Njësia 31: Dita 2
Moroni 1–5
Hyrje
Pasi përfundoi përmbledhjen e tij të fletëve të Ethërit, Moroni shpjegoi se ai “mendo[nte] se nuk do të shkrua[nte] tjetër” (Moroni 1:1). Gjithsesi, ai u ruajt që të “shkrua[nte] edhe pak gjëra, që ndoshta mund t’u vle[nin] një ditë në të ardhmen” atyre në ditët e fundit (Moroni 1:4). Moroni 1–5 vërtetojnë besnikërinë e Moronit ndaj Jezu Krishtit. Ato theksojnë gjithashtu udhëzime për ordinanca të rëndësishme të ungjillit, përfshirë administrimin e sakramentit.
Moroni 1
Moroni endet për sigurinë e jetës së vet dhe vazhdon shkrimet e tij
Plaku Dejvid E. Sorenson, anëtar nderi i Të Shtatëdhjetëve, tregoi historinë vijuese rreth një të reje që pati kurajën të mbrojë bindjet e saj:
“Mbesa ime Xheniferi qe ftuar të shkonte me disa nga shoqet e saj të shkollës në një darkë dhe në një film. Të gjitha vajzat ranë dakord për filmin që do të shkonin të shihnin dhe Xheniferi ndihej mirë që merrte pjesë. Gjithsesi, vajza që la darkën për të blerë biletat e filmit për grupin, u kthye me bileta për një film të ndryshëm nga ai që ishte planifikuar! Ajo tha: ‘Është një film i mrekullueshëm dhe është i klasifikuar R [rezervuar për moshat e reja].
Xheniferi, e kapur në befasi, nuk mund ta besonte që situata kishte ndryshuar aq shpejt. Por fatmirësisht ajo e kishte ndarë mendjen e saj para se të gjendej ndonjëherë në këtë pozitë, se nuk do të shihte kurrë filma me klasifikim R. Ajo qe në gjendje të qëndronte e vendosur dhe t’u thoshte shoqeve të saj: ‘Unë nuk mund të shkoj për të parë një film të klasifikuar R. Prindërit e mi nuk do ta miratonin.’ Së cilës vajzat iu përgjigjën: ‘Oh, hajde tani! Prindërit e tu nuk do ta marrin vesh kurrë!’ E përballur me këtë, Xheniferi vazhdoi të thoshte: ‘Mirë, në të vërtetë nuk ka rëndësi nëse do ta dinë prindërit e mi. Unë thjesht nuk shkoj në filma të klasifikuar R!’
Shoqet e saj u mërzitën dhe u përpoqën që ta zbutnin. Ato i thanë se ajo ‘po shkatërronte gjithçka’. Kur ajo nuk u dorëzua, ato ia hodhën në fytyrë biletën dhe të hollat dhe e braktisën për filmin e klasifikuar R. Ishte prekëse në një natë vetmie plot kundërshtime nga shoqet e saj. Por ishte një çast i shkëlqyer për Xheniferin dhe familjen tonë. Ajo fitoi siguri, vetëvlerësim dhe fuqi shpirtërore” (“You Can’t Pet a Rattlesnake”, Ensign, maj 2001, f. 42).
Lexoni Moronin 1:1–3 dhe shihni për atë se si Moroni qëndroi i vetëm për bindjet e tij. Moroni dhe mbesa e Plakut Sorensen, së bashku janë shembuj mënyrash me të cilat individët mund të zgjedhin të qëndrojnë për atë që e dinë se është e drejtë. Ju gjithashtu mund të merrni çdo ditë vendime të vogla në dukje, që tregojnë besimin, bindjen dhe dëshirën tuaj për të ndjekur Krishtin.
-
Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta rreth një rasti kur zgjodhët të qëndroni për bindjet tuaja dhe të tregoni besimin tuaj nëpërmjet bindjes.
Mendoni rreth mënyrës se si mund të qëndroni më mirë për besimin tuaj te Jezu Krishti. Lexoni Moronin 1:4 për të zbuluar përse Moroni zgjodhi të shkruante më shumë. Çfarë mund të mësojmë nga shembulli dhe shtysa e Moronit për t’u shkruar më shumë pasardhësve të atyre që kërkonin jetën e tij? Çfarë mund t’u shkruani pasardhësve tuaj që do të ishte një bekim për ta? Ndërsa studioni Moronin 2–5, shqyrtoni se si gjërat për të cilat zgjodhi të shkruante, Moroni mund “[t’ju] vlejnë” juve (Moroni 1:4).
Moroni 2
Moroni shkruan udhëzimet mbi dhënien e dhuratës së Frymës së Shenjtë
Mendoni rreth përvojës suaj kur u konfirmuat anëtar i Kishës dhe ju vunë duart mbi kokë në mënyrë që të merrnit dhuratën e Frymës së Shenjtë. Çfarë kujtoni rreth kësaj ordinance? Lexoni Moronin 2:1–3 dhe shqyrtoni se si dhurata e Frymës së Shenjtë ka qenë bekim në jetën tuaj.
Një e vërtetë e ungjillit që jepet mësim në këto vargje, është kjo: Anëtarët e denjë që mbajnë autoritetin e duhur të priftërisë, mund të japin dhuratën e Frymës së Shenjtë tek anëtarët e pagëzuar duke vënë duart mbi kokë.
Moroni 3
Moroni shënon udhëzimet mbi shugurimin e individëve në detyra priftërie
A keni parë ndonjëherë një dokument të linjës së autoritetit të priftërisë së dikujt? Ky dokument tregon kush e shuguroi një individ në priftëri dhe kush më tej e shuguroi atë person e kështu me radhë, prapa deri te Jezu Krishti. Ndoshta ju keni një kopje të vetë linjës suaj të autoritetit të priftërisë ose keni parë atë të një vëllai apo të babait. Mendoni rreth rëndësisë së të qenit në gjendje të gjurmoni linjën e autoritetit drejtpërdrejt te Jezu Krishti ndërsa lexoni thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Është e qartë, të vepruarit me autoritet hyjnor kërkon më shumë se një kontratë të thjeshtë shoqërore. Ai nuk mund të krijohet me anë të trajnimit teologjik apo autorizimit nga bashkësia. Jo, në punën e autorizuar të Perëndisë duhet të ketë fuqi më të madhe sesa ajo e zotëruar tashmë nga njerëzit në rreshtat e sallës apo në rrugë, ose në seminare – një fakt që shumë kërkues të ndershëm fetarë e kishin njohur dhe pranuar haptazi për breza me rradhë deri te Rivendosja. …
… Ne në Kishën e rivendosur të Jezu Krishtit mund ta gjurmojmë linjën e autoritetit të priftërisë të ushtruar nga dhjaku më i ri në lagje, peshkopi që kryeson mbi të. dhe profeti që kryeson mbi të gjithë ne. Ajo linjë shkon pas në një zinxhir të pashkëputur deri te shërbestarët engjëllorë që erdhën nga Vetë Biri i Perëndisë, duke e sjellë këtë dhuratë të pakrahasueshme nga qielli” (“Our Most Distinguishing Feature”, Ensign ose Liahona, maj 2005, f. 44; “Tipari Ynë Më Dallues”, Konferenca e Përgjithshme, prill 2005, f. 48–49).
Çdo person që merr priftërinë Aarone ose Melkizedeke, shugurohet gjithashtu në një detyrë priftërie që përfshin disa funksione. Lexoni Moronin 3:1–4 dhe shihni për mënyrën se si shugurohen individë në detyra priftërie, përfshirë detyrën e priftit ose të mësuesit.
Ju mund të doni të shkruani të vërtetën vijuese në shkrimet tuaja të shenjta pranë këtyre vargjeve: Individët shugurohen në detyra priftërie me anë të vënies së duarve nga ata që kanë autoritet.
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Përse mendoni se është e nevojshme për një individ që të shugurohet në një detyrë priftërie nga dikush që aktualisht e mban priftërinë?
-
Si është e vlefshme për ju pasja e autoritetit të priftërisë në Kishë apo në familjen tuaj?
-
Moroni 4–5
Moroni shpjegon se si duhet të administrohet sakramenti
-
Mendoni rreth simboleve të sakramentit dhe rreth përvojave tuaja në marrjen e sakramentit. Pastaj bëni sa vijon në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Nga kujtesa, me aq sa mundeni, shkruani një nga lutjet e sakramentit, qoftë për bukën ose për ujin.
-
Pas rishikimit të këtyre lutjeve të shenjta (shih Moronin 4:3; 5:2) dhe duke kontrolluar atë që shkruat në pjesën e parë të kësaj detyre, shkruani rreth një pjese të një prej lutjeve të sakramentit që ju bën më shumë përshtypje dhe shpjegoni përse ajo pjesë e lutjes është domethënëse për ju.
-
Moroni përfshiu lutjet për administrimin e sakramentit në analin e tij sepse e ndiente se mund “t’u vlente” njerëzve “një ditë në të ardhmen” (Moroni 1:4). Lexoni Moronin 4:1–3 dhe 5:1–2 dhe gjeni fraza që shpjegojnë atë që përfaqësojnë buka dhe uji i sakramentit. Ndërsa lexoni, mund të jetë e dobishme të kujtoni se sot Kisha, në sakrament, përdor ujë në vend të verës si rrjedhim i një zbulese dhënë Profetit Jozef Smith (shih DeB 27:2).
Përmblidhni qëllimin e sakramentit duke plotësuar këtë thënie: Simbolet e sakramentit na ndihmojnë të kujtojmë .
Përsiatni përse janë domethënës trupi dhe gjaku i Shpëtimtarit për ju.
Vuajtja, vdekja fizike dhe Ringjallja e trupit të Shpëtimtarit dhe vuajtja e Tij e madhe shpirtërore, që u dukën nëpërmjet derdhjes së gjakut të Tij, bënë të mundur faljen e mëkateve për të gjithë njerëzit që ushtrojnë besim në Të dhe pendohen. Simbolet e sakramentit na ndihmojnë të kujtojmë Shlyerjen e Jezu Krishtit.
-
Përgjigjiuni njërës ose të dyja pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Si ju ka ndihmuar ose forcuar shpirtërisht përsiatja sinqerisht për Shlyerjen e Shpëtimtarit gjatë sakrametit?
-
Çfarë mund të bëni për t’u përqendruar më mirë në të kujtuarit e Shlyerjes së Shpëtimtarit gjatë sakramentit?
-
Për t’ju ndihmuar të kuptoni atë që premtoni gjatë marrjes së sakramentit, rishikoni Moronin 4:3 dhe plotësoni tabelën vijuese:
Çfarë besëlidhem të bëj |
Çfarë mendoj se do të thotë ta mbaj këtë pjesë të besëlidhjes |
Çfarë mund të bëj për ta mbajtur më mirë këtë pjesë të besëlidhjes |
---|---|---|
1. | ||
2. | ||
3. |
Nga Moroni 4:3 ne mësojmë gjithashtu se, ndërsa mbajmë besnikërisht pjesën tonë të besëlidhjes së sakramentit, ne mund ta kemi gjithmonë Shpirtin e Zotit me ne.
Ndërsa lexoni thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, mendoni për atë se si e keni përjetuar përvojën e dhuratës së Frymës së Shenjtë në mënyrat që ai përmend: “Shpirti i Zotit mund të jetë udhërrëfyesi ynë dhe do të na bekojë me drejtim, udhëzim dhe mbrojtje shpirtërore gjatë udhëtimit tonë në vdekshmëri” (“That We May Always Have His Spirit to Be with Us”, Ensign ose Liahona, maj 2006, f. 31; “Që të Mund të Kemi Gjithmonë me Vete Shpirtin e Tij”, Konferenca e Përgjishme, prill 2006, f. 51).
Përsiatni Shlyerjen e Shpëtimtarit ndërsa merrni sakramentin të dielën. Përpiquni të mbani pjesë të besëlidhjes që keni përcaktuar te tabela, në mënyrë që të mund të keni gjithmonë Shpirtin e Zotit me ju.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e studiova Moronin 1–5 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: