Seminari
Njësia 19: Dita 2, Alma 36


Njësia 19: Dita 2

Alma 36

Hyrje

Pasi Alma u kthye nga misioni i tij te zoramitët, ai i mblodhi së bashku tre bijtë e tij dhe i dha këshillë më vete secilit prej tyre (shih Alma 35:16). Këshilla e tij për Helamanin është shënuar tekAlma 36–37, këshilla e tij për Shiblonin është shënuar tek Alma 38 dhe këshilla e tij për Koriantonin është shënuar tek Alma 39–42. Alma i dëshmoi Helamanit se Perëndia do t’i çlirojë ata që e vendosin mirëbesimin e tyre tek Ai. Për ta ilustruar këtë të vërtetë, Alma përshkroi se si ishte çliruar nga dhembja e mëkateve të tij shumë vite më parë. Pasi i bëri thirrje emrit të Jezu Krishtit, ai ishte lindur nga Perëndia dhe ishte mbushur me gëzim. Më pas ai kishte punuar për t’i sjellë të tjerët te Jezu Krishti.

Alma 36:1–5

Alma e mëson birin e tij, Helamanin, rreth fuqisë së Perëndisë për të na përkrahur në sprovat tona

Përsiatni se si dëshmia ose një mësim i veçantë i një anëtari të familjes, miku apo udhëheqësi të Kishës e ka bekuar jetën tuaj.

Lexoni tek Alma 36:1–5 dhe përfytyrojeni veten në vendin e Helamanit teksa dëgjonte dëshminë e të atit. Çfarë dëshironte Alma që Helamani të kujtonte? (Shih vargun 2.) Çfarë dëshironte Alma që Helamani të mësonte prej tij? (Shih vargun 3.)

Shkruajeni parimin vijues në shkrimet tuaja të shenjta në anë të Almës 36:3: Kur e vëmë mirëbesimin tonë te Perëndia, Ai do të na përkrahë gjatë të gjitha sprovave dhe pikëllimeve tona. Mendoni për një kohë kur patët një sprovë në jetën tuaj. Në hapësirën e dhënë, shkruani disa mënyra në të cilat Perëndia ju ndihmoi e ju përkrahu gjatë asaj kohe.

Alma 36:6–22

Alma përshkruan rebelimin e tij dhe shpjegon se si e mori faljen

Kthimi i Almës në Besim

Alma ia përshkroi birit të tij, Helamanit, si e kishte çliruar Perëndia atë nga dhembja e mëkateve të tij. Lexoni tek Alma 36:6–10 dhe shqyrtoni atë që i ndodhi Almës në rininë e tij, teksa shkonte andej-këtej me bijtë e Mosias duke kërkuar ta shkatërronte Kishën.

Në Librin e Mormonit ka tre tregime të engjëllit duke vizituar Almën dhe bijtë e Mosias. Alma 36 përmban tregimin më të hollësishëm të asaj që përjetoi Alma gjatë tri ditëve e netëve kur nuk qe në gjendje të lëvizte apo të fliste. (Për t’i lexuar tregimet e tjera, shih Mosia 27 dhe Alma 38.) Lexoni tek Alma 36:11–16 dhe shenjoni fjalë e shprehje që Alma i përdori për të përshkruar frikën ose dhembjen që përjetoi pasi u shfaq engjëlli.

Presidenti Bojd K. Paker, i Kuromit të Dymbëdhjetë Apostujve, na ndihmoi ta kuptojmë çfarë duan të thonë fjalët tortur[uar] dhe ngacmuar:

Presidenti Bojd K. Paker

I torturuar do të thotë ‘i munduar me mjete torture’. Në lashtësi një rrotë torture ishte një strukturë mbi të cilën viktima shtrihej me secilin kyç të duarve dhe të këmbëve të lidhur te rrota, e cila më pas mund të rrotullohej për të shkaktuar dhembje të padurueshme.

Një lesë është një strukturë me maja përgjatë saj. Kur tërhiqet nëpër tokë, ajo e ngacmon dhe e copëton tokën. Shkrimet e shenjta shpesh flasin për shpirtra dhe mendje që ‘ngacm[ohen]’ nga faji” (“The Touch of the Master’s Hand”, Ensign, maj 2001, f. 23).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani përse mendoni ju që Alma përdori fjalë kaq të forta për të përshkruar se si u ndje. Shkruani edhe si i përshkruajnë këto fjalë fajin dhe dhembjen e një njeriu që ka mëkatuar e nuk është penduar.

Ju mund të dëshironi ta shkruani të vërtetën vijuese në shkrimet tuaja të shenjta pranë Almës 36:11–16: Mëkati mund të çojë në dhembje dhe keqardhje.

Lexoni tek Alma 36:17–18 dhe kërkoni se për çfarë u kujtua Alma se profetizoi i ati. Vini re atë që bëri Alma kur u kujtua se çfarë i kishte mësuar i ati.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha këndvështrimin e mëposhtëm për përvojën e Almës: “Alma ishte prekur nga mësimi i atit të tij, por është veçanërisht e rëndësishme që profecia që ai kujtoi, ishte një profeci lidhur me ‘ardhjen e një Jezu Krishti, një Biri të Perëndisë, për të shlyer për mëkatet e botës’. (Alma 36:17). Ai është emri dhe ai është mesazhi që çdo njeri duhet të dëgjojë. Alma e dëgjoi dhe thirri nga ankthi i një ferri që vazhdonte të digjej dhe një ndërgjegjeje që nuk do të shërohej. ‘O Jezus, ti Biri i Perëndisë, ki mëshirë mbi mua’. (Alma 36:18). … Çfarëdo lutjesh të tjera ofrojmë, çfarëdo nevojash të tjera kemi, të gjitha në njëfarë mënyre varen nga ai përgjërim: ‘O Jezus, ti Biri i Perëndisë, ki mëshirë mbi mua’. Ai është i përgatitur për ta dhënë atë mëshirë. Ai pagoi me vetë jetën e tij me qëllim që ta japë atë” (However Long and Hard the Road [1985], f. 85).

  1. ikona e ditaritMendoni për një kohë në të kaluarën ku jeni lutur për të marrë bekimet e Shlyerjes së Jezu Krishtit, duke përfshirë bekimin e faljes për një mëkat. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani përse mendoni se është e rëndësishme t’ia kërkoni Zotit bekimet e Shlyerjes në jetën tuaj.

  2. ikona e ditaritLexoni tek Alma 36:19–22 dhe shenjoni fjalë e shprehje që përshkruajnë se si ndryshoi Alma pasi u lut për mëshirë. Shkruani disa nga këto fjalë e shprehje në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta dhe shpjegoni atë që ato ju mësojnë rreth fuqisë së Shlyerjes së Shpëtimtarit.

Jezusi, Krishti

Nga këto shkrime të shenjta ne mësojmë këtë parim: Në qoftë se ushtrojmë besim në Shlyerjen e Jezu Krishtit, atëherë Ai do të na çlirojë nga dhembja e mëkateve tona dhe do të na mbushë me gëzim. Përsiatni se çfarë mund të bëni për të ushtruar më shumë besim në Jezu Krishtin, me qëllim që, njësoj si Alma, të mund të çliroheni nga ndjenjat e dhembjes ose të brejtjes së ndërgjegjes për mëkatet tuaja.

Lexojeni situatën e mëposhtme dhe merrni parasysh se si mund të reagonit: Një mik që është duke lexuar Librin e Mormonit, ju kërkon ndihmë për të kuptuar fjalët e Almës tek Alma 36:19. Miku juaj pyet: “Nëse unë mund t’i kujtoj mëkatet e mia dhe ende më vjen keq për to, a do të thotë kjo që nuk jam falur?”

Lexoni shpjegimin e mëposhtëm nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë, dhe nënvizoni çdo shprehje që besoni se do të ishte e dobishme për mikun tuaj:

“Satani do të përpiqet të na bëjë të besojmë se mëkatet tona nuk na falen ngaqë ne mund t’i kujtojmë ato. Satani është një gënjeshtar; ai përpiqet të na errësojë shikimin tonë dhe të na largojë nga shtegu i pendimit dhe i faljes. Perëndia nuk na premtoi se ne nuk do t’i kujtonim mëkatet tona. Të kujtuarit do të na ndihmojë ta shmangim bërjen përsëri të të njëjtave gabime. Por nëse qëndrojmë të vërtetë dhe besnikë, kujtimi i mëkateve tona do të zbutet me kalimin e kohës. Kjo do të jetë pjesë e procesit të nevojshëm të shërimit dhe të shenjtërimit. Alma dëshmoi se, pasi ai iu lut Jezusit për mëshirë, ai akoma mund t’i kujtonte mëkatet e tij, por kujtesa e mëkateve të tij nuk e shqetësoi dhe torturoi më atë, ngaqë e dinte se ishte falur (shih Alma 36:17–19).

Është përgjegjësia jonë t’i shmangemi gjithçkaje që do të rikthente kujtime të shkuara mëkatare. Kur vazhdojmë të kemi një ‘zemër të thyer dhe [një] shpirt të penduar’ (3 Nefi 12:19), ne mund të kemi besim se Perëndia nuk do t’i ‘kujtoj[ë] më [mëkatet tona]’ [DeB 58:42]” (“Pikë Kthimi të Sigurt”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 101).

Është gjithashtu e rëndësishme të vihet re se Alma nuk tha që nuk i kujtonte më mëkatet e tij, por që nuk kujtonte më dhembjen e mëkateve të tij dhe ai nuk ishte më “i ngacmuar” nga kujtimi i tyre (Alma 36:19). Pendimi i vërtetë do të bëjë që dhembja dhe faji i mëkatit të fshihen (shih Enos 1:6–8).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, i shkruani një përgjigje mikut të përmendur më sipër dhe përdorni idetë që morët nga shpjegimi i Presidentit Uhtdorf. Përfshini në përgjigjen tuaj përse mendoni se është një bekim që ne i kujtojmë ende mëkatet tona, edhe pse mund të mos jemi më të “ngacmuar nga kujtimi i mëkateve [tona]” (Alma 36:19) pas pendimit tonë.

Alma 36:23–30

Alma shpjegon përse ai punon vazhdimisht për t’i sjellë të tjerët në pendim

Si ndiheni kur ndani ushqime të shijshme me një mik? Kur merrni një lajm entuziazmues, cila është gjëja e parë që doni të bëni? Pse mendoni se shumica e njerëzve kanë një dëshirë thuajse të menjëhershme për t’ia treguar dikujt tjetër atë që kanë dëgjuar? Lexoni tek Alma 36:23–24 dhe kërkoni mënyrën se si ndjenjat e përshkruara në këto pyetje lidhen me përvojën e Almës pas kthimit të tij në besim. Çfarë dëshironte Alma që të përjetonin njerëzit e tjerë?

Lexoni tek Alma 36:25–26 dhe përcaktoni se si përpjekjet e Almës për t’u mësuar ungjillin ndikuan tek ai dhe të tjerët. Plotësojeni parimin vijues, duke u bazuar tek ajo që keni mësuar rreth ndarjes së ungjillit nga këto vargje: Ndërsa e ndajmë ungjillin me të tjerët, ne marrim .

  1. ikona e ditaritShkruajeni pohimin tuaj të plotësuar të parimit në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta dhe shpjegoni përse besoni se ky parim është i vërtetë. Si pjesë të shpjegimit tuaj, mund të doni të përfshini përvoja që keni pasur lidhur me të ndierin e gëzimit nga ndarja e ungjillit me të tjerët.

Mendoni për dikë që e njihni – një mik, pjesëtar të familjes ose anëtar të lagjes apo degës – që mund të përfitojë nga dëshmia juaj për Shpëtimtarin dhe ungjillin e Tij të rivendosur. Përsiatni se si mund t’ia jepni këtij njeriu dëshminë tuaj lidhur me mënyrën se si Jezu Krishti është në gjendje të na çlirojë nga dhembja dhe të na mbushë me gëzim. Ju mund të merrni parasysh t’i shkruani një letër apo një mesazh elektronik këtij njeriu, ose mund të doni të shkruani disa shënime për t’u përgatitur për një kohë të posaçme kur do të flisni me këtë njeri.

e re duke shkruar
  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Almën 36 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: