Seminari
Njësia 4: Dita 4, 1 Nefi 18–19


Njësia 4: Dita 4

1 Nefi 18–19

Hyrje

Duke ndjekur udhëzimet e Zotit, Nefi dhe familja e tij e përfunduan ndërtimin e anijes dhe nisën lundrimin drejt tokës së premtuar. Gjatë lundrimit të tyre, shumë njerëz në anije, të drejtuar nga Lamani dhe Lemueli, u rebeluan. Si rezultat, Liahona pushoi së punuari dhe një stuhi e madhe kërcënoi jetën e çdonjërit në kuvertë. Pasi rebeluesit u penduan dhe Nefi u lut me besim, Liahona filloi të vepronte dhe Zoti e qetësoi stuhinë dhe e udhëhoqi sërish udhëtimin e tyre. Pasi arritën në tokën e premtuar, Nefi e këshilloi familjen e tij që ta kujtonin Shpëtimtarin dhe që t’ia përshtatnin shkrimet e shenjta vetes së tyre. Ndërsa studioni 1 Nefin 18–19, krahasojeni përvojën e Nefit në përballimin e sprovave me sfidat e përballimit të vetë sprovave tuaja. Kërkoni të ndiqni shembullin e Nefit.

1 Nefi 18:1–8

Familja e Lehit përgatitet për të lundruar drejt tokës së premtuar

Përse është e rëndësishme të punosh me zell, por edhe të kërkosh drejtim nga Zoti? Si i shfaqi Nefi të dyja këto cilësi kur ndërtoi anijen? Lexoni 1 Nefin 18:1–8.

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, renditini të gjitha fjalët dhe frazat te 1 Nefi 18:1–8 që përshkruajnë përpjekjen e bërë nga Nefi dhe familja e tij. Pastaj përcaktoni të gjitha fjalët dhe frazat që tregojnë se si i drejtoi dhe ndihmoi ata Zoti. Çfarë marrëdhënie shikoni midis përpjekjes së Nefit dhe ndihmës që mori nga Zoti?

Përvoja e Nefit na tregon se që të përmbushim çfarë Zoti urdhëron, ne duhet të kërkojmë ndihmën e Tij dhe të bëjmë vetë përpjekjen tonë.

  1. journal iconMendoni për një situatë në të cilën jeni tani, ku keni nevojë për ndihmën e Perëndisë. Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se çfarë mund të bëni për të kërkuar drejtimin e Zotit dhe çfarë përpjekjeje mund t’ju duhet të bëni.

1 Nefi 18:8–25

Lamani dhe Lemueli udhëheqin një rebelim në anije që e pengon udhëtimin drejt tokës së premtuar

Kur përjetojmë sprova ose vështirësi në jetë, është e zakonshme të mendojmë përse po përballemi me vështirësi të tilla. Ndoshta ju ose dikush që ju njihni ka pyetur “Përse?” gjatë një kohe të vështirë.

Plaku L. Uitni Klejton, i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, përcaktoi tri burime për vështirësitë që përjetojmë. Ndërsa lexoni, nënvizojini burimet që përshkruan ai.

Plaku L. Uitni Klejton

“Në një kuptim të përgjithshëm, barrat tona vijnë nga tri burime. Disa barra janë fryt normal i kushteve të botës në të cilën jetojmë. Sëmundje, paaftësia fizike, uraganet dhe tërmetet ngjasin herë pas here jo për ndonjë faj tonin. …

Barra të tjera na ngarkohen nga sjellja e keqe e të tjerëve. Abuzimi dhe varësitë mund ta bëjnë shtëpinë çdo gjë mbi tokë përveçse një qiell mbi tokë për anëtarët e pafajshëm të familjes. Mëkati, traditat e gabuara, shtypja dhe krimi shpërndajnë viktima të ngarkuara me barra nëpër shtigjet e jetës. Edhe keqbërje më pak të rënda, të tilla si thashethemet dhe mosmirësia, mund t’u shkaktojnë të tjerëve vuajtje të rënda.

Vetë gabimet e të metat tona shkaktojnë shumë prej problemeve tona dhe vendosin barra të rënda mbi vetë shpatullat tona. Barra më e vështirë që ne i ngarkojmë vetes, është barra e mëkatit. Të gjithë ne e kemi njohur keqardhjen e dhimbjen, që pashmangërisht pasojnë dështimin tonë në mbajtjen e urdhërimeve” (“Që Barrat Tuaja të Jenë të Lehta”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 12–13).

Nefi i lidhur në direk

Pasi Nefi dhe familja e tij filluan të lundronin drejt tokës së premtuar, ata përjetuan shumë vështirësi. Ndërsa studioni 1 Nefin 18, shikoni për një nga llojet e vuajtjes që diskutoi Plaku Klejton. Lexoni 1 Nefin 18:9–11 dhe përcaktoni shembuj të zgjedhjeve të gabuara, të bëra nga disa prej njerëzve në anije.

Edhe pse nuk është e gabuar të vallëzosh, të dëgjosh muzikë ose të argëtohesh, 1 Nefi 18:9 tregon se ata i bënë këto gjëra “me shumë vrazhdësi”. Fjala vrazhdësi do të thotë të jesh i ashpër, vulgar ose i rëndomtë. Satani mund t’i përdorë vallëzimin, muzikën ose mënyrën si flasim për të na korruptuar zemrën dhe mendjen, duke na shkaktuar që ta humbasim shoqërimin e Frymës së Shenjtë.

Sipas 1 Nefit 18:10, çfarë kishte frikë Nefi se do të ndodhte, nëse ata që u rebeluan nuk pendoheshin? .

Çfarë bëri Nefi për këtë? Si do të reagonit nëse një prind ose udhëheqës Kishe do t’ju kërkonte ta ndryshonit muzikën që dëgjoni, mënyrën si kërceni ose të përmbaheni nga përdorimi i një gjuhe të ndyrë? A do të ishit i gatshëm për të dëgjuar dhe ndryshuar?

Lexoni 1 Nefin 18:12–14, 17–19 dhe kërkoni pasojat e rebelimit të tyre. Si vuajtën Nefi dhe anëtarë të tjerë të familjes për shkak të veprimeve të të tjerëve? Vini re se si veprimet rebele të disave ndikuan në aftësinë e të gjithë grupit për të marrë udhëheqje nga Perëndia.

Veprimet e atyre që u rebeluan, na tregojnë se mëkati çon në vuajtje për veten dhe ndonjëherë edhe për të tjerë.

  1. journal iconDisa tundime të zakonshme që adoleshentët hasin sot, përfshijnë mosrespektimin e prindërve dhe të udhëheqësve, të kopjuarin në shkollë, bërjen e thashethemeve, veshjen e pahijshme, shkeljen e ligjit të dëlirësisë, shkeljen e Fjalës së Urtësisë (duhani, alkooli dhe drogat) dhe shikimin e pornografisë. Zgjidhni dy ose më shumë nga ato tundime dhe shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se në ç’mënyrë secila prej tyre mund t’i ndikojë familjen dhe miqtë e dikujt që i jepet tundimit.

Pjesa e mbetur e 1 Nefit 18 na mëson si të reagojmë kur vijnë vështirësitë, qoftë kur ato vijnë nga bërja e zgjedhjeve të gabuara apo pa asnjë faj nga ana jonë. Lexoni 1 Nefin 18:15–16, 20–23 dhe shenjoni fraza që na mësojnë çfarë të bëjmë në secilën situatë.

Ka disa doktrina dhe parime të ilustruara në këto vargje. Pas secilës prej thënieve vijuese, shkruani numrin e vargut apo të vargjeve nga 1 Nefi 18:15–16, 20–23 që ndieni se tregojnë një shembull të asaj të vërtete:

  • Ne mund të shohim te Perëndia dhe të qëndrojmë besnikë gjatë sprovave tona.

  • Lutja mund të na ndihmojë të gjejmë paqe gjatë sprovave tona.

  1. journal iconZgjidhni një nga vargjet që përdorët në ushtrimin paraprirës, i cili është veçanërisht kuptimplotë për ju, dhe shpjegoni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përse e pëlqeni atë. Përfshini atë që keni mësuar nga vargu dhe çfarë ju mësoi rreth reagimit ndaj vuajtjeve. Nëse keni parë një shembull të asaj që ky varg ju mëson në vetë jetën tuaj apo në jetën e dikujt tjetër, shkruani edhe për atë.

Lehi dhe Njerëzit e Tij Arrijnë në Tokën e Premtuar

Pavarësisht vështirësive që hasën, Nefi dhe familja e tij përfundimisht arritën në tokën e premtuar. Ndërsa kërkoni drejtimin e Zotit dhe punoni me zell për ta ndjekur atë, edhe ju mund ta përfundoni me sukses udhëtimin që Zoti ju dërgoi ta përmbushni në tokë.

Plaku L. Uitni Klejton ofroi këtë dëshmi:

“Pavarësisht barrave që hasim në jetë, si pasojë e kushteve natyrore, sjelljes së keqe të të tjerëve, ose vetë gabimeve e të metave tona, ne jemi të gjithë fëmijë të një Ati Qiellor të dashur, që na dërgoi në tokë si pjesë e planit të Tij të përjetshëm për rritjen e përparimin tonë. Përvojat tona vetjake të pashoqe mund të na ndihmojnë të përgatitemi që të kthehemi tek Ai. Fatkeqësia dhe vuajtjet që ne përjetojmë, sado të vështira për t’u mbajtur, zgjatin, nga pikëpamja hyjnore, ‘vetëm për një çast [të] shkurtër; dhe në qoftë se i duro[jmë] mirë ato, Perëndia do të [na] lartësojë nga lart’[DeB 121:7–8]. Ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi, për t’i mbajtur ‘mirë’ barrat tona për aq sa të zgjatë ‘çasti i shkurtër’ yni duke i mbajtur ato. …

… E di se kur mbajmë urdhërimet e Perëndisë dhe besëlidhjet tona, Ai na ndihmon për barrat tona. Ai na forcon. Kur pendohemi, Ai na fal dhe na bekon me paqe të ndërgjegjes e gëzim” (“Që Barrat Tuaja të Jenë të Lehta”, f. 13–14).

1 Nefi 19

Nefi shënon profeci në lidhje me Jezu Krishtin për të na nxitur që ta kujtojmë Atë.

Pas arritën në tokën e premtuar, Nefi profetizoi në lidhje me ardhjen e Shpëtimtarit dhe se si do të pritej Ai nga populli i Tij. Lexoni 1 Nefin 19:8–10 dhe dalloni fraza që na mësojnë për natyrën dhe karakterin e Jezu Krishtit.

  1. journal iconShënoni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se si ajo që mësuat te 1 Nefi 19:8–10, e rrit dashurinë tuaj për Shpëtimtarin.

Përfundojeni mësimin e sotëm duke lexuar te 1 Nefi 19:18–19, 23 dhe duke theksuar atë për të cilën Nefi dëshironte t’i bindte për të bërë popullin e tij dhe të gjithë ata që e lexojnë Librin e Mormonit. Kërkoni një mundësi sot që të jepni dëshminë tuaj për Shpëtimtarin me një mik apo anëtar të familjes, ose jepeni dëshminë tuaj në një mbledhje Kishe. Duke bërë kështu, ju mund t’i ndihmoni ata ta kujtojnë dhe besojnë Shëlbuesin e tyre.

  1. journal iconShënoni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta mënyra sipas të cilave ju mund ta ndiqni shembullin e Nefit në vetë jetën tuaj.

  2. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 1 Nefin 18–19 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: