Seminari
Njësia 4: Dita 3, 1 Nefi 17


Njësia 4: Dita 3

1 Nefi 17

Hyrje

Pasi udhëtuan për tetë vjet në vendin e shkretë, familja e Lehit arriti në një vend pranë bregdetit. Ata e quajtën vendin Begati. Nefi iu bind urdhrit të Zotit për të ndërtuar një anije. Ai gjithashtu i qortoi vëllezërit e tij për ligësinë e tyre, e cila i pengoi ata të merrnin frymëzim nga Zoti. Ndërsa studioni 1 Nefin 17 dhe shembullin e Nefit, ju do të shihni se nëpërmjet bindjes, ju mund të përmbushni gjithçka që Perëndia ka urdhëruar. Ju do të mësoni gjithashtu ta dalloni më mirë Zotin, kur ju flet nëpërmjet zërit të qetë, të ulët.

1 Nefi 17:1–51

Familja e Lehit udhëton drejt Begatisë, ku Nefi urdhërohet që të ndërtojë një anije

A do ta përshkruanit jetën tuaj si të lehtë apo të vështirë? Përse? Lexoni 1 Nefin 17:1, 4, 6 dhe qarkoni fjalët që tregojnë nëse koha që Nefi dhe familja e tij kaluan në vendin e shkretë ishte e lehtë apo e vështirë.

Lexoni 1 Nefin 17:3 dhe përcaktoni arsyen që dha Nefi, përse u bekua familja e tij gjatë kësaj kohe të vështirë – fillon me fjalën në qoftë se. Shenjojeni këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta.

Parimet e ungjillit shpesh citohen në shkrimet e shenjta në një format “në qoftë se-atëherë”. Ky format “në qoftë se-atëherë” mund të shihet edhe në drejtimin e jetës individuale, si edhe të familjeve e kombeve të tëra. Fjala në qoftë se përshkruan veprimin tonë dhe atëherë shpjegon pasojën ose bekimin që vërtet do të marrim për atë veprim. Ndërkohë që 1 Nefi 17:3 nuk përmban fjalën atëherë, ai përshkruan një veprim dhe një bekim që do të pasojë. Si do ta thonit me vetë fjalët tuaja parimin për të cilin Nefi po dëshmon? Në qoftë se , atëherë .

Vini re se si ilustrohet ky parim te 1 Nefi 17:2, 12–13. Teksa i lexoni këto vargje, shenjoni disa mënyra se si Zoti i forcoi dhe i bekoi Nefin dhe familjen e tij, kur ata i zbatuan urdhërimet. Kërkoni prova shtesë të së vërtetës së këtij parimi, ndërsa vazhdoni të studioni përvojën e Nefit.

  1. journal iconGjeni kohë për t’iu përgjigjur në mënyrë kuptimplote pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të kuptoni se Nefi vazhdoi ta jetonte parimin që shpalli te 1 Nefi 17:3, ndërsa anëtarë të tjerë të familjes dështuan në të jetuarin e tij. Mbani mend të mendoni rreth mënyrës se si ky parim zbatohet në vetë jetën tuaj.

    1. Çfarë e urdhëroi Zoti Nefin të bënte? (Shih 1 Nefi 17:7–8.) Çfarë mund të ketë qenë e vështirë rreth bindjes ndaj këtij urdhërimi?

    2. Çfarë ju bën përshtypje rreth reagimit të Nefit ndaj këtij urdhërimi? (Shih 1 Nefi 17:9–11,15–16). Si reaguan vëllezërit e tij? (Shih 1 Nefi 17:17–21.) Çfarë mund të mësoni nga këto reagime?

    3. Nefi iu përgjigj vëllezërve të tij duke kujtuar përvojën e Moisiut. Si e ndihmoi Zoti Moisiun për të përmbushur detyrën që ai u urdhërua të bënte? (Shih 1 Nefi 17:23–29.) Në çfarë mënyre ishin vëllezërit e Nefit të ngjashëm me fëmijët e Izraelit? (Shih 1 Nefi 17:30, 42.)

    4. A ka disa urdhërime që janë të vështira për ju? Si mund të reagoni ndaj detyrave apo urdhërimeve të vështira që vijnë nga Perëndia, ashtu siç bënë Nefi dhe Moisiu?

Kur ta keni mbaruar detyrën më sipër, lexoni shprehjen e Nefit lidhur me besimin te 1 Nefi 17:50.

Lexoni 1 Nefin 17:51 dhe zbatojeni këtë varg te vetja juaj, duke e shtuar emrin tuaj pas fjalës “më” dhe duke e zëvendësuar frazën “ndërtoj një anije” me një urdhërim që e vutë re në pyetjen d më lart.

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani rreth një përvoje (tuajën apo të dikujt që ju njihni) e cila ju ndihmoi të dini se, nëse jeni besnikë ndaj Perëndisë, Ai do t’ju ndihmojë të përmbushni çfarëdo që Ai ju kërkon.

Parimi për të cilin Nefi u bë shembull te1 Nefi 17 dhe gjatë gjithë jetës së tij, është se, në qoftë se i zbatojmë urdhërimet, atëherë Zoti do të na forcojë dhe do të sigurojë mjete për ne që të përmbushim atë që Ai ka urdhëruar.

1 Nefi 17:45–55

Nefi i qorton vëllezërit e tij për ligësinë e tyre

Lexoni 1 Nefin 17:48, 53–54 dhe përcaktoni përse Nefi “ua shtriu dorën [e tij] vëllezërve [të tij]”.

Sipas 1 Nefit 17:53, çfarë u bëri Zoti vëllezërve të Nefit? Përse?

Nefi Nënshtron Vëllezërit e Tij Rebelë

Goditja që iu dha vëllezërve të Nefit, ishte një nga mënyrat e shumta që Zoti kishte kërkuar për të komunikuar me ta. Lexoni 1 Nefin 17:45 dhe dalloni disa mënyra të tjera që Zoti kishte përdorur për të komunikuar me ta.

Presidenti Bojd K. Paker

Përsiatni për citimin e mëposhtëm nga Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Fryma e Shenjtë flet me një zë që ju e ndieni më shumë sesa e dëgjoni. Ai përshkruhet si një ‘zë i vogël, i qetë’[DeB 85:6]. Dhe ndërsa ne flasim për ‘dëgjimin’ e pëshpëritjeve të Shpirtit, shumë shpesh një njeri e përshkruan një nxitje shpirtërore duke thënë: ‘Pata një ndjenjë …’” (“Personal Revelation: The Gift, the Test, and the Promise”, Ensign, nëntor 1994, f. 60).

Ju mund të doni ta shenjoni 1 Nefin 17:45 dhe të shkruani parimin vijues pranë tij: Fryma e Shenjtë flet me një zë të qetë, të vogël, që ne e ndiejmë më shumë sesa e dëgjojmë.

  1. journal iconShkruani përgjigje për pyetjet vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Kur e keni ndier Zotin t’ju flasë nëpërmjet një zëri të të qetë, të vogël?

    2. Çfarë mund të bëni për ta ndier dhe njohur zërin e qetë, të vogël?

Shenjoni frazën vijuese te 1 Nefi 17:45: “Ai ju ka folur me një zë të qetë, të ulët, por ju kishit humbur ndjesinë, që ju nuk mund të ndjenit fjalët e tij”. Shikoni sërish fjalinë e parë te 1 Nefi 17:45 dhe dalloni një arsye përse vëllezërit e Nefit e kishin “humbur ndjesinë”.

Si mund të na pengojë mëkati që ta ndiejmë Frymën e Shenjtë? Çfarë gjërash të tjera mund të na e largojnë vëmendjen nga të ndierit e Frymës së Shenjtë?

Presidenti Xhejms E. Faust, i Presidencës së Parë, përdori një analogji për të dalluar disa mënyra se si mëkati mund të na pengojë ta ndiejmë Frymën e Shenjtë:

Presidenti Xhejms E. Faust

“Telefonat celularë përdoren për pjesën më të madhe të komunikimit në kohën tonë. Prapëseprapë, me raste, ne gjejmë pika të vdekura ku sinjali nuk vjen në celular. Kjo mund të ndodhë kur përdoruesi i celularit është në një tunel apo kanion, ose kur ka ndërhyrje tjetër.

Kështu është edhe me komunikimin hyjnor. … Ne shpesh e vendosim veten në pika të vdekura shpirtërisht – vende dhe situata që i bllokojnë mesazhet hyjnore. Disa nga këto pika të vdekura përfshijnë zemërimin, pornografinë, shkeljen, egoizmin dhe situata të tjera që e fyejnë Shpirtin” (”Did You Get the Right Message?” Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 67).

  1. journal iconPërsiatni për faktin se sa mirë i keni dëgjuar mesazhet që Zoti ka kërkuar t’ju komunikojë kohët e fundit. Renditni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta çdo “pikë të vdekur shpirtërore” – situata dhe vende që mund t’ju pengojnë në marrjen e zërit të qetë, të vogël – dhe çfarë do të bëni për t’i shmangur ato.

Ju mund të merrni komunikim nga Zoti nëpërmjet zërit të qetë, të vogël, ndërsa kërkoni që të jeni i denjë dhe t’i kushtoni vëmendje këtyre nxitjeve të urta.

  1. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 1 Nefin 17 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: