Seminari
Hyrje në Programin e Studimit të Seminarit në Shtëpi


Hyrje në Programin e Studimit të Seminarit në Shtëpi

Programi i studimit të seminarit në shtëpi është hartuar që t’ju ndihmojë ta forconi të kuptuarin tuaj të ungjillit të Jezu Krishtit dhe t’i zbatoni mësimet e tij në jetën tuaj të përditshme nëpërmjet studimit të shkrimeve të shenjta. Për studimin tuaj këtë vit shkollor, së pari ju do të përfundoni detyrat e leximit nga teksti i shkrimit të shenjtë për këtë kurs – Libri i Mormonit – dhe më pas do të përfundoni mësimet e pavarura. Një herë në javë, do të takoheni me mësuesin e seminarit për të paraqitur punën tuaj dhe për të marrë pjesë në një orë mësimore javore.

Seminari është një program i përditshëm arsimimi fetar. Studimi i shkrimeve tuaja të shenjta plot lutje duhet të jetë një praktikë e përditshme. Do t’ju duhet të punoni për detyrat tuaja të seminarit çdo ditë shkolle, edhe pse nuk do të merrni pjesë në një orë mësimi të seminarit çdo ditë. Janë 32 njësi që duhet të plotësohen gjatë kursit. Tabela e leximit në faqen viii tregon atë që duhet të studioni për çdo njësi. Mësuesi juaj do t’ju ndihmojë të kuptoni se kur e ka afatin çdo njësi. Secili prej mësimeve në këtë udhëzues studimi duhet të dojë rreth 30 minuta për t’u përfunduar, përveç studimit tuaj të përditshëm të shkrimeve të shenjta.

Duhet të keni dy ditarë të studimit të shkrimeve të shenjta (ose dy fletore), përveç ditarit tuaj vetjak, në të cilët do të shkruani detyrat nga veprimtaritë e udhëzuesit të studimit. Çdo javë që takoheni me mësuesin tuaj, duhet t’i dorëzoni me radhë ditarin e studimit të shkrimeve të shenjta që përmban detyrat e plotësuara nga veprimtaritë e udhëzuesit të studimit që plotësuat për atë javë. Mësuesi juaj do të lexojë dhe do të përgjigjet ndaj detyrave dhe do t’jua kthejë atë ditar të studimit të shkrimeve të shenjta javën pasuese. Ju mund t’i shkruani përgjigjet edhe në një fletë brenda një dosjeje me fletë të shkëputura dhe të dorëzoni faqet që bëtë atë javë. Pastaj, kur mësuesi juaj t’jua rikthejë faqet, mund t’i vendosni sërish në fletore.

Përdorimi i Këtij Manuali në një Program të Përditshëm Seminari

Ky manual mund të përdoret nga mësuesit dhe studentët në një program të përditshëm seminari për të zgjeruar mësimet ose për detyra për shlyerje. Megjithatë, nuk synohet t’i jepet çdo studenti të seminarit të përditshëm. Nëse një student duhet të shlyejë kreditet për një mësim, mësuesi mund t’i caktojë atij ose asaj që të plotësojë mësimin e studimit në shtëpi që përputhet me mësimin që ka humbur.

Përdorimi i Manualit për Studentët që Studiojnë në Shtëpi

faqe 17 tek udhëzuesi i studimit

Tabela për Leximin e Librit të Mormonit

Book of Mormon Reading

Mirësevini në Librin e Mormonit

Çfarë Është Libri i Mormonit?

Libri i Mormonit është një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit. Ai përmban shkrimet e profetëve të lashtë, që japin një rrëfim të marrëdhënieve të Perëndisë me një degë të shtëpisë së Izraelit në kontinentin amerikan. Për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, Libri i Mormonit qëndron përkrah Biblës, Doktrinës e Besëlidhjeve dhe Perlës me Vlerë të Madhe si shkrim i shenjtë. Libri i Mormonit është një anal i qytetërimeve të mëdha të amerikanëve të lashtë.

Që kur u botua për herë të parë në anglisht në vitin 1830, Libri i Mormonit është përkthyer në shumë gjuhë dhe kopjet e shtypura kanë arritur sasinë e më shumë se 150 milionëve. Ai është përshkruar nga profetët e Perëndisë si “gurthemeli” i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Përse Është i Rëndësishëm për Mua Studimi i Librit të Mormonit?

Presidenti Ezra Taft Benson dha mësim se bekimi i të afruarit më shumë me Perëndinë ju pret teksa e studioni Librin e Mormonit me një zemër të sinqertë:

“A nuk ka diçka të thellë në zemrat tona që dëshiron shumë të afrohet më shumë me Perëndinë, të jetë më shumë si Ai në ecjen tonë të përditshme, të ndiejë praninë e Tij me ne në mënyrë të qëndrueshme? Nëse po, atëherë Libri i Mormonit do të na ndihmojë ta bëjmë këtë më tepër se çdo libër tjetër.

Nuk është vetëm që Libri i Mormonit na e mëson të vërtetën edhe pse ai njëmend e bën atë. Nuk është vetëm që Libri i Mormonit na jep dëshmi për Krishtin edhe pse ai njëmend e bën atë gjithashtu. Por ka diçka më tepër. Ekziston një fuqi brenda librit që do të fillojë të rrjedhë në jetën tuaj që në çastin kur filloni një studim serioz të librit. Ju do të gjeni fuqi më të madhe për t’i bërë ballë tundimit. Do të gjeni fuqinë për të shmangur mashtrimin. Do të gjeni fuqi të qëndroni në shtegun e ngushtë e të ngushtuar. Shkrimet e shenjta janë quajtur ‘fjalët e jetës’ (shih DeB 84:85) dhe kjo nuk është askund tjetër më e vërtetë sa është për Librin e Mormonit. Kur filloni të keni uri dhe etje për ato fjalë, ju do ta gjeni jetën në begati gjithnjë e më të madhe” (“The Book of Mormon—Keystone of Our Religion”, Ensign, nëntor 1986, f. 7).

Libri i Mormonit u shkrua për ne në kohën tonë. Mormoni, profeti i lashtë emrin e të cilit ka marrë libri, dhe biri i tij, Moroni, përmblodhën shekuj shkrimesh kur përpiluan fletët e arta nga të cilat Profeti Jozef Smith përktheu Librin e Mormonit. Perëndia, që e di fundin që nga fillimi, i frymëzoi profetët e Tij mbi atë që duhej të përfshinin në përmbledhjen që do të na nevojitej për kohën tonë. Moroni, që ishte i fundit i profetëve që shkroi në Librin e Mormonit, e pa që më parë kohën tonë: “Unë ju flas sikur të ishit të pranishëm, por megjithatë nuk jeni akoma. Por vini re, Jezu Krishti ju ka paraqitur tek unë dhe unë i di veprimet tuaja” (Mormoni 8:35).

Edhe Presidenti Benson dha mësim se studimi i Librit të Mormonit do t’ju ndihmojë të bëni dallimin midis së mirës dhe së ligës:

“Libri i Mormonit i sjell njerëzit te Krishti nëpërmjet dy mënyrave bazë. Së pari, ai tregon në një mënyrë të çiltër për Krishtin dhe ungjillin e tij. Ai dëshmon për hyjnueshmërinë e tij dhe për domosdoshmërinë për një Shëlbues dhe nevojën për ta vendosur mirëbesimin tonë tek ai. Ai jep dëshmi për Rënien dhe Shlyerjen dhe parimet e para të ungjillit, përfshirë nevojën tonë për një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar e një rilindje shpirtërore. Ai shpall se ne duhet të durojmë deri në fund në drejtësi dhe të jetojmë jetën morale të një shenjtori.

Së dyti, Libri i Mormonit nxjerr në shesh armiqtë e Krishtit. Ai i ngatërron doktrinat e rreme dhe i jep fund grindjes. (Shih 2 Nefi 3:12.) Ai forcon pasuesit e përulur të Krishtit ndaj planeve, strategjive dhe doktrinave të liga të djallit në kohën tonë. Llojet e braktisësve në Librin e Mormonit janë të ngjashëm me llojet që kemi sot. Perëndia, me njohurinë e tij paraprake të pafundme, e modeloi Librin e Mormonit në mënyrë të tillë që ne të mund ta shohim gabimin dhe të dimë se si të luftojmë konceptet e rreme arsimore, politike, fetare dhe filozofike të kohës sonë” (“The Book of Mormon Is the Word of God”, Ensign, maj 1975, f. 64).

Rreth Librit të Mormonit

Libri i Mormonit përbëhet nga 15 libra më të vegjël. Tetë prej këtyre librave fillojnë me një krye që u shkrua në fletët e arta origjinale të përkthyera nga Profeti Jozef Smith: 1 Nefi, 2 Nefi, Jakobi, Alma, Helamani, 3 Nefi, 4 Nefi dhe Ethëri. Disa kapituj në Librin e Mormonit paraprihen edhe nga një krye që qe përfshirë në fletët e arta origjinale (përveç fjalive rreth kapitujve përfshirës): Mosia 9, Mosia 23, Alma 5, Alma 7, Alma 9, Alma 17, Alma 21, Alma 36, Alma 38, Alma 39, Alma 45, Helamani 7, Helamani 13, 3 Nefi 11 dhe Moroni 9.

Në fillim të çdo kapitulli në Librin e Mormonit ka një përmbledhje të shkurtër të kapitullit të shtypur me germa të pjerrëta. Këto përmbledhje kapitujsh u shkruan dhe u shtuan nën drejtimin e Presidencës së Parë dhe nuk qenë pjesë e tekstit origjinal të Librit të Mormonit nga fletët e arta.