Seminari
Fjalët e Mormonit


Hyrje te Fjalët e Mormonit

Përse të Studiohet Ky Libër?

Përmes studimit të Fjalëve të Mormonit, ju mund ta rritni besimin tuaj që “Zoti i di të gjitha gjërat” (Fjalët e Mormonit 1:7) dhe se Ai i udhëheq shërbëtorët e Tij që të bëjë të ndodhin qëllimet e Tij. Si një rrëfim historik, libri shërben si një urë lidhëse midis fletëve të vogla të Nefit (1 Nefi–Omni) dhe përmbledhjes së Mormonit të fletëve të mëdha të Nefit (Mosia–4 Nefi). Libri Fjalët e Mormonit mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë se cilat anale përmblodhi Mormoni kur përpiloi Librin e Mormonit. Ai gjithashtu ju bën të ditur besimin dhe arritjet e mbretit Beniamin.

Kush e Shkroi Këtë Libër?

Mormoni e shkroi këtë libër. Ai qe profet, mbajtës analesh dhe përmbledhësi e përpiluesi i shumicës së Librit të Mormonit. Libri i Mormonit ka marrë emrin e tij. Ai gjithashtu ishte gjeneral i nefitëve dhe baba i drejtë. Profeti Moroni ishte biri i tij.

Kur dhe Ku u Shkrua Ai?

Mormoni e shkroi këtë libër rreth vitit 385 ps.K., pasi kishte “dëshmuar, pothuaj të gjithë shkatërrimin e popullit [të tij], Nefitëve” (Fjalët e Mormonit 1:1). Mormoni nuk e shënoi vendin se ku ishte kur e shkroi këtë libër.