Seminari
Njësia 23: Dita 2, Helamani 11–12


Njësia 23: Dita 2

Helamani 11–12

Hyrje

Helamani 11–12 pasqyron 14 vjet të historisë nefite dhe tregon se si populli kalon nëpër një cikël të drejtësisë dhe të ligësisë. Për shkak të kryelartësisë së tyre, njerëzit nuk pranuan të pendoheshin për ligësinë e tyre. Nefi vulosi qiejt, duke shkaktuar një thatësirë dhe zi buke. Thatësira dhe zia e bukës e përulën popullin dhe ata u penduan dhe u kthyen te Zoti. Për shkak se nuk zgjodhën të ishin të përulur, njerëzit filluan ta harronin lehtë Zotin, Perëndinë e tyre, derisa arritën të ndërgjegjësoheshin se sa shumë nevojë kishin për ndihmën e Tij. Në mëshirën e Tij, Perëndia e ndëshkon popullin e Tij për t’i sjellë në pendim dhe shpëtim.

Helamani 11

Nefitët kalojnë nëpër një cikël drejtësie e ligësie

  1. journal iconVizatoni ciklin vijues të drejtësisë dhe ligësisë në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Ky cikël është përmendur shpesh si “cikli i krenarisë”. Vini re se në skicë mungon elementi me numër 4 i ciklit. Çfarë mendoni se do të duhej për ta ngritur një popull nga shkatërrimi dhe vuajtja te drejtësia dhe begatia? Ndërsa studioni Helamanin 11, shihni për të dhëna që ju ndihmojnë ta plotësoni këtë hap te cikli.

    Rightous Cycle

Siç lexuat te Helamani 10, populli nuk donte ta dëgjonte fjalën e Perëndisë të dhënë nga profeti Nefi. Rishikoni Helamanin 10:18 dhe përcaktoni se ku mendoni se ishin nefitët në ciklin e krenarisë në atë kohë (në fund të vitit të 71-të të mbretërimit të gjykatësve).

Veprimtaria vijuese e shkrimit të shenjtë do t’ju ndihmojë ta shihni këtë cikël të drejtësisë dhe të ligësisë mes njerëzve të Librit të Mormonit gjatë 14 viteve të historisë së tyre. Në grafikun vijues, lexoni referencat e shkrimit të shenjtë nga Helamani 11, shkruani një përshkrim të shkurtër të gjendjes së nefitëve dhe shënoni numrat që tregojnë se ku do t’i vendosnit ata në ciklin e krenarisë. Dy shembuj janë dhënë për ju. Kërkoni fjalë që ju ndihmojnë ta plotësoni hapin e katërt bosh në ciklin që vizatuat në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

Viti i Mbretërimit të Gjykatësve

Helamani 11

Një Përshkrimi i Shkurtër i Gjendjes së Nefitëve

Pozicioni në Cikël

72–73

vargjet 1–2

Grindja dhe luftërat u shtuan; banda e fshehtë e hajdutëve vijon me veprën e shkatërrimit.

2, 3

73–75

vargjet 3–6

75

vargjet 7, 9–12

76–77

vargjet 17–18, 20–21

Njerëzit u gëzuan dhe lavdëruan Perëndinë; ata ishin të drejtë dhe u begatuan përsëri.

4, 1

78–79

vargjet 22–23

80

vargjet 24–26

80–81

vargjet 27–30, 32–35

82–85

vargjet 36–37

Siç tregohet në veprimtarinë e shkrimit të shenjtë, elementi 4 në ciklin e krenarisë është “përulësi dhe pendim”. Shkruajeni këtë në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

  1. journal iconCikli i krenarisë nuk është vetëm pasqyrim i një shoqërie. Ai mund të shihet gjithashtu në një familje apo në jetën e një individi. Të kuptuarit se si funksionon mund të na ndihmojë ta shmangim atë. Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta atë që ju mendoni se është e nevojshme për të shmangur hyrjen në fazat e “krenarisë dhe ligësisë” ose “shkatërrimit dhe vuajtjes” të ciklit.

Ju mund të dëshironi ta shkruani parimin vijues në shkrimet tuaja të shenjta pranë Helamanit 11: Nëpërmjet përulësisë dhe pendimit, ne mund të shmangim krenarinë dhe shkatërrimin. Mund të dëshironi të shenjoni te Helamani 11:4 atë që Nefi shpresonte se uria do të bënte për popullin e tij.

Mendoni mbi përgjigjet ndaj pyetjeve vijuese:

  • A duhet një shoqëri, familje ose individ të ndjekë ciklin e krenarisë?

  • Çfarë mendoni se një shoqëri, familje ose individ duhet të bëjë për ta shmangur përfshirjen në ciklin e krenarisë?

Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha sa vijon rreth lutjes së Nefit: “Zoti e dëgjoi përgjërimin e shërbëtorit Tij [te Helamani 11:10–14] dhe bëri që zia e bukës të merrte fund, por jo para vitit tjetër. Kjo ngjarje tregon se Zoti i dëgjon menjëherë lutjet tona por pastaj përgjigjet atëherë kur, në urtësinë e Tij, ne vërtet do të përfitojmë më shumë nga përgjigjja e Tij” (“Nephi, Son of Helaman”, në Heroes from the Book of Mormon [1995], f. 154.)

Presidenti Ezra Taft Benson na mësoi se çfarë mund të bëjmë për të shmangur përfshirjen në ciklin e krenarisë:

Presidenti Ezra Taft Benson

“Perëndia dëshiron të ketë një popull të përulur. Ne, ose mund të zgjedhim të jemi të përulur, ose mund të detyrohemi të jemi të përulur. Alma tha: ‘Të bekuar janë ata që përulen, pa qenë të detyruar të përulen’. (Alma 32:16.)

Le të zgjedhim të jemi të përulur.

Ne mund të zgjedhim të përulemi duke e mposhtur armiqësinë [urrejtjen] kundrejt vëllezërve dhe motrave tona, duke i vlerësuar ata si vetveten dhe duke i ngritur po aq lart ose më lart sesa jemi vetë. …

Ne mund të zgjedhim të përulemi duke marrë këshillë dhe ndëshkim. …

Ne mund të zgjedhim të përulemi duke falur ata që na kanë fyer. …

Ne mund të zgjedhim të përulemi duke dhënë shërbim vetëmohues. …

Ne mund të zgjedhim të përulemi duke shkuar në misione dhe duke predikuar Fjalën që mund t’i përulë të tjerët. …

Ne mund të zgjedhim të përulemi duke shkuar në tempull më shpesh.

Ne mund të zgjedhim të përulemi duke i rrëfyer e braktisur mëkatet tona dhe duke qenë të lindur nga Perëndia. …

Ne mund të zgjedhim të përulemi duke e dashur Perëndinë, duke ia nënshtruar vullnetin tonë të Tijit dhe duke e vënë Atë të parin në jetën tonë. …

Le të zgjedhim të jemi të përulur. Ne mund t’ia arrijmë. Unë e di se mundemi” (“Beware of Pride”, Ensign, maj 1989, f. 6–7).

Helamani 12

Mormoni shpjegon se përse Zoti i ndëshkon njerëzit

Përfytyroni sikur të ishit profeti Mormoni dhe të kishit mbaruar së shkruari afro 14 vite të historisë nefite të gjendura te Helamani 11. Si do ta plotësonit deklaratën vijuese: “Dhe kështu ne mund të vëmë re ”.

Lexoni Helamanin 12:1 dhe përcaktoni atë që Mormoni donte që ne të kuptonim. Mendoni për atë çfarë donte të thoshte Mormoni me frazën “paqëndrueshmërinë e zemrave të fëmijëve të njerëzve”.

Studioni Helamanin 12:2–3 dhe përcaktoni mësimet e tjera që Mormoni dëshironte që ne të merrnim. Kushtojini vëmendje të kujdesshme frazave “ne mund të shohim” (vargu 2) dhe “kështu ne shohim” (vargu 3).

  1. journal iconPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Përse mendoni se është kaq e lehtë për ata që janë duke përparuar, që ta harrojnë Zotin?

    2. Çfarë shembujsh të rehatisë dhe të begatisë në kohën tonë mund ta bëjnë një person të harrojë Perëndinë?

    3. Për çfarë situatash jeni në dijeni, në të cilat një person ose një grup njerëzish e ka harruar Zotin në begatinë e vet?

Disa nga mësimet që Mormoni dëshironte që lexuesit e tij të mësonin, janë: Nëse nuk jemi të kujdesshëm, begatia jonë mund të na bëjë ta harrojmë Zotin dhe Zoti e ndëshkon popullin e Tij për t’i nxitur që ta kujtojnë Atë.

Plaku D. Tod Kristoferson

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se përse na ndëshkon Zoti:

“Edhe pse është e vështirë të durojmë, vërtet, ne duhet të gëzohemi që Perëndia konsideron se ia vlen koha dhe mundimi që të na korrigjojë.

Ndëshkimi hyjnor ka të paktën tri qëllime: 1) të na mbushë mendjen që të pendohemi, 2) të na pastrojë e shenjtërojë dhe 3) nganjëherë ta ridrejtojë orientimin e jetës sonë në atë që Perëndia e di se është një shteg më i mirë” (“Unë të Gjithë Ata që i Dua, i Qortoj dhe i Ndëshkoj”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 98).

Cilat nga këto synime mendoni se pasqyrojnë qëllimin e Zotit në ndëshkimin e nefitëve dhe lamanitëve te Helamani 11–12? Për cilat qëllime e ka përdorur Ai ndëshkimin në jetën tuaj?

  1. journal iconPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Lexoni Helamanin 12:4–6 dhe kërkoni përshkrime të tjera të atyre që e harrojnë Perëndinë. Cilat janë qëndrimet personale që i pengojnë individët ta kujtojnë Perëndinë?

    2. Lexoni Helamanin 12:7–13. Përse tha Mormoni “fëmijë[t] [e] njerëzve … janë … më pak se pluhuri i tokës”? Çfarë bën pluhuri që njerëzit nganjëherë nuk janë të gatshëm ta bëjnë?

Jehovai Krijoi Tokën
Presidenti Jozef Filding Smith

Presidenti Jozef Filding Smith dha mësim: “Tani ky profet [Mormoni] nuk donte të thoshte se Zoti ka më shumë merak për pluhurin e tokës dhe e do atë më shumë sesa fëmijët e Tij. … Ajo që do të theksojë, është se pluhuri i tokës është i bindur. Ai lëviz andej-këtej me urdhër të Zotit. Të gjitha gjërat janë në harmoni me ligjet e Tij. Me sa di unë, çdo gjë në univers i bindet ligjit të dhënë atij apo asaj, me përjashtim të njeriut. Kudo që shikoni gjeni ligj dhe rregull, elementet i binden ligjit të dhënë atyre, të vërtetë ndaj thirrjes së tyre. Por njeriu ngre krye dhe, në këtë gjë njeriu është më pak se pluhuri i tokës sepse ai i hedh poshtë këshillat e Zotit” (në Conference Report, prill 1929, f. 55).

Mormoni e kuptoi se njerëzit që duan ta kenë Perëndinë si udhëheqësin e tyre, janë më të mëdhenj sesa pluhuri i tokës. Krahasimi i tij u dha për t’u tërhequr vëmendjen atyre që janë krenarë dhe e kundërshtojnë zërin e Zotit, dhe të cilët kanë zemra të paqëndrueshme. Siç është shënuar te Helamani 12:9–20, Mormoni na kujtoi rreth pushtetit të madh të Zotit mbi elementet fizike – ata të gjithë lëvizin nën urdhrin e Tij. Ndaloni një çast për të peshuar shkallën tuaj të bindjes ndaj urdhërimeve të Zotit. Si tregon përulësi gatishmëria juaj për t’iu bindur urdhërimeve të Tij? Si tregon krenari të përdorurit e lirisë sonë të zgjedhjes për të mos iu bindur fjalëve të Tij?

  1. journal iconShkruani dhe mbaroni frazat vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Dhe kështu unë pashë te Helamani 11–12 …

    2. Prandaj, unë vërtet do të …

Kur ne e kujtojmë Zotin, i vëmë veshin zërit të Tij dhe pendohemi, ne shprehim përulësinë dhe besimin tonë tek Ai. Në këmbim, Ai mban premtimin e Tij për të na bekuar e begatuar, duke na dhënë si përfundim jetën e përjetshme.

  1. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Helamanin 11–12 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: