Seminari
Njësia 14: Dita 4, Alma 1–4


Njësia 14: Dita 4

Alma 1–4

Hyrje

Pak kohë pasi Alma u bë kryegjykatës, një burrë i quajtur Nehor nisi të jepte mësim doktrina të rreme dhe paraqiti intriga të priftërinjve mes nefitëve. Ai vrau një burrë të drejtë dhe u ekzekutua për krimin e tij. Disa vjet më vonë, Amlici u përpoq më kot të bëhej mbret mbi nefitët. Kur populli votoi për të mos e pranuar si mbret, ai i mblodhi përkrahësit e tij – të quajtur amlicitë – që të shkonin në betejë kundër nefitëve. Nefitët dolën fitimtarë, por dhjetëra mijëra njerëz u vranë. Duke u ndier të përulur nga lufta, shumë nefitë e kujtuan detyrën e tyre dhe mijëra u bashkuan me Kishën. Megjithatë, brenda një viti, shumë anëtarë të Kishës ishin bërë krenarë dhe po i përndiqnin të tjerët. Alma vendosi të hiqte dorë nga detyrat e tij si kryegjykatës dhe të përqendrohej te dhënia e dëshmisë për ungjillin e Jezu Krishtit.

Nehori duke predikuar

Alma 1

Anëtarët e Kishës përparojnë pavarësisht nga përhapja e intrigave të priftërinjve dhe e përndjekjes

Njerëzit ndonjëherë duan të jenë të pëlqyer nga të tjerët. Gjeni një çast për të menduar rreth rreziqeve të mundshme të kësaj dëshire. Çfarë ndodh nëse interesoheni më shumë për atë që mendojnë miqtë tuaj për ju sesa për atë që Perëndia mendon për ju?

Sikurse është shënuar tek Alma 1, një burrë i quajtur Nehor u bë shumë i pëlqyer mes një pjese të popullit. Lexoni tek Alma 1:2–6 dhe përcaktoni atë që Nehori dha mësim dhe se si njerëzit iu përgjigjën asaj.

Kërkoni në dy rreshtat e parë të Almës 1:12 fjalën që përdori Alma për ta përshkruar atë që Nehori u kishte paraqitur nefitëve. Më pas shikoni shënimin në fund të faqes 12a. Lexoni 2 Nefin 26:29, referencën e parë kryq të renditur në shënimin në fund të faqes dhe përcaktoni atë që bëjnë dhe nuk bëjnë ata që kryejnë intriga priftërore.

Intriga e priftërinjve është kur njerëzit predikojnë “doktrina të rreme … për të fituar pasuri dhe nderime” dhe “e vënë veten si një dritë për botën” (Alma 1:16; 2 Nefi 26:29). Ata nuk dëshirojnë të ngrenë mbretërinë e Perëndisë me anë të predikimit të tyre. Në vend të kësaj, ata duan të marrin fitime (të tilla si pasuri, epërsi shoqërore ose pushtet mbi të tjerët) dhe lëvdata nga njerëzit e tjerë. Ata dëshirojnë ta përqendrojnë vëmendjen te vetja e tyre, jo te Perëndia dhe tek ungjilli i Tij. Intriga e priftërinjve është një mëkat i rëndë në sytë e Perëndisë, sikurse e bëri të qartë Alma kur i tha Nehorit: “Po të futet intriga e priftërinjve me forcë mes këtij populli, do të çojë në shkatërrimin e tij të plotë” (Alma 1:12).

Ndërkohë që Nehori u përpoq t’i “largonte njerëzit nga kisha”, një njeri i drejtë, i quajtur Gideon “i bëri ballë atij duke e qortuar me fjalët e Perëndisë” (Alma 1:7). Si përgjigje, Nehori nxori shpatën dhe e vrau Gideonin. Nehori doli para gjyqit për krimet e tij dhe u ekzekutua. Lexoni tek Alma 1:16 për të zbuluar nëse vdekja e Nehorit iu dha fund intrigave të priftërinjve mes nefitëve.

Lexoni tek Alma 1:26–27 dhe përcaktoni mënyrat në të cilat priftërinjtë nefitë të Perëndisë vepruan ndryshe nga Nehori dhe të tjerët që bënin intriga priftërinjsh.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani se si vepruan priftërinjtë nefitë. Si qenë veprimet e priftërinjve nefitë të ndryshme nga veprimet e atyre që bënin intriga priftërinjsh?

Ndërkohë që intriga e priftërinjve përhapej në të gjithë tokën, shumë njerëz filluan t’i përndiqnin anëtarët besnikë të Kishës. Në mënyrë që të përgatiteni për të studiuar pjesën tjetër të Almës 1, merrni parasysh se si keni parë që njerëz të tjerë i ngacmojnë, i tallin ose i përndjekin ata që i mbajnë urdhërimet e Perëndisë.

Lexoni tek Alma 1:19–20 dhe kërkoni arsyen përse disa njerëz i përndiqnin anëtarët e Kishës. Alma 1:21–31 shënon mënyrën se si anëtarët e Kishës reaguan ndaj përndjekjes. Lexojini fragmentet e shkrimeve të shenjta më poshtë dhe plotësoni tabelën:

Alma 1:21–24

Alma 1:25, 27–31

Si reaguan disa anëtarë ndaj përndjekjeve?

Si jetuan anëtarët e tjerë të Kishës pavarësisht nga përndjekja?

Cilat ishin pasojat e veprimeve të tyre?

Çfarë bekimesh morën ata?

Shkruani një parim që mësuat nga studimi i kësaj tabele:

Një nga parimet që mund të keni përcaktuar është: Kur e jetojmë ungjillin, ne mund të kemi paqe në jetën tonë, edhe nëse përndiqemi.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shpjegoni se si të kuptuarit e parimit të mësipërm të ungjillit mund t’ju ndihmojë kur përballeni me përndjekje ose shtytje për të mos iu bindur urdhërimeve. Pastaj përgjigjiuni njërës prej pyetjeve të mëposhtme:

    1. Kur i keni mbajtur urdhërimet, pavarësisht nga përndjekja ose shtytja për të mos e bërë këtë, dhe çfarë bekimesh keni marrë?

    2. Si do t’u përgjigjeni kundërshtarëve tuaj?

Alma 2

Amlicitët dhe lamanitët bashkohen në betejë kundër nefitëve

Alma 2 tregon rreth sprovave të mëtejshme për nefitët. Lexoni kreun e kapitullit për të zbuluar se si një njeri i quajtur Amlici dhe ndjekësit e tij iu kundërvunë nefitëve. Amlici dëshironte të bëhej mbreti i nefitëve, por nefitët e hodhën në votë dhe zgjodhën të mos e pranonin atë e të vazhdonin me sistemin e tyre të gjykatësve. Ndjekësit e Amlicit u mblodhën së bashku dhe e bënë atë mbretin e tyre. Amlici i urdhëroi ndjekësit e tij që të shkonin në luftë me nefitët dhe shpejt pas kësaj, lamanitët u bashkuan me amlicitët në luftë kundër nefitëve.

Për shkak se nefitët ishin besnikë ndaj Zotit, Zoti i ndihmoi në betejat e tyre me amlicitët dhe lamanitët. Lexoni tek Alma 2:18, 28–31, 36 dhe shenjoni fjalët forcoi dhe fuqizuar sa herë që dalin. Kërkoni mënyrën se si Zoti i forcoi nefitët.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani rreth një kohe kur ndiet se Zoti ju forcoi teksa u përpoqët të bënit atë që është e drejtë.

Alma 3

Amlicitët e shkëputën veten nga Perëndia

Mendoni rreth mesazheve që disa njerëz mund të përpiqen të dërgojnë rreth vetes së tyre nëpërmjet zgjedhjeve të tyre për veshjet, modelet e flokëve, vëthët dhe bizhuteritë e tjera, tatuazhet dhe shpimet e trupit.

Amlicitët vënë një shenjë në ballë

Lexoni tek Alma 3:4 dhe përcaktoni se si amlicitët e ndryshuan pamjen e tyre të jashtme.

Nga cilët “dalloheshin” amlicitët?

Cilëve dëshironin t’u ngjanin ata më tepër?

Ndryshimi i amlicitëve në pamjen e jashtme qe një shfaqje e rebelimit të tyre. Sikurse shënohet tek Alma 3, Mormoni na kujtoi mallkimin dhe shenjën që kishte ardhur mbi lamanitët qindra vjet më parë për shkak të rebelimit të tyre kundër Perëndisë (shih Alma 3:6–10; shih edhe 2 Nefi 5:20–24). Amlicitët kishin vënë me dëshirë shenja në ballë, por këto shenja i shërbyen një qëllimi që ishte i ngjashëm me shenjën që Zoti kishte vënë mbi lamanitët.

Shenjoni shprehjen që përshkruan qëndrimin e amlicitëve ndaj Perëndisë tek Alma 3:18. Shenjoni gjithashtu tek Alma 3:19 atë që amlicitët sollën mbi vete për shkak të rebelimit të tyre.

Çfarë mësoni nga Alma 3:18–19 rreth atyre që mallkohen nga Zoti? (Ata që dalin në rebelim të hapur kundër Perëndisë, sjellin mallkim mbi veten e tyre.) Është e rëndësishme të kuptohet se mallkimi ishte një gjendje e të qenit të “përjasht[uar] nga prania e Zotit” (2 Nefi 5:20). Nëpërmjet veprimeve të tyre, amlicitët e kishin shkëputur veten nga Perëndia.

Nga shembulli i amlicitëve, ne mësojmë se shkëputja e vetes nga Perëndia është zgjedhja jonë. Ata që “[vihen] në rebelim të hapur kundër Perëndisë” (Alma 3:18), e përjashtojnë veten nga Perëndia, ose me fjalë të tjera, sjellin mallkim mbi veten e tyre.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Në mënyrë të kundërt me amlicitët, çfarë mund të bëni në jetën tuaj tani për t’u siguruar që të mos e përjashtoni veten nga Perëndia?

Alma 3:20–25 na tregon se si nefitët i mundën lamanitët në një betejë tjetër, por u vranë shumë njerëz nga të dy palët. Lexoni tek Alma 3:26–27, duke kërkuar mësimin kryesor që Mormoni dëshironte që ne të merrnim nga rrëfimi i amlicitëve dhe nga betejat midis nefitëve dhe lamanitëve.

Plotësojeni parimin vijues sipas asaj që lexuat tek Alma 3:26–27: Ne marrim lumturi ose mjerim në varësi të

Harxhoni një çast për të menduar rreth atyre që zgjidhni të ndiqni në jetën tuaj. Mendoni për pyetjet që vijojnë: Çfarë lloje shpërblimesh ose pagesash, u ofron Satani atyre që e ndjekin? (Ato zakonisht janë shumë tunduese në fillim, por në fund ato do të sjellin palumturi dhe varësi.) Në të kundërt, çfarë shpërblimesh keni marrë nga Zoti ngaqë keni zgjedhur ta ndiqni Atë?

  1. ikona e ditaritShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta rreth një kohe kur ndjekja e Zotit ju ka sjellë lumturi.

Alma 4

Pas një periudhe rritjeje të Kishës, anëtarët e Kishës bëhen krenarë dhe Alma jep dorëheqjen si kryegjykatës për t’i thirrur ata në pendim

Pas luftës me lamanitët dhe amlicitët, nefitët u “zgjuan që ta kujtonin detyrën e tyre” dhe “filluan ta organizonin kishën më plotësisht” (Alma 4:3–4). Për pasojë, rreth 3.500 njerëz u bashkuan me Kishën (shih Alma 4:5). Fatkeqësisht, në kohën e shkurtër të një viti, shumë nga njerëzit në Kishë filluan të bëheshin krenarë. Lexoni tek Alma 4:8–12 dhe përcaktoni veprimet e liga që ndodhën për shkak të krenarisë mes anëtarëve të Kishës. Një parim që mund të mësojmë nga ky fragment i shkrimit të shenjtë, është: Nëse japim një shembull të padrejtë, veprimet tona mund t’i pengojnë të tjerët që ta pranojnë ungjillin. (Shih Alma 4:10.)

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një shembull të një veprimi ose qëndrimi të lig, të shfaqur nga nefitët tek Alma 4:8–12. Shpjegoni arsyen përse është e rëndësishme ta shmangni atë veprim apo qëndrim si anëtar i Kishës sot.

Si rrjedhojë e ligësisë në Kishë, Alma caktoi një njeri tjetër që ta zëvendësonte si kryegjykatës, me qëllim që ai të mund t’ia kushtonte të gjithë kohën thirrjes së tij si prifti i lartë kryesues mbi Kishën dhe t’i ndihmonte anëtarët që t’i mposhtnin krenarinë e tyre dhe mëkatet e tyre duke u “s[jellë] … një dëshmi të kulluar kundër tyre” (Alma 4:19). Lexoni tek Alma 4:19 dhe nënvizoni atë që Alma dëshironte të bënte për ta ndihmuar popullin e tij.

Alma 4:19 ilustron këto parime: Përmbushja e detyrave tona shpirtërore mund të kërkojë sakrificë. Shërbëtorët e Zotit japin dëshmi dhe u bëjnë thirrje mëkatarëve të pendohen. Dhënia e një dëshmie të kulluar i ndihmon të tjerët të afrohen më pranë Perëndisë.

A mund të përfytyroni dikë që heq dorë nga një pozicion politik i spikatur, i tillë si të qenit president i një vendi, në mënyrë që të shërbejë në një mision? Alma e bëri!

  1. ikona e ditaritShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta atë që mendoni se sugjeron shprehja “t’u sillte … dëshmi të kulluar” (Alma 4:19) rreth mënyrës se si do t’u jepte mësim Alma. Shënoni edhe mënyrën se si jeni ndikuar për të ndryshuar ose për t’u përmirësuar prej të dëgjuarit të dikujt tjetër duke dhënë dëshmi për ungjillin.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Almën 1–4 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: