Njësia 11: Dita 1
Fjalët e Mormonit–Mosia 2
Hyrje
Libri Fjalët e Mormonit shërben si një urë lidhëse mes fletëve të vogla të Nefit dhe përmbledhjes së Mormonit të fletëve të mëdha të Nefit. I shkruar pothuaj 400 vite pas lindjes së Jezu Krishtit, ky libër përmban një përmbledhje të shkurtër se për çfarë janë [shkruar] fletët e vogla të Nefit dhe përse Mormoni ndjeu se ato duhet të përfshiheshin me shkrimet e tjera të shenjta. Fjalët e Mormonit gjithashtu ofrojnë një vështrim të çmuar të arsyes se përse mbreti Beniamin kishte një ndikim kaq të madh te populli i tij.
Fletët e vogla të Nefit iu kushtuan kryesisht çështjeve shpirtërore dhe shërbesës e mësimeve të profetëve. Fletët e mëdha të Nefit përmbanin kryesisht një histori jofetare të popullit të shkruar nga mbretërit, duke filluar nga Nefi. (Shih 1 Nefi 9:2–4.) Megjithatë, që nga koha e Mosias, fletët e mëdha përfshinë edhe gjëra me rëndësi shpirtërore madhore.
Fletët e Mormonit, ose fletët e arta që iu dorëzuan Jozef Smithit, përmbanin një përmbledhje nga Mormoni të fletëve të mëdha të Nefit, me shumë komente. Këto fletë të arta gjithashtu përmbanin vazhdimin e historisë nga Mormoni dhe shtesat nga i biri, Moroni.
Mosia 1 është anal i mësimeve të mbretit Beniamin për bijtë e tij. Ai u mësoi atyre se shkrimet e shenjta na ndihmojnë të kujtojmë Perëndinë dhe të mbajmë urdhërimet e Tij. Ndërsa mbreti Beniamin i afrohej fundit të jetës së tij, ai dëshiroi t’i fliste popullit të tij rreth shërbimit të tij si mbret dhe t’i nxiste ata të ishin të bindur ndaj Perëndisë. Fjalimi i mbretit Beniamin është shënuar te Mosia 2–5 dhe përshkruan vuajtjen dhe Shlyerjen e Krishtit, rolin e drejtësisë dhe mëshirës, dhe nevojën për të marrë mbi vete emrin e Krishti përmes besëlidhjes. Në fillim të bisedës së tij, të shënuar te Mosia 2, mbreti Beniamin theksoi nevojën për t’i shërbyer Perëndisë duke u shërbyer të tjerëve dhe gjendjen e lumtur të atyre që i mbajnë urdhërimet.
Fjalët e Mormonit 1:1–11
Mormoni jep mësim se Perëndia ka ruajtur anale të ndryshme për një synim të urtë
Mendoni rreth një rasti kur u ndiet të nxitur nga Shpirti që të bënit diçka. A e dinit se si do të shkonin gjërat nëse do ta ndiqnit atë nxitje? Çfarë jua dha vendosmërinë dhe besimin për të vepruar sipas nxitjes?
Profeti Mormoni u urdhërua nga Perëndia të përmblidhte analet e popullit të tij, të cilat ishin mbajtur te fletët e Nefit. Rreth vitit 385 ps.K., kur pothuaj po ia dorëzonte analin e tij të përmbledhur të birit, Moronit, ai iu bind një nxitjeje edhe pse nuk e dinte rezultatin.
Mormoni gjeti diçka ndërsa po kërkonte mes analeve. Lexoni Fjalët e Mormonit 1:3 për të zbuluar se çfarë gjeti ai. (“Këto fletë” u referohen fletëve të vogla të Nefit, të cilat përmbanin 1 Nefin deri tek Omni.) Lexoni Fjalët e Mormonit 1:4–6 dhe merrni parasysh të shenjoni në shkrimet tuaja të shenjta se përse Mormoni qe i kënaqur kur zbuloi atë çfarë ishte mbi këto fletë të vogla.
Lexoni Fjalët e Mormonit 1:7 dhe përcaktoni se përse Mormoni i përfshiu këto fletë të vogla me përmbledhjen që u bëri fletëve të Nefit. Mund të dëshironi ta shenjoni këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta: “Zoti i di të gjitha gjërat”. Duke e kuptuar dhe besuar këtë të vërtetë, mund të zhvilloni besim për t’iu bindur nxitjeve që merrni nga Fryma e Shenjtë.
Zoti e kishte urdhëruar Nefin t’i bënte fletët e vogla dhe të shkruante gjërat e shenjta të popullit të tij mbi to (shih 1 Nefi 9:3). Në atë kohë, Nefi shpalli: “Zoti më ka urdhëruar që t’i bëj këto fletë për një qëllim të urtë në të, qëllim të cilin unë nuk e di” (1 Nefi 9:5).
Ky qëllim u bë i qartë shekuj më vonë, në vitin 1828, kur Profeti Jozef Smith filloi të përkthente fletët e arta. Ai së pari përktheu 116 faqet e dorëshkrimit nga përmbledhja e Mormonit e fletëve të mëdha të Nefit, dhe pastaj këto faqe u humbën ose u vodhën kur Jozefi e lejoi Martin Herrisin që t’i merrte. Zoti i tha Jozefit që të mos e përkthente sërish pjesën e humbur pasi njerëz të ligj planifikuan t’i ndryshonin fjalët te faqet e humbura dhe në këtë mënyrë të zhvlerësonin vërtetësinë e Librit të Mormonit. Zoti i tha të përkthente historinë te fletët e vogla, të cilat mbulonin të njëjtën periudhë kohore. Kjo histori përqendrohej më shumë te gjërat e shenjta. (Shih DeB 10:10, 41–43; shih edhe 1 Nefi 9:3–4.)
Kjo përvojë është provë domethënëse që Zoti i di të gjitha gjëra që do të ndodhin. Ai e dinte që historia te fletët e vogla do të nevojitej dhe Ai e nxiti Mormonin t’i përfshinte fletët te përmbledhja e tij.
Si mund t’ju ndihmojë dijenia për këtë të vërtetë kur merrni nxitje nga Shpirti?
-
Përshkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta një rast kur ju ose dikush që njihni, ka vepruar për shkak të nxitjes nga Fryma e Shenjtë edhe pse ju ose ai mund të mos e keni kuptuar nxitjen në fillim. Shkruani lidhur me atë se si mendoni se mund të përgatiteni më mirë për t’i dalluar dhe për t’iu përgjigjur nxitjeve të Zotit. Kujtoni se, kur jeni besnikë ndaj nxitjeve të Shpirtit të Shenjtë, Ai do të punojë “tek [ju] që të bë[ni] sipas vullnetit të tij” (Fjalët e Mormonit 1:7).
Fjalët e Mormonit 1:12–18
Mbreti Beniamin mund lamanitët dhe mbretëron në drejtësi
Mbreti Beniamin ishte një mbret i drejtë i cili hasi shumë pengesa gjatë mbretërimit të tij, përfshirë luftë me lamanitët dhe grindje doktrinore mes popullit të tij. Mbreti Beniamin i udhëhoqi ushtritë e nefitëve “në fuqinë e Zotit” kundër armiqve të tyre dhe përfundimisht vendosi paqe në tokë (shih Fjalët e Mormonit 1:13–14). Me ndihmën e “shumë njerëz[ve] të shenjtë”, ai punoi për t’i qortuar profetët e rremë dhe mësuesit e rremë që po shkaktonin grindje mes popullit, duke vendosur në këtë mënyrë edhe paqen që vjen nga drejtësia (shih Fjalët e Mormonit 1:15–18).
Lexoni Fjalët e Mormonit 1:12–18 dhe plotësoni vendet bosh në vijim me numrat e vargjeve nga të cilat i mësojmë më mirë të vërtetat vijuese:
-
Zoti i thërret profetët që të mund t’i udhëheqin njerëzit drejt paqes pavarësisht sfidave.
-
Ne mund të gjejmë paqe duke iu bindur udhëheqjes së frymëzuar të profetëve.
-
Në fuqinë e Zotit, ne mund t’i mposhtim sfidat.
Mosia 1:1–18
Mbreti Beniamin i mëson bijtë e tij mbi rëndësinë e shkrimeve të shenjta
Përfytyroni se si do të ishte jeta juaj nëse nuk do t’i kishit pasur kurrë shkrimet e shenjta për t’i lexuar, studiuar dhe për të marrë mësim prej tyre.
Mbreti Beniamin u mësoi bijve të tij se si do të kishte qenë ndryshe jeta e tyre nëse nuk do t’i kishin pasur shkrimet e shenjta. Siç shënohet te Mosia 1:3–5, ai e përdori tri herë një variant të frazës “po të mos ishte për këto gjëra [shkrimet e shenjta]”, që t’i ndihmonte bijtë e tij ta kuptonin rëndësinë e shkrimeve të shenjta.
-
Ndërsa lexoni Mosian 1:1–8, kërkoni bekimet që nefitët do t’i kishin humbur nëse nuk do t’i kishin pasur shkrimet e shenjta. Krahasojeni atë çfarë mësuat me Omnin 1:17–18. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani tri ose katër fjali që e plotësojnë frazën vijuese: Nëse nuk do t’i kisha shkrimet e shenjta …
Merrni parasysh ta shkruani parimin vijues në shkrimet tuaja të shenjta pranë Mosias 1:1–8: Hetimi i shkrimeve të shenjta na ndihmon që t’i dimë dhe t’i mbajmë urdhërimet.
Mbreti Beniamin i mësoi popullit të tij rëndësinë e të qenit besnik ndaj urdhërimeve dhe i shpjegoi se çfarë u ndodh atyre që bëhen të ligj pasi kanë qenë “popull shumë i favorizuar i Zotit” (Mosia 1:13). Lexoni Mosian 1:13–17 dhe krahasojeni Mosian 1:13 me Almën 24:30. Pastaj përcaktoni të paktën pesë pasoja që u vijnë atyre që largohen nga Zoti. Ju mund të dëshironi t’i shenjoni ose t’i vini nga një numër këtyre pasojave në shkrimet tuaja të shenjta.
Mosia 2:1–41
Nefitët mblidhen për të dëgjuar fjalët e mbretit Beniamin
Lexoni Mosian 2:1–9 dhe plotësoni përgjigjet për pyetjet vijuese:
-
Cilët u mblodhën së bashku?
-
Ku u mblodhën ata?
-
Çfarë u bë në mënyrë që turma e madhe të mund t’i dëgjonte fjalët e mbretit Beniamin?
Për ta kuptuar më mirë karakterin e mbretit Beniamin, lexoni Mosian 2:11–15 dhe përcaktoni fraza që tregojnë se mbreti Beniamin ishte përqendruar te drejtësia dhe shërbimi në vend të pozitës apo famës.
Pastaj përsiatni mbi thënien vijuese nga Presidenti Hauard W. Hanter: “Mos u shqetësoni më tepër se ç’duhet për pozitën. A ju kujtohet këshilla e Shpëtimtarit lidhur me ata që synojnë ‘kryet e vendit’ apo ‘vendet e para’? ‘Më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj.’ (Mateu 23:6, 11.) Është e rëndësishme të vlerësohesh. Por përqendrimi ynë duhet të jetë te drejtësia, jo te fama; te shërbimi, jo te pozita” (“To the Women of the Church”, Ensign, nëntor 1992, f. 96).
Studioni Mosian 2:16–17 dhe shenjoni parimin që mund të mësojmë për shërbimin nga mbreti Beniamin: Kur u shërbejmë bashkëqenieve tona, ne i shërbejmë Perëndisë. (Mosia 2:17 është fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të dëshironi ta shenjoni atë në mënyrë të dallueshme që të mund ta gjeni në të ardhmen.)
Mendoni për një rast kur dikush e bekoi jetën tuaj duke ju shërbyer. Si ia treguat (ose si mund t’ia tregoni) vlerësimin tuaj Perëndisë për personin që ju shërbeu si juve edhe Perëndisë në drejtësi? Si ia treguat vlerësimin tuaj atij personi?
Pasi e mësoi popullin e tij rreth nevojës për t’u shërbyer të tjerëve, mbreti Beniamin dha mësim rreth mënyrave të shumta sipas të cilave Perëndia na bekon dhe nevojën tonë për t’i qenë mirënjohës Atij.
-
Ndërsa studioni Mosian 2:19–24, 34, merrni parasysh mënyrat e shumta sipas të cilave ju bekon Perëndia. Mendoni rreth mënyrës si mund t’i tregoni mirënjohjen tuaj Atij. Pastaj përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Përse mbreti Beniamin e quajti veten, popullin e tij dhe ne “shërbëtorë të padobishëm”?
-
Përse është e rëndësishme për ne të kujtojmë borxhin tonë ndaj Perëndisë?
-
Fjalët e mbretit Beniamin na mësojnë se, kur ndihemi në borxh ndaj Perëndisë, ne dëshirojmë t’u shërbejmë të tjerëve dhe mirënjohja jonë rritet.
Te Mosia 2:34, mbreti Beniamin dha mësim se ne duhet t’i “kth[ejmë]” Perëndisë gjithçka që ne kemi dhe jemi. Të kthesh do të thotë të “japësh ose dorëzosh”. Ju mund të dëshironi ta shkruani përkufizimin pranë kësaj fjale në shkrimet tuaja të shenjta. Reflektoni mbi atë se si mund t’i jepni Perëndisë gjithçka që keni dhe jeni. Kujtoni se, kur i mbani urdhërimet e Perëndisë dhe synoni të jepni shërbim të sinqertë, Ai ju bekon për atë.
Vargjet e fundit të Mosias 2 përmbajnë një paralajmërim të rëndësishëm nga mbreti Beniamin drejtuar popullit të tij. A keni parë ndonjëherë një shenjë që ju tregonte të bënit “kujdes”? (Për shembull, një shenjë mund t’ju paralajmërojë për tela të tensionit të lartë, shkëmbinj të rënë, kafshë të egra ose një rrymë të fortë lumi.) Lexoni Mosian 2:32–33, 36–38 për të zbuluar se nga çfarë i tha mbreti Beniamin popullit të tij që të bënte kujdes. (Fjala mallkim te vargu 33 do të thotë “pikëllim dhe mjerim”.) Shkruani një fjali që përshkruan se çfarë do t’u ndodhi atyre që janë “në rebelim të hapur kundër Perëndisë” (vargu 37) apo që i thyejnë me dashje urdhërimet e Perëndisë.
Lexoni thënien vijuese: “Disa njerëz i thyejnë me dashje urdhërimet e Perëndisë, duke planifikuar të pendohen më vonë, si përpara se të shkojnë në tempull apo të shërbejnë në mision. Një mëkat i tillë me paramendim e përçmon Shlyerjen e Shpëtimtarit” (Për Forcën e Rinisë [broshurë, 2011], f. 28–29).
Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, komentoi mbi rëndësinë e dallimit se kur mund të jemi duke u larguar nga Shpirti:
“Ne duhet … të përpiqemi të dallojmë kur ‘largohe[mi] nga Shpirti i Zotit …’ (Mosia 2:36). …
Standardi është i qartë. Nëse diçka që mendojmë, shikojmë, dëgjojmë ose bëjmë na largon nga Fryma e Shenjtë, atëherë ne duhet të mos vazhdojmë më ta mendojmë, shikojmë, dëgjojmë ose bëjmë atë gjë. Për shembull, nëse ajo që ka për qëllim të na argëtojë, na largon nga Shpirti i Shenjtë, atëherë me siguri ky lloj argëtimi nuk është për ne. Duke qenë se Shpirti nuk pajtohet me atë që është vulgare, e vrazhdë ose jo modeste, atëherë me siguri që të tilla gjëra nuk janë për ne. Meqenëse, kur merremi me ato aktivitete të cilat e dimë se duhet t’i shmangim, e largojmë Shpirtin e Zotit, atëherë të tilla gjëra pa dyshim nuk janë për ne” (“That We May Always Have His Spirit to Be with Us”, Ensign ose Liahona, maj 2006, f. 30, “Që të Mund të Kemi Gjithmonë me Vete Shpirtin e Tij”, Konferenca e Përgjithshme, prill 2006 [nr. i artikullit 01636 101], f. 49).
Përsiatni mbi atë se çfarë humbasin njerëzit – ndonjëherë madje pa e kuptuar – kur largohen nga Shpirti. Lexoni Mosian 2:40–41 dhe përcaktoni se çfarë dëshironte mbreti Beniamin që të kemi parasysh dhe çfarë dëshironte që të mbajmë mend.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Shënoni disa përvoja që ju kanë mësuar që, nëse jeni të bindur ndaj Zotit, ju do të bekoheni si nga ana tokësore edhe shpirtërore.
-
Përzgjidhni një lëmë të jetës suaj në të cilin ju do të dëshironit të ishit më të bindur ndaj urdhërimeve të Perëndisë. Shkruani një qëllim për t’u përmirësuar në atë lëmë.
-
Zotërim i Shkrimit të Shenjtë – Mosia 2:17
Lexoni Mateun 22:36–46; 25:40 dhe Mosian 2:17. Bëni një listë, varg ose grup shkrimesh të shenjta duke i lidhur referencat-kryq të këtyre shkrimeve të shenjta së bashku. Kjo teknikë studimi e shkrimeve të shenjta do të ndihmojë në qartësimin e domethënieve dhe do të zgjerojë të kuptuarin.
Shpjegoni lidhjet midis fragmenteve që sapo bashkuat.
Përsiatni pyetjet vijuese:
-
Kur keni ndier se po i shërbenit Perëndisë duke i shërbyer një personi tjetër?
-
Çfarë gjërash të veçanta mund të bëni për dikë në jetën tuaj që Shpëtimtari do t’i bënte, nëse Ai do të ishte këtu?
-
Pasi të keni punuar për ta mësuar përmendsh Mosian 2:17, shkruajeni atë që mbani mend, në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë i kam studiuar Fjalët e Mormonit–Mosia 2 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: