Seminari
Njësia 26: Dita 4, 3 Nefi 20–22


Njësia 26: Dita 4

3 Nefi 20–22

Hyrje

Gjatë ditës së dytë të shërbesës së Tij mes nefitëve, Jezu Krishti administroi përsëri sakramentin mes njerëzve. Ai dëshmoi se, në ditët e mëvonshme, Ati do të përmbushte besëlidhjen e Tij për ta mbledhur Izraelin dhe për t’i bekuar të gjitha kombet e tokës. Ai gjithashtu shpjegoi se dalja në dritë e Librit të Mormonit në ditët e fundit do të ishte një shenjë që Ati kishte filluar ta përmbushte besëlidhjen e Tij.

3 Nefi 20:1–9

Shpëtimtari u administron përsëri sakramentin njerëzve

Në qoftë se jeni një i ri dhe mbani Priftërinë Aarone, përsiatni pyetjet vijuese: Çfarë do të thotë për ju të jeni në gjendje të ndihmoni në administrimin e sakramentit? Si i tregoni Zotit se e kuptoni natyrën e shenjtë të kësaj ordinance?

Në qoftë se jeni një e re ose një i ri që ende nuk e ka priftërinë, përsiatni pyetjet vijuese: Si ndiheni kur shihni djem të rinj të denjë duke administruar sakramentin? Çfarë bëni gjatë administrimit të sakramentit që tregon se ju e kuptoni natyrën e tij të shenjtë?

Siç është shënuar te 3 Nefi 20:3–5, në fillim të ditës së dytë të shërbesës së Tij mes nefitëve, Shpëtimtari siguroi mrekullisht bukë dhe verë për të administruar përsëri sakramentin. Lexoni 3 Nefin 20:1 dhe përcaktoni se çfarë u kërkoi Ai njerëzve që të bënin pak përpara se ta përgatiste dhe ta shpërndante sakramentin. Si mendoni ju, në çfarë mënyre të luturit në zemrën tuaj mund ta ndikojë përvojën tuaj javore të marrjes së sakramentit?

Lexoni 3 Nefin 20:8. Vini re se nefitët përdorën verë në atë kohë, por praktika e tanishme e Kishës është që të përdoret ujë (shih DeB 27:2). Gjithashtu vini re se çfarë përfaqësojnë buka dhe uji. Kur e marrim rregullisht sakramentin, ne shfaqim gatishmërinë tonë për ta bërë Shlyerjen e Shpëtimtarit pjesë të jetëve tona.

Sipas3 Nefit 20:8, çfarë u premtoi Jezu Krishti atyre që e marrin sakramentin? Mendoni për madhësinë e copës së bukës dhe të ujit në sakrament. Në qoftë se do të ishit i uritur dhe i etur fizikisht, a do ta shuante buka dhe uji i sakramentit urinë dhe etjen tuaj? Për ta kuptuar më mirë se si ne mund të mbushemi duke marrë sakramentin, lexoni 3 Nefin 20:9 dhe përfundoni këtë parim: Nëse e marrim me denjësi sakramentin, ne mund të mbushemi me .

Lexoni thënien vijuese nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe nënvizoni mënyrat sipas të cilave ai tha se mund të bekoheni kur mbusheni me Shpirtin:

Plaku Dallin H. Ouks

“Le të bëhemi të denjë për premtimin e Shpëtimtarit tonë se duke marrë sakramentin ne vërtet do të ‘je[mi] [të] ngopur’ (3 Nefi 20:8; shih edhe 3 Nefi 18:9), që do të thotë se vërtet do të jemi të ‘mbush[ur] me Shpirtin’ (3 Nefi 20:9). Ai Shpirt – Fryma e Shenjtë – është ngushëlluesi ynë, gjetësi i drejtimit tonë, komunikuesi ynë, interpretuesi ynë, dëshmitari ynë dhe pastruesi ynë – udhëheqja jonë e pagabueshme dhe shenjtëruesi për udhëtimin tonë gjatë vdekshmërisë drejt jetës së përjetshme.

… Nga veprimi i vogël në dukje i ripërtëritjes së ndërgjegjshme dhe nderuese të besëlidhjeve tona të pagëzimit, vjen një ripërtëritje e bekimeve të pagëzimit me anë të ujit dhe me anë të Shpirtit, që ne gjithmonë të mund ta kemi Shpirtin e Tij të jetë me ne. Në këtë mënyrë, ne të gjithë do të udhëzohemi dhe në këtë mënyrë ne të gjithë mund të pastrohemi” (“Always Have His Spirit”, Ensign, nëntor 1996, f. 61).

  1. journal iconMendoni për një rast kur ndiet Frymën e Shenjtë ndërsa morët sakramentin. Lexoni lutjet e sakramentit te Moroni 4:3 dhe 5:2. Në ç’mënyra ju ka ndihmuar marrja e sakramentit çdo javë që të jeni të mbushur me Frymën e Shenjtë? Shkruajini disa nga këto mënyra në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

3 Nefi 20:10–46

Shpëtimtari u mëson nefitëve për besëlidhje që do të përmbusheshin në ditët e fundit

Mendoni për disa prej cilësive tuaja më të rëndësishme. Në ç’lloj cilësish u përqendruat? A ishin ato karakteristika fizike, veçori të karakterit apo cilësi shpirtërore?

Lexoni thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe shenjoni mënyrën se si ai e përkufizoi atë se kush jemi: “Ju mund të kënaqeni me muzikë, sporte ose të prireni nga mekanika, dhe një ditë mund të punoni në tregti ose në një zanat, ose me artet. Sado të rëndësishme që të jenë veprimtari dhe punë të tilla, ato nuk përcaktojnë se cilët jemi. Para së gjithash, ne jemi qenie shpirtërore. Ne jemi bij [dhe bija të] Perëndisë dhe fara e Abrahamit” (“Becoming a Missionary”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 47; [“Të Bëhesh Misionar”, Konferenca e Përgjithshme tetor 2005 (nr. i artikullit 00075 101), f. 66]).

Të jesh fara e Abrahamit do të thotë se jemi pasardhës të drejtpërdrejtë të Abrahamit ose që jemi bërë bijtë dhe bijat e tij përmes bindjes ndaj ligjeve dhe ordinancave të ungjillit. Të gjithë marrin të njëjtat premtime dhe besëlidhje që Perëndia bëri me Abrahamin.

Siç është shënuar te 3 Nefi 20:11–13, Shpëtimtari u mësoi nefitëve rreth besëlidhjeve dhe premtimeve të bëra Abrahamit dhe pasardhësve të tij, që janë të shtëpisë së Izraelit. Ai dha mësim se Ati do ta përmbushë besëlidhjen e Tij për ta mbledhur shtëpinë e Izraelit në ditët e fundit. Lexoni 3 Nefin 20:13 dhe vini re se çfarë njohurie do të fitojë shtëpia e Izraelit si një pjesë thelbësore e kësaj mbledhjeje. Si mendoni ju, përse është thelbësore kjo njohuri?

Lexoni 3 Nefin 20:25–26 dhe përcaktoni se çfarë dha mësim Shpëtimtari rreth mënyrës se si pasardhësit e Lehit u bekuan për shkak të besëlidhjes që Ati bëri me Abrahamin. Shpëtimtari theksoi se Ati e dërgoi Atë të vizitonte nefitët dhe t’i shpëtonte ata nga mëkatet e tyre “sepse [ata ishin] fëmijët e besëlidhjes” (3 Nefi 20:26).

  1. journal iconShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta rreth mënyrës se si jeni bekuar nga besëlidhja që bëtë me Atin në pagëzim. Për shkak se jeni pagëzuar dhe bërë anëtar i Kishës, ju jeni fara e Abrahamit dhe keni përgjegjësinë për të ndihmuar në përmbushjen e besëlidhjes që Perëndia bëri me Abrahamin.

Lexoni 3 Nefin 20:27 dhe shenjoni fraza që na mësojnë parimin vijues: Si fara e Abrahamit, ne kemi përgjegjësi nga besëlidhja që t’i bekojmë të gjithë njerëzit e tokës.

Plaku Dejvid A. Bednar

Ndërsa lexoni thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, kërkoni mënyrën se si ne – si fara e Abrahamit – do të bekojmë të gjithë njerëzit e tokës: “Ju dhe unë, sot dhe ngaherë, duhet që t’i bekojmë të gjithë njerëzit në të gjitha kombet e tokës. Ju dhe unë, sot dhe ngaherë, duhet të japim dëshmi për Jezu Krishtin dhe të shpallim mesazhin e Rivendosjes. Ju dhe unë, sot dhe ngaherë, duhet t’i ftojmë të gjithë që të marrin ordinancat e shpëtimit. Shpallja e ungjillit nuk është një detyrim priftëror me kohë të pjesshme. Nuk është thjesht një veprimtari me të cilën merremi për një kohë të kufizuar ose një detyrë që duhet ta kryejmë si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Më saktë, puna misionare është një shpalosje e identitetit dhe e trashëgimisë sonë shpirtërore. Ne u parashuguruam në ekzistencën para lindjes dhe u lindëm në jetën e vdekshme që të përmbushim besëlidhjen dhe premtimin që Perëndia i bëri Abrahamit. Jemi këtu mbi tokë, në këtë kohë, që të lartësojmë priftërinë e të predikojmë ungjillin. Kjo është cilët jemi dhe kjo është ajo përse jemi këtu – sot e ngaherë” (“Becoming a Missionary”, f. 47; [“Të Bëhesh Misionar”, f. 66]).

  1. journal iconPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë mund të bëni tani, si rini, për t’i bekuar njerëzit e tjerë në botë?

    2. Përse mendoni se është e rëndësishme për ju që ta kuptoni se jeni fara e Abrahamit?

3 Nefi 21–22

Jezu Krishti parathotë shenjën e mbledhjes së shtëpisë së Izraelit në ditët e fundit

Siç është shënuar te 3 Nefi 21–22, Shpëtimtari u mësoi nefitëve shumë gjëra për ditët e fundit – kohën kur ungjilli do të rivendosej në tokë dhe shenjtorët do të përgatiteshin për Ardhjen e Tij të Dytë.

  1. journal iconPër t’ju ndihmuar të zbuloni atë që dha mësim Shpëtimtari rreth mbledhjes së ditëve të mëvonshme të Izraelit, siç është shënuar te 3 Nefi 21–22, lexoni të gjitha shkrimet e shenjta në kolonën e majtë të tabelës vijuese. Pastaj zgjidhni t’u përgjigjeni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta dy prej pyetjeve në kolonën e djathtë.

Vargjet

Pyetjet

Lexoni 3 Nefin 21:1–2, 7. Kur Libri i Mormonit të dalë në ditët e fundit, kjo do të jetë një shenjë se Ati ka filluar mbledhjen e shtëpisë së Izraelit.

  1. Kur e keni parë Librin e Mormonit ta çojë (ose mbledhë) dikë, përfshirë veten, te Jezu Krishti dhe besëlidhjet e ungjillit?

Lexoni 3 Nefin 21:9. Fraza “një vepër madhështore dhe e mrekullueshme” i referohet Rivendosjes së ungjillit të Jezu Krishtit.

  1. Si mendoni, çfarë është madhështore dhe e mrekullueshme rreth Rivendosjes së ungjillit të Jezu Krishtit?

Lexoni 3 Nefin 21:10–11 dhe përsiatni se si ky përshkrim përputhet me Profetin Jozef Smith.

  1. Përse është thelbësore të besohen fjalët e Zotit që u nxorën në dritë nga Profeti Jozef Smith?

Lexoni 3 Nefin 21:22. Nëse njerëzit pendohen dhe nuk i ngurtësojnë zemrat e tyre, ata do të numërohen mes shtëpisë së Izraelit.

  1. Përse mendoni se pendimi është i nevojshëm që një person të mblidhet me popullin e besëlidhjes së Perëndisë?

Lexoni 3 Nefin 22:7–10 dhe kërkoni premtimet që Shpëtimtari i bëri popullit të Tij të besëlidhjes, të cilët kthehen tek Ai pasi i kanë harruar besëlidhjet që bënë me Të.

  1. Përse mendoni se është e rëndësishme të kuptohet se Zoti u tregon mirësi dhe mëshirë të përhershme atyre që janë larguar prej Tij?

Mendoni për dikë me të cilin mund të ndani dëshminë tuaj për Jezu Krishtin, Librin e Mormonit, Rivendosjen e ungjillit dhe misionin e Profetit Jozef Smith, që ta ndihmoni këtë person të marrë bekimet e ungjillit të rivendosur. Gjithashtu përsiatni mënyrën se si mund t’i nxitni të tjerët që të vijnë te Zoti, përfshirë ata të cilët kanë qenë më parë besnikë në ungjill, por nuk janë më. Nëse mendoni për ndonjë person të veçantë, vendosni një synim për të vepruar lidhur me nxitjet që keni marrë.

  1. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 3 Nefin 20–22 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: