Seminari
Njësia 5: Dita 2, 2 Nefi 1


Njësia 5: Dita 2

2 Nefi 1

Hyrje

Ndërsa e studioni 2 Nefin 1, vëreni që ai përmban fjalët e një prindi dhe udhëheqësi të dashur të priftërisë, i cili po i afrohej vdekjes. Ati Lehi iu lut familjes së tij që t’u bindej urdhërimeve të Perëndisë (shih 2 Nefi 1:16). Ai profetizoi që, nëse do t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë, ata do të përparonin në tokën e premtuar. Ai gjithashtu i nxiti fëmijët e tij dhe ata të cilët erdhën me ta nga Jerusalemi, që të ndiqnin udhëheqjen profetike të Nefit. Ndërsa e studioni këtë kapitull, vlerësoni bindjen tuaj vetjake ndaj urdhërimeve të Zotit. Sa po e ndiqni këshillën e udhëheqësve të Kishës?

2 Nefi 1:1–23

Lehi e nxit popullin e tij për të jetuar drejtësisht

Përfytyroni që befasisht duhet ta braktisni familjen tuaj dhe të mos i shikoni më kurrë ata. Ju keni një mundësi të fundit për t’u folur atyre. Çfarë do t’u thoshit atyre në këtë situatë?

Te 2 Nefi 1–4, Nefi shënoi këshillën e fundit të të atit drejtuar familjes së tij. Ndërsa i studioni këta kapituj, mendoni për mënyrat se si gjejnë zbatim për ju mësimet e fundit të shkruara të Lehit.

Lexoni 2 Nefin 1:1–4 dhe përcaktoni se çfarë “gjëra[sh] të mëdha kishte bërë Zoti” për familjen e Lehit.

  1. ikona e ditaritShkruani përgjigje të shkurtra për pyetjet në vijim në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta:

    1. Në çfarë mënyrash Zoti tregoi mëshirë ndaj familjes së Lehit?

    2. Çfarë “gjëra[sh] të mëdha” ka bërë Zoti për ju dhe familjen tuaj? Çfarë ndjenjash keni për Zotin kur mendoni se sa i mëshirshëm ka qenë Ai ndaj jush dhe familjes suaj?

Lehi e mësoi familjen e tij që zgjedhja për të mbajtur urdhërimet e Perëndisë do të përcaktonte nëse ata do të vazhdonin apo jo të merrnin “gjëra të mëdha” dhe “mëshirat e Perëndisë” në jetën e tyre.

  1. ikona e ditaritPër t’ju ndihmuar të kuptoni që Zoti na bekon kur i mbajmë urdhërimet e Tij dhe Ai i ndal bekimet kur ne nuk i mbajmë urdhërimet e Tij, vizatoni një tabelë si kjo më poshtë në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta. Lexoni 2 Nefin 1:7–11 dhe përcaktoni veprimet (“nëse”) që Lehi tha se do të sillnin pasoja të caktuara (“atëherë”). Shkruani atë çfarë zbuloni te kolona përkatëse e tabelës në ditarin tuaj të studimit.

Nëse (veprimet)

Atëherë (pasojat)

Lehi duke dhënë mësim

Lehi ishte veçanërisht i shqetësuar për gjendjen shpirtërore të Lamanit e të Lemuelit dhe e kuptoi që ata duhej të pendoheshin. Ndërsa i këshilloi, ai përdori disa simbole që t’i ndihmonte të kuptonin mëkatin dhe pendimin. Kërkoni te 2 Nefi 1:13–14 për simbolet që përdori Lehi për t’i nxitur bijtë e tij që të pendoheshin, dhe shkruajini përgjigjet tuaja në vendet bosh më poshtë:

nga një … i thellë

tutje

nga

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes në vijim në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta: Si ngjan pendimi me secilën nga frazat në ushtrimin e mësipërm?

Lexoni 2 Nefin 1:15 dhe shenjoni në shkrimet tuaja të shenjta tri frazat që përdori Lehi për të përshkruar bekimet që mori falë bindjes së tij ndaj urdhërimeve të Perëndisë. Krahasojini këto bekime me pasojat negative te 2 Nefi 1:17–18, 22 që Lehi tha se do t’u ndodhnin atyre që nuk i mbajnë urdhërimet e Perëndisë.

Shenjoni këshillën e Lehit te 2 Nefi 1:23 dhe përsiatni atë se çfarë duhet të bëni në jetën tuaj në mënyrë që të “zgjoh[eni]” ose të “ngrih[eni]” ose [çfarë] të “flakni tej” që të merrni bekimet për të cilat Lehi foli në këtë kapitull.

2 Nefi 1:24–32

Lehi i nxit bijtë e tij që të ndjekin udhëheqjen profetike të Nefit

Lehi pastaj e kujtoi familjen e tij dhe të tjerët për një burim tjetër drejtimi e frymëzimi me të cilin ishin bekuar për t’i ndihmuar të merrnin vendime të drejta në jetën e tyre. Lexoni 2 Nefin 1:24 dhe gjejeni këtë burim.

Ndërsa lexoni 2 Nefin 1:24–27, shikoni se si Lehi e nxiti popullin e tij që të ndiqte Nefin. Mendoni rreth përgjigjeve tuaja ndaj pyetjeve në vijim:

  • Çfarë cilësish theksoi Lehi që do t’ju ndihmonin të kishit besim te Nefi si udhëheqës?

  • Përse do t’i besonit një udhëheqësi me këto cilësi?

  • Si i keni parë udhëheqësit e Kishës sot të shfaqin po të njëjtat cilësi?

Lexoni 2 Nefin 1:28–32 dhe shenjoni në shkrimet tuaja të shenjta premtimet që i dha Lehi atyre që do të ndiqnin udhëheqjen e Nefit. Këto premtime tregojnë se ndërsa i ndjekim ata, të cilët Perëndia i ka thirrur të na udhëheqin, ne bekohemi me begati shpirtërore dhe siguri. Përsiatni atë çfarë ju kanë mësuar udhëheqësit e Kishës këto kohët e fundit rreth mënyrës se si bindja ndaj këshillës së frymëzuar mund t’ju çojë në begati shpirtërore dhe siguri.

Presidenti Uillford Udraf

Lexoni thënien në vijim nga Presidenti Uillford Udraf dhe nënvizoni premtimet që bëri ai nëse do të ndjekim këshillën e shërbëtorëve të Zotit: “Unë shpresoj se ne të gjithë do të ndjekim drejtimin e përcaktuar për ne nga shërbëtorët e Zotit, sepse nëse e bëjmë këtë unë e di se ne do të jemi të sigurt në këtë botë, dhe do të sigurojmë lumturi dhe ekzaltim në botën që vjen. … Nëse jemi besnikë ata do të na udhëheqin në udhën e jetës dhe, për aq sa ne kemi besë t’u besojmë udhëzimeve të tyre, mësimeve të Shpirtit të Shenjtë përmes tyre, ne jemi gjithmonë në shtegun e sigurt dhe do të jemi të sigurt për shpërblimin tonë” (Teachings of Presidents of the Church: Wilford Woodruff [2004], f. 199).

  1. ikona e ditaritShkruani në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta arsyen përse mendoni se të qenit të bindur ndaj urdhërimeve të Zotit dhe këshillës së shërbëtorëve të Tij, është e rëndësishme të bëhet gjatë gjithë jetës suaj.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 2 Nefin 1 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: