Njësia 31: Dita 1
Ethëri 13–15
Hyrje
Profeti Ethër profetizoi për Jerusalemin e Ri. Ai gjithashtu paralajmëroi Koriantumrin, një mbret jaredit, se populli i tij do të shkatërrohej për shkak të ligësisë dhe e këshilloi Koriantumrin dhe familjarët e tij që të pendoheshin. Kur Koriantumri dhe populli nuk pranuan të pendoheshin, lufta dhe ligësia u përshkallëzuan për shumë vite gjersa i gjithë kombi jaredit u shkatërrua. Vetëm Ethëri dhe Koriantumri mbijetuan për të dëshmuar plotësimin e profecisë së Ethërit.
Ethëri 13:1–12
Moroni shënon profecitë e Ethërit rreth Jerusalemit të Ri dhe Jerusalemit të vjetër
Shqyrtoni disa qytete sot që kanë emra alternativë që tregojnë një tipar të rëndësishëm të qytetit. Për shembull, Parisi në Francë, është i njohur gjithashtu si Qyteti i Dritës. Për të filluar, shihni nëse mund të përputhni qytetet e mëposhtme me emrat e tyre altrernativë të saktë (përgjigjet janë dhënë në fund të mësimit).
Kairo, Egjipt |
Qyteti i Erës |
Manila, Filipine |
Qyteti i Njëmijë Minareve |
Çikago, SHBA |
Qyteti i Përjetshëm |
Meksiko-Siti, Meksikë |
Perla e Orientit |
Romë, Itali |
Qyteti i Pallateve |
Mësimi i sotëm tërheq vëmendjen te dy qytete të rëndësishëm në ditët e fundit: 1) Jerusalemi dhe 2) Jerusalemi i Ri. Në ditët e mëvonshme këto dy qytete do të bëhen të njohur për drejtësinë e tyre. Ethëri u dha mësim jareditëve se vendi ku jetonin ishte vendi i një qyteti të ardhshëm, të quajtur Jerusalemi i Ri.
Lexoni Ethërin 13:2–8. Zoti i zbuloi Profetit Jozef Smith se Jerusalemi i Ri i përmendur tek Ethëri 13:6 do të ndërtohej në kontenë Xhekson, në Misuri të SHBA-së (shih DeB 57:1–4; 84:1–4). Çfarë tha Ethëri rreth këtyre qyteteve tek Ethëri 13:3, 5? Përsiatni se si do të ishte të jetoje në një qytet si ai. Studioni Ethërin 13:10–11 për të mësuar se çfarë duhet të përjetojë dikush, me qëllim që të jetojë në qytete të shenjta si Jerusalemi i Ri dhe Jerusalemi i vjetër (që do të jetë i shenjtë kur të rindërtohet për Zotin; shih Ethërin 13:5).
Një emër tjetër për Jerusalemin e Ri është Sion (shih Moisiu 7:62; Nenet e Besimit 1:10). Ndërsa mund të mos jetojmë në Jerusalem ose në Jerusalemin e Ri, të gjithë anëtarët e Kishës mund të jenë duke kërkuar të krijojnë Sionin. Ne mund të përgatitemi të banojmë në vende të shenjta, përfshirë mbretërinë çelestiale të Perëndisë, ndërsa bëhemi të pastër nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.
Ethëri 13:13–15:34
Jareditët e refuzojnë Ethërin dhe këmbëngulin në ligësi dhe luftë derisa shkatërrohen
Lexoni Ethërin 13:13–19 dhe shikoni për kushtet e shoqërisë jaredite në kohën e Ethërit. Studioni Ethërin 13:20–22 për të zbuluar mesazhin e Ethërit drejtuar Koriantumrit dhe si u përgjigj Koriantumri dhe populli i tij.
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Në çfarë mënyrash keni parë njerëz të kohës sonë të ngurtësojnë zemrat e tyre dhe të mos i pranojnë shërbëtorët e Zotit?
-
Çfarë do të bëni që ta mbani veten të fortë në besim dhe t’u vini veshin fjalëve të profetëve?
-
Siç është shënuar tek Ethëri 13:23–14:20, Koriantumri bëri beteja me disa burra që u përpoqën t’ia merrnin mbretërinë, përfshirë Sharedin, Gileadin dhe Libin. Përfundimisht, i gjithë kombi jaredit u përfshi në luftë. Armiku i fundit i Koriantumrit ishte një burrë i quajtur Shiz. Shtrirja e shkatërrimit midis jareditëve nga këto luftëra jepet me hollësi tek Ethëri 14:21–25 dhe Ethëri 15:1–2.
Lexoni Ethërin 15:3–6 për të zbuluar atë që tentoi të bënte Koriantumri për të shpëtuar pjesën tjetër të popullit nga shkatërrimi. Mendoni rreth arsyes përse Shizi nuk e pranoi propozimin e Koriantumrit dhe përse njerëzit në të dy ushtritë kundërshtuan të dorëzoheshin (shih edhe Ethëri 14:24).
Lexoni Ethërin 15:12–17 dhe kërkoni hollësi rreth situatës së jareditëve. Çfarë gjeni veçanërisht tragjike ose të dhimbshme rreth gjendjes së tyre? Kujtoni që Ethëri pati harxhuar shumë vite duke paralajmëruar popullin që të pendohej (shih Ethëri 12:2–3; 13:20). Lexoni Ethërin 15:18–19 dhe përcaktoni pasojat që vijnë nga mospranimi i paralajmërimeve të Zotit për t’u penduar. Bazuar në atë që lexoni, plotësoni këtë thënie: Në qoftë se ne nuk pranojmë paralajmërimet e Zotit për t’u penduar, atëherë .
Në hapësirën më sipër, ju mund të keni shkruar një parim të tillë si ky që vijon: Në qoftë se ne i hedhim poshtë paralajmërimet e Zotit për t’u penduar, Shpirti i Tij do të tërhiqet dhe Satani do të fitojë fuqi mbi zemrat tona.
-
Duke përdorur Ethërin 15:19 dhe parimin që mësojmë prej tij, shpjegoni përse një ose më shumë nga arsyetimet e mëposhtme që mund të japë dikush sot për kundërshtimin për t’u penduar, janë të gabuara:
-
Unë e di se filmat që shoh nuk janë në përputhje me standardet e Kishës, por ato nuk duket të kenë ndikim mbi mua.
-
Pirja e alkoolit me miqtë e mi nuk është aq e keqe. Ne thjesht po argëtohemi.
-
Është thjesht pak pornografi. Nuk është se po dal dhe jam imoral. Përveç kësaj, unë mund ta ndërpres kur të dua.
-
Nuk kam pse të pendohem tani. Kjo mund të presë gjersa të jem afër kohës për të shkuar në mision apo për t’u martuar në tempull.
-
Ethëri 15:20–32 tregon se si të dy ushtritë jaredite e luftuan njëra-tjetrën derisa mbetën vetëm udhëheqësit e tyre, Koriantumri dhe Shizi. Atëherë Koriantumri e vrau Shizin.
Historia e jareditëve jep një shembull të gjallë të asaj që i ndodh një populli kur njerëzit kolektivisht hedhin poshtë përpjekjet e përsëritura të Perëndisë për t’i bindur ata që të pendohen. Ndërsa mund të mos ndeshemi me shkatërrim të menjëhershëm fizik nga mospranimi për t’u penduar, ne do të përjetojmë ndjenja fajësie nëse i hedhim poshtë paralajmërimet e Zotit për t’u penduar.
Mendoni mbi thënien vijuese nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Unë dëshmoj që Shpëtimtari është në gjendje dhe pret me padurim t’i falë mëkatet tona. Me përjashtim të mëkateve të pak atyre që zgjedhin humbjen mbasi e kanë njohur plotësinë, nuk ka mëkat që nuk mund të falet. Sa privilegj i mrekullueshëm, për çdonjërin nga ne, që të largohemi nga mëkatet tona e të vijmë te Krishti. Falja hyjnore është një nga frytet më të ëmbla të ungjillit, që na heq fajin e dhimbjen nga zemra dhe i zëvendëson ato me gëzim e me paqe në ndërgjegje” (“Pendohuni … Që të Mund t’Ju Shëroj”,Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 40–41).
Hetoni çdo gjë që mund të jeni duke bërë dhe që mund të jetë duke ndërhyrë te ndikimi i Frymës së Shenjtë në jetën tuaj. Shqyrtoni se si mund të mbështeteni te fuqia e Shlyerjes së Jezu Krishtit për të bërë ndryshimet e nevojshme që do t’ju ndihmojnë të merrni Shpirtin dhe t’i rezistoni fuqisë së Satanit.
Nga Ethëri 13–15 ne mësojmë se, zemërimi dhe hakmarrja na çojnë të bëjmë zgjedhje që na dëmtojnë ne dhe të tjerë. Lexoni ose rilexoni fragmentet vijuese dhe shenjoni fjalë apo fraza që japin mësim këtë të vërtetë: Ethëri 13:27; 14:24; 15:6, 22, 28.
Përsiatni se çfarë pasojash mund të ketë zemërimi i pakontrolluar në marrëdhëniet familjare apo të tjera. Mendoni rreth një situate në jetën tuaj ku mund t’ju duhet të braktisni ndjenja zemërimi apo hakmarrjeje.
Ndërsa lexoni thënien vijuese nga Plaku Dejvid E. Sorensen, anëtar nderi i Të Shtatëdhjetëve, shihni për mënyrën se si mund t’i kapërceni ndjenjat e zemërimit ose dëshirën për të kërkuar hakmarrje: “Kur dikush na ka lënduar vetë ne ose njerëzit që ne i duam, ajo dhembje mund të jetë thuajse dërrmuese. Mund të duket sikur ajo dhembje apo padrejtësi është gjëja më e rëndësishme në botë dhe se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të kërkojmë hakmarrje. Por Krishti, Princi i Paqes, na mëson një mënyrë më të mirë. Mund të jetë shumë e vështirë t’ia falim dikujt dhembjen e madhe që na ka shkaktuar por, kur e bëjmë këtë, ne i japim vetes një të ardhme më të mirë. Të ligat që të tjerët na kanë bërë, nuk e kontrollojnë më drejtimin tonë. Kur i falim të tjerët, ne bëhemi të lirë të zgjedhim si do ta jetojmë jetën tonë. Falje do të thotë që problemet e të kaluarës nuk diktojnë më fatin tonë dhe ne mund të përqendrohemi tek e ardhmja duke pasur dashurinë e Perëndisë në zemrat tona” (“Forgiveness Will Change Bitterness to Love”, Ensign ose Liahona, maj 2003, f. 12).
-
Përgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Kur keni përjetuar ju ose dikush që njihni, shërim dhe liri pas zgjedhjes për të falur?
Ju mund të kapërceni çfarëdo ndjenjash zemërimi dhe hakmarrjeje nëse do të ktheheni te Jezu Krishti dhe do të merrni fuqinë e faljes e ngushëllimit nëpërmjet Shlyerjes së Tij. Kujtoni të ktheheni te Zoti në lutje, për ndihmën që mund të keni nevojë në ato situata.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e studiova Ethërin 13–15 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: