lutjes së tij për ta?

Ne mësojmë nga shembulli i Enosit se, kur përjetojmë bekimet e Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne do të përpiqemi t’i ndihmojmë të tjerët të marrin shpëtim. Për t’ju ndihmuar ta mbani mend këtë të vërtetë, mund të dëshironi ta shkruani të gjithën ose pjesë të thënies vijuese nga Presidenti Hauard W. Hanter në anë të faqes së shkrimeve tuaja të shenjta:

Presidenti Hauard W. Hanter

“Sa herë përjetojmë bekimet e Shlyerjes në jetën tonë, është e pamundur të mos ndiejmë një shqetësim për mirëqenien e vëllezërve tanë. …

Një tregues i madh i kthimit vetjak në besim të dikujt është dëshira për ta ndarë ungjillin me të tjerët” (The Teachings of Howard W. Hunter, red. Clyde J. Williams [1997], f. 248–249).

Lexoni Enosin 1:19–20, 26 dhe shenjoni fjalë ose fraza që tregojnë çiltërsinë e dëshirës së Enosit për nefitët dhe lamanitët pasi u lut për ta.

Lexoni Enosin 1:27 dhe kërkoni prova të lumturisë që përjetoi Enosi për përpjekjet e tij dhe për sigurinë e jetës së përjetshme që ai mori.

  1. journal iconPër t’ju ndihmuar ta zbatoni atë çfarë keni mësuar në këtë mësim, vendosni me lutje një ose më shumë mënyra si mund ta ndiqni shembullin e Enosit. Zgjidhni një thënie në vijim dhe plotësojeni atë në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Sikurse Enosi, unë dëshiroj të marr një heqje të mëkateve të mia. Unë do t’i tregoj Zotit se jam i sinqertë në këtë dëshirë duke …

    2. Sikurse Enosi, unë dëshiroj t’i ndihmoj anëtarët e familjes dhe miqtë e mi të vijnë te Jezu Krishti. Një person që unë do të përpiqem të ndihmoj, është (emri i personit). Unë do të përpiqem ta ndihmoj këtë person duke …

    3. Enosi u lut për lamanitët, që mund të quhen armiqtë e tij. Sikurse Enosi, unë dëshiroj të tregoj dashurinë e Zotit ndaj atyre që janë të panjerëzishëm me mua. Një mënyrë me të cilën do ta bëj këtë është …

Përpiquni ta përmbushni atë çfarë keni shkruar në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Kur ushtroni besim te Shlyerja e Jezu Krishtit dhe pendoheni, ju mund të përjetoni falje, gëzim dhe një dëshirë të rritur për t’i ndihmuar të tjerët.

  1. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Enosin 1 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: