Seminari
Helamani


Hyrje te Helamani

Përse të Studiohet Ky Libër?

Me studimin e librit të Helamanit, ju do të mësoni nga shembujt dhe mësimet e njerëzve të mëdhenj si Helamani, Nefi, Lehi dhe Samuel Lamaniti, të cilët iu bindën Zotit me guxim dhe dëshmuan për Jezu Krishtin. Shërbesat e këtyre individëve tregojnë që Perëndia dhuron fuqi për t’i ndihmuar shërbëtorët e Tij të përmbushin vullnetin e Tij dhe që përpjekjet e individëve të drejtë mund t’u sjellin bekime mijëra vetëve. Ju do të mësoni gjithashtu mbi pasojat që vijnë nga krenaria, ligësia dhe lidhjet e fshehta.

Kush e Shkroi Këtë Libër?

Mormoni përpiloi dhe përmblodhi anale nga fletët e mëdha të Nefit për të krijuar librin e Helamanit. Libri mban emrin e Helamanit, birit të Helamanit dhe nipit të Almës së Riut. Helamani i mori analet nga ungji i tij, Shibloni, dhe shërbeu si një kryegjykatës i drejtë mbi nefitët. Ai i mësoi bijtë e tij, Nefi dhe Lehi, që ta kujtonin Shëlbuesin e tyre, Jezu Krishtin (shih Helamani 5:9–14). Këto mësime më pas e frymëzuan Nefin ta linte pozitën e tij si kryegjykatës në mënyrë që t’u predikonte pendim nefitëve dhe lamanitëve. Pasi mijëra lamanitë u kthyen në besim, një profet lamanit, i quajtur Samuel, u frymëzua që të predikonte pendim e të profetizonte mes nefitëve në të njëjtën kohë si Nefi. Libri i Helamanit e merr lëndën nga analet e mbajtura gjatë qeverisjes dhe shërbesës së Helamanit (Helamani 1–3) dhe të Nefit (Helamani 4–16). Analet e Nefit përfshinë profecitë dhe mësimet e Samuel Lamanitit.

Kur dhe Ku u Shkrua Ai?

Analet origjinale që u përdorën si burime për librin e Helamanit, ka të ngjarë të jenë shkruar mes viteve 52 pr.K. dhe 1 pr.K. Mormoni i përmblodhi ato anale diku midis viteve 345 ps.K. dhe 385 ps.K. Mormoni nuk e shënoi se ku ishte kur e përpiloi këtë libër.