Seminari
Njësia 21: Dita 3, Alma 53,56–58


Njësia 21: Dita 3

Alma 53; 56–58

Hyrje

Helamani dhe kapiten Moroni i luftuan lamanitët në pjesë të ndryshme të vendit. Helamani i dërgoi një letër Moronit duke përshkruar betejat e ushtrive të tij me lamanitët dhe duke shprehur vetëbesimin dhe kënaqjen e tij në besimin e madh të 2.060 luftëtarëve të rinj. Për shkak të besimit dhe guximit të këtyre luftëtarëve nefitë, Zoti i ndihmoi ata t’i fitonin betejat dhe i bekoi me siguri e shpresë gjatë kohëve të tyre të vuajtjeve.

Alma 53; 56

Ushtritë e Antipusit dhe Helamanit e mposhtin ushtrinë më të fuqishme të lamanitëve

Ndërkohë që Kapiten Moroni luftonte me lamanitët në një pjesë të vendit, Helamani e udhëhoqi ushtrinë e tij në një pjesë tjetër të vendit. Në ushtrinë e tij qenë përfshirë 2.000 mijë djem të rinj të popullit të Amonit. Prindërit e këtyre të rinjve kishin bërë një besëlidhje që të mos i merrnin më kurrë armët kundër armiqve të tyre, por bijtë e tyre nuk e kishin bërë besëlidhjen, ndaj ata mund t’i ndihmonin ushtritë nefite (shih Alma 53:10–18).

  1. ikona e ditaritVizatoni diagramin që vijon në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Lexoni tek Alma 53:18–21 dhe kërkoni shprehje që përshkruajnë tiparet që kishin zhvilluar 2.000 të rinjtë përpara shërbimit të tyre ushtarak. Renditini shprehjet që zbuloni nën kreun “Tipare të zhvilluara përpara betejës”. Ju mund të dëshironi t’i shenjoni këto shprehje në shkrimet tuaja të shenjta.

Stick Figure

Antipusit, një udhëheqësi ushtarak nefit, ia kishte kaluar në numër ushtria lamanite teksa ai dhe ushtria e tij mbronin pjesën e tyre të vendit. Antipusi u gëzua kur Helamani i solli 2.000 luftëtarët e rinj për ta ndihmuar (shih Alma 56:9–10).

Në betejën e tyre të parë kundër armikut, 2.000 luftëtarët e rinj e çuan larg ushtrinë më të fortë të lamanitëve dhe komandanti nefit, Antipusi, e urdhëroi ushtrinë e tij që ta ndiqte ushtrinë lamanite nga pas. Ushtria e Antipusit e arriti ushtrinë lamanite, e cila ndaloi për të luftuar me ta. Luftëtarët e rinj, që kishin vazhduar përpara, vunë re se lamanitët nuk po i ndiqnin më. Ata nuk e dinin nëse lamanitët kishin ndaluar për t’i mashtruar që të ktheheshin, me qëllim që t’i shkatërronin apo nëse lamanitët kishin ndaluar, sepse ushtria e Antipusit i kishte kapur ata nga pas. Prandaj, Helamani nuk e dinte nëse duhej të ktheheshin prapa e t’i sulmonin lamanitët. (Shih Alma 56:29–43.)

Lexoni tek Alma 56:43–48 dhe kërkoni shprehje që përshkruajnë tiparet që treguan këta të rinj në një kohë vendimtare gjatë betejës. Renditini ato që gjetët te ditari juaj i studimit të shkrimeve të shenjta nën kreun “Tipare të treguara gjatë betejës”. Ju mund të zgjidhni t’i shenjoni këto shprehje në shkrimet tuaja të shenjta.

Studioni Almën 56:49, 54–56 për të parë se çfarë ndodhi kur 2.000 luftëtarët e rinj u kthyen për të luftuar kundër lamanitëve. Kërkoni shprehje që e ilustrojnë këtë të vërtetë: Kur veprojmë me besim, ne mund të marrin forcë nga Perëndia.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund t’ju ndihmojë zhvillimi i tipareve të luftëtarëve të rinj që të veproni me besim kur përballeni me situata sfiduese?

    2. Përshkruani një kohë kur ju (ose dikush që njihni) vepruat me besim dhe morët forcë nga Perëndia për ta përballuar me sukses një situatë të vështirë.

Alma 57

Ushtria e Helamanit rimerr qytetet e Antiparahut dhe Kumenit

Dy Mijë Luftëtarët e Rinj

Helamani dhe ushtria e tij mundën të merrnin qytetet e Antiparahut dhe të Kumenit nga lamanitët. Gjatë kësaj kohe, Helamani mori përforcime për ushtrinë e tij. Mijëra luftëtarë nga toka e Zarahemlës u bashkuan me ushtrinë, ashtu si edhe 60 bij të tjerë të popullit të Amonit (shih Alma 57:1–12).

Shpejt pasi ushtria e Helamanit shtiu në dorë qytetin e Kumenit, lamanitët i sulmuan përsëri. Ushtria e Helamanit u përball me një luftë të madhe, në të cilën 2.060 luftëtarët e rinj ishin një forcë e madhe për të gjithë ushtrinë. Lexoni tek Alma 57:19–21 për të zbuluar disa tipare që luftëtarët e rinj shfaqën në këtë betejë. Ju mund të doni t’i shtoni këto tipare te lista “Tipare të treguara gjatë betejës” në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta dhe t’i shenjoni ato në shkrimet tuaja të shenjta.

  1. ikona e ditaritNjë nga karakteristikat përcaktuese të luftëtarëve të rinj ishte që ata u bindën “me përpikmëri” (Alma 57:21). Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë mendoni se do të thotë t’i bindesh një urdhërimi “me përpikmëri”?

    2. Si mendoni se bindja ndaj fjalëve të komandantit të tyre me përpikmëri i ndihmoi luftëtarët e rinj që ta fitonin betejën e tyre?

    3. Si do t’ju ndihmonte në betejat shpirtërore që keni në jetën tuaj, bindja ndaj urdhërimeve të Zotit me përpikmëri?

Merrni parasysh ta shkruani parimin vijues në shkrimet tuaja të shenjta ose në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Kur i bindemi Zotit me përpikmëri, Ai do të na forcojë në betejat që kemi në jetë. Lexoni thënien vijuese nga Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i cili shpjegoi pse bindja ndaj urdhërimeve të Perëndisë “me përpikmëri” është kaq e rëndësishme:

“[Ju] do të has[ni] njerëz, që përzgjedhin se cilat urdhërime do të mbajnë dhe nuk i marrin parasysh [urdhërimet e] tjera, të cilat vendosin t’i shkelin. Unë e quaj këtë ta trajtosh bindjen si përzgjedhja e ushqimeve në një vakt tip bufe. Ky zakon i përzgjedhjes dhe i të vendosurit, nuk do të funksionojë. Do të udhëheqë drejt mjerimit. Që të përgatitet të takohet me Perëndinë, një njeri i mban të gjitha urdhërimet e Tij. Duhet besim për t’ju bindur atyre; dhe mbajtja e urdhërimeve të Tij do ta përforcojë atë besim.

Bindja bën të mundur që bekimet e Perëndisë të rrjedhin pa kufizim. Ai do t’i bekojë fëmijët e tij të bindur, me liri nga robëria dhe mjerimi. Dhe Ai do t’i bekojë me më tepër dritë.

… Bindja ndaj urdhërimeve të Perëndisë do të sigurojë mbrojtje fizike e shpirtërore” (“Të Përballosh të Ardhmen me Besim”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 34–35).

Lexoni tek Alma 57:25–27, duke kërkuar disa arsye përse Zoti shtriu fuqinë e tij për t’i mbrojtur luftëtarët e rinj. Çfarë ju bën përshtypje më shumë rreth luftëtarëve të rinj në këto vargje?

Edhe kur jemi të drejtë, Perëndia nuk do të na mbrojë përherë nga vështirësia. Edhe pse luftëtarët e rinj u ruajtën nga vdekja, ata të gjithë u plagosën (shih Alma 57:25) dhe shumë nefitë të tjerë të drejtë u vranë (shih Alma 57:26). Megjithatë, Perëndia gjithnjë do të na forcojë gjatë kohëve të vështirësive dhe do të na bekojë me gjërat që na nevojiten. Përfundimisht, Ai do t’u japë bekime të përjetshme të gjithë atyre që u binden urdhërimeve të Tij.

Alma 58

Ushtritë nefite presin furnizime dhe më pas rimarrin qytetin e Mantit

Ata e Vënë Mirëbesimin e Tyre te Perëndia

Përveç betejave që luftoi kundër lamanitëve, ushtria e Helamanit hasi një formë tjetër kundërshtie. Betejat e tyre po luftoheshin disi larg Zarahemlës që ishte qendra e qeverisë nefite. Ushtria e Helamanit kishte fituar disa beteja shumë të vështira, por nuk po merrte ushqimin, furnizimet dhe ushtarët e tjerë që u nevojiteshin nga qeveria. Ata nuk e dinin pse qeveria nuk po i përkrahte. (Shih Alma 58:7–9.)

  1. ikona e ditaritLexoni tek Alma 58:10–12 dhe përgjigjiuni pyetjeve vijuese:

    1. Çfarë bënë nefitët kur u përballën me këtë situatë të vështirë?

    2. Si iu përgjigj Zoti kërkesave dhe lutjeve të tyre të sinqerta?

    3. Sipas Almës 58:12, si i ndihmuan sigurimet e Zotit Helamanin dhe ushtrinë e tij?

Shkruajeni parimin vijues në shkrimet tuaja të shenjta ose në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Nëse kthehemi te Perëndia në kohë vështirësish, ne mund të marrim siguri hyjnore që mund ta forcojë besimin tonë dhe të na japë shpresë.

Pavarësisht nga dobësitë e ushtrisë së tij, Helamani dhe burrat e tij mundën ta shtinin në dorë qytetin e Mantit (shih Alma 58:13–41). Helamani ia kushtoi të gjitha sukseset e ushtrisë ndihmës së Zotit (shih Alma 58:37).

Helamani vazhdoi të mahnitej nga suksesi i luftëtarëve të rinj. Studioni Almën 58:39–40 dhe kërkoni fjalë e shprehje që tregojnë mënyrat në të cilat luftëtarët e rinj ishin trima gjatë rrethanave të vështira. Merrni parasysh t’i shenjoni këto fjalë apo shprehje në shkrimet tuaja të shenjta.

  1. ikona e ditaritShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta rreth një kohe kur iu drejtuat Perëndisë për ndihmë gjatë një kohë vështirësie dhe e ndiet përkrahjen e Tij.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Almën 53 ; 56–58 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: