Njësia 16: Dita 2
Alma 12
Hyrje
Fjalët e Amulekut tek Alma 11 e bënë Zizromin të ndërgjegjshëm për fajin e tij që e gënjeu dhe e mashtroi popullin. Pasi Amuleku i foli popullit të Amonihës, Alma doli përpara tyre. Ngaqë njerëzit në Amoniha ishin bërë të ligj, Alma u përqendrua tek të vërteta që do t’i ndihmonin ata të pendoheshin për ngurtësinë e zemrave të tyre dhe për mëkate të tjera. Ai i theksoi kurthet e Satanit, gjykimet që bien mbi të ligjtë, dhe planin e shëlbimit të siguruar nëpërmjet Birit të Perëndisë, i cili bën të mundur për ata që pendohen që të kthehen në prani të Perëndisë.
Alma 12:1–7
Alma nxjerr në pah qëllimet e liga të Zizromit
Mendoni për mënyrën se si punon një kurth për të kapur një kafshë: Një lak litari vendoset rreth një cope ushqimi. Teksa kafsha afrohet te laku për të marrë ushqimin, kurthi tendoset dhe kafsha zihet në grackë.
Shqyrtoni mënyrën se si Zizromi u përpoq ta fuste në kurth Amulekun tek Alma 11:21–25. Pasi Amuleku e kuptoi qëllimin e Zizromit dhe iu përgjigj atij, Alma gjithashtu u ngrit për t’iu drejtuar Zizromit dhe turmës që ishin të pranishëm (shih Alma 12:1–2). Kërkoni tek Alma 12:3–6 fjalë dhe shprehje që Alma i përdori për të përshkruar taktikat e Zizromit, të cilat Alma tha se vinin nga djalli (shih Alma 12:5).
Sipas Almës 12:3, si ishte Alma në gjendje ta dinte planin e Zizromit?
Cilat tha Alma se janë qëllimet e djallit tek Alma 12:6?
Alma na mësoi se Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë të dallojmë tundimet e kundërshtarit. Në mësimin mbi Almën 11, ju mësuat se, nëse mbështetemi te Fryma e Shenjtë, ne mund ta mposhtim tundimin. Një anë e rëndësishme e mposhtjes së tundimit është të kemi Shpirtin që të na ndihmojë ta dallojmë tundimin dhe dëmin që mund të na shkaktojë. Më pas ne mund të zgjedhim të mbetemi të pastër e besnikë me anë të shmangies së tundimit. A keni pasur një përvojë kur Fryma e Shenjtë ju ndihmoi ta dalloni e shmangni një prej tundimeve të djallit?
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani atë që mund dhe do të bëni për ta rritur aftësinë tuaj për t’i dalluar pëshpëritjet e Frymës së Shenjtë dhe për t’iu përgjigjur atyre në mënyrë që t’i dalloni “kurthet” e kundërshtarit dhe t’u shmangeni atyre.
Alma 12:7–18
Alma jep mësim rreth gjykimit përfundimtar të gjithë njerëzimit
Mendoni rreth një karriere që keni interes të ndiqni. Llogaritni sa mund t’ju duhet të paguani si pagesë (tarifë për shkollimin) në një shkollë ose në një program trajnimi për të marrë njohurinë e kërkuar që të bëheni i suksesshëm në atë karrierë.
Lexoni citimin vijues, duke kërkuar “pagesën për shkollim” që Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha se duhet paguar që të merret njohuri shpirtërore: “Kuptueshmëria shpirtërore që ju dhe unë jemi bekuar të marrim dhe që është konfirmuar si e vërtetë në zemrat tona, thjesht nuk mund t’u jepet [të tjerëve]. Pagesa për shkollim, e zellit dhe e mësimit me anë të studimit e me anë të besimit, duhet të paguhet për të siguruar dhe “zotëruar” personalisht dije të tillë. Vetëm në këtë mënyrë mundet ajo që njihet në mendje gjithashtu të ndihet në zemër” (“Duke Ndenjur Zgjuar … me Çdo Ngulmim”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 43).
Kërkoni fakte tek Alma 12:7–8 se Zizromi filloi të ishte i gatshëm ta paguante “pagesën e shkollimit” shpirtëror, të nevojshme për të marrë njohuri shpirtërore. Çfarë shihni që tregon se Zizromi kishte filluar ta ndryshonte zemrën e vet që të mund të mësonte të vërteta shpirtërore?
Kërkoni atë që Alma i mësoi Zizromit rreth marrjes së njohurisë shpirtërore teksa lexoni Almën 12:9–11. Mund të jetë e dobishme të dini se “misteret e Perëndisë janë të vërteta shpirtërore të njohura vetëm nëpërmjet zbulesës. Perëndia ua zbulon misteret e tij atyre që janë të bindur ndaj ungjillit” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mistere të Perëndisë”, f. 121). Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë përkufizim në shkrimet tuaja të shenjta në anë të Almës 12:9. Tek Alma 12:9, sipas cilave shpjegoi Alma se Perëndia do t’ia lejojë një pjesë të fjalës së tij njeriut?
Sipas Almës 12:10–11, cila është marrëdhënia midis gjendjes së zemrave tona dhe marrjes së të vërtetave shpirtërore?
Çfarë do të thotë ta “ngurtëso[sh]” zemrën tënde (shih Alma 12:10–11) dhe si mendoni se shfaqet një gjendje e tillë në jetën e dikujt?
Mesazhi i Almës për Zizromin na mëson parimin vijues: Zoti na zbulon të vërteta shpirtërore në përputhje me vëmendjen dhe zellin që u japim fjalëve të Tij.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani rreth një urdhërimi apo këshille nga Zoti që jeni përpjekur ta ndiqni duke i dhënë “vëmendje dhe zell”. Në çfarë mënyrash ju ka bekuar Zoti me udhërrëfim shtesë, aftësi për të kuptuar ose me pëshpëritjet e Shpirtit të Tij për shkak se keni vepruar sipas asaj që Ai ju ka mësuar?
Pasi Alma shpjegoi se si arrijmë t’i dimë të vërtetat shpirtërore, ai vazhdoi t’i përgjigjej pyetjes që bëri Zizromi tek Alma 12:8 rreth mënyrës se si do të gjykohemi. Kërkoni atë që Alma i mësoi Zizromit tek Alma 12:12–15 rreth ringjalljes dhe gjykimit. Plotësoni vendet bosh në vijim: Ne do të mbahemi përgjegjës përpara Perëndisë për , dhe tona.
Përsiatni pyetjen që vijon: Çfarë ndryshimi do të bëjë në zgjedhjet tuaja të përditshme nëse kujtoni se do të mbaheni përgjegjës për fjalët, veprat dhe mendimet tuaja?
Shenjojeni referencën kryq te shënimi 14a në fund të faqes për fragmentin e zotërimit të shkrimit të shenjtë Mosia 4:30, dhe më pas lexoni ose thoni përmendsh Mosian 4:30.
-
Drejtojuni asaj që shkruat në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta për detyrën 1 në mësimin e sotëm – rreth mënyrës se si mund të jeni më të ndjeshëm ndaj Frymës së Shenjtë. Shtoni mendimet tuaja rreth mënyrës se si të kuptuarit e përgjegjshmërisë suaj vetjake ndaj Perëndisë mund ta shtojë dëshirën tuaj për ta dalluar dhe shmangur tundimin.
Alma 12:19–37
Alma shpjegon se si njerëzimi mund t’i mposhtë efektet e Rënies nëpërmjet planit të shëlbimit
Një kryesundimtar në Amoniha, i quajtur Antionah, nuk besonte se njeriu mund të bëhej i pavdekshëm, duke thënë se Rënia e bëri atë të pamundur (shih Alma 12:20–21). Kërkoni nga Alma 12 vargjet e renditura në tabelën vijuese dhe shkruani atë që Alma dha mësim, në kolonat poshtë krerëve:
Efektet e Rënies (Alma 12:22, 24) |
Çfarë ka bërë Perëndia për të sjellë shëlbimin tonë (Alma 12:24–25, 28–33) |
Çfarë duhet të bëjmë ne që të shëlbohemi (Alma 12:24, 30, 34, 37) |
---|---|---|
-
Kur të keni përfunduar së plotësuari tabelën, përgjigjiuni pyetjeve në vijim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Si na lejon Shlyerja e Jezu Krishtit që t’i mposhtim efektet e Rënies?
-
Sipas Almës12:24, çfarë dha mësim Alma se ishte qëllimi i jetës tani që Shpëtimtari e ka bërë të mundur që të mposhten efektet e Rënies?
-
Termi “gjendje përgatitore” tek Alma 12:24 është një shprehje e përdorur vetëm nga Alma në Librin e Mormonit (shih edhe Alma 42:4, 10, 13). Plaku L. Tom Peri, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, e përshkroi këtë kohë përgatitore: “Qëllimi kryesor i jetës në tokë është që t’i lejojë shpirtrat tanë, të cilët ekzistonin përpara se të ishte bota, të bashkohen me trupat tanë për një kohë mundësie të madhe në vdekshmëri. Shoqërimi i të dyve së bashku na ka dhënë privilegjin e rritjes, zhvillimit dhe pjekurisë që mund ta kemi vetëm me shpirtin dhe trupin të bashkuar. Me trupat tanë, ne kalojmë përmes një sasie të caktuar sprove në atë që përkufizohet si gjendje prove e ekzistencës sonë. Kjo është një kohë mësimi dhe vënieje në provë për ta vërtetuar vetveten si të denjë për mundësi të përjetshme. Është e gjitha pjesë e një plani hyjnor që Ati ynë ka për fëmijët e Tij” (“Proclaim My Gospel from Land to Land”, Ensign, maj 1989, f. 14).
Alma dëshmoi se vdekshmëria është një kohë për t’u përgatitur që të takojmë Perëndinë. Ju mund të dëshironi t’i shenjoni shprehjet që na e mësojnë këtë doktrinë tek Alma 12:24. Lexoni Almën 34:32 dhe bëjeni atë referencë kryq me Almën 12:24.
-
Për ta vënë në jetë atë që keni mësuar, përgjigjiuni njërës ose të dyja pyetjeve të mëposhtme në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta:
-
Si ju ka ndihmuar njohja e qëllimit të vdekshmërisë që t’ju drejtojë në jetën tuaj?
-
Si ju ndihmon besimi juaj te Shlyerja e Jezu Krishtit në provën tuaj në vdekshmëri?
-
Lexoni tek Alma 12:33–35 dhe vini re ndryshimin te ajo që do të ndodhë për ata që pendohen dhe për ata që nuk pendohen. Mund t’ju ndihmojë t’i kuptoni më mirë këto vargje po të dini se hyrja në prehjen e Zotit përfshin marrjen e një heqjeje të mëkateve tona dhe përfundimisht hyrjen në lavdinë e pranisë së Zotit (shih DeB 84:24).
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar Almën 12 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: